Demokracia në thes

18 Prill 2026, 17:40Blog TEMA
Demokracia në thes

Nga Frrok Çupi 


Liderët e demokracisë u vonuan prapë. Për të shtatën herë dalin me një orë ose gjysmë orë vonesë. Turmat presin përjashta kangjellave.

Në fillim turmat nguleshin aty, në oborrin e selisë së partisë së demokracisë, ose nëpër kangjella si rrobe të vjetra të hedhura pas shiut.

Lumi i Lanës, me gjithë pisllëkun që sjell nga qyteti në lindje, u krijon bezdi. Të gjithë vijnë nga larg, nga ku ka lumenj, arinj, derra, piskama, dhe humbëtira. Por ajër bjeshke.

Disa vijnë për herë të parë në Tiranë. As s’e dinë përse, veçse u patën thënë se ‘duhet çliruar selia e Partisë  buzë Lanës’, dhe ata morën kazma, qysqi, shula.

-Nga cili do ta çlirojmë?!,  patën pyetur para dy a tre vjetësh.

Partinë e kanë pushtuar shpirtrat e këqij. U duhej tym dhe temjan.

Që atëherë u ka mbetur instinkti i tymit. Tani djegin qytetin.

Është e shtata herë që Partia e demokracisë i sulet qytetit me zjarr, me armë molotov, me fishekzare.

“Këtu flenë djajtë!’, u tha lideri herën e kaluar dhe i vunë zjarrin ish vilës së ish ‘mbretit’ në Bllokun komunist. Brenda u gjetën vetëm disa artistë francez. Ata morën plagë duke u përpjekur të fotografonin ato momente të rralla që vinin si nga Mesjeta.

-Mos na rrini këtu nëpër këmbë!’, i urdhëruan dje dhe turmat u larguan.

-Atje në bulevard e keni vendin, atje u gjejmë!- urdhëruan liderët.

Turmat shkuan  ku nuk e dinin se ku; ndërsa liderët hynë në seli për të bërë gati ‘funeralin e krimit’.

Prandaj vonohen liderët. Është e shtata herë që vonohen. Turmat presin të kënaqura se më në fund erdhi kilometri i fundit. Është e shtata herë që lideri i mashtron dhe turmat kënaqen. Edhe sikur të lëshojë ndonjë gjë tjetër lideri, turmat kënaqen.

Liderët, gjatë vonesës në selinë e Partisë, paketojnë demokracinë. E fusin në thes. Nuk duhet të ndodhen rrotull njerëz të shumtë. Në seli, liderët e demokratikes  gatuajnë një krim të tmerrshëm:

Do të sulmojnë qytetin me armë artizanale molotov. Do të ngjallin frikë e tmerr. Do të sjellin kujtimin e kobshëm të kohës kur bënin vrasje, luftë civile, grushte shteti, vrisnin qytetarë të derë të kryeministrisë, digjnin 26 njerëz për dy minuta…

O zot çfarë i kanë bërë këtij vendi në tre dekada. Por të paktën tani e fshehin krimin në thes.

Brenda në seli duket sikur nuk pipëtin gjë. Në zyrën e kryetarit nuk lejohen liderët e rangut të dytë. Lejohet vetëm Muli, Zeni dhe Boçi. Të besuarit e mëdhenj. Nis aksioni i ‘thesit’. Muli sjell ‘ushtarët’ një nga një, por të gjithë me thasë në kokë. I sjell që t’i masë lideri. ‘Ushtarët’ nuk duhet të shikojnë, vetëm të dëgjojnë urdhra.

Këta janë disa ‘çerra’ të vegjël që i kanë marrë o nga Bregu i Lumit, o nga Bathorja, ose edhe nga Bulqiza. Muli ka shkuar në Nikël ose Fushë Krujë ku prodhohen armët molotov, dhe ka bërë gati gjithçka. ‘Çerrat’ ose adoleshentët e rritur keq e pa prindër, furnizohen me armë vdekjeprurëse. Këshillohen për të fundit herë si t’i përdorin.

-Kujdes! Keni një vrimë në maskën kapuç. Nëpër atë vrimë shikoni liderin në tribunë; kur të tundë flamurin, atëherë shpërtheni armët.

-Po na, ore,- kujdes, mos qëlloni liderin!

Çerrat janë nja 11 copë; herën e gjashtë ishin 13. Të gjithë me armë në çanta të zeza. Mulit i dridhet zemra se mos do t’ia shpërthejnë armët mbi cullufet si maskë të liderit.

Zbresin në katin e parë; aty i pret një grup njerëzish, një sajesë njerëzore ku do të fshihen si në thes. Në fakt është si sarkofag. Disa njerëz, po të besuar, me pankarta me shkrime fyese për qeverinë, krijojnë ‘varrin’. Pankartat janë bërë në përmasa të tilla që të krijojnë fshehtësinë për luftëtarët. Ca pankarta të shtrira, ca më këmbë, ca si çadra. Nga droni lart luftëtarët duken si minj të zi e të murosur.

Që nga selia e Partisë ky kortezh i ngurosur me pankarta, molotovë, fishekzjarrë dhe çerra, drejtohet drejt turmës. Mbahen fjalime. Fjalimet janë kot. Pritet fjalimi i liderit. As ky nuk ka vlerë. Pritet që lideri të lëvizë flamurin. Kjo është ajo pse aty ndodhen turma. Atëherë çerrat e zinj shqyejnë folenë  dhe shpërthejnë armët.

Brenda në atë ‘varr të madh të gjallë’ ishte paketuar demokracia.

5 Komente

  1. E
    Edi Rama, Sinqerisht

    Shoku Llulla !! I more përgjigjet e analizave? Po !! Po pse te kishin shkruar në analizat e gjakut " Pela juaj vuan nga diabeti dhe herpesi i kuq ne tru"!!?? Ke bërë gjë transplant vaginen e pelës shoku Llulla? Bjerri pas shëndetit shoku Frrok NocRrok Çupi mos haj suvanë e qenefit të Ymerit.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      O Zot! Thuaj, cfare tranplaniti i ke bere ketij "Edi Rama Sinqerisht"? mos na ler ne erresire. Ndricona ta dime...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbër Hajdari opionisti më palaco në historinë e B

        Jo vetëm ai grup i vogël kamikazësh që hedhin molotovë por nongrada ka dhe një grup tjetër jo i madh, grupi i komentuesve të tij këtu në faqet e kësaj gazete online. E dini cfarë përfaqësojnë këta komentues ? Njerëz që kanë bërë para me korrupsion e vjedhje nën qeverisjen e Berishës, rrugacë e injorantë, vrasës të mbrojrur nga ligji nga gjygjtarë berishianë të kursit të plepave. Shkurt llumi i shoqërisë shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Edhe pas 100 vitesh kur asnjeri nga ne te mos ekzistoje do kete Injorante qe do thone:fajin e ka Saliu qe nuk behet shteti!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ndoci

            akoma flet ky i peshtiri... si i japin hapsire mediatike..apo me urdher te Ramsit e lejojne te shkruaj tek portalet e oborrit..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje