Nga Baton Haxhiu
Studentët shqiptarë sot nuk protestuan vetëm për një provim në gjuhën e tyre. Ata po protestojnë sepse për herë të parë pas shumë vitesh, një e drejtëqë konsiderohej e fituar po kthehet në kërkesë.
Kjo është pika ku duhet nisur çdo analizë serioze. Kur një brez i ri del në rrugë për një të drejtë elementare, kjo nuk është thjesht krizë momentale. Është pasojë e një procesi të gjatë politik që ka çuar në zbrazjen e përfaqësimit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
E njoh prej vitesh zëvendëskryeministrin maqedonas, Alexin (Aleksandar Nikolovskin). E kemi një miqësi me dallime serioze për shqiptarët në Maqedoni. Kemi folur gjatë për çështjen etnike dhe për shqiptarët. Dhe gjithmonë kam ngritur të njëjtin shqetësim, një përkujdesje e tepruar për dimensionin fetar dhe një mungesë pothuajse totale e investimit në kulturë, arsim dhe shëndetësi. Shqetësimin, në bisedë me të, e kam pas për boshllëkun në arsim dhe kulturë dhe teprinë e islamit politik. Këtë problematikë e kam ngritur prej kohësh edhe kur ka qene Gruevski ne pushtet dhe po ashtu edhe tani kur ne pushtet është Hristian Mickoski.
Ky boshllëk nuk mbeti bosh, sepse në mungesë të pushtetit, aty hyn Turqia, Arabia Saudite dhe Irani. Evropa jo. Dhe kur Evropa mungon në arsim, në kulturë dhe në ekonomi, ajo zëvendësohet nga ndikime që nuk ndërtojnë qytetari, por identitete të fragmentuara. Kjo nuk është vetëm çështje ideologjike. Është edhe ekonomike. Shqiptarët sot janë më të dobët ekonomikisht, më pak të përfaqësuar në vendimmarrje dhe më të varur nga struktura që nuk prodhojnë zhvillim, por kontroll.
Në këtë realitet, politika e jashtme e Shqipërisë ka qenë e kujdesshme. Edi Rama ka ruajtur një ekuilibër të vazhdueshëm me Maqedoninë e Veriut, duke mos e tensionuar raportin dhe duke mbështetur rrugën evropiane të vendit. Kishte frikë të shkonte më shumë sepse frikohej nga një shfaqje e nacionalizmit shqiptar. Por ky kujdes, i shoqëruar me një mbështetje pa kushte për Ali Ahmetin, ka lënë pasoja sepse ai ka mbetur jo si një hero, por si figurë që poshtërohet pa fund nga Hristian Misckoski, që tash i ka dhënë rolin e një kukull are (dordolec) i veshur me rroba njerëzish, ose kashte, për të frikësuar zogjtë, duke e shndërruar atë në heroin që mbron asgjë.
Shqipëria në praktikë ka prodhuar një efekt tjetër, ka krijuar një rehati politike që nuk e ka shtyrë asnjëherë përfaqësimin shqiptar drejt rishikimit dhe forcimit të vetes.
Dhe ndërkohë, në terren, shqiptarët janë përballur me një gjuhë dhe një
praktikë politike nga kryeministri maqedonas, Mickoski, që shqiptarët i ka nënvlerësuar dhe relativizuar si faktor shtetformues, pa marrë një përgjigje të qartë dhe të fortë nga Tirana zyrtare.
Por problemi më i madh nuk qëndron vetëm tek Shqipëria dhe politika e saj e jashtme. Sepse ka qenë politikë pa qëndrim. E vakët. Na doli një lider tjetër që deshi të jetë prezent.
Albin Kurti, në emër të një “ndryshimi”, ka ndërhyrë në mënyrën më të dëmshme të mundshme në këtë ekuilibër të brishtë. Në vend që të ndërtonte një projekt politik të qëndrueshëm, ai ka kontribuar në fragmentimin e politikës shqiptare, duke mbështetur struktura pa peshë reale dhe pa vizion të qartë. Njerëzit e “Vlen”, janë figura për të ardhur keq. Ata flasim shqip, por mendojnë maqedonisht si Hristjan Mickoski. Ky nuk ishte vetëm gabim politik. Ishte një veprim me pasoja antikombëtare. Sepse duke dobësuar përfaqësimin ekzistues pa ndërtuar një alternativë të fortë, ai i dha mundësinë pushtetit maqedonas të menaxhojë shqiptarët përmes grupeve të kontrollueshme, të prodhuara shpesh edhe me votë maqedonase, për të krijuar një fasadë përfaqësimi që nuk ka fuqi reale. Kjo është ajo që sot quhet përfaqësim, por në thelb është kontroll. Në këtë proces, edhe vetë institucionet maqedonase, përfshirë figurat që duhej të mbanin balancën, kanë toleruar dhe në raste të caktuara kanë inkurajuar një zhvendosje të shqiptarëve drejt një përfaqësimi më të dobët, më të fragmentuar dhe më të ekspozuar ndaj ndikimeve fetare si formë organizimi social. Ky është legjitim si fenomen. Por është i rrezikshëm si drejtim. Sepse kur politika dobësohet, boshllëkun nuk e mbush qytetaria. E mbush ideologjia. Dhe kur kjo ndodh në një shtet multietnik, rreziku nuk është vetëm për shqiptarët. Është për vetë stabilitetin e shtetit.
Sot, protesta e studentëve është sinjali më i pastër se ky model ka arritur kufirin e tij. Se shqiptarët nuk ndihen më të përfaqësuar, por të ekspozuar. Jo më të barabartë, por të negociueshëm. Dhe këtu fillon pjesa më e rrezikshme. Sepse ky rajon nuk është i panjohur me tensionet që lindin kur të drejtat fillojnë të zhbëhen në praktikë. Stabiliteti nuk është rastësi. Ai është mbajtur për vite me radhë nga një angazhim i fortë ndërkombëtar, veçanërisht amerikan, që ka vendosur kufij të qartë ndaj çdo tendence destabilizuese. Por sot, ndërkohë që këto procese po zhvillohen, përfaqësimi diplomatik shqiptar në Shkup, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, duket i shkëputur nga realiteti. Nuk ka lexim të thellë të së kaluarës, nuk ka kuptim të plotë të së tashmes dhe mbi të gjitha, nuk ka vizion për të ardhmen. Sepse kur nuk e njeh historinë e këtij problemi, e trajton si episod. Kur nuk e kupton thelbin e tij, e relativizon. Dhe kur nuk ke strategji, e lë të rrjedhë vetë.
Sot nuk ka as rrugë, as strategji dhe as vullnet për të ndikuar realisht mbi këtë qeveri nacionaliste te Hristian Mickoskit. Ka vetëm kujdes, heshtje dhe një lloj përshtatjeje që nuk prodhon zgjidhje. Dhe kjo është ajo që e bën situatën më të rëndë, sepse kur politika dështon, kur përfaqësimi dobësohet dhe kur diplomacia mungon, atëherë zhvillimet nuk kontrollohen më. Dhe historia e këtij rajoni na ka mësuar një gjë të thjeshtë, kur të drejtat fillojnë të zhbëhen dhe askush nuk ndërhyn me vizion dhe guxim, atëherë kriza nuk është më çështje nëse do të vijë, por kur do të vijë.
Sot, protesta e studentëve është sinjali më i pastër se ky model ka arritur
kufirin e tij. Se shqiptarët nuk ndihen më të përfaqësuar, por të ekspozuar. Jo më të barabartë, por të negociueshëm. Dhe këtu fillon pjesa më e rrezikshme. Sepse nëse ky kurs vazhdon, nëse të drejtat vazhdojnë të relativizohen dhe përfaqësimi të dobësohet, atëherë rreziku nuk është më teorik.
Konflikti i vitit 2001 nuk ishte rastësi. Ishte rezultat i një akumulimi padrejtësish dhe një momenti kur balanca u thye. Atëherë kishte një faktor vendimtar që e ndali përshkallëzimin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot, ky faktor nuk është më i pranishëm me të njëjtën peshë. Ndërkohë, në terren, ndikimet janë të tjera. Ka më shumë lojtarë, më shumë interesa dhe më shumë ndërhyrje të heshtura nga rajoni, nga Greqia, Bullgaria dhe mbi të gjitha Serbia, që historikisht ka investuar në çdo hapësirë ku mund të prodhohet destabilizim. Në këtë kontekst, çdo dobësim i shqiptarëve si faktor nuk është vetëm çështje e tyre. Është hapje e një fronti të ri në një zonë që gjithmonë ka qenë tampon i brishtë në Ballkan. Dhe nëse kjo rrugë vazhdon, përgjegjësia nuk do të jetë e shqiptarëve. Sepse shqiptarët, me të gjitha gabimet e tyre, kanë bërë më shumë se kushdo për ta mbajtur këtë shtet larg një etnonacionalizmi të verbër. Kanë pranuar kompromis, kanë ndërtuar bashkëjetesë dhe kanë mbajtur balancën. Nëse kjo balancë thyhet, faji do të ketë emër. Dhe ai emër është politika që sot po e shtyn Maqedoninë drejt një rreziku që e njeh mirë, por po sillet sikur nuk ekziston.
Baton, sa te kete Kurtin vlla Mickovski ben si te doje me bolet shqiptare te VLEN ne RMV. kurvte zbojme Kurtin dhe shkrihet edhe VLEN famekeq i shqiptareve muslimane te shitur tek vllaznit e shkijeve.
Ate qe I ka bere Dhe po I Ben albini shqiptarise do te Bolger shume vone Edhe Pse tashti Pjesa dermuese e kane kuptuar. Degjon Profesor e kriminaliatikes Karamuço - ai e thite TROÇ….
Bravo Baton , ke vene piken mbi " i " . Kjo qe po thua (pa doreza) eshte e verteta .
Lideret e dalur nga lufta kryesisht kan qene te pa afte apo te pa pregaditur per dialog e politike.Ky person, batoni,duke qen i shkathte dhe lojtar serb po edhe maqedon,ka shfrytëzuar lojen me tavolina duke propozu ate qe i kane then sherbimet serbe,komandantet te etur per pushtet dhe para,nuk kane pa me shume se hunda e tyre.Keta politikane te pas luftes,kane len aq shume problme kombetare e shtetrore sa sot jan persona irritues dhe te pa besueshum ne popull.Per ate populli eshte drejtu ne lider dhe zgjidhje te drejta kombetare e shtetrore.Politikanet e dalun nga lufta edhe pse e kane pasur perkrahjen dhe besimin e madhe te popullit si dhe kohe me bollok,lakmia matriale,jeta e shfrenuar nga pushteti,koorupcioni i pa funde,pa dija ne dialog me te huajt se me tanet me plumb i kane zgjedh problemet,kane ber qe sot te shihen edhe si eskorta e dyshimt serbe.Keni harru se zullumi keputet prej se trashi,kete po e perjeton sot krahu i luftes dhe rende po e perjeton,e keqperdori dhunshum besimin e popullit.Albini,ketu nuk ka asnje faje,te tjeret kane gatu para tije,Albini eshte sot shpresa,inatqoret let pelcasin...
Shqiptsrër në maqedoni buzë shpërbërjes totale,shpendërnguljes dhe zhdukjrs me çrohresion arifmeti Vleni njëjtë si dui,vetëm keqë për shqiptarët
Shqiptaret e Maqedonis flasin nje shqipe perfekte..... Vendet multi etnike e kane kete problème ndaje ky shtete artificiel si dhe krahine e kosoves duhet te shperbehen
Kjo protestë - demonstratë kundër regjimit sllavo fashist edhe pse e vonuar ishte e qëlluar e efektshme dhe dinjitete e me porosi të qartë. Më kujton demonstratën e Prillit 81 në Prishtinë që u shtrinë në tërë Kosovës dhe gjithandej ku kishte shqiptar dhe ishte një faktorët e shpërbërjes së krijesës artificialë të ish Jugosllavisë komuniste siç është edhe Maqedonia me veprime saj fashiste kundër shqiptare. sukses e punë të mbar Yllirid.
Interesant koicidenca ne kohe Maqedonia ishte e sigurt se nuk do te hynte ne BE (megjithese mardheniet nderetnike ishin te mira dhe detract e perfunduara) per shkak te vetos Bullgare BE ishte e kenaqur me kete statukuo. Mirpo Bullgaria e hoqi veton (interest arsyeja perse) BE filloj te gjej arsye per ta shtyre daten e pranimit (2030) por kishte veshtiresi. Te pakten ne letter Maqedoania i kishte perfunduar tere detyrat sipas Komisjonit per Zgjerimin e BE deklaruar para heqjes se vetos Bullgare Dhe papritur filluan Protestant e Shaiptareve qe vulos Maqedoni nuk hyn ne BE me 2030. Thjesht interstate koicidenca ne kohe
HHarroheni që shqipja të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni si serbishtja në Kosovë, ose ne Zvicër …Maqedonët janë ultranacionalista dhe kërë pak shqipë pë e hekin me nxitim.Duhet një angazhim mbarëkombëtar intelektual dhe jo vetëm për marrjen e asaj që u takon ,nuk u marim asgjë të tjerëve ,dom atë që na takon.
Duke qenë shtet artificial Maqedonia mbetet fushë loje e nacionalizmave ballkanike. Aty kryqëzohen synimet serbe, bullgare dhe greke. Ai shtet qëndron në këmbë prej shqiptarve. Por tendenca e liderave shqiptarë për dominim te shqiptarët e maqedonisë ndikon negativisht. Protestat janë të drejta dhe me siguri do kenë efekti positive.