Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t'i jepni makinës në Shqipëri

19 Prill 2026, 17:20Blog Artan Fuga

Këshilla për shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, turistë, emigrantë që kthehen për pushime, etj.

Ju kujtoni se dini të drejtoni automjetin? Kujdes! Ka disa rregulla të pashkruara në Shqipëri që duhet t'i dini.

1. Kur keni një veturë përpara jush, mos kujtoni se do t'iu japë sinjal për kthim majtas ose djathtas kur merr kthesën në fjalë.
2. Kur keni një veturë përpara jush dhe bën një parakalim të një veture tjetër, mos shpresoni se do t'ju paralajmërojë me sinjal kur duke bërë atë parakalim ju zë korsinë tuaj.
3. Mos kujtoni se duke ruajtur një distancë të arsyeshme nga automjeti që keni përpara jush, jeni të qetë. Aty, midis do të futet si rrufe një veturë që vjen nga pas jush. Mos respektoni distancat se e pësoni më keq!
4. Mos kujtoni se meqë shihni një veturë policie stradale në rrugë, qarkullimi do të jetë i qetë. Drejtuesit sillen si ëngjëj para policit në buzë të rrugës dhe pastaj vozisin përsëri si të çmendur.
5. Mos kujtoni se në Shqipëri parakalohet nga e majta. Aspak, të gjithë rrezikon t'ju parakalojnë nga e djathta juaj, me shpejtësi skëterre.

6. Kur dilni nga një rrugë dytësore për në një rrugë më të rëndësishme, nga e djathta, mos kujtoni se keni ndonjëherë prioritet. Ai që është në rrugën e gjerë kujton se kjo mjafton që t'ju shohë me përbuzje dhe të ecë pa pritur që ju të kaloni.
7. Kujdes, mos ja u bëni me dorë për kortezi kalimtarëve që përpara xhamit tuaj kalojnë në vijat e bardha. Ata në mjaft raste e marrin këtë për fyerje dhe mund t'ju shajnë me libër shtëpie.
8. Kur futeni ose dilni nga një rrethqarkullim mos kujtoni se tjetri që del apo hyn e ka idenë kontekstuale se kush prej jush ka prioritetin. Ai tjetri e quan veten kurdoherë prioritar.
9. Kur një veturë ju vjen nga pas duke bërë fap fap me drita të gjata largohuni menjëherë nga korsia që keni zënë sepse kur hapni krahun mund të hani një goditje në kënd që t'ju sjelli rrotull me gjithë makinë në rrugë a në fushë.
10. Kur një autombulancë kërkon t'i hapni rrugë me sirenë, kujdes se pas saj, duke përfituar nga njeriu që po vdes, i ngjiten pas tre ose katër vetura të tjera që kërkojnë të përfitojnë.

11. Kur jeni para një semafori me dritë jeshile, por aty ,ndodhet edhe një polic, shihni policin c'u thotë, mos çani kokën për semaforin.
12. Mos kujtoni se kur duke qenë të parkuar dikush ju gërvish automjetin, do të lejë aty një pusullkë me numër telefoni duke deklaruar gabimin e tij.
13. Kujdes, sepse të ecësh sipas rregullit, me shpejtësi të kufizuar, mund të shkaktoni aksident, sepse të tjerët ju gjuajnë nga pas.
14. Mos i bjer borisë për t'i tërhequr vëmendjen një drejtuesi makine që bën gabime përpara jush. Ai do t'ju shajë me të gjitha fjalën që përmbajnë seks brenda tyre, madje edhe po të jetë femër.
15. Nëse dëshiron të parakalosh ose të rinisesh, dhe për këtë jep sinjal, mos shpreso se ai që vjen nga pas do të presë sa të kalosh ti. Ai ka punë, nuk ta ka ngenë.

16. Kur ndodh një aksident, sado i vogël, mos prit që fajin të mos e kesh ti. Ti je gjithnjë fajtori.
17. Kur je në makinë, kujdes, çfardo që të të thonë drejtuesit e tjerë të automjeteve, mos kthe përgjigje nëse dëshiron që të mos flesh atë natë në spital.
18. Kur del ose hyn në rrugë të shpejtësisë të madhe, në nëntë raste nga dhjetë, mos kërko që të ketë parashikuar njeri dalje ose hyrje sipas standardeve. Sidomos në hyrje daljet te pikat e karburantit çdo hyrje dhe dalje është një rrezik vdekjeje.
19. Kujdes se kalimtarët kalojnë nga njëra anë te tjetra e autostradës sepse kujtojnë se janë sprintjerë, ose se janë të pavdekshëm. Fajin e ke gjithmonë ti.
20. Mos prit që kur dikush parkohet të mendojë për të tjerët duke u pozicionuar pas makinës së parë. Ai zë vend sa për tre makina të parkuara duke lënë distanca të panevojshme me të tjerat.

21. Kur shkon te një lavazh, mos prit që ta pastrojnë xhamin e përparmë me leckë të pastër. E bëjnë gjithë vaj.
22. Mos prit që ndonjë femër që nget makinën të mos mendojë që edhe të flasë në telefon, të shohë veten në pasqyrë, të krihet, të bëjë make up, etj. Burrat mund të mendojnë edhe më shumë se ato.
23. Mos prit që ai që vjen përballë natën të mos ndezë papritur dritat e gjata. Ai është gjithmonë më i fortë se ty.
24. Kur bën aksident mos kujto se do të abuzosh duke kërkuar shpërblim nga sigurimi i makinës aq shpejt sa ti kujton!
25. Kur qarkullimi në korsinë tënde është i rënduar dhe ecën ngadalë, mos prit që ata që janë pas teje të presin rradhën, por hyjnë në sens të kundërt te korsia anash teje.

26. Kur je kalimtar, mos kujto se fakti që po kalon në vijat e bardha ose në dritën jeshile të semaforit të mbron. Prit një herë të ndalojë fare makina në xhade pastaj guxo të ecësh duke shpresuar se ka shanse për të mbijetuar.
27. Ju modernët që vini me biçikleta, motoçikleta, etj. kujdes sepse automobilistët as ua fishëllejnë fare. Ju jeni qënie të dobta që as ia vlen të keni të drejta në rrugë.
Ka edhe shumë rregulla të tjera të pashkruara. Jo se ka faj, por shumica nuk i di fare rregullat e qarkullimit rrugor. Ka një shumicë që i di, por iu duken fyese. Nuk përshtaten me identitetin tonë kombëtar. Atë që e shihni se i respekton rregullat e qarkullimit rrugor, konsiderojeni si të dyshimtë! Diçka ka ai që hiqet si i rregullt.

49 Komente

  1. ¿?

    Tano. pikat 6 dhe 15 i ke krejt gabim edhe spas standardeve te vendeve me te perparuara. Ne piken 6, ai qe del nga nje rruge dytesore ne nje rruge kryesore eshte i detyruar te prese per t'u kthyer deri sa rruga kryesore te jete e lire. Ai qe leviz ne rruge kryesore nuk pret cilindo qe del nga rruga dytesore, ne mos qofte ambulane ose makine policie me sinjal drite e sirene. Ne piken 15 eshte po ai problem, ai qe do te riniset, pra te hyje ne rruge eshte i detyruar te prese deri sa ne drejtimin qe do te shkoje ai nuk ka asnje makine, ose makina eshte shume larg. Te tjerat nuk i ke keq, po me e mira eshte qe ne hqiprei te mos ngasesh makine, biles me e mira fare eshte te rrish ne shtepi e te mos dalesh fare, me kusht qe te mos jetosh ne ndonje pallat qe digjet si karton.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapedani

      Per piken 15 ashtu eshte dmth kur do nis mjetin dhe futesh ne rruge mgjth se ke hapur sinjalin duhet te presesh qe rruga te jete e lire.Pika 6 nuk ka lidhje fare me rruge kryesore me te gjere etj,etj.Qarkullimin i mjeteve rregullojne tabelat .Kur ka tabele ti duhet ta respektosh dhe nqs jo prioritetin e ka gjithmone mjeti qe vjen nga e djathta.Shoferat nuk ja kane idene kush eshte rruge kryesore apo jo thjesht duhet te respektojne tabelat e qarkullimit rrugor nqs keto nuk ekzistojne prioritetin e ka mjeti qe vjen nga e djathta.

      Përgjigjjuni
      1. p
        preshevali

        Po Autori vetë ka shkruar në pikën 6 rrugë dytësore, dhe duke u nisur nga kjo ose eshtë e rregulluar me shenja ose vazhdimësia e rrugës, si asfalt, zhavor ose zall, kalldërm e diç tjetër. Por mundë të jet edhe asfalt-asfalt por ja që rruga që vie nga e djathta ka nderprerje vazhdimësie qofte vi e asfaltit qoftë vi gurësh e humbë rregullin e dajthta para të majtës (nëse nuk eshtë e mbuluar me bor). Perndryshe çdo dalje garazhi apo oborri nese del nga e djathta do kishte përparësi.

        Përgjigjjuni
        1. ¿?

          Pritoritetin e ka mjeti qe do te kthehet djathtas or zoteri, nqs perballe tij ka nje mjet qe do te kthehet majtas, pra qe duan te hyjne ne te njejten korsi. Po, ne kete rast mjeti qe do te KTHEHET djathtas ka perparesi. Mjeti qe vjen nga e djathta nuk ka as edhe nje perparesi nqs do te hyje ne nje rruge me te rendesishme, psh nga nje rrugice ne rruge kryesore. Ne kete rast sigurisht qe ka tabele STOP, por edhe nqs nuk ka ky mjet duhet te prese derisa rruga te jete e lire.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kapedani

            En l'absence de panneaux ou de feux de signalisation à une intersection (carrefour), la règle fondamentale est la priorité à droite. Cela signifie que vous devez laisser passer tout véhicule venant de la route située sur votre droite. Po flasim per tabelat jo per rruget ,ku e di une per shembull kur shoj ne Itali kush eshte rruge e rendesishme apo jo ,ka tabela qe rregullojne qarkullimin dhe ne mungese te tyre prioriteti eshte e djathta Ky rregull eshte vetem per rruget dhe jo per rrugicat private garazhdet etj etj . Rregulli djathtas eshte ne te gjitha vendet e EU-se

            Përgjigjjuni
            1. ¿?

              Mire or ti po sikur te ai carrefouri te vine njekohesisht kater makina, i bie qe secila so te kete nga nje makine qe vjen nga e djathta, atehere kush niset i pari, apo merren vesh me sy, si me tha mua nje shofer nje here ne Tirane kur e pyeta si e mer vesh ai qe duhet te kaloje.

              Përgjigjjuni
          2. n
            nje e verttet e modhe.........

            Nje bourdhelo islamikesh nuk ka sesi te jete ndrishe.... gezuar ramazonin

            Përgjigjjuni
          3. T
            Trafiku

            Lidheni shpejt kete dasllkauk se po na shtyp te gjitheve

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mikel

              E ke gabim , nuk e di se e kuptova mire por ne qoftese psh nje makine po hyne ne autostrade dhe eshte ne korsine qe mere shpejtesine ti duhet ti bosh te mundur qe ai te futet duke heq kamen nga gazi, dhe tjetra nqs ka trafik dhe dikush kerkon te hyje ne rruge kryesore ti duhet ta lejosh te hy ndryshe te grypen me gioberti

              Përgjigjjuni
              1. b
                baro corrogjafi nga borocka[qani borocka]

                te gjitha pikaveukam bere topilin e qullite cme duhet mua cqipellija me gjithe keto p0ordhe termobwethamore, malli me me por do porosi ndonje kokeshkrete tw me sjelle nje cope gur dhenje dore dheu nga fshati im se per tjetergje, shame po deshe seuneune leqeramudinin qeros do tale

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapedani

                  Ti duhet por prioritetin e ke ti dhe jo ai qe futet ne autostrade ,ai duhet te prese derisa te kete mundesine te futet pa rreikuar qarkullimin.Flasim per rregulla dhe jo se çfare duhet te bej njeri apo tjetri shofer .Nqs une nuk e "heq " kemben nga gazi ai qe do futet eshte i detyruar te uli shpejtesine ose edhe te ndaloje nqs ka trafik .Prandaj jane ato 500 metrat paralel me autostraden ne menyre qe ti te adaptosh shpejtesine per tu futur ne autostrade. Ky Profesori ,nqs eshte i tille se ne Shqiperi jane te gjithe profesora e doktor Adhamudha ,ka te drejte se aty eshte rrume palle ,Me ka ndodhur njehere qe te frenoj dhe ai qe vinte nga mbrapa perplaset me makinen time.Cudia ishte sepse ai me kerkonte llogari pse frenova pa e njoftuar(se si zoti e di) dhe tjetra polici i dha te drejte atij duke me thene ku je ti ore qe frenon sikur je ne rrugen tende. - zoteri po dolen delet ne rruge . - edhe ça atehere me tha , gjobe sepse frenon gozhde !!!

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Illo

                  Pika 11. Kur ka dhe semafor dhe polic proritet eshte polici. Udhezimet e tij duhen ndjekur. Semafori ne kete moment nuk luan asnje rol. Pika 6. Rruga e gjere, kryesore etj ka gjithmone përparesi ndaj rruges dytesore, por duhet te jene vendosur shenjat perkatese rrugore. Nuk ka rendesi futesh ne rruge kryesore nga e djathta apo e majta. Ai qe ndodhet ne rruge kryesore ka gjithmone përparesi. Ai qe ndodhet ne rtuge dytesore pret momentin qe te futet ne rruge dytesore pa shkaktuar rrezik aksidenti.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    timo

                    Në kod nuk ka përcaktime, rrugë kryesore apo rrugë dytësore. Në ndërprerjet e rrugëve,në përgjithësi, ka shenja treguese se kush ka përparësi dhe, aty ku nuk ka shenja, përparësia është gjithmon e atij që ke në krahun e djathtë, qoftë rrugë kryesore apo dytësore. Veç kur del nga një parking je i detyruar të presish deri në gjetjen e hapësirës për tu futur në rrjedhë.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigrati

                      Sakt ,bukur, troç të tjerat jan pallavra. .

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emigranti

                        Sakt , bukur dhe e drejt . Të tjera thënie janë pallavra.

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        A.B

                        Kujdes nga Siguracjoni Antlantic, Mua me kane Mohuar demsperblimin me te gjitha te Drejten qe kisha . Pra Noten 0 per Antlantic Siguracjon.

                        Përgjigjjuni
                      3. v
                        vezhguesi

                        Per here te pare duhet ta pranoj se ku zoteri ka bere nje analize te mencur.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Syri

                          Ka bere per here te pare nje analize te mencur domethene se te gjitha cka ka shkruar deri sot jane budallalleqe me brire. Apo e kuptova gabim vezhguesin?

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Torino

                          Kete rradhe je perfekt!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Milano

                            Po radhet e meparshme si ka qene?.

                            Përgjigjjuni
                          2. J
                            Jeniceri

                            Shakaxhi i madh na qenke bere z Akademik.Per ato dekorata e medalje qe ke nuk te takon te behesh shakaxhi . Lerja Agronit dhe shkakaxhinjve te tjere ti trajtoj keto tema ,qe i degjome cdo dite . Mos u qaj hallin . Tashme i dine si te huajt e te ikurit . Si Akademik merru me botimin e librave per edukimin e cilimiqve se po u mesoni gjera te tjera .

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Prof. Atrn Fuga

                              Jenicer, nuk e shkrojta kete artikull per te bere shaka. Ju me njihni, nuk jam ahakaxhi. Gjithemone jam serioz, prandaj mos i quani shaka udhezimet e mija, ndryshe do te pesoni aksidente. Dhe mos me thoni se nuk ju kisha paralajmeruar!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jeniceri

                                Profesor ! Te me kuptosh drejte . Nuk te krahesova me Agronin se ai per keto ka lindur . Si Akademik ke ku e jep kontributin . Nuk te konsideroj edhe sic me komenton Alekua . Keshillat jane te vlefshme por tek ne eshte bere e udhes. . Degjohen vetem ato qe na thote K/M nga mengjezi e deri ne dark . Po ta analizoni lu shkencerishte ,pse eshte kjo gjendje kaotike ne rruget e vendit ,Rama do reagoj . Po ti bejme furca .Ec Gjidand se pa ty nuk bejem gje ,na mori lumi . Kemi vende rreth nesh qe jane shume here me ngarkesa me trafikun rrugot , por pak degjojme per aksidente . Cdo vite tek ne vdesi mbi 250 shqiptare jo se nuk jane te vemendesh por sistemi yne i rrugve ka standarte te ulta e rrisin rrezikun per jeten. Rruget ne 75% jane dy kalimshe e jo nje kalimshe. Pa sinjalistike e masa mbrojtse. Keto i duhen kerkuar organeve te shtetit qe te vendosin dore mbi to . Po nuk e bete ju kush me shume do te degjohet vecse argumentet e Akademis se Shkencave .

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Aleko

                                Jenicerii kushedo krahas punes se tyre ,ata qe jane normal bejne dhe detyren qytetare.Apo te duken gjera te vogla Ty kur flitet per rrempallen e qarkullimit rrugor qe shpesh merr Jete njerzish..

                                Përgjigjjuni
                              3. A
                                Aa

                                Hera e pare qe shoh te rreshtuara, gabimet ne qarkullim. Kam drejtuar makine shume vite jasht , dhe ndjehem i qete ne drejtim, ketu jo . Arsyet jane keto professor. Me i rrezikshmi parakalimi djathtas.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cfurku

                                  --Kur jam në rolin e shoferit, -------------------------------------------------------------------------------------------------------------shaj këmbësorin, ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------kur jam në rolin e këmbësorit, ------------------------------------------------------------------------------------------------------shaj shoferin------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ dhe kur jam në rolin e policit --------------------------------------------------------------------------------------------------------shaj edhe shoferin edhe këmbësorin.‐----------------‐------------------------------------------------------------------------- Profe nuk di se si e spiegon filozofia këte.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mësuesi jo profesori

                                    Ky zotëria që është prifesor gazetarie ka bërë shumë gabime qe mund ti lejohen kujtdo nga ne komentuesve. Togë fjalëshin: policia stradale nuk thuhet në shqip po thuhet policia rrugore; Nuk themi në shqip: mos kujtoni se keni prioritet po themi mos kujtoni se keni përparësi; Nuk themi: se nuk duhet të keni idenë kontekstuale se kush prej jush ka prioritetin, po se nuk duhet të keni idenë qe ai tjetri e di kuptimin e rregullit se kush ka përparësi; E plotë e plotë gabime të tjera në një tekst me 27 paragrafe, këto janë gabime të pa falshme për një profesor gazetarije. Kushdo nga ne mund të bëj gabime kur shkruaj një koment në celular por të shkruash një artikull nuk të lejohen këto gabime. Nejse Artan ke shkarrë…

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Akademik Fuga merret

                                      drejtuesit e mjeteve. e marrte muti Akademine.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        dibrani jetim

                                        Një fejton mjeshtri që duhet lexuar e rilexuar disa herë që të prekësh paksa në temë

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          ky eshte turpi

                                          I Akademise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mul mut Noka

                                            Policia rrugore eshte zevendesuar me polici stradale..na rrufshi topet

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shoferi pa patentë

                                              Ja dhe disa rregulla të tjera: ..................... 1------ Nëse dy makina çfarëdo fërkohen pak me njera tjetrën, largohu shpejt, sa pa nxjerrë drejtuesit e mjeteve armët........................................ 2----------- Duhet të kesh parasysh se si shoferi para teje dhe ai mbas teje janë të mangët nga trutë e kokës, pasi 50% e shoferëve janë budallenj.....,............................................. 3 ----------- Kujdes kur shikon makina AUDI. Shoferët e tyre janë pa përjashtim psikopatër.............................. 4- Sipas të dhënave të vetë policisë 15% e drejtuesve të mjeteve, janë pa patentë. Kujdesu për ta........................................ 5----------- Gjatë ecjes , mos qëndro kurrë mbas apo para automjeteve luksoze. Leri të largohen. Sepse rrezikon jetën kur tu bëjnë atentat ose tu hedhin në erë mjetin...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Ladi

                                                Ju kujtohet Meti! Polic trafiku vullnetar, ke ura e Farkes... Aty besoj qe na sherben ky filozofi popullor

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kapedani

                                                  Nuk quhej Meti por Xhepi.Biles te detyronte te laje makinen nqs ishte pis.Ka qene fantastik,i shkurter i qeshur por kur te fliste ishte serioz biles kishte tek krahu ate shenjen ku lexohej polic vullnetar dhe nje tabele te vogel (dore) ku lexohej stop policia.Gjobe nuk te vinte po te merrte nr e targes dhe te pillte belaja sapo futeshe ne Tirane se te ndalonin tek varrezat e kombit .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. U
                                                    Ura e Farkes

                                                    Kapedan rrespekt.Ngaqe Xhepi i ka pas ngjare Met Beges ia ka ngateru emrin,ose eshte Tions pas 1990-tes.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kapedani

                                                      Lol me siguri qe e ka ngaterruar.Xhepi nuk prononte as ta qerasje ,i pakompromentueshem ishte .Nejse sot eshte rrume palle . Respekte "Ura e Frakes".

                                                      Përgjigjjuni
                                                2. T
                                                  Turi

                                                  Nje nga shkrimet me te bukura deri me sot qe godet ne shenje...jemi i vetmi bend ne bote ku budallemje kaluan nga gomari ne veture dhe nuk e kane idene se cdo te thote te ngasesh veturen. Nuk njohin absolutisht asnje rregull qarkullimi dhe asnje sinjalistike me tabela apo te shkruara mbi rruge. Qarkullimi rrugor ne Shqiperi eshte skandaloz dhe vrases potencial. Jemi i pari vend ne bote per aksidente, (vrasje) rrugore dhe me nje shtet kpti qe nuk merr asnje mase ta bej zap kete kaos idiotesh me makina.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jani

                                                    Ah ckam qeshur. Bravo

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vjosa

                                                      Një pjesë e mirë e drejtuesve nuk njohin regullat e qarkullimit , arsyeja është se kan marë patentë pa kaluar në provat teorike që është më kryesorja për të drejtuar një automjet. Të gjithë dalin nga rrugët dytësore futin turirin e makinës në rrugën kryesore dhe ndalojnë qarkullimin ,nuk presin 30" të lirohet rruga nga semafori dhe pastaj ruga për 1 minut është e tyre .Këta rëndojnë qarkullimin në mënyrë të ndjeshme .VLERËSOJ SSHKRIMIN PA MASË .Do shtoj diçka :Ka shumë polic që nuk i dinë rregullat e qarkullimit.Shumë shofer ndalojnë në stacionin e Autobuzi dhe presin atje për të marë dashnoret ,kur vjen autobuzi qëndron në mes të xhades dhe qytetarët detyrohen të dalin në rrugë për të hipur ,kjo është e pa tolerushme .Këta drejtues duhet ti gjobisi shoferi i autobuzit i cili dikur ishte edhe kotroll rrugor. NJERËZ MLIDHNI MËNDJEN ,E KEQIA NJË HERË NDODH.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sali-hajni

                                                        Evolucioni beri te mundur qe shume te rinj nga gamori kalun direkt ne makina lluksi,duke pas baballaret ose deputet ose shefa policie.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. l
                                                          labi

                                                          Deri diku je ne rregull,problem eshte me ata trima qe ja ka ble mami makinen duke fshire me breke tavolinat e zyrave te partise e trimat dalin fryhen rrugeve te Tiranes.

                                                          Përgjigjjuni
                                                      2. f
                                                        fiqiri ismaili, demokrat part time.

                                                        nr 1 eshte qe ai qe futet ne korsine e shpejtesise per tu fut ne autostrade futet me marsh te pare dhe pasi pret disa sekonda te drejtohet ne karrexxhate fillion i jep gaz per marshin e dyte dhe ti qe po ec deri ne 90 dhe krahun e majte e kete zene cfare do besh se nuk frenohet aq shpejt nga 90 ne 20 ose 30 km sa eshte ai qe fut ne rruge. dikduh duhet ti thote atioj qe ne korsine e shpejtesise eshte ti jape gaz dhe kur te futet ne rruge te jete me shpejtesine e atyre qe po ecin ne rruge. dhe nje tjetr polici e shfuqizon sinjalistiken, pervec kundravajtes. ne mungese te policit shenjat e sinjalizimit vertikal kane perparesi mbi ate horizontal. per pikat ne pergjithesi eshte me mire te thuash qe ka nje kategori njerezish qe jane fiks ashtu sic ti i ke pershkruar por nuk jane dominues. ndoshta me ka ndodh vetem mua po keto qe e kane marre patenden ne greqi dhe/ose kane nje makine me targa greke jane shkelesit me injorante te rruges - pa rracizem fare.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kaq pak

                                                          Ke shkruar traplleqe te pashoqa...ke shkruar dhe te sakta. 1) Kur ka polic ne semafor ( ose kudo) ,ai eshte I ZOTI DHE I PLOTFUQISHMI I CDO LLOJ TABELE,SEMAFORI OSE KODIT RRUGOR dhe jo e kundra o idiot me patentë. 2) Respektimi i motomjeteve, ciklisteve, kembesoreve dhe sidomos femijeve, nuk ekzistojnë ne mendjen e shoferëve dhe sidomos ne mendjen e autoshkollave. 3) Ke harruar dallimin kryesor dhe vecorin qe s'e gjen askund ne bote. Jemi i vetmi vend ne bote ku ne autostrad respektohen tabelat kufizuese ndërsa ne rruget e qytetit ecet me shpejt se ne autostradë. Kjo vecuri nuk vjen nga shkaqe PSIKOPATIE por sepse ne autostrad ka polic dhe ne qytet jo. Dhe vecuria tjeter është: NUK GJEN NE ASNJE RRUGE SHKOLLE OSE PARK FEMIJESH TABELEN KUFIZUESE SHPEJTESIE( per qamet se mund te gjejnë ndonjë qe di te pikturoje nje prind me nje femije...mungesë piktoresh)

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. s
                                                            sapa

                                                            Frika ekziston si ne asnje vend tjeter sapo te hysh ne kufirin shqiptar.Per vete faktin se nuk ka shtet!Dhe ata qe jane aty dhe krijojne aksidentin kane gjithmone te drejte edhe po te jene gabim!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. d
                                                              doktor rrumpalla

                                                              Profesor Fuga ,dikur ka pas qarkullu nje barcolete ku nje doktor i pavionit psikiatrik,pas nje kohe te caktuar per kurimin e tyre u bente nje test per te pare ndryshimin e tyre duke i hypur ne peme dhe duke i pyetur se kush eshte pjekur te bjerre ne toke.Edhe keto replikat me Ju me ngjasojne me ate eksperiment. Respekt,Ja thua por kujt ia thua!Edhe nje keshille:Kujdes me me ortografine,pikat dhe presjet se ne kete kohe quhen gabime ortografike dhe mund te te heqin edhe titullin.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Emogranti

                                                                Nuk e di se në çfar deliri jeton ky profi , që herë , herë.më duket se del nga realiteti . Dukuritë që paraqet nuk janë vetëm shqiptare. ato ndodhin në gjithë botën , ku më shumë e ku më pak . Kur i shikon në Zvicër , zviceranët thonë që janë francezë , kur i shikon në Francë , thonë që janë italianë . Vetëm kur i shikon në Shqipëri , thuhet wë janë sqipptarë , jo të huaj .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. f
                                                                  fredi

                                                                  Këtu ka shumë pika të vërteta që vijnë nga kultura e ulët në masë POR shumica e emigrantëve që vinë me mjete të shtrenjta janë shkelësit më të mëdhenj të rregullave të qarkullimit....në vendet ku jetojnë e dinë mirë që dënimet janë të rënda prandaj këtu bëhen garipa sepse janë shpellarë që kanë kaluar nga GOMARI te FERARI....sigurisht që këto makina i kanë blerë me "djersën e drogës"...

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. l
                                                                    labi

                                                                    Profesori nuk ka dale ketu te bej instruktorin e autoshkolles ose te na mesoj rreguallat e qarkullimit,besoj e ka fjalen te ngarja agresive e makines nga shumica Shqiptareve,dhe problemi madh se shume shofere po ti shikosh kane probleme psiqike,tmerri ne Tirane eshte me taksite qe normalisht duhet te jene shofere profesioniste.Personalisht kur shkoj ne Shqiperi e kam si makth kur jam ne keyqzim,sa hapet semafori tjetri mbrapa i bie boris si idiot pa pritur asnje sekont,dhe kur presin rresht te hapet semafori boris i bie i pari ai qe eshte i dhjeti ne rradhe,Shqiptaret para se te marrin patenten duhet te beheshin njerez,atje eshte e kunderta marrin patenten pastaj mundohen te mesojne te ecin me makine e ne fund provojne te behen njerez.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. q
                                                                      qazim

                                                                      Tano,ke pas sukses shume me kete shkrim,kjo duket nga komentet rreth trajtimit qe i ke bere situatave ne trafik.Kam pershtypjen o Tan qe po rrjedh dhe po vazhdon semundja ne trute e tu me keto idiotesi qe i jep lexuesve.Vazhdo se fo te behesh si Lymi i Tutit,gaztor i madh ne Tirone.Jepi Tano...

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje