Nga Thoma Gëllçi
Në fshat ishte një rrugaç. Të gjithë e njihnin. Të gjithë i shmangeshin dhe të gjithë ia kishin frikën. Nuk ishte nga ata që flasin shumë. Ai vepronte. Nëse nuk i hapje rrugën, të hapte ai kokën. Prandaj njerëzit kishin mësuar: më mirë të largohesh pak, se sa të përfundosh në spital.
Kaluan vite dhe ndodhi ajo që askush nuk e priste. Rrugaçi u vesh polic.
Aty filloi halli i vërtetë.
Më parë njerëzit nuk ankoheshin nga frika. Tani nuk ankoheshin sepse s’kishte ku të ankoheshin. Ishte vetë ligji. Dhe ligji, siç dihej, nuk kishte zakon të grindej me veten.
Një ditë, rrugaçi-polic doli nëpër fshat dhe tha:
“Do t’i presim arrat.”
Ishin nja dhjetë rrënjë arra në një lëndinë. Të vjetra. Të bukura. Nuk i kishte askush, por ishin të të gjithëve.
Kur vinte koha e vjeljes, mblidhej fshati, i vilnin dhe i ndanin drejt. Pa sherre. Pa llafe.
Tani rrugaçi kishte marrë sharrën dhe sëpatën.
U mblodh fshati.
“Mos i prit,” i thanë.
“Na duhen.”
“Janë për të gjithë.”
Ai i dëgjoi.
"Ka marrë fund kjo punë,” tha, “do t’i pres! Dhe ju zhdukuni nga sheshi dhe mos u shoh nëpër rrugë. Shkoni nëpër shtëpia.”
Ç’të bënin. Ishte dhe rrugaç, edhe polic. Kishte dhe muskuj, kishte dhe ligj.
Ikën.
Disa burra shkuan të thërrasin kushërinj e miq të rrugaçit nga fshatrat përreth. Edhe ata rrugaçë në vendin e tyre, me shpresë se ndoshta një rrugaç e kupton një rrugaç.
Erdhën. Folën. U duk sikur e bindën pak. Pastaj ai tha:
“Ju jap afat deri në fund të javës. Pastaj do t’i pres.”
Fshati mbeti në ankth. Ç’të bënin? I kishte zënë belaja. Çdo ditë kalonte si muaj. Askush nuk flinte rehat. Gratë psherëtinin. Burrat rrinin në heshtje. Fëmijët pyesnin: “Pse do i presë arrat?”
Dhe askush nuk kishte përgjigje.
Erdhi dita. Erdhi edhe ora.
Tre orë para afatit, rrugaçi-polic doli në shesh.
U mblodh fshati.
Ai tha:
“Mendova mirë. Nuk do t’i pres arrat. Le të rrinë aty ku janë.”
Një heshtje e shkurtër. Pastaj shpërtheu gëzimi.
“Rrofsh!”
“Zoti të dhëntë jetë!”
“Na shpëtove!”
Filluan t’i puthnin dorën. Dikush solli mish, dikush raki. U shtrua gosti në mes të fshatit. U ngritën dolli.
“Për burrin që nuk i preu arrat!”
Dhe pinin. Dhe qeshnin. Dhe e falënderonin.
Që atë ditë e deri sot, sa herë kalojnë nga ajo lëndinë, ndalen dhe thonë:
“Këto arra janë aty falë tij.”
Askush nuk pyet pse deshi t’i presë.
Askush nuk pyet pse ndryshoi mendje.
Mjafton që nuk i preu. Dhe për këtë, ai mbetet njeriu që “bëri të mirën e madhe”.
E bukur. Mbahet mend e mira e fundit dhe harrohen te gjithe ligesite qe ka bere rrugaci me pare. Keshttu eshte kjo bote, asnjhere enuka ka patur dhe do te ket drejtesi. PO keshtu kur ke bere mire gjithe jeten dhe ben nje gabim nee fund , do mbahesh mend per fajin, fshihet e gjithe kaluar ae mire
Thelbi është që njerëzit e dorëzuar mjaftohen me të keqen më të vogël.
Nje rrugac i saliut tano karidi ose GENC RULI i preu arrat dhe i shiti per mobilje dhe asnje nuk e ndaloi madje madje as mitro cela ish bashkpuntor.... Genc ruli eshte arkitekt i vjedhjes dhe sot eshte zhdukur dhe asnje nuk i kujton vjedhjet e tij
Eshte me e thelle se sa e mira e fundit mbahet mend! Jemi katandisur sa ti themi derrit dajo!
O Tomi, pash zotin me kë e ke, pash zotin ku të ka ngecur sharra, tek cila gozhdë ? E ke me Ramën ? Apo e ke me Saliun ? Se për Veliun e ngratë, po i bëjnë edhe inventarin e gurëve të varrit të Jakov Xoxës, e jo më të Vorrit të Ben Xoxës.
Me Veliajn po sillen si hetuesia e Aranit Celes, vetem se jeni me demek ne demokracine e Palloshit nipit te Spiro Kolekes. Kane shkelur Kushtetuten dhe Kodin Penal, konventen e te drejtave te njeriut e gjithshka tjeter qe regullon themelet e demokracese, por Palloshi nuk ndihet mbasi eshte ai vete organizatori i torturave qe po' i behen Veliajt. Ndersa keta bedelet si Ulsiut, Dado e Dumani, kane marre veten ne qafe, mbasi do te vije dita qe do pergjigjen per pislliqet e shkeljet e ligjeve por do jete von, mbasi do e paguajne me BURG! Palloshi do perfundoje si Orbani dhe pastaj do e varin ne mes te sheshit!
Po i referohet Trump?
Hahahahhah, ky eshte Trump qe do zhduke qyteterimin e lashte persian, por me qe nuk do e prishe atehere duhet te marre Nobel per paqe, hahaha
Ky rrugaçi përfaqson poliqikarët pa flamur.
Eh, o zoti Gëllçi, ç'na kujtove historinë i pishave në qendër të qytetit të Fierit. Kur u bë sistemimi i sheshit dhe lumit Gjanica, aty në qendër, në anë të sheshit ishin rreth 50 a 60 rrënjë pisha mbi 50 vjeçare, që i jepnin një bukuri , freski dhe hijeshi qytetit...... Mirëpo i paudhi i preu...... Kur i thanë,: - Po me pishat ç'pate, pse i preve? - E dini përgjigjen? - Sepse kur pleqtë rrinin në stolat në hije të pishave , zogjtë ju bënin glasa mbi supe dhe në kokë....... Piiikë e zezëë!..... Dhe sot sheshi në qendër të Fierit nuk është më vend qëndrimi e pushimi.... Aty në verë të përcëllon dielli, në ato pllakat kopje e të gjitha shesheve të qyteteve shqiptare...... Si more mund të priten 60 pisha e bredha të butë........... Dhe këtij të paudhi, që është ende kryetar bashkie, i kam kujtuar historinë e ndërtimit të bulevardit që del nga porta e Brandenburgut në Berlin....... Ishte viti 1880..... Kur inxhinierët ja çuan Kancelarit Bismark projektin e bulevardit, ai i pyeti: - Sa pisha priten këtu? Po nja dhjetë a 15 rrënjë, Madhëri....... Edhe unë aq prej jush do të var në pishën afër asaj që ju e prisni....... Devijojeni bulevardin në pjesën ku nuk preket asnjë pishë.! Po është vend moçalor, i thanë inxhinierët....... Mbusheni me gurë e materiale të ngurta , ju tha Bismarku. Një pishë po u pre, unë do të var një prej jush......... . Dhe ky kryetar bashkie do të duhej të ishte varur 60 herë në mes të Fierit, por asgjë nuk ndodhi. Jo nga drejtuesit qeveritarë, por të paktën nga një gjykatës a prokuror........ Eja në Fier zoti Thoma, pyet dhe bëjeni një shkrim mbi çfarë ju informova.
Në këtë sajesë rrugaçin nuk e bëri polic fshati me vota,por e bëri autori i shkrimitJa që erdhi dita që barcaletat me policë me ndihmën e inteligjencës së Thomait të tregohen si përralla.
Po historia e pishave të Fierit, barceletë me IA është?
Posi ta kesh ti me inat thomain do i hedhësh pak Balt po lexoje prap , e prap deri sa ta kuptosh dhe pastaj do qeshësh me veten se nuk je ti rrugaçi o Josi
I bukur si tregim dhe i goditur që nga 1992. e deri tani ai vënd ndërtohet e komandohet nga Mafia nuk ka bur nëne që se kupton aty është e kapur cdo gjë mafia më e madhe janë televizionet sa nuk shihen më Dhe shkrimin e ka për ramën e për berishën për të dy
Sot rrugaçeria ka me shume pushtet se kurre ndonjehere me pare! Kujdes nga rrugaçet-police! Mundohuni, qe te komunikoni me bashkefshataret apo bashke''qytetaret'' e rrugaçeve/rrugeçerve ne ndonje rast te ngjashem si ky, qe na e tregon zoti Gellçi, mbasi rrugaçi e kupton dhe e degjon rrugaçin... Faleminderit per mirekuptimin!