Nga Kristaq Xharo
Shumë politikanë dhe studiues e krahasojnë periudhën aktuale me atmosferën që parapriu luftërat botërore: një kohë kur rendi ndërkombëtar nëpërkëmbet, kur ligjin e bën më i forti, kur aleancat lëkunden nga betimet fillestare dhe kur fuqia e kombeve bëhet monedha e vetme e këmbyeshme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me mbi 130 konflikte të hapura në botë, disa si përplasje të drejtpërdrejta mes shteteve e të tjera gati të marrin flakë, koha jonë ngjan sërish me një horizont të errësuar.
Lufta është në dhe pranë Europës, aleancat nuk duken më aq të patundura, ndërsa interesat lëvizin me shpejtësinë e stuhisë. Në këtë peizazh të pasigurt, që të kujton jo pak “Koncertin Europian” pas rënies së Napoleonit, shtetet e vogla mbeten përballë sprovës më të vjetër: të lexojnë kohën para se koha t’i godasë. A është kjo edhe dilema jonë... A do të arrijmë t’i kuptojmë kthesat e historisë me mendim, vizion dhe forcë të brendshme, apo do të mbetemi
sërish në pritje, derisa të tjerët të zgjedhin për ne?
Historia jonë, e lidhur ngushtë me historinë moderne europiane që prej Vestfalisë së vitit 1648,
ngjan shpesh me një udhëtim të mundimshëm mes zgjedhjeve të gabuara, vonesave dhe
mbërritjes pa kohë, dhe përherë pa një plan B. Jo çdo humbje vjen me zhurmë; disa hyjnë në
fatin e një kombi si heshtje, si mundësi e lënë të ikë, si derë e historisë që mbyllet pak çaste para
se ne të mbërrinim. Për ne, vonesat në histori kanë lidhje më pak me fatin dhe më shumë me
mungesën e ndjeshmërisë strategjike, me dobësinë e kulturës shtetformuese dhe me paaftësinë
për ta parë kohën përpara se ajo të kthehet në dënim.
1878 – Treni për Berlin e humbëm, jo sepse na iku, por sepse mbërritëm me vonesë…
Ndoshta Berlini ishte pika e parë ku historia na vuri përballë çmimit të vonesës. Fqinjët kishin
ardhur herët, me projekte nacionale, me harta të ngjyrosura, me plane dhe me mbështetje
diplomatike. Ne, shqiptarët, u paraqitëm të vonuar, të paorganizuar dhe pa një zë të fuqishëm në sallat e ftohta të Bismarkut. Lidhja e Prizrenit u themelua vetëm tri ditë para hapjes së Kongresit të Berlinit. Edhe pse ajo përbënte një zgjim të madh të vetëdijes kombëtare, lindi si reagim ndaj rrezikut, jo si fryt i një strategjie të ndërtuar me kohë, me durim dhe largpamësi. Dhe jehona e saj vështirë që brenda tre ditëve të mbërrinte në portat e Berlinit. Dhe kjo, sepse për shumë kohë, tukofagët shqiptarë kishin zgjedhje callmat dhe divanet e sulltanit sesa besnikërinë ndaj interesit kombëtar. Kostoja ishte e rëndë: trojet shqiptare u trajtuan si plaçkë tavoline diplomatike. Berlini la pas një mësim të hidhur: edhe e drejta, kur nuk mbështetet nga fuqia dhe organizimi, mbetet e pambrojtur.
1912_ Pavarësia, të fundit në rajon… Shpallja e Pavarësisë mbetet vepra më e madhe dhe guri
themelor i historisë sonë kombëtare: një akt heroik, shpëtimtar dhe themelues. Por ajo erdhi kur të tjerët kishin ecur përpara me dekada. Hymë në skenën ballkanike kur loja e ndarjes pothuajse kishte përfunduar. Pavarësia, edhe pse një fitore historike, nuk mund të rikthente padrejtësitë dhe çmimi ishte i lartë. Prej asaj kohe, Ballkani ka ndryshuar më pak nga sa duam të besojmë; orekset dhe planet e vjetra shpesh vetëm kanë ndërruar gjuhën. Dhe në një rajon ku krizat riciklohen, nuk mjafton të zgjedhësh drejt; duhet të zgjedhësh edhe në kohë. Londra e vërtetoi këtë me ftohtësinë e saj.
Midis luftërave që nuk i zgjodhëm…(1913; 1914; 1939; Në tri luftërat më të mëdha që
tronditën rajonin dhe botën : Luftërat Ballkanike, Luftën e Parë dhe te Dytë Botërore —
shqiptarët u gjendën më shumë si në shtegun e interesave të huaja, sesa si zotër të fatit të vet. Të vonuar në shtetformim, me institucione të brishta dhe me fuqi të pakët mbrojtëse, ne më shpesh ishim objekt sesa subjekt i historisë. Mësimi mbetet i hidhur: në një botë ku aleancat lëkunden dhe interesat ndryshojnë me shpejtësi, aleatët e mëdhenj kanë interesat e tyre, ndërsa kombet e vogla rrezikojnë të mbeten sërish hapësirë ndikimi.
1945. Shqipëria në Luftën e Ftohtë: zgjedhje apo imponim… Në periudhën e Luftës së Ftohtë
nuk pati shumë hapësirë për zgjedhje të lira, sepse historia e vendosi Shqipërinë brenda kufijve të ngushtë të një rendi bipolar. Por edhe brenda atyre kufijve, kalimi nga një skaj në tjetrin, pa
ndërtuar institucione moderne, pa u hapur gradualisht dhe pa krijuar kapacitete të qëndrueshme, e thelloi dilemën e një shteti të vogël që kërkonte të mbijetonte pa e humbur veten. Kostoja e kësaj vonese nuk u ndje menjëherë; ajo mbeti gjatë në strukturën e shtetit, në psikologjinë e shoqërisë dhe në vështirësinë për t’u përshtatur me kohën e re. Edhe sot mësimi mbetet i njëjtë: kur zgjedhjet ngushtohen, skajet rrallë sjellin siguri, ndërsa vonesat e rrisin çmimin e tyre.
1990. Demokracia: e vonuar apo të pa mësuar… Pas vitit 1990, Shqipëria hyri në një epokë të
re duke mbartur mbi supe vonesat e vjetra: pa përvojë demokratike, pa ekonomi tregu të
konsoliduar dhe pa institucione të gatshme për tranzicionin. U bënë zgjedhje politike, por shteti
nuk u ndërtua me të njëjtin ritëm. Partitë u shndërruan më shumë në instrumente pushteti sesa në shkolla qeverisjeje, ndërsa ekonomia u hap më shpejt sesa forcoheshin rregullat. Kjo
mospërputhje e la demokracinë pa shtyllat që i duhen për të qëndruar. Kriza e vitit 1997 ishte
shpërthimi brutal i kësaj vonese: prova se kur një shoqëri hyn e papërgatitur në liri, pasiguria
vjen më shpejt se rendi.
1999. Kosovë kur historia ‘ndreq’ gabimet… Lufta e Kosovës ishte momenti kur shqiptarët
qëndruan në anën e duhur të historisë, me solidaritet, dhimbje dhe dinjitet. Por edhe atëherë,
kriza na gjeti me vonesat e vjetra mbi supe: me shtet të rrënuar nga 1997-a, ende të brishtë, me
kapacitete të kufizuara dhe me peshë më të vogël nga sa kërkonte momenti. Ne ishim moralisht
në lartësinë e kohës, por jo gjithmonë institucionalisht dhe fuqimisht në lartësinë e saj. Kjo është drama e shumë piketave tona historike: të drejtë në qëndrim, por të vonuar në përgatitje. Dhe aty qëndron edhe mësimi: edhe kur zgjedhja është e drejtë, vonesa në ndërtimin e forcës së brendshme e zvogëlon peshën e saj.
Jo elegji, por refleksion dhe vizion strategjik… Sot dilemat mbeten ende hapur: a kanë ardhur
vonesat tona nga zgjedhje të gabuara, apo zgjedhjet e gabuara kanë qenë vetë pjellë e një dileme të vonuar politike e shtetformuese? Ndoshta të dyja bashkë. Por pyetja vendimtare nuk është edhe më tej për të kaluarën; është për të tashmen. Në një botë ku aleancat lëkunden, aleatët ndjekin interesat e tyre, Ballkani mbetet një hapësirë e ndjeshme, shqiptarët kanë nevojë për më shumë se sa besim te të tjerët: kanë nevojë për institucione të forta, diplomacy të kthjellët, ekonomi të qëndrueshme dhe kulturë strategjike. Historia nuk na dënon të mbërrijmë gjithmonë me vonesë; ajo vetëm na paralajmëron. Mësimi është i qartë: nëse nuk zgjedhim në kohë dhe me mençuri, të tjerët do të zgjedhin për ne. Kur të mëdhenjtë luftojnë për lavdi e të vegjlit për të mos humbur, a e kemi një plan ‘B’.
Kristaq Xharo*: Prof.Dr. Lektor për Çështjet e Sigurisë në UET
Lere propaganden dhe friken se mos akuzohesh si komunist.Historia eshte ajo qe ka ndodhur:Dhe ne luften e dyte mbajtem anen e duhur,perndryshe shqiperia do coptohej.Po te kujtoj se kulmi u arrit ne paris ku udheheqsi i atehershem the se grekeve u duheshi mjete te tjera(sulmi ushtarak) pervec votes se okb per te marre tokat e jugut.Shqiperia ishte vendi ku u eksperimentua sulmi ndaj bllokut lindor perpara se te fillonte lufta e ftohte.Dhe jo rastesisht tre shtete me aktive per sulme diversioniste ishin tre vendet fqinje.
Pra me kete ti thua ( dh eme te drejte) qe ne nuk jemi vend i pavarur. Sepse fatet tona i vendosin te tjeret? Une them ke te dejte por duhet pyetur tej. Pse eshte kjo? Jo se jemi vend i vogel ( se te vegjel jane edhe Zvicra edhe Kroacia edhe shume vende te tjera ne bote, por jane te pavaruara ne fatet e tyre) Pse ne jemi keshtu. Une mendoj ( duke te lexuar dhe ty me lart) se ne kemi pranuar qe te jemi me mire m...t se sa i vogel. Dhe keshtu presim te tjeret te vijne e ta na japin dicka. Mos harro asnje nuk te jep se i vjen keq per ty. Ata japin se kane interesat e tyre. Dhe nje vend i vogle is Shqipeira interesat jane aq te vogla sa ata na leshojne te paret kur vjen puna tek interesat e tyre.
Shkrim i mire. Une do ta thoja me ashper, por me dipllomaci e ka thene mire. Ne jemi gjithmon te vonuar sepse nuk duam te punojme ta bejme vete Shqiperine. Ne presim nga alenacat e te tjeret te na vijne e te na bejne. Dhe kur keto aleanca humbasin, ne humbasim bashke me to. Humbem me Baba Dovletin, humbem me Italine Fashiste, Humbem me Jugolsaiven, Humbem me BS, humbem me Kinen e tani.....? Shanset jane te humbasim prape. Ne dekralraten e Pavarisise thuhet "Nje Shqiperi, me vete, te lire e TE MOS VARME" ( neutrale)
Profesor kini folur ne menyre te percipte per momentet qe duhet te ishin themele per shtetin. Mendoj seduhet pare me mire kultura jone shteformuse.Ambicja per te qene gjithmon i "pari" na ka lene te fundit.Si popull i kemi sherbyer me "zell" pushtuesve.Shqiptare te zot drejtuan perandorit (ne disa momente)Romake te Lindjes apo qeverisen Perandorin Osmane.Atyre u interesonte egua e tyre dhe jo vendi nga kishin dale.Ne sot per ego,nuk kemi nje "altar te shenjte" per ata qe punuan ne Shqiperi e per shqiptaret (me gjithe gabimet e tyre).Figura e Gjergj Kasterjotit (Skenderbeut), Abdyl bej Frasherit,Ismail bej Vlora(Qemali),Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha,duhet te lartesohen ku kane vendin.Ata burra me punen e tyre (te mira e te keqia) e bene te njohur Shqiperine.Drejtuesit pas 1990-tes u duket se kur ata hypin ne karike fillon jeta e Shqiperise.Historia ka nje rrjedhe qe nuk ndalon.Beni histori e jo politike.
ZOTI TE BEKOFTE ZOTERI!!! Qenke specie e rrallë , madje mendoja se ishit( ishim) të " zhdukur". Ke bërë një shkrim të nivelin Kadare por mbi të gjitha, një mendim në nivelin që nuk është parë këtu e nja treqind vjet.Profesor( o njeri i mirë dhe i saktë), të menduarit kritik dhe sidomos të menduarit paraprakisht, është fiks ajo që na mungon si koncept shoqëror dhe siç më pëlqen mua t'a emertoj, është " kancerit jonë". Të uroj gjithë të mirat dhe edhe një herë ZOTI TE BEKOFTE
Po pse kanë ndodhur të gjitha këto??? Përshkrimi shumë letrar, konkluzione 0. Shkrim përshkrues por pa analizë!