Nga Auron Tare
Diku lexova sot mbi damkosjen e një moderatoreje të serialeve në TV për shprehjen e saj “pushka e jevgut”, thënë në një program televiziv.
Debati i zhurmshëm i shoqërisë “namusqare” të shqiptarëve më kujtoi një ngjarje sa qesharake aq edhe domethënëse, se si edhe në Shqipërinë tonë të vogël ka hipur dalldia e disa njerëzve për të qenë në një hap me “Evropën”, në atë që quhet political correctness.
Domethënë, njerëz të cilët kërkojnë të jenë sa më korrektë me shprehjet fetare, racore, gjinore etj duke zhdukur nga fjalori apo Trashegimia Kulturore ngjarje dhe aspekte te caktuara ne kontekstin kohor te tyre. Në fakt, kjo lëvizje ndërkombëtare e një segmenti shumë opak ka disa vite që kërkon një sterilizim të shoqërive, duke shtyrë përpara axhenda që në dukje janë pro lëvizjeve antiraciste, kundër përçmimit të ndryshimeve gjinore, futjes së ideve për përzierje racore e kështu me radhë.
Në këtë kontekst futet edhe “përpjekja” e shqipove në Tiranë, të cilët, nën ombrellën e mbrojtjes së lirisë së ndryshimit të gjinive, kundër racizmit etj., hapën me shpejtësi OJF për të mjelë fondet e ambasadave që mbështesnin ide të tilla.
Në fakt, për disa sezone pamë edhe se si ambasadorë të vendeve të rëndësishme dilnin rrugëve pa respektuar kulturen dhe traditat duke mbështetur axhenda që as ishte puna e tyre dhe as nuk i shërbenin vendit ku ishin akredituar. Debat i gjatë ky, por le t’i kthehemi linçimit mediatik të moderatores.
Në fjalorët e vjetër të shqipes që kam në bibliotekë,shprehja “pushka e jevgut” përshkruhet në mënyrë përkufizuese si dicka pa mase pa strategji pa vet permbatje, por qartesisht pa asnje qellim denigruese.
Arsyet se përse popullata e ka perifrazuar në këtë mënyrë këtë shprehje sigurisht kanë shpjegimet e veta në kontekstin e kohës, përdorimit e kështu me radhë. Dukshëm që nuk ka pasur arsye të ofendojë një kategori të caktuar të atyre që ne sot i përcaktojmë si romë por per te shpjeguar nje fenomen apo menyre sjellje ne nje kontekst kohor.
Në fakt, miqtë e mi nga ky komunitet më kanë përshkruar shprehje të caktuara që ata përdorin për komunitetin e tyre dhe jam i sigurt se, kur dëgjojnë “dorën e bardhë” që zihen mes vetes për korrektesën politike të fjalorit, qeshin, sepse e dinë fare mirë që e gjithë kjo përpjekje për mbrojtje ndaj tyre është një fasadë.
Fasadë e ngritur nga një mori OJF-sh që përfitojnë fonde të dhëna për “shtresat e margjinalizuara”. Mjafton të gjurmosh fondet e dhëna për ta dhe të shikosh kushtet ku jetojnë, për të kuptuar se sa hipokrite është e gjithë kjo përpjekje për terminologji korrekte ne shoqerine tone.
Tani t’i kthehemi fillesës së këtij shkrimi. Diku nga viti 2023 isha ftuar në një emision televiziv për të folur mbi çështje historike të 28 Nëntorit. Aty përshkrova një fjalim, ndoshta i vetmi i regjistruar, të Fan Nolit në Boston, diku nga fillimi i viteve 1960. Noli, me një shqipe të mrekullueshme plot mallëngjim, kujtonte kohët e vjetra kur, si politikan në Tiranë, shkonte shpesh të shijonte muzikën e mrekullueshme të arixhofkave të Tiranës.Jo vetëm kaq, por Noli fliste për to me një respekt dhe mirënjohje, duke i krahasuar ato me muzikantët “Gypsy” të Spanjës.
Pas disa muajsh nga ky emision, më vjen një shkresë nga Komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi, ku më njoftonte se ndaj meje dhe emisionit ishte ngritur një padi për fyerje racore dhe etnike. Të gjithë këtë histori, që zgjati mbi një vit, e mora me sportivitet, por për kuriozitet mora në telefon numrin e OJF-së që pretendonte se mbronte të drejtat e “arixhofkave të Nolit”.
Pas disa ditësh telefonatash munda të lidhesha me personin në fjalë, i cili, nën zhurmën e goglave të bilardos në ndonjë klub fshati, nisi të më tregonte mbi OJF-në e tij. Për etikë nuk po e përmend bisedën shumë interesante, por kryesorja ishte se kjo OJF ishte një “one man show”, pa fonde, pa zyra, pa asnjë projekt konkret, dhe personi nuk kishte lidhje as me komunitetin e arixhofkave dhe as me komunitetin rom.
Kur e pyeta se çfarë kërkonte të bënte me OJF-në e tij (për të cilën nuk kishte paguar dot as sigurimet), më tha se kërkonte të ndihmonte banorët romë diku nga Shkoza, të cilëve bashkia kërkonte t’u priste dritat. Për këtë shpresonte se ambasadat e huaja apo UNDP do t’i jepnin ndonjë projekt në të ardhmen.
Historia e kesaj padie ishte pertej humorit, por ndërkohë Komisioneri, i cili e kishte marrë më shumë seriozitet këtë punë, vazhdoi morinë e shkresave derisa më në fund lëshoi verdiktin e tij, duke konkluduar se nuk mund të dënonte dikë i cili i referohej dikujt që kujtonte plot nostalgji dhe mall muzikën e arixhofkave të Tiranës. Pra, si unë ashtu edhe emisioni televiziv nuk kishim pasur qëllim të fyenim askënd, por thjesht kisha cituar dikë tjetër ne nje kontekst dukshem pozitiv dhe aspak ofendus. E gjithë kjo histori m’u kujtua sot, kur lexoja linçimin e moderatores për një shprehje e cila, duam apo nuk duam, është pjesë leksikut te traditës apo folklorit shqiptar.
Prandaj në një kohë kur zhurma e korrektësisë politike te namusqareve apo OJF qe presin parate e te huajve shpesh mbulon thelbin e gjërave, historia e moderatores dhe shprehja “pushka e jevgut” na kujton diçka themelore, fjalët nuk jetojnë veçse brenda kontekstit të tyre dhe nuk janë armë për të sulmuar, por dritare për të kuptuar të kaluarën.
Muzika e arixhofkave, fjalimet e Nolit, dhe shprehjet e vjetra shqiptare të gjitha na flasin për një kulturë të gjallë, plot nuanca dhe jete. Ndaj, para se të linçojmë apo të gjykojmë ne emer te “korrektesise politike”, duhet të ndalemi, të dëgjojmë dhe të kuptojmë historinë që fshihet pas tyre.
Vetëm atëherë mund të jetojmë si shoqëri që respekton të kaluarën, pa frikë dhe pa humbur thelbin e asaj që jemi.
.... hë më lumtë pushka. Model 56, gjysëm automatike kuptohet, jo ajo e juvgut....
Profesor Gjirokastrit jam Pushka e jevgut eshte pordha E perdorim edhe ne nga anet tona dhe sdo mend ta themi se kujt ja themi
Artikull i bukur. Faleminderit!
Si i zgjuar që je more Tare, mund të na shpjegosh se a mund të konsumojmë shprehje të ngjashme në media dhe në publik për të respekuar historinë dhe të kaluarën e tyre me epitete apo shprehje popullore në bazë të prejardhjes, besimit, anës fizike, moralit, etj si psh "çami më i mirë, duhet varur në Sheshin e Flamurit", "kaur i derrit", "grek i mutit", "turk i mutit", "fshatar", "katundar", "malok", "qorr", "dorac", "qeros","çalash", "kurvë", etj, etj, të cilat ishin shprehje të përditshme që dëgjonim në fëmijërinë tonë?
çami i pabese me thike ne brez! me mire mut se sa i vogel! kurvar(qe nuk e kam ndeshur ne gjuhe tjeter! :-))
Nuk rrijne dot pa ngren, as bijte e adoptuar, te kombit krenar por te dhier, te ROMEJVE mesjatar. Jan pikerisht keta që enden ne cdo OJF ne ANAL-IST dhe GAZ-TAR, te cilet kan modernizuar shtetin e tyre "kujdestar" parapagues ne HELL-A-DA. Jan keta ku në shtetin e tyre te adoptuar ne GREK te lashtesise, kan zhdukur cdo qenie me origjine jo greke, (ku fatkeqësisht nuk gjenden trashgimtar të origjines se pretenduar), por qe kërkojne të "respektohen" popujt e "ROBERUAR" te tiranise shqiptare. Keto ligesira antishqiptare, krijuan shtetin e tyre me bazë kete komunitet ROMENJËSH, por po tua përmëndesh, jan gati të leshohen si qënt e tërbuar. Sigurishte, zagaret me origjin fillestare 300evroshe jan komuniteti me aktiv ne mediat shqiptare, ku detyren per te urryer boten kulturen dhe qënien shqiptare, e kryejne me vullnet dhe pasion. Jan kthyer si sorrat qe kerkojne kërma.
...pa humbur thelbin e asaj që jemi...na këshillon Auroni. Çfarë jemi?! Sa përqind jemi " të bardhë" e sa përqind " të tjerë"?!, auroni nuk ka përgjigjie...dhe jo vetëm auroni,por thënë e sakta dhe e vërteta,për këtë auroni nuk ka faj. Nejse,muhabet i gjatë .Në dy intervista të Auronit që kishin të bënin me tema shoqërore dhe jo mbi trashëgiminë, mendimet e auronit janë mëse provinciale dhe pa më të voglin diapazon. Ndër të tjera theksoi; Amerika e Trumpit do bëjë të mundur që europianët të paguajnë lekë s'e janë mësuar të paguajnë amerikanët për t'a. Për çfarë të paguajnë europianët?! Për " strategjinë" shekullore amerikane kundra rusëve dhe vjen një TRAP e u kërkon europianëve të ndryshojnë " strategji" ?! Madje nuk mjafton " ndryshimi strategjik se kështu e mendoj" por i kërkon europianëve edhe të paguajnë " ndryshimin strategjik". Ik o Auron se je komplet debil.Dhe meqë na fton të mbështesim trashëgiminë po të them: Unë o Auron së pari dhe SIPAS TRASHËGIMISË KOHORE mbështes racën gjermane( EUROPIANET), pikërisht pra ata që na shpëtuan dhe pastaj mbështes ata që na ndihmuan( USA). Dhe shpëtimtari domosdo ka vend të parë. ( si na kanë shpëtuar mendoj se e di...duke qenë të parët që përdorën " kartën pellazge" dhe duke nënvizuar në çdo libër të tyre se pellazgët nuk kanë jetuar vetëm në Greqi por edhe në Shqipëri. Kështu na SHPETUAN i Auron se po mos të ishin gjermanët tani do ishin racë perkujtimore ne ndonjë cep libri.Por si gjithmonë, ngaqë ne nuk respektojmë kurrë ata që na shpëtojnë,na dënon Zoti e kurrë nuk kemi për të gjetur " rehat")
Perdorimi i kesaj shprehje eshte i denueshem ne cfaqje publike dhe perdorimi nga moderatorja eshte thjesht nga hinjoranca e saj.Kur do te krijosh audiemca dhe te besh gariben.Nuk mund ta denosh per hinjorancen e saj.
Perdorimi i shprehjeve te tilla qe kane fituar te "drejten e qytetarise" per te qene pjese e fjalorit Shqip kane sqarimet perkatese.Shprehja,"mos merr zjarr si pushka e jevgut"u thuhet atyre qe nxitohen ne pergjigje,futen atje ku nuk duhet e te tjera.Ne konteks ajo s'ka te beje me romet ose(arixhinjte).Shkrimi eshte nje sqarim qe te jep kenaqesi ta lexosh.
Auoni e ka gabim,jevgjit nuk jane rome. Jevgjit/evgjitet jane nga Egjipti dhe bejne jete te ngulitur,romet/arixhinjte/ciganet jane nga India dhe jane endacake pergjithesisht,u bien dajreve e luajne,me arinjte si Tahir Bacova. Dikush me thosh nje arixheshke i kish thene me percmim per jevgjit: Ne nuk biem ere si ata.
Në Shqipëri fjala jevg ka qenë gjithmonë përçmuar ndoshta se kjo shtresë në shumic janë marë dhe meren me punë jo të admiruar si fshesaxhi te plerat etj.,me që këtij "pallës"i pëlqen le ta mbai për shprehje lavdëruse.....
Tregojnë një mesele; pak a shumë kështu: Qorri i Podës ishte hajdut me nam në të gjithë Kolonjën. Kush nuk e njihte; u kishte kallur datën edhe hyqymetit osman por edhe popullatës civile të zonës. Sa e shihnin, lagështin nga frika. Një ashtu, i atij të pushkës, diku në Përmet apo Leskovik, se ka shumë të tillë në ato anë, po punonte një copë tokë që kishte. Këtë të Podës po e ndiqnin xhandarët turq. Vrapo andej, vrapo këtej, ky dhe mbërrin në një avlli, poshtë të cilit ishte ara që po punonte, ky, i pushkës. Kur ky i Podës u dha në avllia, për tu hedhur më arën e këtij të pushkës dhe të shkonte tutje e tu shpëtonte koshadheve të hyqymetit, duke shikuar punën e tij, ky, i pushkës, e pa. U lag nën vete dhe u bë qull nga frika, por pushkën e rrëmbeu, ama, se e mbante të mbushur laneti, dhe ashtu, i lagur e duke u dridhur nga tmerri ia dha, batares menjëherë, pa u menduar fare. E vrau atë të Podës e vajti: top në vend, me një goditje, drejt e në ballë, se atëhete pushka mbushej nga gryka dhe kishte marifet... Vijnë koshadhet dhe shohin atë të Podës shtrirë sa gjat-gjerë dhe atë të pushkës që vazhdonte të dridhej i mjeri; nuk i kishte shkuar ende lemeria dhe me sy mosbesues shihte hajdutin top. E kishte kuptuar që ai i Podës nuk kishte patur gjë me të, por frika kishte bërë hatanë. Njëri nga koshadhet (që kishte kohë që e ndiqte vërdallë krahinës) "bashnizami", a "bimbashi", iu afrua kufomës dhe shqiptoi nën zë: "eh, e pësoi nga pushka e jevgut". Të gjithë e dëgjuan, megjithse u fol si nënzë. Oh, të shkretën, foli ky, i pushkës, se bënte edhe ndonjë të mirë për fukarenjtë; nga frika efendinj, nga frika. Thonë se që atëhere ka mbetur kjo shprehje, kur duan të shprehin një veprim të vrullshëm dhe të nxituar, por që mund të bësh dëm. Pra kuturu.
Aurin, me vjen keq per artikullin tuaj. Arrixhinjte, arrixhofkat, gabeletjane komuniteti ROM. Jevgjit jane komuniteti EGJYPTIAN. Vetem ROMET kane ruajtur gjuhen e tyre. Pershendetje Sefer Daja
Me pelqeve Auron. Nese shkruan pa mllef, per mua je shume i pranueshem. Kapaciteti dhe kultura jote eshte shume per t'u vleresuar. Mundohu te jesh nje shqiptar i mire.
historia tregon qe termi pushka e jevgut do duhej te ishte pushka e bardhoshit se ata se kane fare ne kontroll hahahah
Ky Tare më duket shumë misterioz, herë më jep përshtypjen si shërbyes besnik i disa shërbimeve sekrete të disa shteteve armiqesore me vëndin tonë, herë më jep përshtypjen e atyre përsonave që priren të nxijnë çdo gje për Shqipërinë. Herë më duket si ata njërëz që thonë :- “Ç’farë ujë i dhe gomarit “, pse s’ja dhe ashtu apo kështu “
ore po sikur e mbyllen Burgun apo te kane harruar aty brenda ty?
Ore na shuaj nje kuriozitet se si ja ben kesaj jete 8 muaj ne Nivice dhe 4 muaj ne Boston?!?! Na shkruaj nje here per emigrantin Tare qe lufton per cdo gje edhe kunder Emigracionit
Populli parazit i shoqatave që po mbyt perëndimin ketu tek ne arrin në variantin me te dhjerë.
Shkrimi jo vetem te jep kenaqesi ta lexosh, por shpjegon qarte keto ojqf qe kane mbire si kerpudhat pas shiut. Ne Vlore eshte mbushur plot me qen te braktisur qe enden neper shetitoret dhe buze detit. Flitet qe i sjellin ata te ojqf.. i sjellin dhe i mbrojne me zell te madh.. Flm edhe nhe here Auron
Auron, ne dekaden 2012 - 2019, ne gjithe boten lindi nje levizje, qe u quajt " Me -To Movement ".. Asnje ne bote, edhe vete amerikanet nuk e kane idene e " Me - Too dhe Occupy" movement " .Jane te gjitha grupet shoqerore qe kane vuajtur per shkak te nje kompleksiteti dallues me grupet e tjera. Por origjina e idese eshte e fshehte.... P.S. Ti e njeh mire Arkeologjine qe ka baze Historine, nje pyetje kam per ty: " Kush ishin grupet shoqerore qe mbushen kampet naziste??!"
Kompleksiteti eshte shume i rrezikshem, nga ngjarjet qe pasuan keto levizje kane kaluar shume kohe dhe strategjia qe krijoi keto levizje ishte shume qarte, dmth. te forcoheshin financiarisht, te krijoheshin grupime ekonomike te forta bazuar ne kompleksitetin qe i ka bere te vuajne dhe te shfryjne te gjithe urrejtjen e tyre ( perseri e forcuar financiarisht), per padrejtesite e shkaktuara nga grupet rivale antagoniste... E kupton Auron se cfare po ndodh?? Dmth. ti Auron kur te shprehesh, te matesh mire sepse goditja do te jete e fuqishme por ty do te rritet stresi, qe ne shprehje popullore quhet :" Ti thuash derrit daja"!!