Ali Ahmeti dhe VLEN, dy emra të një dështimi

4 Prill 2026, 16:30Blog TEMA
Ali Ahmeti dhe VLEN, dy emra të një dështimi

Njëri e shiti barazinë si arritje, tjetri e dorëzoi si realitet, dhe shqiptarët mbetën pa zë në shtet

Nga Baton Haxhiu

Ali Ahmeti e mbylli ciklin e tij politik duke e kthyer përfaqësimin në iluzion. VLEN po e varros atë që kishte mbetur, pa koncept, pa drejtim dhe pa përgjegjësi. Vitet e fundit nga Ali Ahmeti te VLEN, përfaqësimi shqiptar nuk u transformua, u zhduk. Njëri ndërtoi narrativën e rreme të barazisë, Vlen e zbraz çdo përmbajtje të saj. Dhe sot, për herë të parë pas dekadash, shqiptarët nuk janë më faktor në shtet, por dëshmi e një dështimi politik që ka emra dhe mbiemra.
Deklarata e fundit e Ali Ahmetit për gjuhën shqipe nuk është thjesht një qëndrim politik i momentit. Është dëshmi e një rënieje të gjatë të një koncepti që dikur quhej përfaqësim politik shqiptar. Kur një lider që për vite me radhë ka ndërtuar legjitimitetin mbi arritjet e gjuhës dhe barazisë, sot del dhe thotë se gjuha shqipe nuk duhet të jetë arsye për destabilizim të shtetit, ndërkohë që përshëndet studentët që kërkojnë pikërisht atë që ai pretendonte se e kishte arritur, atëherë kemi të bëjmë me një kontradiktë që nuk është rastësi, por krizë.

Kjo tregon diçka shumë më të thellë. Çdo e drejtë që nuk është e ngulitur në Kushtetutë dhe në ligj, por është produkt i një marrëveshjeje politike të përkohshme, është e destinuar të zhbëhet. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur me gjuhën shqipe. Ajo është trajtuar si kompromis politik, jo si e drejtë shtetformuese. Sot, kur institucionet maqedonase fillojnë ta relativizojnë përdorimin e saj, kur kërkesa për barazi paraqitet si rrezik për stabilitetin, bëhet e qartë se ajo që është ndërtuar pa themel juridik të fortë, po rrënohet pa rezistencë politike.

Por problemi nuk qëndron vetëm te gjuha. Problemi është shumë më i madh. Për herë të parë që nga viti 1991, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të përfaqësuar politikisht në qeveri. Edhe në periudhën kur nacionalizmi maqedonas ishte në kulm dhe shteti sapo formohej, Partia e Prosperitetit kishte më shumë peshë politike sesa ajo që sot paraqitet si përfaqësim shqiptar.

VLEN nuk është produkt politik. Është një konstrukcion i përkohshëm individësh shqiptarë brenda një qeverie maqedonase. Ata nuk kanë mandat për të përfaqësuar shqiptarët, nuk kanë platformë të qartë politike dhe nuk kanë as fuqinë për të ndikuar në vendimmarrje. Ata janë pjesë e qeverisë, por nuk janë pushtet. Janë të pranishëm, por nuk përfaqësojnë.

Kjo krijon një realitet të ri dhe të rrezikshëm. Shqiptarët nuk janë më faktor politik, por element i toleruar në strukturën e shtetit. Dhe kjo ndodh në një moment kur VMRO dhe institucionet maqedonase po e gërryejnë në mënyrë të vazhdueshme idenë e një shteti multietnik. Nuk ka më përpjekje për balancë. Ka një rikthim të qartë te logjika e shtetit etnik, ku të drejtat e të tjerëve trajtohen si lëshime dhe jo si detyrime kushtetuese.

Pasojat janë të dukshme. Shqiptarët sot kanë më pak fuqi politike, më pak ndikim ekonomik dhe më pak siguri institucionale sesa në çdo periudhë tjetër në shtetet në Ballkan. Në një rajon ku edhe vendet me probleme të thella kanë bërë hapa përpara në përfshirjen e grupeve etnike, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po kthehen pas. Dhe kjo nuk është vetëm çështje e një qeverie. Është rezultat i një zbrazëtie të përfaqësimit politik shqiptar.

Kur politika shqiptare reduktohet në deklarata kontradiktore dhe në prani formale në institucione, atëherë humbet edhe kuptimi i përfaqësimit. Dhe kur përfaqësimi humbet, të drejtat fillojnë të zbehen.

Kjo është pika më e ulët e shqiptarëve në këtë shtet, sepse u mungojnë ligjet, por u mungon fuqia për t’i krijuar dhe mbrojtur ato. Dhe pa këtë fuqi, çdo e drejtë mbetet vetëm një kujtim politik.

Në fund të kësaj rënieje nuk ka më vend për iluzione. Ali Ahmeti e mbyll ciklin e tij politik me një manipulim të madh. Ai ndërtoi një narrativë se të drejtat janë fituar dhe janë të garantuara, ndërkohë që në realitet ato mbetën të varura nga pazaret politike dhe jo të mbrojtura nga shteti. Sot, kur vetë ai relativizon çështjen e gjuhës dhe e kthen në çështje stabiliteti, ai në fakt pranon dështimin e modelit që ndërtoi.

Nga ana tjetër, VLEN nuk është as alternativë dhe as korrigjim i këtij modeli. VLEN ka shërbyer si instrument për ta çuar këtë rënie deri në fund. Pa koncept politik, pa identitet të qartë dhe pa përgjegjësi ndaj përfaqësimit shqiptar, ai është shndërruar në një platformë individësh që nuk përfaqësojnë interesin shqiptar, por shpesh herë një përzierje të paqartë të ndikimeve ideologjike, ku elementi i islamit politik hyn si zëvendësim i mungesës së vizionit. Flamuri kombëtar përdoret si mbulesë, jo si bindje.

Kjo është tragjedia e sotme politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Njëra palë manipuloi duke premtuar siguri që nuk e institucionalizoi kurrë. Tjetra erdhi duke premtuar ndryshim dhe përfundoi duke e zbrazur edhe atë pak përfaqësim që kishte mbetur.

Dhe ndërkohë, shteti po ndryshon. Jo në favor të barazisë, por në drejtim të një rendi ku shqiptarët janë më pak të dukshëm, më pak të dëgjuar dhe më pak të mbrojtur.

Kjo nuk është vetëm krizë politike. Kjo është humbje e drejtimit. Dhe pa një rikthim të fuqisë reale politike shqiptare, kjo humbje do të thellohet.

18 Komente

  1. N
    Naimi

    Bravo ,Zoti Baton Haxhiu,me këtë shkrim ,shkurt dhe qartë i keni thënë të gjitha për shqiptarët në Maqedoni.Vetëm një plotësim për tu dukur më qartë subjekti që trajtoni.Ali Ahmeti u kyq në luftën e UÇKombëtare si një njeri i imponuar nga dikushi?Ali Ahmeti i vetmi pranoj dhe nuk kundërshtoj 20% për shqiptarët dhe ashtu vazhdoj të jetë kundër ndryshimit të këti 20% bashkë me Bujar Osmanin,haptas ishin kundër hekjes së tijë.Shqiptarët me VMROn,trajtohen njëjtë si në kohën e Milosevicit,asnjë dallim nku ka vetëm se bëhet heshtas dhe duke qeshur….Pasojat shpërnguja masive e të rinjve shqiptarë si askund në Ballkan.Shteti e manipulun numrin duke i quajtur shtetas maqedon,por në faktë janë mbi90% shqiptarë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentuesi

      ALI AHMETI. ,,,LEGJENDA,,,,,TI NUK MERITON AS TI BESH GOJORE ,,,LEGJENDAT NUK NDRYSHOJNE......VETEM ALBIN CUBRILOVICET DHE CA SI PUNA JOTE.....

      Përgjigjjuni
      1. p
        preshevali

        Trus böthën kastravec, ky ashtë boll peder mashkull dhe tradhtarë amo ksaj radhe ka plotesishtë të drejtë. E pasi të duket i mirë dhe e adhuroke shko ti pra bani gojoren Ali Ahmetit. Gjanat që duken kallauz nuk dojnë, Ali Qameti ju kajti nanë shqiptareve te Maqedonis, i shëndrroj ne banor të klasit të 5të, pas gabelve, maxhupve, turqve e të ashtuquajturve maqedon me shkie e bugar.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gostivari n.k.

        NUK E LEXOVA FARE RRËFIMIN. SE AS KY NUK DI SE SI NISI KATANDISJA E SHQIPTARËVE NË FYROM? Me Kushtetutën e 1974, shqiptarët ishin element shtetformues i RSM. Në jetën e përgjithshme total të pashpërfyllur. Kur u rikuperua RSM, udhëheqës partish ishin pehlivana, rrahagjokësa, me vullnet të mirë, por të paformuar politikisht në kuptimin e mirëfilltë të nocionit. Elementi shtetformues i shqiptarëve, në raportet ndërkombëtare kishte rëndësi të madhe. Cka ndodhi? Askujt, as Arbër filosof Xhaferrit nuk i ndizeshin dritat e trurit. Në vend që negociatat me palën sllave t´i nisnin nga pozita e shtetformuesve, u mashtruan dhe bënin heroisma me hapjen e universitetit, një karrem të hedhur nga pala sllave dhe që e përpinë ala Arben Xhaferrat. Erdhi rebelimi shqiptar, nen dhe me frymën UCK. I printe një injorant politik total, por energjik e rrahëgjokës. Këshilltarë kishte, ose nuk kishte. Erdhi MO (Ohri) dhe cirku vazhdonte me mendjemadhësinë e Arben Xhaferrit, dhe arsimtarit të kimisë Ymer Imeri që negociononin me sllavët jo si palë shqiptare, por si përfaqësues partish. KARREM I KULLUAR u përpi me kocka. Kulminacioni i problemit. Shqiptarët, nga element shtetformuesë u degraduan në KOMUNITET, U FSHI ELEMENTI KOMBËTAR. POS SLLAVËVE të gjithë të tjerët mbetën kominitete!! RSM ndërroi emër në FYROM, favor i madh për shqiptarët. Kush të përfitonte dhe MAKEDONIA U BETONUA - SHTET I MAQEDONËSVE DHE i grupeve kominitare - ansamble folklorike. Tash na del Ali Ameti, Qameti, Mileti e bëjnë punën e moralistëve. Cështja duhet të rikuperohet në betejë politike për status të barabartë KUSHTETUTAR. CDO DËRDËLLISJE VERBALE, MBETET RETORIKË E VETËKËNAQËSISË.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oi oi

          Shqiptarët do të jenë edhe kryeministra në Maqedoni. Nuk është e largët dita që një shqiptar të jetë president i Maqedonisë......

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hamleti

            PUNË E MADHE, SI PUNA E VALIVE SHQIPTARË NË KOHËN OSMANE. KJO SE NDONJË SHQIPTAR, OSE SHIPTARELL, POTENCIALISHT DO NA BOHESHKA NACALNIK E KRIETAR, E KRIEKAR, KA RËNDËSI SHOQËRORE TË FAVORSHME PËR SHQIPTARËT, POR NËASPEKTIN SHTETËROR DO MBETEN INEKZISTENT, KOMUNITET, GRUP FOLKLORIK SIC JANË.

            Përgjigjjuni
          2. y
            ysh

            Ky serb i ahkërdhyr që vetëm nxin. Rob i ndyt që Kosova nuk e don, vjen këtu e han mut seriozisht në emër të patlixhanit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turbull

              Dakord me kritikat. Por çfarë duhet të bëjnë partitë shqiptare në Maqedoni që të fitojnë mbështetjen e shqiptarëve në përgjithshme dhe Batonit në veçanti?!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drinizi

                Nuk ka më keqë dhe shërbimin më të keqë ti bëjshë poullit tënd kur thotë; që e kemi ,për diçka që nuk e ke.Kjo është tragjedia më e madhe dhe tradhëtia më e madhe që i bëhet shqiptarëve në maqedoni.Shqipja është si ai lypsari te rruga,po ti japish dikush diçka i thotë flm,po mos i japish, asgjë nuk ndodhë .Nuk ka një funksion elementar në administratën komunale,shtetërore …që kërkohet njohja edhe të shqipes,nuk mund edhe një lutje të shkruajsh vetëm në shqipë,si shkruajnë maqedonët vetëm maqedonisht.Kjo ndodhë edhe në komunat me100% shqiptare.Kjo është shqipja e Ahmetit që e trumbeton si gjuhë zyrtare?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti

                  Baton Haxhiu jep gjendjen faktike ne menyre te qarte por te qete. Ne fakt nuk është e qete aspak. I quajtur "legjenda" per interesat e tij dhe te klanit tij mafioz nuk Kam siguruar asnje te drejte per shqiptaret ne Maqedoni te veriut. Mashtrim pa fund mbi te drejtat e shqiptareve, mbi bustin e Skenderbeut dhe te Nane Terezez etj brockulla si arritje te medha te BDI. Mashtrime! U desht te vije Albin Kurti te thote se gjuha shqipe nuk permendet ne Kushtetute. Dhe ne fakt ne Kushtetute nuk permendet fare gjuha shqipe. Tani Ali Ahmeti thote nuk ka kush e prek te drejten kushtetuese te gjuhes shqipe se ashte fituar me gjak...! Po si e thote kete kur ne Kushtetute nuk shkruhet gjuha shqipe, e habiteshme ! Bravo Baton ! Kush te done le te kuptoj.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    bashkimi për drejtësi

                    Çfarë fati shqiptarë, ju kritikuesit jeni disa ata të VV e VLAN. bithë lipisa të komitave të VMRO-s dhe kundër shqiptare. Po cili nga ju kritikuesit ishit në beteja për të drejtat e kombit dhe gjuhën, cili nga ju derdhi vetëm një pikë gjaku për kombin?!. Ju jeni argat të çetnikeve e sllavë, nuk keni asnjë vlerë kombëtare, jeni pa din e iman, prandaj shkruani e ulërini kundër atyre që luftuan për të drejtat universale të njeriut - çështjes së shenjët kombëtare dhe i akuzoni pse luftuan e kriminelët sllavo maqedonas. Ptuuuuhh far e fëlliqtë.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Korabi

                      O faaarë e fëlliqur,o udbash ,pse rren ditë me djellë.Batoni thotë një të vërtetë ,që vetëm një antishaiptarë mund ta kontestojë.Askush në histori ,nuk mbahet mendë që i ka damtu më shumë shqiptarët në maqedoni se Ali Ahmeti.Shko në Dibër,Strugë,Kërçovë,…shumica e shtëpive të mbyllura,tek tuk ndonjë e banuar.Shqipja as si gjuhë minoritare nuk përdoret ,ashtu si e kërkojnë konventat ndërkombëtare të pakicave.Të kërkojsh të mbrojsh shipen kështu si është do të thotë ta zhdukish përgjithmon.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari

                        "Të kërkojsh të mbrojsh shipen kështu si është do të thotë ta zhdukish përgjithmon" Me sa po duket dikush po e gjenë vetën aty ku janë anti kombëtaret dhe prandaj po përpiqen t'i adresojnë të tjerët.

                        Përgjigjjuni
                      2. p
                        pollogu

                        or teveqel, I ALI AFMETIT. Popse , or teveqel, nuk hap bythën e të kuptosh se përse nuk ka reagime nga faktori ndërkombëtar, pse nuk na duan? Or teveqel kur të keqen e ndjell, si ky rrahagjokësi ali afmeti, u mitatua një kushtetutë që vetë dhatë pëlqimin, tash po bëni moralizime. Faktori ndërkombëtar as do të hapë gojën, se marrëveshja ohridi, kushtetuta, ligji kaotik i gjuhës u aprovuan me qejfin e budallenjve dhe miratimin ndërkombëtar, pasi shiptarellat dhanë vetë pëlqimin. tash i cohet temperatura ali qametit, është në opozitë, ban heroin për punë që vetë i shkaktoi dhe has në vesh të budallenjsh si ti, dhe krokorit kot, por dinakëria i thotë - kur vije casti, me gjoksrrahje, do rimarr votat e kokëgomerëve.

                        Përgjigjjuni
                      3. p
                        paaftësi apo tradhti?

                        Unë jam nga Shqipëria dhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni nuk i di. Por më ka rënë në sy për keq dëshira e Ali Ahmetit për t'u bërë pjesë me çdo kusht e qeverisë maqedonase edhe kur ajo nuk kishte nevojë për të, se i kishte votat e nevojshme. Shqiptarët duhet të shkëputen nga maqedonasit dhe të krijojnë një shtet paralel. Me president dhe qeveri hije. Kjo dëshirë e partive shqiptare për të rendur pas pushtetit maqedonas nuk shkon fare.

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          lisi

                          Po ka kush i bashkon shqiptaret,ne fakt ka kush i ve ne rresht,se historia ka tregu se dy shqiptare bashke nuk bajne, besoj shume se politika Amerikane per rajonin e ballkanit Perindimor,e ka te ravijezuar perfundimisht KOMBIN SHQIPTAR,ne te gjitha trojet ku ata jetojne,besoj por dhe shpresoj se e ardhmja e shiptaeeve ne kete rajon,eshte e nje Kombi te Madh Shqiptaresh!

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            pollogu

                            amen, LISI, mos qoftë ëndërr

                            Përgjigjjuni
                          2. p
                            pollogu

                            Hera e parë që ky pushti shkruan një shqipe të kodifikuar, sikur e ndihmojnë engjujt e chat

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje