Nga Neli Demi
Ai nuk është hero. Ai është i pambrojtur.
Në këtë foto nuk shohim vetëm një zjarr.
Shohim një njeri që po hyn në të.
Një zjarrfikës.
Pa maskë.
Pa veshje mbrojtëse.
Pa doreza.
Dhe në vend që të na tronditë kjo pamje, ne kemi një refleks të rrezikshëm: e quajmë hero.
Por problemi nuk është që ai është hero.
Problemi është që ai detyrohet të jetë hero.
Sepse në një shtet normal, heroizmi nuk është pjesë e përshkrimit të punës.
Siguria është.
Në një shtet normal:
– zjarrfikësi nuk hyn në flakë me rrobat e përditshme
– nuk rrezikon jetën sepse mungojnë pajisjet bazike
– nuk mbështetet tek guximi për të kompensuar dështimin e sistemit
Këtu ndodh e kundërta.
Këtu, sa herë që sistemi dështon,
ne prodhojmë një hero për ta mbuluar atë dështim.
E shpërndajmë.
E lavdërojmë.
E përdorim si provë të “forcës” sonë.
Por në të vërtetë, është prova e dobësisë sonë si shoqëri.
Sepse një vend që i kërkon zjarrfikësit të hyjë në flakë pa mbrojtje,
nuk është një vend me njerëz të fortë.
Është një vend me institucione të dobëta.
Dhe më e rënda:
është një vend që është mësuar me këtë padrejtësi.
Problemi nuk është ky zjarr.
Problemi është që kjo pamje nuk na duket më e papranueshme.
Drejt, saktë.
Nje proverb italian thot :' "Duket i trishtuar nje komb qe adhuron heronjte " Ky zjarrfikes sakrifikon per te shpetuar jete dhe ... per te ushqyer femijet . Turp per pushtetaret qe shpenzojne per lluksin e zyrave dhe makina te shtrenjta , turp , turp .
Një hartim që mësuesja do të vinte 10. Unë po të vë 11. Njeriu që po ngjitet në shkallë pa uniformë, pa mjete mbrojtëse është vet shteti. Kjo nuk e lehtëson shkallën më të lartë. Por ne hidhemi në lumë për të shpëtuar dikë pa pritur që dikush të na sjell edhe një motoskaf, as ndonjë gomë shpëtimi. Heroizmi nuk është emblemë shtetërore, as politike. Është së pari klithmë njerëzore dhe dhëmbshuri humane. Juve ju mungon kjo , zotëri. Ai është vet shefi i seksioni të zjarrfikësve. Punonjësit e tij hynë në luftë me të gjitha paisjet të veshura. Por ja që ka raste kur një çast i madh, një çast i rrezikshëm duhet edhe ndihma e drejtuesit. Ndoshta atij as i shkonte mendja se do ta bënte këtë sakrificë. Por e bëri sepse kështu i tha zemra, Nuk është hero, kurrë mos qoftë, sepse ai mban titullin më të lartë. Është NJERI më i mirë se ju që bëni politikë edhe me vdekjen, edhe me zjarrin, edhe hallin..!
Labi, te lumte goja! Te kesh jete e shendet!
Dhembshuria humane e punonjesve te shtetit nuk justifikon papergjegjshmerine e qevrtise qe nuk preokupohet per sigurimin e zjarrefikesve, ashtu sic nuk preokupohet Hajdari per strehimin e familjeve. Hartim ke bere ti. Neli Demi ka thene realitetin.
Hallall qumeshti nenes labo e ke qendisur. Bravo te qofte
Labi, falemnderit. E ke thene plot mend e me zemer! Te lumte! Te uroj shendet e te mira.
Ore shok Chat Gtp esht per t rregullu ndonji send Jo per t shkrujt nga fillimi n fund I ve dhe emrin pale Turp
Po ska gje dhe chatgpt te jete mjafton qe eshte e ndjeshme dhe e prekshme. Po ty Vlora 97 te shan Edi Ramen prandaj i thua tjetrit Turp se shkruan dicka te ndjere sikur dhe chat tja kete bere? Turp eshte per ty qe nuk vlereson sakrificatbe atyre njerzve qe shpetojne jete njerezish.
Nuk ka shtet, sepse puneson patronazhist qe rine kot dhe nuk blen pajisje per zjarrefiksit. Ta shikosh ne vere cfare do ndolli me ne. Taot, Zeqinet, Nokat, Zhelet, Vokshi dhe shume te tjere, jane mjerim per shoqerine shqiptare.
Lekët për paisje shteti i ka dhënë por vidhen nga drejtusit e shërbimit zjarrfikës si kudo në çdo zyrë shtetërore! Po të shihen letrat e tenderave do jemi para një skandali të madh korrupsioni nĵejtë si tenderi i uniformave të policisë ku një rrip kartoni për pantallona pulici u ble me me dyfishin apo edhe më shumë sesa çmimi i pakicës që është sot në treg !. Besej se media do ti shkoj deri në fund kësaj vjedhje të organizuar nga vetë qeverria!
Si gjthmone doktori godet problemet ne thelb. Respekte pa fund
Jame teresishte dakorte me artikullshkruedin..!!
Shtet bananesh o.vllezer .... shtet I degjeneruar I poshter hajduta te babzitur maskarenj politikan...poshte partite plitike shqiptare u shofshin
He se i rregullon gjeli detit te peqinit qe siguroi nje vend pellumbash e tani nuk shan as ramen e as saliun qe e krijoi
O Neli LOPA ! Vetem te jeshe idiot te thuash se ka deshtuar sistemi se nje zjarrfikes nuk ka rroba ! Sistemi akoma ska deshtuar kur fluturojne koka njerezish nga lufta qe behet ne Iran e Liban !
Dil 1 her jasht Shqipris e të shohësh si funksionon nji shtet kur ka urgjenc. Ju mbroni kta hajduta politikan sikur I keni familiar aq popull trushplar jemi sa i kundervihemi njëri-tjetrit për ça plera njerz që Kan 35 vjet që vetëm vjedhin e përdhosin popullsin e lodhur Shqiptare. Ropt ku ti keni , se jeni ju që i mbani në kolltuqe kta maskarenj . Mos e mer personale se nuk je vetëm ti. Ka qorra plot të tjer edhe më keq se ty që jetojn me ɓonus nga antikapati dhe aq u mjafton
Ai, siç përshkruhet në kronikën e parë, ishte zyrtar i zjarrëfiksave. Doli nga zyra dhe brofi mes flakëve dhe shpëtoi një grua. Bëri heroizëm. U tregua human. Këtu fillon dhe mbaron lajmi njerëzor. Lenie "lajmin politik dhe bërtisni më 17 prill"
Kjo qe shkruan keshtu ja fut pordhes se nuk e ka degjuar intervisten e zjarrfikesit qe tha se e kishte dite pushimi dhe ishte ne shtepi me kalamajt e vet.Kur degjoi lajmin e zjarrit shkoi me vrap atje se mund te kishte nejtur ne shtepi.Eshte hero me gjithe mend.Kjo zonja duhet te kishte pyetur pse ai ishte pa uniforme ndersa te tjeret po.
Ai eshte hero e shkuar heroit per kurajon dhe pergjegjesise morale qe pavaresisht sa I jopaisur shkoi te beje detyren duke rrezikuar jeten shumefish (sepse edhe ata me veshjet edhe me pajisjet e duhura ndonjehere iu rrezikohet jeta ne situata te rilla) por ne te njejten kohe eshte edhe i pambrojtur dhe viktime e korrupsionit, e mosfunksionimit te struktuarave perkatese. Duhet hetuar pse nuk kishte veshjet dhe pajisjet e nevojshme dhe fajtoret duhet te vihen para pergjegjesise.
sa i lumtur qenka Neli Demi ?? turp kete analist silikoni
Edhe une mendoj qe i ka paisjet Ai e di cfare e ka nxituar te veje vehten ne rrezik e te futet ne flake pa paisje
Shkrim me hamendje
Si mund te kete ai zjarrfikes pajisjet e nevojshme kur erion veliaj shikonte me te nevojshme te bente show dhe video per mediat dhe rrjetet sociale.
Dhe me kete shkrim vjen ne pah diskutimi i perhershem, humanizmi vs mospageses. Triumfon budallalliku ne fund.
Jam dakord 100% me chat gpt
Po te mos kishte shkruar Labi un do te komentoja si artikullshkruesi i cili ne kendveshtrimin e tij ka te drejte.Por,tani qe u ndriçova nga Labi do t'ju thoja mos kerkoni njollen e bardhe ne fustanin e bardhe se nuk eshte mire.Thojani dy fjale te mira dhe atij shefit qe nuk mundi te mos ngjisin dhe Ai shkallet per te shpetuar jete duke rrezikuar jeten e tije.