Galilei nuk di të lexojë hartat

13 Prill 2026, 17:35Blog TEMA
Galilei nuk di të lexojë hartat

Nga Frrok Çupi

Kur lexova në mjetet sociale se misioni i anijes kozmike Artemis 2 në Hënë, ishte vetëm një sajesë e Inteligjencies Artificiale, atëherë desh u dorëzova para argumentit. ‘Lëre botën të rrëshqasë në lugjet e marrëzisë, dhe kaq!’.

Por bota rreth nesh nuk është vetëm e marrë. Në botën këtu pranë kemi gjithë llojet, deri edhe histerikë të vegjël që tentojnë të mbrohen.
Një nxënës i klasave të ulëta, tek udhëtonte me tren nga Tirana në Durrës, desh të mësonte emrat e stacioneve ku kalonte.

-Sukthi!,- tha i ati për stacionin e katërt nga Tirana.
-Thuks!, tha djali i vogël.
I ati nuk e la që ta merrte gabim emrin e vendit.
“Sukth o bir, jo Thuks!’.
Mirëpo i biri kishte hyrë në labirinthet e personalitetit ende të pa formuar, dhe nuk pranonte ta mësonte nga i ati.
-Thuks… Thuks !, thoshte pa pushim, si për t’i gërryer nervin të rriturit.

Kur e ka treguar këtë ngjarje shkrimtari Qamil Buxheli, në rrugët tona kishte trena, por nuk kishte asnjë ide për ‘në Europë’. Tani fëmija është rritur, por prapë nuk pranon të mësojë ‘emrin e vërtetë’ të gjësë.
‘Fëmija’ është bërë parti politike, është bërë anëtar në Parlament, minues, i pasur, ka shënuar emrin në mijëra fatkeqësi kombëtare si edhe në disa data ‘fitoreje’. Por orientimin politik të vendit e gaboi gjithmonë. Njësoj si emrin “Thuks’, për ‘Sukth’. Opozita e tanishme, e cila premtoi ‘Si Europa!’, që në fillim kishte të njëjtën qasje si edhe personazhi i Buxhelit.

Partia që u krijua si vullnet qytetar i Shqipërisë për t’u bashkuar me Europën, vetëdijen e saj e manifestoi në ‘sinqeritet’ formal. Parulla nuk tha kurrë se ‘Shqipërinë do ta bashkojmë anëtare të Europës së Bashkuar, por tha ‘si Europa’. Mes përcaktimeve ‘Si Evropa’ dhe ‘vetë Evropa’, ka një hendek të madh.
Nuk qëndron këtu thelbi i gjësë.

Këta që luftojnë me ‘këmbë të kalit’ sot për të ndaluar pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të keqen e kanë në qenien e tyre, jo vetëm në fjalë. Madje është edhe e natyrshme. Në të shkuarën historike kur Rilindasit tanë kërkonin ‘dielli lind andej nga perëndon’, bënin sforco të mëdha kundër turmave që tërhiqnin për nga Lindja e Largët apo e Mesme. Ku shkuan ata? Shpirti i sejmenëve të ‘dum baba’ nuk humbi, u implantua në grupimin e deputetëve a partiakëve që ‘hanë hekurin me dhëmbë’ për të mos hapur rrugën drejt Europës.

E nisën me thyerje të rezolutave perëndimore, me trafik armësh për grupime terroriste, me luftë civile, me grushte shteti, dhe mbërritën deri në dyert e Brukselit me thirrje “Mos e pranoni Shqipërinë’. Shqipëria është plehër!, deshën të thonë duke ligjëruar ‘narkoshtetin’, ‘shtetin e korruptuar’, ‘Shqipërinë zhele’.
Më në fund i deformojnë vetë punët e Europës. Tani përsërisin ‘Thuksin’ në hartën e re të kontinentit. Shqipëria është në projektet dhe arritjet shembullore të rrugës Europiane brenda një kohe të shkurtër. Krerët e institucioneve të Bashkimit Europian e deklarojnë në Bruksel, e deklarojnë në Paris, në Romë, në Berlin… Madje vijnë edhe në Tiranë ku dëshmojnë ecjen e shpejtë të Shqipërisë me qeverinë e Edi Ramës.

Edhe vetë Edi Rama, kryeministër, e dëshmon ditë pas dite.

-Jo, nuk është Sukth, është ‘Thuks’!- thonë këta.
Nuk është fëmijëri politike. Është qëllimi i shthurjes së botës shqiptare, siç ishte në shekuj për t’i kthyer pas perspektivat. Në fjalorin politik, modeli si ky, është rrënjosur si formula: ‘Galilei nuk dinte t’i lexonte hartat’. Teleskopët e astronomit të parë kishin zbuluar se ‘hëna kishte male, ndërsa Jupiteri kishte satelitë’.
Ata i thonin: ‘Jo , Galilei nuk di të lexojë hartat’.

6 Komente

  1. k
    kris

    Rama si Galilei?Mos o zot se do ta djege Saliu ne turren e druve. Rama ne frymen e fundit do te thote: Megjithate europa eshte me dy kate

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajde Qofte tek daja…

      Mirë që nuk i ka thënë SKUTH se do të ishte Duman, Preç, Dado, Nesti, Nestina dhe do të punonte në SPAK

      Përgjigjjuni
      1. z
        zz

        Shrim i dobet prej militanti .Megjithate ben mire qe shkruan here pas here dhe i shton dicka pensionit sepse jeta eshte bere e veshtire, cmimet kane kapur majat ndersa pensinet kane mbetur ne vend.

        Përgjigjjuni
        1. f
          five company

          Sipas opinionit tim personal, tek shkrimi i Cupit, nuk do hiqja asnje presje ose te shtoja ndonje pike. Konciz me subjektin " Marrezia e Madheshtise"!

          Përgjigjjuni
        2. G
          Goni

          edhe ne kohen e qofte largut kishte tren or FRROK ,dhe sot as tren dhe as fytyre nuk ke,legen

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Dhe ti o Frok nuk je më i mirë se absurditeti. Në shkrimin për të mbështetur katnaren tënde të gjuhës, na fole për respektin që duhet të kemi për gegërishten dhe aspak për atë që diskutojnë gegë e toskë, refuzimin e bibës për të folur shqip.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje