In memoriam për 2 prillin 1991 dhe “Prillet e thyera” të Shqipërisë
Ka vende ku të vdekurit nderohen.
Ka kombe ku viktimat bëhen ndërgjegje.
Dhe është edhe Shqipëria, ku të vdekurit përdoren.
Ka plagë që Shqipëria nuk i mbyll kurrë. Jo sepse koha nuk kalon, por sepse politika kujdeset që ato të mbeten gjithmonë të hapura.
Kjo është drama jonë më e madhe politike dhe morale: as komunizmi nuk i la viktimat të prehen, por as demokracia nuk pati kurajën t’i çlirojë nga robëria e politikës.
Shpirtrat e viktimave të komunizmit ende enden mes varreve pa emër, dosjeve të mbyllura, varreve të pashënuara dhe të vërtetës së cunguar të një klase politike që nuk pati kurrë guximin të kërkojë falje me vepra. Janë viktimat e pushkatimeve, internimeve, burgjeve, zhdukjeve pa gjurmë. Një shtet i tërë i vrau dhe më pas u vodhi edhe të drejtën për një varr, për një lutje, për një prehje.
Por më e rëndë se kjo është se tranzicioni ynë prodhoi viktimat e veta dhe i dorëzoi po të njëjtit ritual makabër: harresë, manipulim dhe përdorim elektoral.
Por tragjedia shqiptare nuk mbaroi me rënien e diktaturës. Demokracia duhej të ishte shërimi ynë historik, por...
Mjafton të kujtojmë 2 prillin 1991 në Shkodër, kur katër të rinj u vranë në emër të një pushteti që po jepte shpirt, ndërsa drejtësia për atë masakër mbeti peng i narrativave politike edhe pas 35 vitesh.
1997 ku shteti ra së bashku me vlerat morale të shqiptarëve.
Gërdeci ishte fytyra më brutale e korrupsionit të demokracisë: 26 të vrarë, qindra të plagosur, familje të copëtuara dhe një shtet që shpërtheu bashkë me depot e vdekjes.
21 janari vulosi përfundimisht idenë se pushteti shqiptar, kur ndjehet i rrezikuar, di ende të përgjigjet me plumba: katër qytetarë të vrarë në mes të bulevardit; një drejtësi që ende është vonë dhe iluzionin e rremë demokracia shqiptare e ka mësuar vlerën e jetës njerëzore.
Por problemi ynë nuk është vetëm se këto viktima ekzistojnë.
Problemi është më i zi: politika nuk do që këta shpirtra të gjejnë prehje.
Sepse një shpirt që të prehet kërkon të vërtetën.
E vërteta kërkon fajtorë.
Fajtorët prekin pushtetin.
Dhe pushteti në Shqipëri, majtas apo djathtas, ka investuar më shumë për të fshirë kujtesën sesa për të bërë drejtësi.
Viktimat përdoren si flamur në përvjetorë, si lot krokodili në podiume, si status në rrjete sociale dhe si armë kundër kundërshtarit. Por sapo mbaron ceremonia, sapo fiket kamera, sapo ulen duartrokitjet, gjithçka kthehet në heshtje. Familjet mbeten vetëm me dhimbjen, ndërsa politika vazhdon pazaret.
Ky është cinizmi më i madh i tranzicionit shqiptar: viktimat nuk respektohen; riciklohen.
Shpirtrat e viktimave të 2 prillit, të 1997-ës, të Gërdecit, të 21 janarit dhe të mijëra të persekutuarve të komunizmit nuk gjejnë paqe, sepse me to vazhdohet të bëhet tregti politike. Ata shpirtra nuk lejohen të gjejnë paqe, apo të bëhen kujtesë kombëtare, sepse çdo palë e politikiës ka nevojë për ta si dëshmi kundër tjetrës, por asnjëra nuk ka vullnetin t’u japë drejtësi të plotë.
Dhe kjo është arsyeja pse kam frikë se viktimat e demokracisë ashtu si ato të komunizmit nuk do ta gjejnë kurrë prehjen e merituar.
Jo sepse mungon koha.
Jo sepse mungojnë provat.
Por sepse mungon vullneti i një klase politike që është ushqyer për dekada me dhimbjen e tyre.
Se prehja vjen vetëm kur triumfon e vërteta.
E vërteta kërkon emra.
Emrat kërkojnë përgjegjësi.
Përgjegjësia prek pushtetin.
Ky është nekrofagjia morale e klasës sonë politike: nuk ndërton drejtësi mbi gjakun, por karrierë mbi kujtesën dhe nga mungesa e pendesës.
Në Shqipëri, duket se edhe të vdekurit kanë fatin e të gjallëve: nuk i lënë të qetë, sepse pushteti ushqehet me trazimin e tyre.
Një klasë politike që nuk i lë të vdekurit të prehen, nuk do t’i lërë kurrë të gjallët të jetojnë të qetë.
shume bukur i ke thene gjerat, faleminderit
Bravo Ardi. Shume bukur dhe i vertete ne ato qe thua...
Bravo Ardi. Ne komunizem te vriste shteti e s'guxonte kush ti dilte kunder. Kurse sot te bejne kurban horrat e politikes, duke vazhduar talljen me lojen e kungulleshes edhe pas vdekjes.
Analize konkrete.Nje shprehje arabe thote:Kur zbulohet e verteta,.perfundon.magjepsja !
Kryekrimineli 83 vjecar sekretari I parties j se PPSH . Edhe ne shqiperi ekziston nje deep state qe mbulon cdo krim shpellari eshte maja e icebergut
Perkthe ne gjuhen shqipe fjalet 'Komunizem' dhe 'Demokraci' o njeri pastaj fole per 'Viktima'!? Ti
e vertete. Rroffte Vampiri dhe 400 mije Zagaret qe e votuan !
Nje ese brilante . Subject I saj qendrimi dhe vleresimi I politikes shqiptare per te vdekurit e Rene per liri e vlerat e saj . KY raport antihuman , mbare e prape , eshte poshteruese per ne si komb . U vrane mijera ne 97 , u vrane 26 femije e te rritur ne Gerdeci , I vrane edhe 4 protestues ne boulevard dhe berishizmi , I vetmi vrases I vertete , e vetmja muze ku pi e dehet e gjithe politika jone , vazhdon te harliset , ndersa politikanet na udheheqin nga fitoria ne fitore duke mallkuar Alienet qe na Kane vrare kaq shume Njerez !
Shihni sa i "dhembshur" është 'Ms', flet me të drejt për të vrarët në 97, 26 të vrarët në Gërdec, 4 të vrarët në 2011, por nuk zë në gojë të vrarët në kohën e diktaturës dhe të vrarët në 2 Prill 1991 në Shkodër!!! Gjykoj se thelbi i gjithë jetës tonë shoqërore dhe politike mund të shprehet qartë vetëm tek ky qëndrim. Tek ne u bënë 82 vjet që ustallarët politik vadisin me një zell të pashoq ndarjen dhe urrejtjen në gjirin e shoqërisë, si e vetmja mënyrë për të perjetesuar pushtetin. Sa për politikanët tanë që përdorin të vdekurit për qëllime politike, është e kotë të flasësh. Berisha përballë bustit të Azem Hajdarit dhe sullacot nëpër bulevard të Ramës me karafila në dore për të rënët në bulevard, janë simbole të hipokrizisë njerëzore dhe politike. Braçja dëshirën e tij për Kryetar Bashkie në Tiranë e nisi me përdorimin e vdekjes së një pensionisti, duke i bërë një nekrologji ku vajtonte me dënesë jo humbjen e një njeriu, shoku apo miku, por humbjen e një votë të padiskutueshme... Sa për shkrimin mund të thuhet se tingëllon si një thirrje në shkretëtirë, ku etja për dashuri, nder e drejtësi është e njëjtën me etjen për ujë shkaktuar nga vapa përvëluese.
Një shkrim me nje thellesi analitike të fuqishme. Nga ata artikuj qe nderojne autorin, gazetën dhe median kombëtare. Përgëzime nga zemra!
Po he kujt ja kerkon? Kush e drejton kere vend prej 15 vjetesh? Kush e beri reformen?
Nga pikepamja e qendrueshmerise se ekzistences si komb, si shtet, tragjedia e Shqiperise pati vetem nje pushim ne periudhen 1945-1990. Para e pas kesaj kohe ishte/ do te jete me pikepyetje e ardhmja e shqiperise. tragjedia vazhdon. shqiperia po cpopullohet , territorin do e copetojne dhe patriotet nuk ekzistojne me vetem simbole kot e pa domethenie. Vendet perendimore asn a kane ne hesap vetem formalisht ndoshta.
Xhezo , me dhurove humor ... Faleminderit ! Ai komenti im lakonik pati si objekt klasen e sotme politike , se ciles duke e emertusr kesisoj ( klase politike ) , qofte dhe pa qelllim , I sherben , I Ben nder te madh , sepse Ajo eshte , thjesht , nje strukture mafioze e pa shpirt . Pra , ndiesia ime e gabuar se tehu I kesaj eseje meshonte te klasa e sotme politike ( mafia... ) , Tek Trekendeshit kriminal I Bermudes , qe ka si busull dhe muze frymezimi , misionarin e madh te Partise se Punes , qe e ktheu Shqiperine ne vorreze , Sali Berishen . Zoteri , KY veshtrimin im I gabuar , pjeserisht , paska vene ne funksion nentekstin per nje patronazhist . E tilla per nje te moshuar si une qe edhe ne rini nuk I shkoi ndonje here mendja per kete " Gjelle " , vertete perfton humor . Po , me Berishen Kam qene , e Kam glorifikuar deri ne momentin ku L. Basha I vuri drune ... KY eshte gabim... Po njerezve qe Po e mbyllin jeten duke u endur neper shkretetire , nuk ua mohon dot mirazhet ... Keshtu , o Xhezo kapedani , se sikur jemi nga ato ane ...
Zoti Koculi! Ju keni replikuar kurdohere me dashamirësi për komentet që unë bëjë. Gjej rastin që sinqerisht t'ju falënderoj! Ndoshta jam treguar i ashpër, kjo për faktin se klasa e sotme sunduese kujdeset akoma për të mbajtur gjallë urrejtjen për kundërshtarët e saj tradicional. Do ishte fat i jashtëzakonshëm për vendin t'na trajtonte si kundërshtar, ashtu siç i trajtojmë në, por ajo vazhdon sipas zakonit enverist t'na trajtoj si armiq. Rama kur ja do puna na kujton ndonjëherë si balliste. Por megjithse e di që ballistët kanë qenë qartësisht Socialdemokrate, ai thumbon me konotacion enverist duke i klasifikuar si armiq tradicional. Kjo më vrau syrin në komentin tuaj të pjesëshme. Por marr vesh se paskam replikuar me një mik. Të uroj gjithë të mirat.