Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

4 Prill 2026, 19:26Blog Nga Ilir Yzeiri

Ne kemi frikë ta përmendim fjalën «Republikë» në ligjërimin publik sepse shteti që kemi ndërtuar nuk ka asgjë të përbashkët me një sistem të tillë. Republika do të duhej të ishte shteti apo vendi i qytetarëve të cilët ndjehen të përfaqësuar në strukturat e shtetit të tyre. Republika është një marrëdhënie, është një detyrim ligjor, është administrimi i hapësirës sonë publike, ligjore, ideore dhe emocionale. Më së pari Republika shënohet nga dhënia e drejtësisë dhe nga slogani i famshëm se përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Mirëpo, ne, në këtë 30 vjet, kemi ndërtuar një shtet të padrejtë, të pabarabartë. Qytetarët thirren një herë në katër vjet për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe votojnë për ata kandidatë që ka vënë në listë kryetari i partisë. Pasi zgjidhen askush nuk do t’ia dijë më për zgjedhësit. Parlamenti kthehet në një maskaradë ku parakalojnë vetëm sharjet e fyerjet dhe ku ligjet miratohen pa asnjë debat dhe pa asnjë diskutim. Mirëpo gjëja më e rëndë është se ky qytetar që voton, jo vetëm që shkelet me këmbë, por pushteti i tij nuk i hyn në punë askujt. Sot Shqipëria është pa gjykata, sepse një popullsi me 2 milion e 800 mijë banorë ka rreth 200 mijë çështje të cilat nuk shqyrtohen në të gjitha shkallët e drejtësisë. Ndërkaq, përfaqësuesit europianë, me cinizëm na thonë se ne kemi bërë reformë në drejtësi. Ata jo vetëm që nuk ia kanë idenë, por as që nuk duan që ky vend të quhet një Republikë normale. Shihni për këtë prononcimet e Gonzatos për deklasifikimin e shpifjes dhe do të bindeni se për europianët jo vetëm që jemi si ato vendet e botës së tretë, por pak më keq.

E ndoqa me vëmendje referendumin për disa ndryshime në sistemin e drejtësisë në Itali. Ajo që më bëri përshtypje ishte prania në media e prokurorit të njohur italian Nicola Gratteri. I famshmi magjistrat kalabrez jeton nën mbrojtje sepse është bërë i njohur sidomos për luftën ndaj Ndrangetës. Mirëpo ai nuk mungon asnjëherë në debate publike. E sheh vazhdimisht nëpër studio televizive dhe me rastin e referendumit u vu edhe në krye të një forumi për mbrojtjen e «JO»-së. Tani vijmë te këta prokurorët tanë. Ina Rama, përditë e më shumë, po akuzohet se ka shkelur ligjin dhe ka promovuar një noter si prokuror dhe ky është Olsi Dado. Ky i fundit i ka bërë një atentat Republikës duke ndaluar në mënyrë çnjerëzore njeriun më të votuar në Shqipëri, Erion Veliajn. Ina Rama ishte prokurore e Përgjithshme kur ndodhi tragjedia e 21 janarit. Ajo u fye dhe u poshtërua nga Sali Berisha dhe pas atij poshtërimi mbylli gojën. Kolegët e saj e akuzojnë rëndë se ajo ka prishur provat e asaj masakre. Mirëpo ajo nuk del në publik dhe të sqarojë pozicionin e saj. Nuk del siç del kolegu i saj në Itali që mbron Republikën nga ata politikanë që duan ta deformojnë atë. Përkundrazi ajo i bën atentat Republikës dhe fut në godinën e Prokurorisë një njeri që, siç po del tani, nuk ka asnjë lidhje me detyrën që kryen. E imagjinoni dot se në çfarë pozite jemi. E përfytyroni dot profilin e Nikola Gratterit dhe të Ina Ramës që u bën nder shokëve të gjimnazit, çunave nga Durrësi????

Është e paimagjinueshme heshtja e Partisë Socialiste dhe po ashtu jo e drejtë përpjekja për të inicuar një garë tjetër për Bashkinë e Tiranës. Cili mund të jetë ai kryetar bashkie që mund të kandidojë në vend të Erion Veliajt për sa kohë që Olsi Dado dhe soji i tij mund t’i bëjnë gjëmën në çdo moment. Sot Republika ka rënë sepse ajo është në dorën e atyre që mund ta shkatërrojnë sistemin me fuqinë e pakontrolluar që u ka dhënë kjo mazhorancë e paaftë dhe frikacake. Nëse Olsi Dado dhe Ina Rama nuk largohen nga sistemi i drejtësisë, ne duhet të përgatitemi që të tjera atentate do t’i bëhen Republikës.

63 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Doli ky vemja. Tani e kuptuan keta qe qenka emreuar padrejtesisht, se u qiu breket Olsi. Keta duan gelbazen ne surrat

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Me kujtohet nje batute nga filmi "La Piovra 3" , e thene nga avokati mafioz Terrasini : "...per te mbyllur nje skandal , duhet provokuar nje skandal tjeter shume here me i madh ...."...kete gje po ben Lali me avokatet e tij.Por pyetja eshte : Kush eshte skandal me i madh emerimi i nje prokurori qe nuk ploteson kriteret apo nje Kryebashkiak i votuar nga 200 mije veta , dhe qe fut duart ne taksat e atyre qe e kane zgjedhur dhe i ben "breke e kanotjere" per te kenaqur orekset e gruas ??? !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ringo Starr

        me kujtohet kllasa punetore qe brohoriste Aranit Celen kur zbuloi agjentin Kadri Azbiut.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fpa

          Po SKANDALIi me I madh eshte mengesa e drejtesise dhe kur sistemi I vlerave ka rene. Maliq Dado dhe topmodelja e KLP dhe kryehajdutja-opininiste e BBV 5 japin leksione per te drejten..

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits..,/...;'/.,,,

            Po drejtesine e re e ka krijuar Palloshi dhe PS , edhe Vettingun e mbeshtet Palloshi dhe PS.......keshtu qe ju derrat e Surrelit shkoni dhe i kerkoni llogari atij.............kur Ina Rama me 21 Janar doli kunder Saliut dhe u cilesua nga ai si "lavire bulevardi" , ju te PS e mbrojtet ....kurse tani qe doli ceshtja Dado , e quani shoqe te Argites....te gjitha jane tymnaja per te shpetuar Lalin nga dosja 60.000 faqeshe e zullumeve qe ka bere ne Tirane !!!!!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pa vlere

            Breket e sat'ëme Shiko breket e grave te Sales; gruas serbe, goces dhe nuses qe ska bere asnje dite pune dhe shet breke ne bllok

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fjala

              Ne radhe te pare, Ilir, çdo gjallesa qe lind ka nje Datelindjen. Qe te keshe République, duhet te festosh Datelindjen e saj . Shqiperia nuk eshte Républike se nuk duhet dhe populli saj nuk feston ndonje Datelindjen. Shqiperia nuk dihet çfare eshte ,ndoshta nje konglomerate njerezish, osé jo dhe gjallesa qe flasin shqip e shkruajne. Lexo komentusin e lirise Dire Straids dhe s'ka me nevoje per te kuptuar per shqipfolesit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire Straits../...;'/...

                Meqe me ke marre si shembull ne fjalimin tend psikologjiko-filozofiko-tualetist , po ke tru komento ato qe kam thene , por jam i sigurt qe edhe po e bere , do merresh vetem me fjaline e fundit , punen e brekeve . Te njejten gje e bejne 99% e komentuesve ketu , se per te tjerat nuk kane cte thone. Prandaj edhe une ne cdo koment qe bej per artikujt e Lalit , ne fund vendos kete punen e brekeve , sa per te tallur bythen me legenat injorante te Temes !!!!!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nesër avazi

                  Lali hajdutin nuk po e mbron njeri. Me akuzat që ka lali duhet te ishte dhe Sala jot brenda. Sepse edhe e shoqja kishte nje shoqate qe kolliteshin me shuma marramendese biznesmenet shqipetare, ashtu sikurse kolliten tek shoqata e Ajoles. Breket e Lirijes dhe Argites nuk i ka parë kush, sepse Sala yt ta bënte fytyrën më te zezë se kêpuca. Kuptove!?

                  Përgjigjjuni
            2. D
              Dire Straits..//

              Me kujtohet nje batute nga filmi "La Piovra 3" , e thene nga avokati mafioz Terrasini : "...per te mbyllur nje skandal , duhet provokuar nje skandal tjeter shume here me i madh ...."...kete gje po ben Lali me avokatet e tij.Por pyetja eshte : Kush eshte skandal me i madh emerimi i nje prokurori qe nuk ploteson kriteret apo nje Kryebashkiak i votuar nga 200 mije veta , dhe qe fut duart ne taksat e atyre qe e kane zgjedhur dhe i ben "breke e kanotjere" per te kenaqur orekset e gruas ??? !!!!!

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1997

                Sa bukur me ken shqiptar, 35 vjet me nji piktor e nji varkar!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Logjike

                  O hallaxhiu, te raft per pjes dhe heqsh ne kurriz. Po cfaf po thu mos te flasim ? Po si mendon te behet ?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

                    Logjika, mos u lodh. Ky Hallexhiu nuk është vetëm. Ka edhe dy rrumpalla poshte tij, që na hapën zorrët me gjyqe gazete, si gjyqet popullore të kohes se Enverit. "Hë mo shokë si thoni, a është fajtor Selimi?" Dhe aktivistët e Frontit, njesoj si ky Dire Straits më sipër, çoheshin me grusht dhe çirreshin "ta denojme shoku sekretar, po ka thene Partia, ky eshte armik". Edhe Veliaj doli armiku i popullit. Domethënë armiku i rrumpallistëve. Unë nuk e them dot që Veliaj është i pafajshëm. Sepse nuk kam ndonje konsideratë per Veliajn. Por as nuk e them dot që është i korruptuar apo jo, sepse nuk kam fakte, dhe nuk jam as prokuror as gjykates. Por unë shikoj dhe lexoj çfare bejne prokurorët, dhe kuptoj që ky është nje proces hetimor dhe gjyqesor që nuk ka pikë logjike. Unë trembem po te jem ne dorë te ketyre prokuroreve, sepse nuk paska avokat qe te mbroka prej tyre. Kodin e Procedures Penale nuk është veshtire per ta lexuar. Dhe keta kane shkelur shumë procedura me Veliajn dhe Metën. Gati 70% e popullit thotë që Sali Berisha është kriminel. Pse nuk i shkelin keto procedura edhe me Saliun? Vetëm me Veliajn?

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kutuzovi

                    Bravo. Shkrim brilant. Hallall e pac.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      "Nëse Olsi Dado dhe Ina Rama nuk largohen nga sistemi i drejtësisë, ne duhet të përgatitemi që të tjera atentate do t’i bëhen Republikës". Kjo sentence eshte thelbi i gjithe ketij debati, nga ky natyrshem ngrihet dhe ndonje pyetje si: Mos valle, per ata gjyqtare dhe prokurore qe i kane kaluar filtrit te vettingut do duhet rishikuar ai? Pergjidjen e kesaj pyetje publikut me akte konktrete do duhet t'ua jape Parlamenti si organi me i larte ligjvenes i Republikes, per te cilen me te drejte eshte i shqetesuar dhe Yzeiri autori i ketij shkrimi, mjaft domethenes.

                      Përgjigjjuni
                  3. a
                    arberia

                    te, lumte, nuk ke cfar i shton ketij shkrimi brilant, ndoshta vetem nje pyetje duhet te bente iliri, cfare ben sherbimi i fshehte shqiptar me kete person qe asgjeson njeriun me te votuar ne shqiperi ose i sherben asfalise greke ose sllavo-komunistve qe shqiperia te mos behet

                    Përgjigjjuni
                    1. y
                      yxz

                      Ky nuk eshte problem qe zgjidhet nga SHISH. Ky eshte nje problem qe zgjidhet nga parlamenti.I kemi dhene Rames dhe PS 83 deputete. Keta na dhane Olsi Dadon,Dumanin,Banin dhe gjithe Argitasit e tjere. Sa i perket Ina Rames ajo duhet te ndiqet penalisht per krimin qe ka bere. Ka bere prokuror nje person ne kundershtim me ligjin e kushtetuten.Jo vetem qe beri prokuror por pastaj duke qene vete pjese e personelit qe bene vetingun e ndihmoi Dadon te kalonte vetingun. Personi tjeter qe jo vetem duhet largohet nga SPAK por edhe te ndiqet penalisht eshte Dumani, Ai e rekrutoi Dadon ne SPAK edhe pse e dinte qe po shkelte kushtetuten duke punesuar nje person qe nuk kishte mbaruar magjistraturen. Mbrojtja e Veliajt duhet te kerkoje edhe largimin e Dumanit nga SPAK pasi nje person qe shkel ligjin vet nuk ka te drejte morale apo ligjore te arrestoje te tjeret per shkelje ligji.

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        ..

                        o Karberia. clidhje ka numri i votave me korrupsionin? Ai po gjykohet per korrupsion, sidomos per nje incenerator qe nuk ekziston dhe seshte pakete cigaresh qe futet ne xhep por ju kujtoni se na mallengjeni me teorine se ai eshte i zgjedhur. Ne cdo shtet demokratik nuk ka rendesi ne je i zgjedhur apo jo denohesh sipas ligjit per cfaredo lloj vepre penale.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kallarja kuqe

                          Po tja gjejne pra per inceneratorin, edhe ta denojne po qe se ka naj gisht nmes. Se kam idene ato leket e inceneratorit i ka honger dikush tjeter, icik me i gjate, po hajt mo. Nderkohe meren me lleqe, edhe nxjerrin informacione konfidenciale qe i ka vetem kim jong uni dhe spaku, qe gruja lalit paska ble 800k breke. I bi me ble breke per gjithe tironen dmth. Futja kot se del plot

                          Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gjyka Tësi

                        Po ndërsa Rama flinte gjumë kur bëheshin emërimet në sistemin e drejtësisë, Sali Berisha kishte vënë në lëvizje shokët e vajzës, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Ata dy apo tre që nuk i ka nën kontroll, po i shkatërron me sulme personale dhe i ka neutralizuar.......... . Një pyetje zoti Ilir: - Si ju duket juve që dikush i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania vazhdon dhe jep mësim në fakultetin e drejtësisë? .... Çfarë morali përçon te studentët të cilët do të jenë gjykatës dhe prokurorë në të ardhmen?........... . Po në këtë rast çfarë bën qeveria? Këta po përgatiten si Olsi Dadot e të ardhmes? Le të flejë gjumë Edvin Rama.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Saliqeni

                          Ore , po Gita eshte shefe e kuadrit ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi ...pastaj cmeresh me Saliun dhe Argiten ...meru me Bamke Qylollarin kokmishin qe ben sikur ka ardhur dje nga planeti Mars ....Bami eshte kanceri i drejtesise shqiptare , ka hedhur faren e keqe qe do jo vite por dekada te crenjoset , dhe po u renjos ..gjithe emerimet skandaloze kane firmen e Bamir Topit dordolecit ...atje kerko fatalen dhe jo te nje sharlatan si Berisha dhe e bija e tij ...ata sic gjejne bejne ...pastaj , per cfare moral flet ?? Ka moral Argita ?? Shkelzeni ?? Saliu ?? Te vahdoj me tej ??? Pastaj , vetingun si e kaloj Ols fantomasi ?? Kush e shtyu te dale fitimtare nga komisjonit te vetingut ?? Kam nje ide , nuk dua te tregohem njeri me pergjithesime dhe paragjykime por edhe komisjoni beri nje vesh shurdh e nje sy qor , pasi besoj se 90 % e gjykatesve dhe prokuroreve nuk e klonin ate ...keshtru ata rezonin vetem ata me biografi skandaloze si Gjin Gjoner kompani ...keshtu qe mik jemi vend i nemur ....nuk do kemi kurre nje drejtesi te drejte ...

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fredi

                            Shume e drejte!

                            Përgjigjjuni
                          2. t
                            turma nje e vdekur e pa kallur

                            Rama- kjo qenie perverse, vazhdon te beje cdo kompromis okult, ne dem te ketij vendi dhe qytetarit shqiptar, boll qe te zgjase sundimin e tij absurd.

                            Përgjigjjuni
                            1. W
                              Wow, po ky koment? Ç'ne?

                              Shoku, je komplet jashtë loje. Domethënë jashtë teme. Shko pi ilaçet dhe leri komentet se nuk janë per ty.

                              Përgjigjjuni
                            2. H
                              Haka Tekizoti

                              Ku është shoqëria mender civile? Ajo duhej të ishte e para për të ftuar në protestë qytetarët për t'i shporrur nga drejtësia këto dy vemje që janë bërë mola që bren nga brenda drejtësinë. Politika, po domosdo do heshtë, se, me sa lihet të kuptohet, të tërë, kush më shumë e kush më pak janë të ndotur përpara ligjit, asgjë tjetër nuk e shpjegon dot qepjen e gojës së tyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                keta jane te gjithe per ne burg

                                Ina rama nuk ndihet se ka mbrojtje nga te dyja palet,edi rama e promovon,dhe sali krimineli e mbron dhe nuk e shan me lavire bulevardi se i ka ber nder me kete kok helmeten olsi dado qe po i sherben me nesti angonin.... Eshte ina rama qe duhet te japi llogari e te jete ne banken e te akuzuarve

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Babo

                                  Sakte e ke. Ina Rama me mosveprim ka ndihmuar Saliun dhe Bashen ne 21 janar, gerdec dhe rrugen durres kukes. Nuk mund te thote prokurori i pergjithshem me ofenduan me bllokuan etj. Prokurori vepron rregjistron procedim penal per vrasje ne rastin e 21 janarit ne emer te Saliut etj, kerkon heqje imuniteti ne kuvend. A mund te thote ina rama a ka vepruar keshtu nese jo pse?! Pastaj per Dadon dihet ceshtje zemre pastaj shfrytezim per te goditur ke duan klani i tyre. VK.

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Enveri

                                  "Është e paimagjinueshme heshtja e Partisë Socialiste"? e kur eshte ndjere ndonjehere partia socialiste? Ajo ",socialiste" Ka vetem emrin, mbasi ajo eshte vjedhur apo pervetesuar nga Edi Rama tamam si PD u vodh ne dite e saj te para nga ish sigurimsat me ne krye Sali kriminelin. Partia socialiste nuk ekziston, ajo votohet vetem se perballe saj Ka Sali kriminelin, Mul Idiot Noken, Belinda Jevgun dhe Zhabikun Vokshin!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jugu

                                    Ti dhe Mero dhe Boleino keni perfituar leje ndertimi nga Lal hajdti dhe prandaj jeni sulur te mbroni nje hajdut dhe te tru shpelani lexuesit te cilet erdhi fat i te shohin nje hajdut te madh dhe te lart ne politike si Veliaj te gjykohet. Ne vend te lavderoni Spakun qe e bete persakohe i binte opozitareve, e sulmoni pse arrestoj nje hajdut me shume leka si Veliaj. Persa kohe kishte arrestuar hajdut Meten nuk ishte i keq Spaku, tani u be i keq, republike me vete, se keshtu ju do qejfi juve. Lereni te bej detyren. Lereni hajdut Lalin te pergjigjet per akuzat.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. c
                                      cd

                                      Ku e merr guximin ky Yzeiri qe etiketon mazhorancen tone si " mazhorance e paafte dhe frikacake". Kjo eshte mazhorance solide prej 83 votash qe po ben reforma, qe po e con Shqiperine drejt majave te suksesit, drejt Evropes dhe me gjere me nje lider vizionar qe ja ka zili gjithe bota. Duket sheshit se Yzeiri paska futur lugen ne corben e Berishes se nuk ka si spjegohet ndryshe ky qendrim jo vetem kunder mazhorances por edhe kunder reformes ne drejtesi qe eshte veper ekskluzive e PS dhe Kryetarit te saje Rama. Duket se ka kopjuar nongraten kur permend stokun prej 200 mije dosjes sikur kjo na qenka fundi i botes.Cfare duhet te beje tjeter mazhoranca qe Yzeiri ta quaj trime? Opoziten pothuajse e shkaterroi, liderat e saj i burgosi dhe te tjeret ne ndjekje penale, popullin opozitar e ka larguar e po e largon perdite, cfare duhet te beje tjeter, epo luften me Iranin e ben Amerika dhe jo mazhoranca jone.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        Open Al

                                        Cd e ke ironinë në shkallë të lartë, gjithsesi poshtë nivelit të koqeve të mia lol...dhe thuaj flm që të lexova

                                        Përgjigjjuni
                                      2. K
                                        Kisha Autoqefale e Shqiperise

                                        Ky Olsi Dado na paska bere edhe ate kursin e famshem “per gjuhe greke dhe filozofi” ne Athine si Vaso Tole qe u be akademik nga fisarmonicist??????!!!!!!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. g
                                          gio

                                          haha fiks

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          T

                                          Bobo doli dhe ky spiuni i sigurimit nga burreli, qe ofendoi gjyqtarin Bani per pamjen fizike

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nje qytetar

                                            Analizë brillante !!! Kush ka sy e veshë , të shikojë e të dëgjojë se cfarë ndodh në Republikën e Përdhunuar të Shqipërisë. Dhe, ne shqiptarët e leshit , rrimë e bëjmë sehir ....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. .
                                              .

                                              Si drejtsia ,si qeveria, si opozita, jan felliqesia e shqiperis.po ekspertet e usa ,dhe be?,o jan te pa afte! osé jan bashkpuntor te se keqes.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Jimi

                                                Ok Ilir !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bastarde

                                                  Olsi Dados eshte me Kurse "Filozofie"..sikur se Fredis Bejleris me Kurse "Hidrauliku" ne Qipro... ja Pyeteni Fredi Bejlerin:Ke ke pasur Shoke Kursi??Qe te fusi Koken ne Bythet...keta jane Spiuna, qe hane Bukun e Shqiperiose...keta duan Enver Hoxhen....ai u qinte Nenen...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Liria

                                                    Ore dhe Arian Curi kurs filozofie ka bërë në Greqi. Çfarë kursi qënka ky?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Per korrektesë

                                                      Arjan Curri ka bere Bachelor ne Greqi, jo kurs. Mos i ngaterro gjerat. Bachelor per Filozofi ka edhe ne Shqipëri, por nuk e preferon njeri, sepse per te punuar kamarjer ne Shqipëri, apo ne shtëpi pleqsh ne Gjermani, nuk ka nevojë per filozofi.

                                                      Përgjigjjuni
                                                  2. G
                                                    G

                                                    Kur drejtesia shkel ligjin per te futur ne sistem jasht kritereve ligjore persona si ky Olsi Dado,atehere si do I besojm ne ketyre qe te na japin drejtesi?! Shtoj kesaj dhe politizimin e skajshem,sidomos juristet qe dalin nga non-grata Argita Berisha.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dont steal

                                                      Mos vidhni dhe skeni pse keni frike nga SPAK! Artikuj kot! Mos vidhni.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        Cubi

                                                        Republika eshte dhjer o yzeir.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. j
                                                          jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

                                                          Ky quhet INFORMACION ne nje vend pa' shtet e pa' Zot...Koloni ku agjenturat Jane ulur kembekryq! Tragjedija e vertete eshte se mender kAmentuesit shumica Jane IDJOTE dhe bejne TIFOSLLEK! Ketu nuk diskutohet emri Lali Eri por kryetari i bashke kryeqytetit me IMUNITET te POPULLIT si askush TJETER perfshi edhe mender deputetet e dePUTANAT perfshi edhe KRYEMINISTRIN shumica te INKRIMINUARI..dhe pikerisht kryetari Bashkise futet ne QELI pa' u GJYKUAR nga nje QENJE-fantazme,nje strutture fantazme e quajtur SPAK kur edhe shqiptari me normale qe Nuk eshte tifoz e di qe tek ne NUK KA SHTET TE SE DREJTES E NUK EGZISTON ASNJE PUSHTET I NDARE E PA VARUR! Ne duar te agjenturave ku ish 'cunat e Durrsit' Ina,Olldashit,Olsat,koqedashet ne sherbim te tyre perdoren si INKUJZITORE

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Erdogan

                                                            Shkrim i sforcuar.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Y
                                                              Yzeriri i madh

                                                              Karta e Veliajt per te shpetuar nga akuzat serioze ndaj tij duke sulmuar prokurorin si individ nuk do te kete sukses. Kriteret ne kohen e Ina Rames kane qene ato qe kane qene. Ato nuk jane te gdhendura ne gur. Perjashtime nga kriteret bêhen gjithmone. Po me qe i hyme kritereve, a e di Yzeiri qe ka pas ministra qe s'kane mbaruar as shkollen e mesme? Po qe ka deputete, ministra e adakemike me doktoratura fallco dhe te bera me plagjiature. Republika ka rene kur e drejtojne njerez mashtruesa, por jo pse nje prokuror i zgjedhur brenda ose jashte kritereve ushtron detyren e tij ne zbatim te ligjit dhe ne mbrojtje te interesit publik.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. C
                                                                Ccv

                                                                Për Olsi Dadon ke të drejtë. Por për çështjet e tjera ???? Si i dalin llogaritë Veliajt?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Franci

                                                                  Analizë e saktë , parashkrim inteligjent e autori ngre sjë problem tepër serioz për ekzistencën e një shteti demokratik e konsolidimin e republikës tonë. Dhe në qpftëse e duam këtë duhet një lëvizje qytetare për pastrimin e kësaj drejtësie që e mbështetëm shumë duke qëruar një orë e më parë prokurorë e gjygjtarë të paaftë e kamikazë të tipit Dado, Dumani, Prenci, e co. Duhet lëvizje qytetare pasi kjo mazhorancë e drejtuar nga Rama nuk jep shpresë e është kthyer në pazarxhie me Berishën.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. J
                                                                    Juristi pensionist

                                                                    Bravo z. Yzeiri! Shumë mençur, profesionalisht, guximshëm dhe patriotisht jeni shprehur. Reforma në drejtësi ishte, loja. Në organet e drejtësisë ndryshoi vetëm lëvozhga, ligësia, militantizmi, korrupsioni, tradhtia mbetën brënda. Rama bën aq sa i intereson dhe do, jo ato qëduhen bërë dhe aq sa duhet bërë.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      PATRONAZHISTI BLU

                                                                      Iliri ka absolutisht te drejte kur e quan Mazhorance Frikacake. Si mundet te heshte perballe ketij skandali ne emerimin prokuror ne shkelje te kritereve qe duhet te plotesonte kandidati per prokuror. Reagimi ndaj ketij skandali do te ishte mbrojtje per drejtesine dhe jo heshtja prej frikacaku qe realisht eshte sulm ndaj drejtesise. Gjume te embel Edi Rama! Veliaj po qe se ka ndyre duart (nuk kam asnje keqardhje)le te pergjigjet duke u mbrojtur me avokatet e tij.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. N
                                                                        Nga larg

                                                                        Te lumte Ilir! Me shume nuk mund te them dot.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. s
                                                                          sali kari

                                                                          Dy gjera duhet te komentoi, nje komentues pyeti se si e ka kaluar vetingun ky noteri , noterin e beri prokuror ina rama dhe po vetingun ja beri ina rama, dhe e dyta , nje komentues tjeter shkruan , se prokuroret paguhen nga 10 mije Euro sa shume marrin dhe nuk bejne as gje , pse nuk flet as kush se keta palo prokurore marrin me miliona euro nga sali krimineli , ilir meta dhe monika kryemadhi, spurdhjaku eshte kanceri i Shqipërisë dhe lavatrice e hajdutëve

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. Q
                                                                            Qato Treska

                                                                            Artikull i goditur, z. Yzeiri. Le te mburret sa te doje Gjatoshi dhe le te na mburrin miqte e huaj, por ne nuk beme reforme ne drejtesi dhe as qe krijuam te ashtuquajturen "drejtesi te re". Perkundrazi, per mendimin tim, kemi bere hapa prapa. Perderisa neper gjykata ka me qindra mijera dosje qe kushedi kur u vjen radha te shqyrtohen, perderisa burgjet jane mbushur me te paraburgosur, shumica pa vendime gjykate e pa akuza konkrete, perderisa ne kete drejtesi ka njerez si Dumani, Dado etj., te njohur per mufkat e tyre, gjyqtare frikacake, juriste produkt te Plepave, apo miq e shoke te vajzes se xha Saliut, ne kete vend as qe mund te behet fjale per drejtesi dhe aq me teper per "drejtesi te re". Rrugezgjidhja? Le ta gjejne ata qe paguhen per kete pune.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. A
                                                                              Arbër Hajdari tifozi mendjelehtit Mateo

                                                                              Nëqoftëse Olsi Dado do të vazhdojë të qëndrojë prokuror atëhere mund të themi që drejtësia e re ka vdekur përfundimisht.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. K
                                                                                Kiri

                                                                                Analiz brilante por ne qoftese veliaj.ka vjellur duhet te perfundoi ne burg kjo me fakte por duhet patur kujdes sepse SPAK eshte nje celul terroriste e drejtuar nga SALI SERBI

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. K
                                                                                  Kiri

                                                                                  Analiz brilante por ne qoftese veliaj.ka vjellur duhet te perfundoi ne burg kjo me fakte por duhet patur kujdes sepse SPAK eshte nje celul terroriste e drejtuar nga SALI SERBI

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. V
                                                                                    Vjellacaku

                                                                                    Qe te ndodhe kjo qe ti kerkon, duhet minimalisht te zhvillohen seancat gjyqesore dhe te palet te japin secili argumentat dhe gjetjet e tyre. Por nese pala e akuzuar mundohet me cdo kusht te shtyje moszhvillimin e gjyqit, sigurisht qe ketu ka dicka qe nuk shkon dhe arrijme pastaj tek "pafajesia" e Lulezim bashes per abuzimet me rrugen e kombit.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. A
                                                                                      Arbeni

                                                                                      Nuk thuhet vjellur,por vjedhur o malik derri.Të vjellësh është të nxjerrësh nga goja atë që ke ngrënë e ke futur në stomak.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                    2. M
                                                                                      Miri

                                                                                      Ja ta zeme se Olsi Dado eshte emeruar ne menyre te parregullt nga Ina Rama e Bamir Topi ne vitin 2008 , dhe ne fakt duket sheshit se emerimi i tij ka qene i parregullt. Mirepo ky ka kaluar vetingun nga te njejat komisione qe kane skualifikuar qindra prokuror e gjykates per gjera shume me te parendesishme. Dikush mund te thote se perseri e beri Ina rama, por ne e dime se Ina Rama nuk ishte vete vali e vet kadi i procesit te vetingut pra edhe nese Ina Rama ka kontribuar ne kalimin e vetingut dhe caktimin e tij si prokuror i Spak, ky kontribut eshte bere nepermjet te tjereve pra korruptimit te tyre ne disa shkalle . Nese kjo eshte e vertete atehere nuk bie poshte vetem procesi ndaj Dados por krejt procesi i vetingut dhe krejt reforma ne drejtesi e cila per hir te se vertetes nuk ka bindur askend qe nga fillimi, jo per nevojen e saj por per menyren si eshte inicuar e zbatuar.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. K
                                                                                        Kallarja kuqe

                                                                                        Vete pyete e vete u pergjigje, fiks e ke, ne te dyja rastet te i njejti ven o fal ai fantomasi

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                      2. A
                                                                                        Arbeni

                                                                                        I jap shumë të drejtë Z Yzeiri,sepse ka bër një artikull brilant duke i vënë pikat mbi i,atje ku prekemi të gjithë.Mirë në kohën e Inës dhe Bamirit që u bë çu bë,po tani me reformën e re në drejtësi pse nuk u zbatua ligji për noterin Ols Bulloni?Ligji kërkon që prokurorët dhe gjykatësit në SPAK dhe GJKKO duhet të kenë mbaruar shkollën e magjistraturës ku në të sëmës e kishin mëndjen KLP-ja që prooozonte këta prokurorë pa përmbushur kriteret për të punuar në strukturën e posaçme ?Sigurisht miqësitë e sëmura dhe korrupsioni ja kanë zënë frymën vëndit tonë.sali maloku e ka sharë dhe e shanë me libër shtëpie Dumanin me lloj lloj epitetesh dhe emra kriminelësh pa të drejtë,po PS dhe Z Rama pse nuk e ngrejnë zërin për këtë shkelje të ligjit duke emëruar një noter në prikuror pa meritë.Thotë mirë Z Yzeiri që ose është frikacak ose do që ta sakrifikoj Erjonin për qëllimet e tij.Edhe shoqëria civile duhet të protestojë për këto padrejtësi që i bëhen shqiptarëve e jo të hesht.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. b
                                                                                          berberi

                                                                                          O Ilir, si qytetar i devotshem i ketij vendi apo republike, si te duash ti, UNE dua te di a ka abuzuar me fondet publike kryetari i bashkise i qytetit ku une jam resident apo jo!? E kete pergjigje duhet te ma jape gjykata dhe mezi e pres. Por procesi kerkon te pengohet nga te "akuzuarit e ndershem", qe po te ishin te tille do te duhet te lusnin qe ky proces te perfundoje nje ore e me pare. Nuk jam dakort me paraburgosjen e Veliaj, apo te Ilir Beqaj, por per kete duhen ndryshuar ligjet apo kodet e procedures penale. Uroj qe edhe Veliaj, ashtu si Beqaj te perballet me akuzat e ngritura me argumente ne gjykimin ne themel nese ndjehet jo fajtor!

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. E
                                                                                            Etniku pa kompromis

                                                                                            Artikull brilant,me kesi gjykatesish e prokurores po kthehemi ne sistemin gjykues si ne kohen e berishes,me gjykates e prokuroresh te plepave,bjeri ti biem pra edhe spaku na zhgënjeu.

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje