Nga Ylli Manjani
Lexova në një faqe elektronike diku një lajm gati të përhumbur që, PD i vë kusht PS-së " të jap votën për uljen e numrit të deputetëve, por më jep votën për ndryshimin e sistemit zgjedhor".
Të dyja këto kërkojnë ndryshim të Kushtetutës, pra me 93 vota.
Në princip nuk shoh asgjë të keqe në këtë lloj bisede politike. Në thelb kështu kërkohet konsensusi politik duke negociuar mbi interesat e pjesmarrësve.
Shumë Kushtetuta nuk janë subjekt ndryshimesh me negoviata partish, për shkak se tekstet e tyre nuk përmbajnë rregulla mbi zgjedhjet politike. Por temë tjetër kjo.
Shkurt pra, jam dakord me idenë e gjuhës kushtëzuar në këtë marr-dhënie interesash politike.
Pyetja ime është se, meqë do preket Kushtetuta, kush grupim do të kushtëzojë votën me rivendosjen e normalitetit kushtetues në vend?
Më konkretisht, a ka një grupim politik që kërkon:
1. Pastrimin e tekstit të Kushtetutës nga fjalët Krim i Organizuar dhe Korrupsion? Se nuk jemi ne as qendra e as origjina e këtyre gjërave, o shqiptarë?!
2. Pastrimin e Kushtetutës dhe rendit kushtetues nga instituncione "speciale", "të posaçme" që shteti i ngre përkohësisht dhe nuk i ngrin përjetësisht në Kushtetutë?! Sa për shembull, gjykata e Nurembergut u ngrit një herë dhe u mbyll. Nuk u ngri përjetësisht në Kushtetutën e Gjermanisë... Kur do vendosjet drejtësia e zakonshme, ajo normativa e njëjtë për të gjitjë, në zemër të rendit kushtetues?!
3. Pastrimin e Kushtetutës nga rregulloret e emërim shkarkimeve deri edhe në vendosje kriteresh punësimi si njoftime gazetash?!
4. Për pastrimin e Kushtetutës nga rregulla qçntë prezumojnë kriminel megjithëse je rehabilituar?!
5. Për rivendosjen e balancave ndërmjet pushteteve, dhe vendosjen e një kryetari real shteti?
6. Për vendosjen e shtetit të normave mbi shtetin e masave të posaçme?! Shtetin e ligjeve normative mbi atë të ligueve emergjente?!
7. Për vendosjen e një rendi kushtetues me qendër liritë dhe të drejtat e shtetasit e jo të shtetarit.
Janë edhe disa të tjera, por të paktën këto kushte i vendos ndonjë grup?!
Është më e thellë kjo punë sesa një nen për numrin e deputetëve apo edhe sistemin e zgjehdhjeve.
Duhet kushtetute e re o manjan! Mirediskutuar e gjerediskutuar ne popull e inteligjencen e vendit. Stadi i ri i vendit do kushtetute te re dhe jo arrne mbi arrne!!!! Keta plehrat qe kemi neper kembe do ti gjykojme me kete qe kemi!!!!!!
Si fillim Manjani duhet te heqe nga fjalori i shqipes se tij fjalet te pa kuptushme ne shqip, si psh: " presumim", apo " princip", jo per gje, por te vjen per te vjelle kur degjon e lexon te folurin e gjuhes shqipe nga ata qe duhet ti permbahen shqipes standarte. Kurse per sa i perket kushtetutes, gjithmone do kete ndonje Manjan te radhite diçka qe e quan te nevojshme pastrimin e kushtetutes, me konkretisht, nje qe ka bere nje krim, ngelet per tere jeten kriminel, edhe pse ka vuajtur denimin e ka shlyer ate, nuk ka se si ti kthehet ai qe ka vrare psh, pavarsisht se mund ta konsiderojme te afte te jetoje i lire ne shoqeri. Eshte gjithmone e udhes te mos remohet shume ke kushtetuta, sepse paçafuret tona jane gjithmone prapa deres, sepse eshte e veshtire te gjesh aktualish njeres te afte midis nesh qe te kene mbi shpatulla formime juridike te niveleve te larta.
Kur u bo Kushtetuta me u diskutu nga ky katunari debil dmth... Fundi i botes!
Si vicitolsit edhe gollobordasit po shajne kushtetuten,e cila u miratua me referendum!O pike e zeze kush kerkon te drejtoje te mjeren Shqiperi!?
Z.Manjani ka te drejte kur thote:Perse duhen keto organe "speciale" ne kushtet e funksionimit normal te shtetit?Ligjevenesi s'ka pse ben kapituj e nene te vecanta te perkoheshme ne Kushtetute.Per derisa tek ne "Ligi Zgjedhor" ndryson sa here behen zgjedhje,perse duhet te vendoset ne Kushtetute?Kushtetuta nuk eshte defter bakalli,qe sa here i fanepset ne ender Z.Berisha a Z.Rama ndryshojme Ligjin Themelor te Shtetit.Themelet e nje shteti nuk ndryshojne pas orekseve te njerit apo tjetri.Qe nga 1998-ta qe eshte miratuar Kushtetuta eshte nderhyr ne menyre te vazhdueshme,duke treguar qe nuk jemi shtet serioz dhe i besueshem.Ka plot menyra te tjera per te bere eksperimente.
Z.Manjani Kushtetuten tone e ka bere nje aktor medioker dhe nje ish oficer i xhenjos.A ka tallje me te madhe?Te kuptohemi te dy udheheqesit jane te nderuar po kushtetuta do specialiste qe te hartohet Ajo ishte kohe emergjente,kohe tensionesh dhe u hartua kushtetute emergjente.Sot qe kane kaluar vite duhet te ulen intelektualet dhe me te miret e juristeve dhe me ndihme te nderkombetareve te hartojne nje kushtetute qe te jete per breza