Në një kohë kur bota po digjej, ku lajmet për luftëra, bombardime, qytete të rrafshuara, spitale të bombarduara dhe fëmijë të vrarë rridhnin në çdo ekran, anëtari i vendosur i MAGAmoralit qëndronte i palëkundur. Me një bindje që do ta kishte zili kushdo, ai përsëriste: “Kjo është rruga e duhur dhe e drejtë.”
Asgjë nuk mund ta lëkundte atë nga kjo bindje.
Kur raketat ndriçonin qiellin, atij i dukeshin fishekzjarre.
Kur shkollat bëheshin hi, nuk i shkonte në mendje se brenda atyre mureve kishte edhe fëmijë.
Kur një qytet i tërë bëhet gërmadhë dhe mungon edhe uji i pijshëm, ai ankohet për presionin e ujit në dush.
Togfjalëshi “dëme kolaterale” i duket zgjidhja më e mirë për çdo bisedë dhe debat.
Sepse MAGAmorali ka një kod të vetin etik. Një lloj morali i përmbysur, ku dhimbja e tjetrit është e largët, abstrakte, pothuajse një film ku njerëzit vriten dhe ngjallen sipas dëshirës së regjisorit dhe shijeve të audiencës. Është thjesht një dramë që ndodh “diku tjetër”, në një kanal tjetër, në një botë tjetër.
Por pastaj ndodhi diçka.
Diçka e papritur për të. Diçka e habitshme për të.
Çmimi i karburantit u rrit. Kur shkoi të furnizonte makinën, pa që nuk po i dilte hesapi i parave që kishte llogaritur.
Dhe aty, për herë të parë, MAGAmorali ndaloi. Jo për të reflektuar mbi viktimat. Jo për të menduar mbi luftën. Jo për të pyetur nëse rruga ishte e drejtë.
Por për të parë çmimin në pompën e benzinës.
Aty MAGAmoralit i filloi kriza ekzistenciale.
“Si ka mundësi?” – pyeti ai, duke parë shifrën që ngjitej.
“Kjo nuk ishte pjesë e planit.”
Deri dje, bombat ishin teori. Lufta ishte strategji. Vrasjet ishin “domosdoshmëri”.
Sot, benzina ishte faturë.
Dhe papritur, MAGAmorali u bë praktik.
MAGAmorali nuk është ndërtuar mbi parime universale të së drejtës dhe të së shtrembrës, por mbi çmimin për litra dhe galonë. U kthye kundër luftës jo sepse vriteshin njerëz, por sepse po rritej çmimi i naftës. Nuk është kundër shkatërrimit, por kundër kostos së tij personale.
Por e tregoi se edhe MAGAmorali e ka një moment. Është momenti kur bindja fillon të kriset. Jo nga ndërgjegjja, por nga kuleta.
Sepse për MAGAmoralin, bota mund të digjet, për sa kohë rezervuari i makinës mbushet lirë për të.
Dhe duke parë këtë fenomen lind pyetja e madhe filozofike:
Sa duhet të rritet çmimi i benzinës që ndërgjegjja e njeriut të ndizet?
????fix fare
Bravo Gëllçi. Unë do të këshillonja ta përkthenje në anglisht këtë artikull dhe t'ia postosh ndonjë gazete amerikane. Ia vlen.
Thoma duhet te dish qe jo te tere jane internacionaliste si ty apo si Shqiptaret e mjere. Qe te dish MAGA do te thote per Ameriken e jo per Internacionale Komuniste apo Globaliste. Ne shqiptaret nuk e pelqejme MAGAn sepse me MAGA do te thote qe ne na pritet buka e gojes dhe jetesa qyl ne kuriz te te tjereve si parazitare. Sepse ne nuk e duam kombin sic e duan MAGA, ne shesim edhe nene edhe babem per te jetuar qyl. Per 100 vjet Amerika mbajti me buke e mbrojtje tere boten ne kuriz te Amerikanve. Sot Amerikanet e kuptuan se keshtu nuk shkohet gjate. Se edhe Krishti ( meqe je i Krishtere) tha se kur ke dy kemishe nje jepja fukarajt, por nuk tha hiq kemishen e trupit e jepja Shqiptareve apo botes. Sa per luften, bombat e Amerikes nuk po bien ne Amerikes, por bine mbi ata qe duan dhe kane vratre Amerikanet. Ndaj ato duken si fishekziare. Per ty qe tere jeten ke jetuar nen meshiren e te tjereve firka eshte e kuptushme. Ritja e cmimeve eshte per ata qe shfyrtezuan Ameriken per qellimet e tyre perkedhelese te LQBTve e pederastirave te tjera e jo per te forcuar ekonomine e ushtirne e tyre. Cmimet jane pak te ndjeshme per MAGA e ndaj MAGA nuk i ndjen ato. Sa per " parime universale të së drejtës dhe të së shtrembrës" ato jane parimet e Internacionalizmit Komuist/Globalist ku ne nje bote Internacionale do te punoj gomari si Amerika e do te ushqehen tere parazitet ee tjere se Shqiperia. Une te kuptoj pakenaqesine tende por mos haro se bota nuk vertitet rreth teje apo rreth Shqiptareve parazite por rreth ineresave te cdo njeriu e kombi qe bene univesin tone si qenine njerezore.
Siç të kam thënë edhe më parë: mos e ndrro nickun se të shkoka shumë. Fshatar fare qënke. Amerika e ka shfrytëzuar botën gjatë 100 vjetëve, jo i ka mbajtur me bukë. Ti mbroke Amerikën dhe shan shqiptarët si qylaxhinj o katunar! Nuk të pëlqekan as parimet universale të së drejtës!!! Në rast se e ndërron nickun, po ta them hapur, se ke punë me mua. Gomari dhe fshatari duhet të kenë një nick.
Shume shkrim i mire.E bukur edhe ajo shprehja e kryeminstrit spanjolle,pasi i ka vene zjarrin vendit ,sillet me nje kove ne dore t'a shuaj.Shkrime te tilla duhen dhe jo t'i japin te drejte agresorit,qe gjoja do te vendose demokratike,ku vete Tramp nuk ka lidhje fare me te qenurit demokrat.Edhe miqte neper bote qe ai perkrah jane ekstremiste ne vendet e tyre