Nëse një ndeshje e UEFA Champions League do të luhej në një pistë patinazhi, me porta në mes të fushës, me gola të shënuar me dorë dhe me lojë që vazhdon edhe kur kundërshtarit i thyhen këmbët apo përfundon koha, askush nuk do ta quante më futboll. Do të ishte gjithçka tjetër, përveçse futboll.
Po ashtu edhe një proces gjyqësor që zhvillohet jashtë rregullave të tij themelore mund të ketë çdo emër tjetër, madje mund të quhet edhe “gjyq”, por nuk mund të quhet drejtësi. Drejtësia pa “due process” (proces i rregullt ligjor) nuk ekziston.
Që me Magna Carta, në vitin 1215, është artikuluar embrioni i asaj që sot quajmë “due process”: askush nuk mund të preket në të drejtat e tij, përveçse sipas ligjit dhe përmes një gjykimi të ligjshëm. Kjo ide u rafinua më tej nga tradita kushtetuese anglo-amerikane. Benjamin Cardozo e shihte thelbin e procesit të rregullt ligjor te “fundamental fairness”, drejtësia proceduriale si esencë e vetë drejtësisë, ndërsa William O. Douglas e artikuloi më thjesht: “fair play”.
Një nga shtyllat më konkrete të procesit te rregullt është siguria juridike, e cila mishërohet, ndër të tjera, te koha, te afati, te kufiri përtej të cilit shteti nuk mund të vazhdojë pafundësisht të rëndojë mbi individin. Proceset nuk mund të zgjasin pa fund. Të drejtat nuk mund të mbahen pezull pa fund. Çdo e drejtë dhe çdo detyrim ka një afat dhe tejkalimi i tij i heq kuptimin dhe dobishmërinë vetë drejtësisë.
Ligji procedurial penal është i qartë: hetimi paraprak ka afate 3-mujore për prokuroritë e zakonshme dhe 6-mujore për prokurorinë e posaçme. Pikërisht këtu ka lindur dhe ushqehet një nga hilet më të dëmshme proceduriale të viteve të fundit. Afati i hetimit nis në momentin kur emri i personit, të cilit i atribuohet një fakt penal, regjistrohet në regjistrin e veprave penale, atribuim që vjen qoftë nga kallëzuesi, qoftë kur del gjatë hetimit dhe jo kur prokurori vendos ta regjistrojë sipas vullnetit të tij të pakufizuar. Në pamje të parë mund të duket si një teknikalitet. Në të vërtetë, është një mekanizëm pervers që i jep prokurorisë mundësinë të zgjerojë artificialisht kohën e hetimit dhe i heq qytetarit mundësinë e kontrollit. Është, në thelb, një shfuqizim de facto i afatit që ligji ka vendosur për të frenuar arbitraritetin, duke krijuar një gjendje të re juridike ku individi mund të jetë de facto nën hetim pa qenë de jure i tillë, i rrethuar nga pushteti penal pa e ditur se në cilën minutë ka filluar loja kundër tij.
Nuk është se mungon një bazë e qartë ligjore, përkundrazi, ky shqetësim është adresuar në disa plane njëherësh. Gjykata e Lartë e Shqipërisë, me Vendimin Unifikues nr. 3, datë 27.09.2002 dhe nr. 2, datë 20.06.2013, ka përcaktuar se prokurori ka detyrimin të regjistrojë emrin e personit kur atij i atribuohet vepra penale ose kur ky atribuim del gjatë hetimit. E megjithatë, në mënyrë tronditëse, vendime të tjera kolegjesh të thjeshta të së njëjtës gjykatë e kanë relativizuar këtë standard, duke mos i zbatuar vendimet e saj unifikuese dhe trajtuar regjistrimin e emrit si çështje diskrecioni prokurorial. Duke e eskaluar problemin nga interpretativ, në problem korporatist e sistemik ku vetë organi që ka për detyrë të unifikojë praktikën, të sjellë disiplinë dhe qartësi, shndërrohet në burim pasigurie juridike.
Në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Ligjeve, më 14.05.2024, i drejtova një pyetje Prokurorit të Përgjithshëm pikërisht mbi këtë problem. Përgjigjja e tij, profesionalisht dhe institucionalisht e ndershme, ishte ndoshta më tronditëse, sepse ishte një pranim faji nga brenda sistemit: “kjo praktikë e lehtëson pozicionin e prokurorit në raport me hetimin, duke i dhënë një mundësi të shtuar, por i penalizon qytetarët dhe për këtë arsye kryesore duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve.” Kjo fjali pranon se mekanizmi jo vetem ekziston, por se ai i shërben komoditetit të organit hetimor dhe se viktima e tij është qytetari, duke treguar njëkohësisht se devijimi i fshehtë është shndërruar në model funksionimi të njohur nga vetë sistemi.
Të njëjtin shqetësim kishte edhe ligjvënësi, kur ndërhyri në vitin 2017 në Kodin e Procedurës Penale për të kufizuar kompetencën e prokurorit në regjistrimin e emrit dhe për të penguar këtë hile proceduriale që i jepte kohë shtesë përtej asaj që ligji lejonte. Vetë ndërhyrja ligjore është provë se problemi ishte real, i njohur dhe aq serioz sa kërkoi korrigjim nga Kuvendi. Por kur, edhe pas kësaj ndërhyrjeje, praktika vijon, ose relativizohet nga interpretime gjyqësore që i rikthehen idesë së një diskrecioni të pakufizuar, atëherë nuk kemi më të bëjmë me një devijim të izoluar, por me një rezistencë të hapur të pushtetit gjyqësor ndaj vullnetit të ligjvënësit.
Kur afatet bëhen elastike, kur regjistrimi i emrit shtyhet sipas “humorit” të prokurorit, kur procedimet hapen “pa autor”, por në të vërtetë hetohet një autor, krijohet një rrjetë e gjerë hetimi ku askush nuk është realisht jashtë saj. Procedimet mund të fraksionohen, të rihapen, të zgjaten dhe të përdoren si instrument presioni. Krijohet, në thelb, një shoqëri nën trysninë e hetimeve të vazhdueshëm, ku qytetari nuk i di qartë kufijtë e pushtetit penal dhe ku pushteti penal ka lirinë t’i zgjerojë ato sipas dëshirës mbi qytetarin.
Një shoqëri e lirë nuk matet nga aftësia për të dënuar, por nga aftësia për të mbrojtur kufijtë ndaj pushtetit. Kur këta kufij bien, gjykata pushon së qeni drejtësi dhe kthehet në instrument force. Një drejtësi që nuk respekton ligjin, procesin e rregullt ligjor dhe madje as vendimet e veta, nuk është drejtësi, është tirani gjyqësore në emër të saj.
Eh mor avokati i vjedhjes, pse nuk u shqetesove per procedurat duk partia jote futi jo pak por 38 mije qytetare brenda nje viti ne burg per fatura energjie te papaguara e per riparime shtepie, disa nga te cilet edhe vdiqen ne burg.
Ik mor gomar me gjithe lecka..
Jo që nuk ka ndodhur ajo që thotë ai idoti 'cc', por edhe nëse ka ndodhur, aq sa ka ndodhur, ka ndodhur jo për fatura të papaguara, por për vjedhje të energjisë elektrike. Dhe në këtë rast është vepruar shumë drejt, bile me vonesë saqë humbjet e energjisë nga 40-42% në vitin 2013, kanë zbritur në rreth 20-22%, pra janë ulur dy herë. Sigurisht që shteti ligjor nuk u duhet hajdutëve-('çeçenëve' të 'tokës së xanun'), por ja që u duhet qytetarëve të ndershëm, që përbëjnë shumicën dërmuese të shoqërisë.
cc si wc, shpif se Sali Serbit i ngjan. Drejtesia apo hetusija jane me shumice gjobvenes e maskarej qe rjepin hallexhijt e fitojne grada per pune te mire. duket se reforma hoqi njerezit me te mire e la maskarejte ne sistem.
ja ke fut kot miza cc ,nuk jan fut burg se nuk kanë paguar energjinë por se e kanë vjedhur dhe vjedhja është ves se hajduti vjedh sa ka mundësi kush ka mundësi me vjedh shumë vjedh shumë. kush ka mundësi me vjedh pak vjedh pak dhe në fund të dy hajdutë quhen.Dhe sa për dijeni ata që e vidhnin energjinë ishin ata që kishin lekë por që ishin në gjak hajdutë kurse fukarai rrinte pa ngrënë dhe e paguante energjinë dhe të jesh i sigurtë për këtë .
Mire e ke z. Ndreca,po ketu nuk ke te besh me zyrtar shteti po me kamikaz te Sali kriminelit,ne rastin e Veliajt Dado-Dumani. Ju kujtohen ato daljet pompoze te Dumanit kur drejtonte Spakun? Pikerisht atehere kan ndodhur keto shkelje me Erion Veli. Berishistet ne Spak-Gjkko me urdher te Saliut filluan gjuetin e shtrigave kunder zyrtareve socialist,po kryesoret ishin dy me te spikaturit ne pune Veliaj-Balluku. Kjo nuk do shume mend per tu kuptuar,po une jam I bindur qe ne zgjedhjet e 2027 shqiptaret do e ndeshkojn me rende kete bande kriminelesh berishist qe kan uzurpuar Spak-Gjkko.
Ne kete portal , akuzohem gjithmone se flas per "breket e Lalit".....me vjen ndermend nje thenie e Palloshit vite me pare kur ishte kryetar bashkie , dhe po bente manovra per te prishur teatrin kombetar , dhe ne nje moment debati ne TV , u thote atyre qe kundershtonin :"....epo mire , rrini dhe mbani breket e Violeta Manushit.....".......nese mund te behet ironi me nje legjende te skenes , ...e kujt po i plas per nje shites fiqsh , apo ish rrugac i Mjaft-it ..apo edhe Kryetar Bashkie !!!!!!
O Ndrec,nuk jan prokuror po horra si dhe shefi I tyre Sali krimineli,njeh ligj Saliu qe te njohin bashibozuket e tij? Spak-Gjkko jan mbush ne berishist,njani ma mut se tjetri,u propogandu si I ndershem Dumani,po na doli ma mut se Dadua,dhe ne tre vjet e beri ma mut sec ishte Spakun.
I fortë Paska qenë ky Saliu 85 vjec edhe pas reformës qe bëri Rama dhe PS ende e komandon gjyqesorin, nderkohe qe me dhënderrin e vet është i pandehur dhe bënë 1 arrest shtëpie. Te gjitha gjerat i paska Saliu vetëm se Pushtetin për te qeverisur (vjedhur) vëndin e ka Rama me Ballukun
Saliu jep tenderat ben koncesione ka gjykatës të gjithë ai i komandon vetëm rama është km
Sh.i sakte e i qarte av. Ndreca,nuk i heq asñje presje arsyetimit tend. Por faktet se si veprohet flasin ndryshe. Si ajo ndeshja e futbollit ne fillim te shkrimit me rezultat dr qe transformohet ne tirani gjyqsore ne emer te saj! Ju si ish ligjvenes,mendoj,se keni mundesi ndikimi te rregullohen disa gjera!
Ka pjerdh ndonjehere Saliu per ligjet qe te pjerdhin zagaret e tij ne Spak dhe Gjkko? Asnjehere,Dumanet,Dadot etj jan bere me keq se gjin gjonet ne kohen e mbreterimit te Saliut.
Xhevahire te hajduterise ka rritur Mirdita Plarent Nderca , Sander Lleshaj
Pal kelyshi!
Xhevahire te hajduterise ka rritur Mirdita Plarent Nderca , Sander Lleshaj
Derri i malokut qe ka marrë përsipër misionin kavaleresk për të mbrojtur hajdutët e korruptuar me përmasa Biblike, na sjell referime të jurisdiksionit që themeloi kulturën Juridike Europiane që do trasformohej me të drejtat themelore të drejtave të njeriut me karten e Revolucionit Francez dhe atij Iluminist që do shëndrrojë Europën me djepin e të drejtave Universale,harron se në kushtet e degjenerimit të pergjegjsive shtetërore të atyre qe populli ka vendosur të qeverisë djersen e popullit ,por që ata e shpërdorojnë per interesa personale dhe private,ato Ligje Juridike Iluministe që kanë dinjitetin e individit në qëndër të interesit, nuk mund të gëzojnë ato të drejta në kushte të padrejta.Krimet e jashtëzakonshme,kërkojnë LIGJE TË JASHTËZAKONSHME,o kërmë juridike mediokre fshatare.Kush merr persiper të shërbejë popullin ,nuk duhet të posedojë prona private,dhe interesa personale.PLATONI.
Ti K ja, shkruje emrin tamam shtoje dhe mbaresen …..ari .
Faleminderit Plarent Ndreca.
----Më jepni njē cop letër------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ me pes rreshta të shkruar--------------------------------------------------------------------------------------------------------------- nga njeriu më i ndershëm në botë-------------------------------------------------------------------------------------------------dhe do të gjej në to mjaftushëm -----------------------------------------------------------------------------------------------------për ta çuar në litar.---------‐----------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Filozofia e drejtēsisē së re.
Pa u vendos drejtesi ne vet organin e drejtesis,SPAK,nuk ka drejtesi,vendose njehere te vetja brenda shtepise,mbasandej kerkoje ke te tjeret.
K maloqeria, ke bo i lomsh te madhe me ato pak terma qe ke lexuar si papagall, por dukesh 10 milje larg qe je nje injorant i stazhionuar qe do te matesh me nje profesionist.
Eshte fatkeqesi kombetare heshtja para nje sistemi te tille te degraduar drejtesie. Ka vajtur tek s'mban me, duke u denuar njerez per kapricio te ca feudaleve te pa pergjegjshem. Nuk mund te kuptoj heshtjen e Rames kur kjo drejtesi lejon qe kryeqyteti I vendit te mbetet pa koke drejtuese, ndersa drejtesia skandaloze as e shkarkon nga detyra, as e liron nga burgu. Ky eshte presion qe I behet qytetareve e jo politikes.
Konstatime te drejta te Ndreces por ajo qe mungon eshe zgjidhja, si zgjidhet dhe vendoset ne shina kjo gje.
Shkrim shume I sakte dhe I drejte por mazhoranca urgjentisht duhet te nderhyje numrat I ka .Populli I ka votuar cfar presin....
@ Ne c'gjendje ka shkuar Drejtesia e dime te gjithe ,se ska njeri qe nuk ka pune me Drejtesine,vecanarisht per pronat.Por Por skam pare ndonje here qe,te shkruhet e te flitet se si do te zgjidhet ky problem qe shqeteson mbare popullin.E pikerisht per kete kemi me shume Nevoje te dime. Ne e dime cfare Krimesh kane bere e bejne prokurore,gjygjtare mbi njerezite e zakonshem.Mjafton te themi tjetersimin e pronave te qytetareve tek njerezit te cilet,nuk kane fare lidhje me keto prona , si prona te qytetareve ashtu dhe ato Shtetrore,publike.Por a eshte e drejte qe , ata te cilet i kane keto veprime te mos mbajne asnje pergjegjesi !? Mijra e mijra denoncime arrijne ne organet Shtetrore!? Nuk kam degjuar ndonje here te jete denuar ndonje nga keto ashtu sic denohen qytetaret per vjedhje apo korrupsion!@??
Pse nuk postohet komenti i im!??
O Diee Straitis nuk do tē le pa tē qi mor bur kurv do tē fus hajdarin 45 cm do ta shpartalloi sumēn. Tē jap fjalēn.
Qysh ne 2017 qe ne parti demokratike u instaluan minjte kellici ajo parti mori fund, me shpifje e molotov, pa meritokraci solli pasojat e erjon velise ne nje gjyq publik
Z .Ndreca ngre nje shqetesim te sistemit gjyqesor.Per mendimin tim eshte nje shqetesim i drejte. Per aq kohe sa ligjevenesi ka vendosur afate ato duhen zbatuar.Ky problem mund te kete lidhje me shume te akuzuar (nuk eshte vendi per emra) por,mund ti ndodh kujtedo nga ne.Ne shqetesohemi kur na ndodh dhe jo kur shtrohet problemi.Jo me kot themi :Drejtesi e vonuar nuk eshte drejtesi.
Kjo rilindje shum e ngrat dhe hajdut dhe avokat