“Veliaj paguan mediat”, “Gruaja e Veliajt ka mbetur shtatzënë për të hequr akuzat”, “Veliaj lobon ndërkombëtarisht për të goditur SPAK-un”, “Vëllai i Veliajt zbërthehet nga Olsi Dado” e të tjera si këto që në fakt i ngjajnë atyre lajmeve që rëndom gazetarët nëpër tavolina i quajnë si gjobëvënie, ku ca lapsa të thyer merren me “intimitete e administratës publike” për t’i rënë më qafë ndonjë qefliu që i rrëshqet këmba.
Mirëpo kjo qasje për ta banalizuar historinë e procesit të Veliajt është më shumë një qasje frike. Nëse dikujt i ka shkuar mendja se disa media, apo disa gazetarë nuk do të vendosin pikëpyetje mbi proceset, e kanë gabim.
Edhe gabimi tjetër është se jo domosdoshmërisht ne që kemi vendosur pikëpyetje mbi procesin e Veliajt, kjo nuk do të thotë të na bëjnë pis.
Identifikimi i imazhit të Veliajt me korrupsionin është dobësuar çdo ditë e më shumë kundrejt imazhit të SPAK që lidhur me këtë proces e më shumë po zbehet, sa blofi i akuzave po i del si mbreti lakuriq.
E keni vënë re ç’bëhet vërdallë?!
Janë po të njëjtët që nxjerrin statuse në faqe informale, me dorën e ndonjë ish-këshilltari ministri që fshihet pas gishtit nga frika se mos tëmthi i monitoruar i del i shëruar nga paraburgimi dhe pastaj karma i kthen interesat në kolaps.
Po le të themi disa të vërteta.
Çfarë ka bërë faktikisht Erion Veliaj?!
Pikërisht Veliaj, nga qelia, nisi një fushatë politike me SPAK-un, duke e kthyer kauzën e persekutimit në një narrativë publike, nga policia që e rrethoi mes operacionit me një vigjilencë mbresëlënëse, sa kishin më shumë hall mos ikte dhe tëmthi bashkë me Veliajn dhe, deri te fushata që theksoi rastet flagrante të paraburgimit.
Shpesh dëgjohet se “tani që u arrestuan vetë, folën, ndërkohë që qytetarët e tjerë që arrestoheshin më parë i lanë në baltë”. Kjo është relative. Afërmendsh, do të kishte më shumë bujë po ta ngrinte si kauzë Veliaj, edhe pse e vuan në kurrizin e tij paraburgimin, për faktin se është person publik me një fuqi mediatike të konsiderueshme. Për këtë arsye, drejtësia hasi një rezistencë dhe u zhvillua një fushatë për të ngritur një ballafaqim të ri me drejtësinë.
Erion Veliaj mbahet në paraburgim pa dyshim politikisht, edhe sikur akuzat të jenë të vërteta, sepse fakti është që ato ende janë të paprovuara dhe për më tepër, se janë të paprovuara, janë edhe pa ndonjë rezistencë nga ana e tij për t’i ikur procesit.
Veliaj me një logjikë të thjeshtë mbrojti statusin e të qenit kryetar, pa treguar asnjë tendencë largimi nga akuza.
Izolimi i tij ka karakter politik nga SPAK-u për ta bërë “kokë turku” në tavolinat e Brukselit që ja, ne gjasme me investimin tuaj kapëm një peshk të madh në detyrë.
Edhe ta mendosh se sa ironike është e gjithë kjo, kur ky “peshku i madh” Veliaj mbahet në paraburgim pa asnjë flagrancë korrupsioni, pa asnjë provë konkrete të ndonjë bisede personale mes vartësve, pa asnjë shkëmbim personal llogarie me ndonjë përfaqësues tregu.
E gjitha është shtruar si një slogan “Anti-Veliaj” dhe është servirur si një telenovelë, duke përfituar nga militimi i paskrupullt i një pakice të zhurmshme që prej 2009-s i uron kryqëzimin.
E gjitha është me dy standarde dhe deri diku sa e frikshme dhe qesharake, sepse pikërisht ata prokurorë që shkojnë në sallën e gjyqit me artikuj gazetash, frymëzojnë sloganin “Anti-Veliaj” për mos të kërkuar lirinë Veliaj nëpërmjet gazetave.
E gjitha buron nga një padituri e qëllimshme, sepse ka një shembull të qartë në gjithë historinë e proceseve, që është ai Bettino Craxi-t, që pas reformës në drejtësi në Itali ngritën renë e propagandës me procesin “Mani Pulite” si procesin që po provonte drejtësinë me akuzën se Craxi me ndihmësin e tij kishin vjedhur fondet për bojën e stilolapsave që përdoreshin për anëtarët e partisë.
Nga ana tjetër, së fundmi ka plasur një fushatë kundra vendimit të Sokol Sadushit, duke qenë kaq hipokrite e duke na bërë për budallenj sikur gjasme memoria jonë është kaq e vogël.
Të njëjtët që dikur hodhën dyshime mbi provat e videos Meta-Prifti, duke e quajtur “të montuar” për interesa politike, tani sulmojnë Sadushin duke pretenduar ndërhyrje në drejtësi.
Atëherë u vleu Gjykata e Lartë për veprimet që bëri, sot jo. Edhe tjetra që duhet theksuar, Sadushi ka ndërmarrë një veprim tërësisht procedural, kurse Gjykata e Lartë atëherë dha vendim.
Dikur thonin se provat e një videoje ishin të pavlefshme sepse rezultati politik nuk i shërbente.
Sot thonë se vendimet e një institucioni të pavarur janë politike, pikërisht sepse nuk i shkojnë një partie të caktuar ose një grupi të caktuar.
Është një e njëjta logjikë selektive që dobëson shtetin ligjor.
Çështja e Sadushit nuk është thjesht një debat për një emër, është një test për pavarësinë e Gjykatës së Lartë, për integritetin e drejtësisë dhe për aftësinë e shtetit të qëndrojë mbi propagandën.
Kush e harron këtë, harron se shteti ligjor nuk është lojë fjalësh, por institucione që veprojnë sipas rregullave.
E gjitha është një bllof dhe të gjithë ata e dinë se thjesht Veliajt i kanë marrë kohën vetëm për pak kohë, sigurisht me një kosto të madhe mbi lirinë, por ata e dinë që ai do të dalë herët e vonë.
Edhe e gjithë frika e tyre është se që kur bën gjithçka për mos ta parë në televizor, edhe nga burgu iu del sërish.
Po frikë kanë edhe për mënyrën sesi iu del, se e parashikuan që nuk do ta kthente paraburgimin në kauzë politike, persekutimin në narrativë publike dhe mbi të gjitha mungesën e lirisë, jo në viktimizim personal por në krizë sociale.
Kjo tregon që SPAK është mbushur me ndyrësira e militantë të Sali non gratës...e pamë DUMDUMANIN fshatar,malok drumepre nga Dibra,as të eci si qytetar nuk ka mësuar,po kështu dhe shum të tjerë që ka mbledhur reth vetes.... SPAK është hajduti i shqiptarisë që marin miljona ndër kohë që pensionistave nuk ju dalin ato që marin as për ilace. SPAK duhet shkrirë urgjentisht dhe duhet penalizuar....
Te gjitha ato qe thuhen te verteta jane . Qe Ajola mbeti shtatzene per ti shpetuar masave shternguese , kete edhe nje kalama e kupton.Dhe kjo gje qe beri dha efekt , e liruan nga masat.Tani ceshtja eshte si te dale edhe Lali nga burgu. Ndoshta Ajola do mbylle bizneset e saj dhe do thote s'kam mundesi te mbaj femijet me buke. Nderkohe Lali po perpiqet ne maksimum qe te shpetoje nga gjyqi me metoda "alla Lul Basha" , gjejn arsye nga me absurdet per te shtyre seancat....Nderkohe vazhdojne lojerat nderkombetare ne mbrojtje te Lalit. Edhe ish kryebashkiaku i Bogotas , na i pikoi ne zemer per Lalin dhe na leshoi nje deklarate ne mbrojtje te tij.Ka rrezik Lali do paguaje nga xhepi i tij "i varfer" edhe Trump-in qe te leshoje ndonje deklarate pro tij ........po Palloshi valle pse hesht ?? Bela shpetoi , po Lali i shkrete ?
Ore qelbësirë! Kaq i ndyrë qenke saqë shpirti jot I zi do të vuajë për gjithë jetën duke thurrur thashetheme të port-haleve të ndyra, që për një pagesë modeste, kanë për borxh të rrinë gjithë natën duke u marrë me thashetheme si puna jote, o i papunë saqë kujton se mashtrimet e tua zënë vënd në mëndjet e njerëzve të punës, që nuk kanë asnjë dëshirë dhe as kohë të merren me shpifje të ndyrasi puna jote. Je për të qarë hallin o shpifës i ndyrë që rron në botën tënde të zezë dhe pa dritë.
Ik o zagar i Lalit , ka 1 vit qe Lali nuk ta ka mbushur shishen me qumeshtin qe "mjel" nga bashkia , dhe si rrejdhim te ka ikur truri.......Lalit po i dalin haket , jo vetem te pislliqeve qe ka bere , por edhe banoreve te Tiranes qe i nxorri nga shtepite e tyre si qen per tu bere qoka oligarkeve qe i mbushin edhe xhepin e tij !!!!
ti hajdut i logos se Dire Straits, je nje shkerdhate e familje kurvash!
Te gjitha ato qe thuhen te verteta jane . Qe Ajola mbeti shtatzene per ti shpetuar masave shternguese , kete edhe nje kalama e kupton.Dhe kjo gje qe beri dha efekt , e liruan nga masat.Tani ceshtja eshte si te dale edhe Lali nga burgu. Ndoshta Ajola do mbylle bizneset e saj dhe do thote s'kam mundesi te mbaj femijet me buke. Nderkohe Lali po perpiqet ne maksimum qe te shpetoje nga gjyqi me metoda "alla Lul Basha" , gjejn arsye nga me absurdet per te shtyre seancat....Nderkohe vazhdojne lojerat nderkombetare ne mbrojtje te Lalit. Edhe ish kryebashkiaku i Bogotas , na i pikoi ne zemer per Lalin dhe na leshoi nje deklarate ne mbrojtje te tij.Ka rrezik Lali do paguaje nga xhepi i tij "i varfer" edhe Trump-in qe te leshoje ndonje deklarate pro tij ........po Palloshi valle pse hesht ?? Bela shpetoi , po Lali i shkrete ?
Trushperlare I kriminelit saleh Idiot me bazament! Pse mendjen tende te semure kane njerzit! Pse mbesin shtatzene.. Pse lindin… pa marre leje… O erresire shpellar I mykun
Pyete pak Lalin , me cilen poste e dergoi "materialin e tij gjenetik"...se ne menyre natyrale nuk e dergon dot se nuk lejohen takime speciale ne paraburgim !!!!
Dire Straits, shko e bëj analizën e ADN-së që ta marrësh vesh kë ke për babë, se nonën e dimë që e ke pas kurvë!
Ne gjithe kete pisllik juridik, ndrin poshtersia e Edi Rames I cili duhej te bente per Veliajn, ate qe beri per Ballukun. Veliaj eshte I zgjedhur I popullit e s'duheheshin lejuar plehrat e Dumanit te tallen me voten e popullit.
nuk ka rëndësi se çfarë duhej të bënte apo të mos bënte rama. duhet të ketë një ligj të qartë dhe jo një ligj të interpretueshëm!!prokuroria nuk duhet të mbajë nën hetim dikë për kohëra që shkojnë drejt të panjohurës!!të paktë mund të jenë shqiptarët që nuk e duan ta shohin ilir floririn pas hekurave,por ta mbash në gjëndje arresti për një kohë kaq të gjatë do të thotë se je i paaftë,ose i frymëzuar politikisht!!mbjtja nën arrest për të hetuar nuk duhet të szgjasë shumë kohë,hetuesit duhet të kryejnë hetimet para se të arrestojnë personin,arrestimi duhet të ndodhë vetëm e vetëm për të përfunduar hetimet!!arrestimi pa hetim paraprak bëhet vetën në rastet e kapjes në flagrancë,gjat kryerjes ose shumë afër me kryerjen e krimit!rama në të dy rastet,veliaj,balluku nuk duhet të hapë gojën!nuk është puna e tij!
E kam thënë para disa muajsh pasi u burgos Veliaj që radhën e ka Balluku, dhe Spiropali. Dihet si erdhi puna. Qentë e Salehut në prokurori kryejnë porosit e tij. Qëllimi ti heq figurat me potencial pasardhës të Ramës. Në zgjedhjet e ardhshme Ps humb vota, Rama ikën se mjaft ka qeverisur dhe ndoshta i vie radha Saliut të marr pushtetin. Ndryshe nuk fiton.
Timi, respekte per komentin. Por edhe po iku Rama, sikur Zeqineja te behet kryetare e PS, agjenti, kriminel i paguar nga sherbimet e huaja antishqiptare, nuk vjen kurre ne pushtet!
o trim mbi trima, mos vallë nuk e ka "furrnizuar me gjak të ri" tërë partinë i naltgjatësishmi edvin rama??mos vallë nuk e pastroi nga tërë grupi i vjetër pak nga pak?mos vallë nuk po e furrnizon çdo ditë me të "rinj" të pa "korruptuar",si dikur spiropalin,ballukun,veliajn,ahmetin e tërë ata që figurojnë, a jo,në listat e korrupsionit??amani mor njerëz,nuk mësuat,sado pak,nga historia e të pavdekshimit enver hoxha??harruat që dhe ai e "freskonte" partinë me "gjak të ri",pasi kishte zbuluar që "gjaku i vjetë" kishte qënë gjithnjë i helmuar??a nuk ju duket i njëjti shabllon me ngjyra të tjera??
Një gjë do të vërtetohet herët a vonë që Altin Dumani e Olsi Dado në fund të procesit “ Veliaj” do të dalin bllof e do diskretitohen në sajesën e tyre.
Mos i lironi ,tha prefeekti në një KOMEDI , se dhe në s’kanë qënë KOMUNISTË , janë bërë ne BURG .
Duhet parë edhe më tej: ky Dumani dhe Ols Dado kujt i shërbejnë? Vetëm karrierës së tyre duke sajuar statistika suksesi në kurriz të lirive e të drejtave të të tjerëve? Vetëm Sali Kërmës, të cilit deri tani ka qenë e janë gati t'i hanë edhe atë që normalët thonë se s'hahet? Ndonjë shteti që i do të mirën Shqipërisë - siç është folur për Dadon e kurseve? Mundë të jenë të tëra bashkë.
Me te felliqur dhe hajdute se Lali jane mediat qe mbeshtesin Lalin dhe shpifin pa piken e turpit per organet e drejtesise. Lali ne fund te fundit nje cop bq eshte dhe do mbahet mend qe la Ajolen shtatzane duke e cuar spermen me poste.
Është llumi si puna jote që e përgojojnë hajdut fhe merren me gratë. Ju jo burra nuk jeni po as njerëz Jo, ore shpirtzinj.
Në Shqipëri nuk ka 3 pushtete Gjyqësori mungon si në kohën e Enverit Prekuroria është tani pushteti i 3 që bëjnë paraburgime dhe bëjnë presion gjykatave që apiori paraburgimin gjatë gjykimit ta quajnë dënimë Kjo ndodhë në sistemet diktatoriale Ai kanibali Berisha që i ka bërë 1001 të këqia Shqipëris po tallet çdo ditë me gjykata prekuror me SPAK që duhet të ngrinin me dhjetra akuza dhe të ishte me kohë në burgë për vrasjet e shumta
Spastroni Spak-un dhe trupat gjyqsore nga elementet e pa afte( e keqja me e vogel) se me e madhja do te ishte qe veprojne te insrumentalizuar.Po te behet kjo gje rrezultatet ne sistemin e drejtesise do te jene me te medha dhe me te shpejta ne te kunderte po rrahim uje ne hava kote.
Perse duhen prokurori Speciale e Gjykate Speciale?Ky organizim te kujton gjyqet pas Luftes se II-t boterore.(Gjykata e Nurembergut apo gjykatat tona).SPAK-u dhe GJKKO-ja jane super te besuara qe ne mendimin timkane paaftesin me te madhe(ne rastin me te mire) ose jane "vegla"te ngritura nga te huajt ne sherbim te antishqiptarise.Mbajtja ne paraburgim per nje kohe shume te gjate te personave publik eshte terror dhe jo drejtesi.Kemi ish presidentin Ilir Meta,ish ministrin Ilir Beqaj,kryetarin aktual te bashkise te Tiranes Z Erion Veliaj e mjaft te tjere qe u eshte "prere flet aresti" nga dreqesia (drejtesia).Sipas ligjit askush nuk ka imunitet e per rrjedhoj mund te hetohet pa marre askund leje.Pse "hetimi" duhet te zgjase ne pafundesi?A jane prokuroret te interesuar per shkaterimin e drejtimit te vendit?Z.Edi Rama si drejtuesei i mazhorances dhe udheheqesi i kesaj reforme,duhet te sqaroj se perse nuk po behet drejtesi.Shume fajesojne Z.Berisha per ndikimin e tij por,perseri eshte paaftesi e mazhorances qe drejton se nuk ka vendosur gjerat ne vijen e duhur.
Banda e Veliajt vazhdon luften e parapaguar ndaj SPAK.Lereni drejtesine te punoje.Te lufosh SPAK eshte te pranosh krimin,te kerkosh legjimitetin e vjedhjes dhe te pranosh te jesh i vjedhur.