Rezultati i pastër i ndryshimit të pushtetit në Hungari, u arrit falë një reagimi masiv të shoqërisë hungareze (77% pjesëmarrja në votim).
Në kendveshtrimin tim, edhe pse në kontekste të ndryshme social-politike me një vend anetar të BE-se, përsëri në Shqiperi marrim disa mesazhe nga ky realitet i një vendi europian me demokraci të konsoliduar:
1.Mesazhi i parë është ai i rotacionit, pasi ideja që asnjë pushtet nuk është i përjetshëm dhe vjen momenti që ndryshon, është thelbësore në demokraci.
Edhe nëse një lider duket i fortë e reziston në pushtet për një kohë të gjatë, dinamikat politike ndryshojnë.
Edhe sistemi ynë i kalbëzuar zgjedhor, proporcional me Lista te Mbyllura (2008), mund të ndryshojë.
Sigurisht është pikerisht ky sistem i mbyllur, që i intereson maxhorancës sotme për të mbajtur pushtetin.
Por një përgjegjësi historike mbetet për “opozitën” që rivotoi të njejtin sistem (korrik 2024) , i cili është një nga faktorët kryesorë, që bllokon rotacionin.
Do insistojë të ndryshojë këtë sistem zgjedhor opozita e tanishme? Pritshmëria qytetare është e lartë, por shpresa mbetet e vakët, pasi nuk ka asnjë nisëm serioze nga opozita parlamentare për këtë çështje!!
Dhe kjo sigurisht varet nga misioni që i ve vetes opozita. Nëse deputetët opozitarë bëjne një përpjekje, për të parë përtej kutit të tyre dhe interesit personal në ruajtje të karriges parlamentare, duke kapur mandatin pa garë, por vetëm se i shërbejnë interesave të Kryetarit të Partisë, që i favorizon duke i emëruar në listë të mbyllur (ka prej tyre që kanë gllabëruar jo 1, por nga 2,3,4 apo 5 mandate pa bëre kurrë asnjë garë!!!!), sigurisht që ky sistem i kalbur në themel dhe jo përfaqësues, do bjeri!Do bjeri dhe kur parti politike opozitare të jenë qartazi të interesuara drejt pushtetit qeverisës, jo thjesht pushtetit opozitar!
2.Roli i opozitës ka dhe dimensione të tjera, veç ndryshimeve ligjore. Cila është rruga njihet tashmë në historitë e demokracisë.
Rotacioni realizohet kur e gjithë energjia opozitare arritin të bashkohet, duke krijuar frymë dhe pjesëmarrje, nëpërmjet një projekti politik të qartë e konkurues dhe figurave alternative bindëse. Ky është mësimi më i rëndësishëm për çdo vend: alternativa duhet të jetë po aq e besueshme, sa kritika që lidhet me qeverisjen dhe defektet e saj( per të djathten tek ne, modeli i rotacionit 2005).
3.Reagimi i Elektoratit dhe lodhja politike janë gjithashtu faktorë tejet të rëndësishëm.
Pas shumë vitesh në pushtet, dihet se çdo qeveri përballet me konsum abuzimi pushteti. Por problemi është se ky fakt nuk garanton ndryshim.
Ndryshimi ndodh vetëm atëhere kur qytetarët shohin një opsion, apo alternativë më të mirë politike, që i vihet përballë maxhorancës qeverisëse të konsumuar tashmë.
Ndryshim për hir të ndryshimit nuk rezulton se ka ndodhur në historinë e demokracisë.
Edhe pse ka ankesa të vazhdueshme nga zëra opozitarë se tek ne ka humbur, apo është tulatur reagimi qytetar, kjo nuk qëndron plotësisht.
Qytetarët kanë humbur besimin, se nuk shohin një alternativë reale dhe frymëzuese për ndryshim.
Reagimi nuk eshtë vetëm rritja e pjesëmarrjes në votim, por edhe refuzimi dhe mospjesemarrja. Dhe kjo vjen nga mungesa e plotë e besimit për ndryshim!
Dhe reagimin mjaft qytetarë e kanë bërë në vite, duke u tërhequr gjithnjë e më shumë nga votimi. Kjo u rikonfirmua në zgjedhjet e fundit të pjesshme vendore, ku pjesmarrja në votim ishte vajtuese ( ndonëse pak u fol për këtë fakt regresi, nga të gjitha palët).
Pra, si për çdo vend tjetër demokratik dhe rasti i Hungarisë rikonfirmoi se ndryshimi nuk vjen as nga shembujt, as nga mbështetjet nga jashtë.
Ai vjen nga faktorë të brendshëm, duke filluar tek cilësia e lidershipit alternativ, kombinuar me një organizim dhe strategji politike të orientuar qartazi drejt ndryshimit.
Gjithashtu faktor kyç mbetet një sistem zgjedhor i hapur e përfaqësues ( psh modeli i Kosovës) dhe rivendosja e raportit të besimit me qytetarët, të cilët vetëm me frymën e besimit në alternativën politike, angazhohen masivisht me votën e tyre , për ta bërë realitet rotacionin.
paske bere foton me inteligjence artificiale ??/
Doli shurra tjeter e Saliut!
Akoma nuk e kuptoni difektin! Hungaria që bëri rotacion nuk është njësoj si Shqipëria që nuk bën rotacion, sepse opozita e Hungarisë nuk është njësoj si opozita e Shqipërisë. Së pari, Hungaria nuk ka një Berishë, nuk ka një PD me kusure 36 vjeçare, nuk ka një Parti të provuar dy herë në pushtet dhe ka qeverisur shumë keq, nuk ka të korruptuar dhe të pasuruar me vila jo vetem në pushtet, por edhe në opozitë, etj. Sa për votimet me “lista të mbyllura”, provojeni vetëm me lista të hapura, por do të dilni më keq. Listat e mbyllura bënë që PD-ja të kishte disa deputetë, se me të hapurat dolët shumë keq. Shkurt, rotacioni bëhet kur populli shikon që opozita është më mirë se atë që ka patur deri në momentin e votimit.