“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

9 Prill 2026, 10:05Blog Nga Ylli Manjani

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të rrëzuar kërkesën e Ilir Metës nuk është thjesht një akt procedural. Është një sinjal alarmi për mënyrën se si funksionon drejtësia penale e reformuar në Shqipëri.

Argumenti i përdorur në vendimin e gjykatës, se “...duket se ka fakte që bindin edhe një vëzhgues të jashtëm se personi mund t’i ketë kryer veprat penale..”, nuk është vetëm i paqartë. Është thelbësisht i rrezikshëm!!

Sepse në thelb, çfarë po thotë gjykata?

Që nuk ka rëndësi çfarë provohet në sallën e gjyqit. Mjafton që të krijohet një perceptim bindës jashtë saj.

Kulmi!

Ky standard nuk është juridik. Është sociologjik. Madje më keq: është propagandistik.

Në një shtet të së drejtës, masa e sigurisë, veçanërisht paraburgimi, nuk vendoset mbi bazën e asaj që “duket”, por mbi bazën e provave konkrete, të verifikueshme dhe të debatuara në një proces kontradiktor gjyqsor.

Çdo devijim nga ky standard është një rrëshqitje drejt arbitraritetit.

Ky formulim nuk është i ri, në fakt. Atë e ka shpikur dhe përdorur në mënyrë të përsëritur nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tashmë ajo është ngritur në një nivel edhe më të lartë: është legjitimuar në mënyrë implicite nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Shkencë juridike e hatashme!!!

Po mirë, ta vijojmë pak shkencën, lind pyetja thelbësore:

Kush është “vëzhguesi i jashtëm”?

Publiku? Opinioni? Titujt e portaleve? Kush?!

Sepse në praktikë, “bindja e publikut” nuk krijohet në vakum. Ajo ushqehet çdo ditë nga rrjedhje të qëllimshme të materialeve hetimore, nga përgjime të selektuara dhe nga një narrativë e ndërtuar me kujdes në media. Publiku ynë është i tejmbushur me bindje që të gjithë vjedhin. Nëse ky “publik” më pas përdoret si standard për të justifikuar heqjen e lirisë, a kemi kemi hyrë në një rreth vicioz:

akuza prodhon perceptim, perceptimi prodhon masë sigurie?!

Pa kaluar ende nëpër gjykim.

Kjo përmbys një nga parimet e përjetshme të së drejtës: prezumimin e pafajësisë. Në vend që shteti të provojë fajësinë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, individi mbahet në burg sepse “duket sikur mund të jetë fajtor”.

Në këtë logjikë, procesi gjyqësor penal në Shqipëri nuk është më vendi ku zbulohet e vërteta. Ai është kthyer në një formalitet që vjen pas dënimit faktik me paraburgim.

Nga ana tjetër, nëse mjafton të bindet publiku për të marrë masa ndaj një individi, atëherë pyetja që lind natyrshëm është:

Përse na duhen gjykatat?

Nëse vendimi real merret në ekranet televizive dhe në dosjet e rrjedhura, atëherë salla e gjyqit mbetet vetëm një dekor institucional.

Ky nuk është më problem i një rasti. Është një model që po konsolidohet.

Dhe çdo model i tillë ka një kosto, jo vetëm për individin që sot është subjekt i tij, por për vetë besimin te drejtësia nesër.

Reforma nuk mjafton tashmë. Duhet përmbysje.

 

15 Komente

  1. D
    Daja

    Në perceptimin tim antaret e gjykates kushtetuese janë të gjithë te pa aftë , se zaten u zgjodheë nga partitë, oseeee janë të ndotur të gjithë me pislluqe e kanë frikë nga spaku

    Përgjigjjuni
    1. L
      Linza

      Fiks fare Daja. Jo vetem ata te GJK, jane komplet te paafte por dhe Gj Posaçme, ajo e apelit etj. Me nje fjale, me ndonje perjashtim, te gjithe jane per turp.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits../;;...

        Mos e rruani fare , se ne keto momente kane filluar mbledhjet e kolegjeve penale lidhur me vendimin per kufizimin e paraburgimit ne Shqiperi.....keshtu qe me shume gjasa , gjithe funderrinat e politikes si Lali , Likja.....do te dalin , kurse te tjeret si Saliu , Mediu....nuk do hyjne brenda.......Fitore e madhe !!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prodigy

          Pae tu prish biznesi belind esmerit ty ? Po shko ha sufllaqe ate bej

          Përgjigjjuni
      2. E
        Enveri

        “...duket se ka fakte që bindin edhe një vëzhgues të jashtëm se personi mund t’i ketë kryer veprat penale..”, Duke u nisur nga ky motivim i GjK., le te shohin se cfare opinioni dhe bindje ka vezguesi i jashtem per disa nga institucionet kryesorevte drejtesise; 1. Ne publik perceptohet frika qe GjK ka nga Spaku, mbasi anetaret te saj jane edhe pergjuar ne menyre te paligjshem nga Spaku. 2. KLGJ dhe KLP Jane dy organe edhe controlli qe jane te panevojshem mbasi deri me sot nuk kane kryer as edhe nje kontroll ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve qe shkelin ligjin sa here ju do qejfi. 3. Spak eshte ne sherbim te Saliut dhe Ramduros, mjafton fakti qe per ceshtjet e krimit shteterore te 21 Janarit dhe Gerdecit edhe pas 15 vjetesh hetimet jane ne vend numero. Veliaj i mbyllur ne burg pa' gjyq, si ne kohen e diktatures, kur ne vend te tij duhet te ishte prej kohesh vrasesi Sali Berisha, nderkohe Brecani i droges eshte ne arrest shtepie e Paplekaj i denuar per vrasje lirohet per sjellje te mire. Opinioni sot Ka bindjen qe drejtesia e re eshte jo vetem shume me e korruptuar se ajo e vjetra, por fale imunitetit maksimal qe ishte dhene nga reforma e Ramduros shkel te drejtat me elementare te individit. Tani, Duke marre parasysh cfare rreshtova mesiper, te gjithe keta te korruptuar e shkeles ligji duhet te ishin brenda si Ilir Meta apo Erjon Veliaj!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kallarja kuqe

          Kokes i ke ra Daje, keta po vejne gjykates kushtetues njerez nga 40 vjec, ne gjithe boten gjykatesi kushtetues eshte dikush qe ka mbyll karrieren e vete dhe si bonus per integritetin i japin pozicion kushtetues. Mesatarisht te mosha 60 e lart, qe ti japi dicka mbrapsht shtetit te vete. Kjo do te thote qe jane te vendosur politikisht dhe jo te zgjedhur nga kushtet. Fatkeqsisht ne gjykatat me poshte, me perjashtime se sduhet me i fut te gjithe me nje thes, ka me keq akoma. Po vejne 27 vjec gjygjtarin, imagjino cfare mund te vendosi ai rrobi 27 vjec, cfare integriteti mund te kete ai ne ate moshe. Kte reformen e qane keta, tani le ti pijne lengun

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tarras lala

            Ti ke gjysmakun e belindit 38 vjec deputet me prona qe nuk i dihen burimet, e cdo zgjedhje shtohen pasurite, po tregon tani ndershmerine e politikes ndaj drejtesise ??

            Përgjigjjuni
        2. x
          xha Braho

          wow, mire qe me sqarove se e kam kerkuar gjithmone cilat jane argumentwt qe perdorin gjykatat ne rastin e paraburgimeve. Kjo qe thoni ju eshte e tmershme, jashte cdo natyre demokratike, dhe krijon nje nje perceptim se gjykatesi apo gjykateist qe kane shkruar nje gje te tille jane idiote!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Futja kotë

            Paraburgimi duhet të rishikohet Gjykatat duhet të vendosin për faktet e prekuroris brënda 3 ditëve brënda muajit ose tre muajësh Të tilla paraburgime kam dëgjuar nga gjykatat e Kosovës Mëndoj që prekurorët faktat ti prezantojnë te gjykaci para arestimit Në arestim të bëhen ballafaqimi mesë palëve hetus avokat i pandehur dhe gjykatë për të vendosur paraburgimin

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pa vlere

              Ne publik duket qarte mendimi, dhe bilé i kthyer ne bindje, edhe i vertetuar me sondazhe te shumta, qe Prokuroret, Gjyqtaret e te gjitha shkalleve, policet rrugore, mjeket e te gjithe sektoreve, tatimoret,.. etj marrin rryshfet. Sistematikisht, dhe ne shuma qe ndryshojne ne varesi te hallit apo rastit. . Si veprohet ne kete rast sipas llogjikes te Gjykates Kushtetuese..?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Damascus

                Po shembet kjoska e shpifkeve te belind kellicit

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Selim

                  "Proces kontradiktor gjyqesor" sikur e fut trurin ne konflikt. Qellimi final i asaj qe don te thote Manjani eshte i ashtuquajturi gjyq i bazuar ne kontradiktoralitet qe do te thote palet te jene ne kushte te barabarta dhe te shprehin kendveshtrimin e tyre per ceshtjen permes debatit gjyqesor per ta qartesuar ceshtjen nga te gjitha anet. Ne pervojen time personale ky debat nuk ekziston sepse gjykata nuk ka nevoje te degjoje njeri. Ajo e din apriori si qendrojne punet dhe meqenese prokurori nuk ka asgje personale me te pandehurin nuk ka kuptim te gaboje. I akuzuari eshte fajtor. Kjo dihet. Manjani pretendon me te drejte qe masa e sigurise mos merret mbi bazen e indicjeve sic e ben perdite gjykata shqiptare por mbi "dyshimin e arsyeshem bazuar mbi prova" sic eshte percaktuar ne ligj. Pare ne kendveshtrimin e Manjanit mbledhja e Kolegjeve te Bashkuara eshte pa kuptim pasi ligji eshte percaktuar qarte dhe gjykatat shqiptare nuk eshte qe nuk e zbatojne apo e zbatojne keq. Thjesht nuk e konsiderojne dhe e shohin te pandehurin shtrember: "Mos me shit men si i pafajshem. Ca doshe aty?" Urdhero? Doja te provoja qe prezenca ime lidhej.. Ska kohe. Ekonomi gjyqesore. Gjykata terhiqet per te marre vendimin. Arrest me burg. Pa afat. Ne tre vjet prokuroria zgjat hetimin pa qene nevoja te marre ne pyetje te pandehurin, gjykata nuk e pyet kurre ne cpike jane hetimet dhe njerezit rrine nen kercenimin e personit nen hetim. Do te doja te me therrisnin te pranoja fajin, te kaloja ne gjykim te shkurtuar dhe ta mbyllja kete histori. Nuk mund ta kesh ate fat. Sepse kjo ndodh vetem ne shtete demokratike. Ne jemi shtet progjymokratik. P.S. Nuk kam bo asigjo

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Inxhinieri

                    Yllli i lexoj gjithnje me shume vemendje shkrimet tuaja dhe gjithmone te jap shume te drejte. Me keto po ndricon ne menyre profesionale ate qe per ne te tjeret eshte llogjikisht e drejte. Faleminderit .

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drejtesi e munguar

                      Gjykatat tona kane 35-vite qe vetem "mjelin"popullin dhe hane nga shteti.Vete organet e drejtesise jane ato qe nuk bejne drejtesi.Prokuroret kerkojne arestimin,gjykatat si notere u plotesojne kerkesen dhe i akuzuari perfundon ne paraburgim.Nga momenti ndalimit fillon "gjykimi publik" qe "zbardh" dosjen duke trilluar cfar duan politikanet.Media ben propaganden se i paraburgosuri eshte fajtor.Pas nje torture te tille kerkohet me "bindje" qe te behet gjykim i shkurtuar.Kur i akuzuari nuk pranon "gjykimin e shkurtuar"ai vazhdon te qendroj ne burg,duke i "nxierr fakte te reja".E gjithe kjo tallie me drejtesine e "pavarur" e mer bekimin nga Gjykata Kushtetuse.Me punen e bere ne keto vite jo vetem qe nuk ka mbrojtur Kushtetuten dhe Republike ka renuar besimin e njerezve tek drejtesia.Ne mendimin tim GJK-ja eshte e paafte te kryej detyren ne rastin me te mire ose sabotatore e drejtesise ne rastin me te keq.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Diploma false

                        Ky skandal tregon se çfare niveli kanë prokurorë dhe gjyqtare në Shqipëri! Kjo tregon se këta njerëz mbarojnë shkollën, bdërkohë ngrohim dhe xhepin dhe i thonë studimeve ku ju kam parë. Jam i sigurt qe pasi bëjnë 4 vite shkollë i mbyllin librat dhe nuk lexojnë më asgjë nga literatura qe lidhet me profesionin e tyre. Këta qenkan niveli ZH.. më keq nuk ka ku shkon.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje