Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

3 Prill 2026, 19:00Blog Nga Ben Andoni

Ka një ngarendje të madhe për të akuzuar për çdo gjë opozitën e sotme që përfaqësohet nga Partia Demokratike. Është një garë sesi të përçudnohet roli i saj. Nuk ka faj, i cili nuk i mbivendoset asaj. Për hir të së vërtetës shpesh përfaqësuesit e saj ia japin një mundësi maxhorancës që drejtohet nga kryeministri i sotëm Rama. Në tollovinë që bëjnë në parlament, zhurmnajën, por më shumë nga të gjitha arsyetimin për përgjegjësinë lidhur me ndryshimin. I gjithë diskursi publik, orientuar prej tyre, merret me problemet e brendshme të vogla për kryesinë e partisë dhe të ardhmen e pamundur të Sali Berishës, liderit historik të saj. Ky i fundit i vetëdijshëm për këtë rol, por aspak për të ardhmen e partisë së tij, pasi do t’i duhej të mendonte për fatin e saj në dekada në advancë e ka zbritur shumë diskutimin e brendshëm, bashkë me atë të ideve dhe mbi të gjitha ndryshimin. Përdryshe, për këtë ka shërbyer edhe puna e maxhorancës duke ia hequr lehtazi dhe ëmbëlsisht tullat ngrehinës së PD-së. Një grup i vogël njerëzish të PD-së sot mundohen të artikulojnë dhe të përqasin ide dhe probleme, por vazhdimisht përballë kanë murin e maxhorancës që nuk i lë për asgjë. Mbi të gjitha u ka zhvlerësuar fjalën. Jehona në kthim e adresimeve të tyre ka tollovitur vendin që është në një krizë morale dhe autoriteti besimi.

Në një situatë, gati të ngjashme, por në kushte të tjera, një nga krerët e opozitës shqiptare, Luigj Gurakuqi tregonte mundësitë e opozitës dhe arrogancën e maxhorancës së asaj kohe. Jemi në kohën, kur Ahmet Zogu është vetëm kryeministër dhe e shpërfill hapur opozitën: “Po të ndigjojmë shumicën e madhe t’anëtarvet të qeverisë, të gjitha të metat, të gjitha fajet e kësaj kundrejt atdheut e popullit, e kanë burimin në sjelljen e keqe t’opozitës. Për të mirën e Shqipnisë, për përparimin e begatinë e popullit duhet pra t’a shuejmë opozitën, këtë shtrigë të keqe e fatzezë, shkak mjerimesh e të vishtirash”. Tallja therëse e Gurakuqit rëndon jo vetëm mbi Zogun por edhe shumë personalitete të asaj kohe që nuk e kuptojnë rolin e opozitarizmit. Mes tyre dhe Musa Jukën, asokohe bashkiak i Shkodrës. Dhe, mësimi i tij që sot e kanë të vështirë ta adaptojnë në opozitë për t’ia përcjellë maxhorancës: “Njeriu nuk mund të kënaqet vetëm me bukë, por ka nevojë edhe për gjellën e shpirtit. Buk’ e punë kishim, ndoshta me gjetun edhe nën thembrën e të huejit, por do t’ishte bukë e mbymyeme me turp, do të ishte punë me djersë gjaku. Ma mirë le të kënaqemi me pak, e të fërgohemi në vojin t’ën, por t’ushqejmë e të forcojmë shpirtin me ideale të nalta, që nuk vdesin kurrë”. Dhe, kërkesa e tij është e mbetet për idealizimin, atë që i duhej asokohe Shqipërisë dhe që opozita mëton se po e përcjell pa asnjë përfitim. Këtë i kërkojmë sot opozitës tonë dhe ndryshimit, përpjekjen për një Shqipëri të thjeshtë dhe normale…me njerëz si… Luigj Gurakuqi. …kjo mbetet një thirrje në eter. Pak muaj më vonë nga shkrimi i këtyre rreshtave, personalitetin e njohur do ta vrisnin me një atentat në Bari. Ky mesazh u shkrua një të Shtunde, 3 Nanduer, 1923…shtoi në fund. Akoma shpresonte. /Javanews

7 Komente

  1. B
    Berrishiste

    Ky eshte Berrishjan qe fshihet ngas fraza e pa kuptime

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      A kerkonte Z Gurakuqi grabitjen,shkaterrimin e Shqiperise..vrasjen e shqiptareve kudo ne pune shtepi bulevard e gjueti;;; .... Figura e Tij nuk mund te krahasohet...me ... ata qe i njeh mire shumica dermuese e shqiptareve

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergj Fishta I riu

        Eh, po te fitonte Gurakuqi, do ta kishim filluar Komunizmin me 1924 dhe kur te vinte 1939 do ta kishin rrezuar italianet. Ka qene kenduar nje kenge ne ate kohe// Or Fanol, or faqezi/ Don me ba Shqipnin duhi/ Gurakuq e katolik/ Lidhe me Popin, me ruse mike/ Duen me ba Shqipnine bolshevik/ Oxhaqe e Kulla me fike( kreshniket e veriut). Do kishin ba karrier dhe Bajram Curri e Elez Isufi e Tropoja nuk do ta kishte emrin Bajram Curri por TROKOJË (vendi ku bahej troku per malsine e Gjakoves). Sali Berisha si i fundit komunist, i konvertuar ne demokrate nuk ja hoqi dote emrin qytetit te lindjes ku lindi parakomunisti i pare i malsise. Tani, ose dhe dibranet duhet te ja vene Dibres, Elez Isufi, ose Trpojanet duhet te ja kthejne Trokoje siç e kishte ne kohen ILIRE. Nuk e di se si e pranojne ate emer Kreshniket e Gjakoves.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Next level

          Po Migjeni çfarë do thonte për kastravecin që kemi kryeministër dhe për këtë lloj realiteti? Po për gjenocidin e Gazës, ku ne u bënë bashkëpuntorë të kriminelëve të luftës, nga më të ndyrë e historisë së njerëzimit ?! Gjenocidi është gjenocid edhe kur e bën Israeli me Perëndimin, jo vetëm kur e bëjnë diktatorët.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Lugji, aso kohe, ishte liberal-demokrat, sikurse Fan Noli e Bajram Curri, Avni Rustemi etj; me gjykime të barasvlershme me të majta në kuptimin e atëhershëm, por deri diku edhe të sotëm. Pa shiko?, "bukë e punë mund ta kishim edhe nën thundrën e të huajt, por do të ishte e mbuluar me turp...". Pra Luigji do ishte i turpëruem nga PPSh e fundit të viteve '90, me PSSh e '91 dhe me vetë PD-në e pas '90-ës ithtare të Zogollizmit të shitjes së Shqipërisë tek të huajt (psh: Italianëve). "Ma mirë të kënaqemi ne pak, dhe të fërgohemi me vajin t'ën, por të ushqejmë shpirtin me ideale të nalta, që nuk vdesin kurrë"- si amanet i të parëve tanë. A nuk të kujton kjo slloganët e para '90-ës: ekonomi, mbrojtje, shëndetsi, arsim, kulturë kombëtare; pak ngushtë, por kpmbëtare!? U shitën idealet, o shkrues, u shit ekonomia për copën e bukës që nuk kishim me "jongër", për bukën e mbrujtur me zhburtërim... E pra, Luigji nuk mund të drejtonte as opozitën e as pozitën. Po të qe shprehur kështu në parlamentin tonë në vitit '90, 91, dhe deri sot, pavarësisht nga palët që kanë drejtuar shtetin, do të konsiderohej komunist i poshtër, sërbo-maqedonl-rusokomunist, armik i demokracisë, anti BE, se është kundër liri-demokracisë, që i mbetën dy gishtat lart e të qorronte sytë rrugës, me ta bëjmë Shqipërinë si Evropa nesër se ishte vonë, kur europa ishte "nja 400" vjet para nesh etj, etj; do ta kishin vrarë e tërhequr zvarrë si Çausheskun... , o shkrues; kjo më se e sigurt. Se e deshte kur se deshnin/ se e qante kur e qeshin, se e vishte kur e zhvishnin/ ... se e vranë dhe e shanë dhe i thanë tradhëtor, viganit liberator. Njëlloj do të ndodhte. A e di?, mbase jo; ai ishte kundër dhënjes me koncesion të pasurive kombëtare të mbi e nën tokës, këmbëngulës, me idenë se prej të huajve këto asete do të shfrytëzoheshin intensivisht dhe vendi do të përfitonte fare pak. A nuk u dha me koncesion një pjesë e ekonomisë, a nuk u shkatërrua e gjitha që ishte prodhim shqiptar? Thuaj, jo! Pikpamjet e tij ekonomike janë aktuale edhe për sot, por jo për frymën e sotme, ku gjithçka shitet e blihet, madje edhe integriteti. Nuk e ke gjetur përfaqësuesin e duhur, o shkrues.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Mos ndërtoni mite kot. Luigj Gurakuqi ka qenë bashkëpuntor e adhurues i dy pushtuesve të Shqipërisë, Austro-Hungarisë e Italisë Fashiste. Si përfaqësues politik i klerit katolik të Shkodrës ka vepruar duke u përpjekur të përçajë shqiptarët në preferencat e tyre fetare, mysliman e katolik. Ka punuar për një kanton katolik të katolikëve të Shkodrës e pavarur nga shteti Shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbeni

                Astrit ja ke futur kot.Luigj Gurakuqi i cili mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë i ftuar nga I Qemali ishte dhe mbetet një figurë e shquar patriotike.Mos i vishni atij gjëra që nuk i ka bër se është turp e faqja e zezë të denigrosh figurën e një patrioti.Ai ishte anti zogist,sepse Zogji i Burgajetit ishte një satrap anadollak e tradhëtar me damkë.Maloku i Matit e shiti Shqipërinë tek Italia fashiste dhe kur ajo po vinte të pushtonte Shqipërinë,megjithëse premtoi se do vishte opingat e do dilte malit në krye të popullit iku si lepur i pëgër,vodhi edhe arin e shtetit.Ky pis burrë,nipi i tradhëtarit Esat Toptani që edhe vet doli një koqe tradhëtari nuk duhej nderuar dhe patur respekt.Por saliu duke qënë edhe vet një malok tradhëtar e agjent i UDB-s e rehabilitoi padrejtësisht Zogollin e Matit.Ky është një turp të rehabilitosh mikun e sërbëve që fali Shën Naumin dhe bëri konçesione e marrveshje me Pashiçin në dëm të popullit të Kosovës.Ky mbret langaraq dha urdhër ta nxirrnin nga spitali pa u shëruar luftëtaren e maleve Shote Galica duke e lënë të vdiste nga uria,sepse ashtu donin miqtë e tij serbomëdhenj këta armiq të betuar të shqiptarëve.I vini gishtin kokës kur flisni keq për Luigj Gurakuqin,Hasan Prishtinën e B Currin ,Avni Rustemin etj sepse kanë qënë burra patriot e jo laro si Zogolli që kish dajo Esat Toptanin të cilit i martoi gegëreshën. A Rustemi në Paris.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje