RealClearPolitics është më i ndjekuri në SHBA, ndër portalet që bëjnë përmbledhje të lajmeve kryesore (nga burime të ndryshhme) dhe të opinioneve (nga më të ndryshmet). Çdo ditë, ndër të tjera, në këtë portal llogaritet një mesatare e gjithë sondazheve të publikuara nga dhjetra media të shumëllojshme rreth opinionint të amerikanëve mbi punën e Presidentit të SHBA-së.
Kur u rikthye Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë, mesatarja e gjithë sondazheve amerikane të opinionit rreth vlerësimit për punën e tij anonin nga pozitivja – 50.4% pozitiv dhe vetëm 44.3% negativ (shihni grafikun e mëposhtëm). Por gradualisht, kuotat e tij u kthyen kokëposhtë – në fillim të dhjetorit 2025, 56.6% e amerikanëve kishin vlerësim negativ dhe vetëm 42.8% pozitiv.
Dhe vijmë më 6 janar të 2026-ës, pasi Maduro i Venëzuelës mbërriti pako postale në një burg në Brooklin. Kuotat e Presidentit Trump shënuan një përmirësim të ndjeshëm – hendeku i dhjetorit pothuaj u përgjysmua. Pra, ai aksion spektakolar ushtarak, që u mbyll brenda 48 orësh, ndikoi ndjeshëm tek amerikanët e zakonshëm….
Ndoshta i entuziazmuar nga aksioni ushtarak në Venezuelë, Presidenti Trump mendoi se edhe në Iran, do të kishte një sukses të ngjashëm pas prasjes së Liderit Suprem dhe vartësve të tij. Por regjiiranian doli kockë më e fortë – nuk po dorëzohet edhe pas njëë muaji bombardimesh të furishme!
Dhe mungesa e një fitore të shpejtë në Iran po reflektohet në sondazhet e opinionit amerikan. Sot mesatarja e kuotave të Presidentit Trump është kthyer poshtë nivelit të dhjetorit – 56.6% e amerikanëve kanë vlerësim negativ, dhe vetëm 41.2% pozitiv….
o ti Zaloshnja unë jam m genjeshtar nga ty, p.sh. i bera nje pyetje te tillë Google, Microsoft, Yahoo etc : A është RealClearPolitics portali më i ndjekur në SHBA apo jo? ( Is RealClearPolitics RPC the most portal followed in the US or not? falë GOOGLE TRANSLATE ). Pergjigja ishte negative , ose me sakt RPC nuk figuron as ne 100 më të ndjekurit . Kam bindjen qe spekulohet me emrin Zaloshnja ( ndonjë chatbot ) sepse sipas fotos tuaj , ju dukeni njeri shume pozitiv dhe nuk é problem te manipulosh ne keto mediat electronike online nepermjet nje "chatbot". Zakonisht kur une shoh banalitete , genjeshtra bëj këtë veprim : shtyp WIN PRT SC ( memorizoj gjithçka ne clipboard ). NQS gënjeshtrat e tua jan nën nivelin tim te gënjeshtravet , do tju vij gjoba mbas 1 jave, 1 muaji, 11 muajsh , ose 2111 muajsh , nqs je real Zaloshnja . OK ? NQS je chatbot gjoba é per CHATGPT.
Ky " shkencetari" harxhon kohen me sondazhet ndaj Trump ....!!!!!!!! Shiko shoqerine shqipetare se eshte mbushur me klluone e matrapaze te ndyre dhe pastaj hidh syte jashte shtepise....!!!