T’i vrasim heronjtë!

20 Prill 2026, 08:25Blog Nga Ben Andoni

Edhe pak ditë na ndajnë nga 5 Maji, caku ku kremtohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Shqipëri. Është bërë e zakonshme që palët politike të shkojnë të ndara për homazhe dhe kjo ditë i ndan edhe më shumë palët me njëra-tjetrën, në vend të bënte të kundërtën. Paçka se vinë nga e njëjta origjinë, kremtimi i ditës që harrohet fare në mbrëmjen e së njëjtës ditë, angazhon median dhe shumë personazhe në garë për të thënë të panjohurat dhe të nxjerrin në pah mllefin me koperturë patetizmi. Për fatin e keq, edhe pse PS-ja mbart dhe mundohet të promovojë (gjithnjë e më pak) trashëgiminë e Luftës dhe ata i tremben asaj dite për kushedi se çfarë arsye që nuk kuptohen. Mbase, e para, se aty afër do gjendet ndokush që do nxjerrë ndonjë imazh të Enver Hoxhës dhe e dyta, hija e heronjve. Kjo është më e arsyeshmja. Në ditët e fundit kemi rëndom përqeshje dhe pallavra për jetët e tyre, ashtu si relativizim të akteve heroike që kanë bërë në të gjallë. I vetmi ngushëllim mbetet se ky fenomen tashmë po pushton dhe vende të tjera, ku personazhe për hir të gjithologjisë nuk ndajnë respekt por tregojnë gjoja të kundërtat; më keq duke i harruar fare; apo duke mos ua respektuar trashëgiminë e tyre; ose më e ulëta fare: duke e quajtur aktin e tyre fare të lehtë dhe të rastësishëm! Për AMA-n nuk do ishte e vështirë për të përcjellë disa nga këto raste, por vetëdija e tillë është e huaj për institucionin. I tillë ishte rasti i pak ditëve më parë me Mujo Ulqinakun, i shpeshtë është rasti me Qemal Stafën, ku nuk veçohet më ideali i tij dhe përfshirja në kanalet komuniste apo koha kur ai kishte dhe shprehte respekt për figura si Lef Nosi, që do e pësonte nga shokët e tij.

Ajo që të dhemb në këtë kohë është fati i familjes së tyre dhe veçimi. Në fakt, kjo e fundit është një nga tragjeditë më të mëdha të heronjve tanë. Kalimi i kohëve na e ka skalitur kujtimin e tyre nga veprat skulpturike që kanë mbijetuar dhe nga pak foto. Por ndërsa në rastin e Qemal Stafës pati disi mundësi të zhvillohet sepse pati jetë aktive, për Mujon po humbasin për efekt të simbolikës, akti dhe përditmëria e tij para sublimitetit. Madje, këto, thonë pinjollët e tij,- humbën aq shumë peshë e rëndësi saqë tani është shumë e vështirë t’i gjurmosh edhe nga pikëpamja e dokumenteve. Nuk e pati më të lehtë, Safet Butka, profesori dhe nacionalisti shqiptar. I biri i patriotit Sali Butka, i cili organizoi demonstratat studentore në prill 1939 gjatë pushtimit italian dhe u internua në Ventotene do vrasë veten në vitin 1943. Përqeshja me vdekjen e tij është makabër. E, kur dëgjon se çfarë thonë për Mujon, historia e të cilit është e jashtëzakonshme në thjeshtësinë e vet, rrëngjethesh sepse është një nga ato pak rastet tona kombëtare, kur njeriu e gdhin ditën si një njeri i zakonshëm dhe e ngrys si hero në përjetësi. Në këtë rast, trandesh jo thjesht për injorancën por deri ku ka arritur sot përçudnimi i vlerave. Më shumë se gojëdhëna thuhet se: regjimi nuk do e shpallte hero, mirëpo ishte koha kur Tito kishte hedhur idenë ta shpallte ish-Jugosllavia hero, meqenëse Mujo ishte i lindur dhe rritur në Ulqin, asokohe pjesë e RFSJ. Autoritetet shqiptare e kapën situatën dhe e shpallën hero ngutazi në vitin 1969 (30 vite më vonë), madje pa bërë shumë kërkime që ta identifikonin se Mujo ishte Mujo Cakuli dhe jo Mujo Ulqinaku. Në Durrës, kujtojnë njerëzit e tij, ai njihej si Mujo Ulqinaku, ku mbiemri ishte më shumë formë identifikimi, se ndonjë gjë tjetër. Qemal Stafa i shpëtoi reprezaljeve sepse vdiq nga të parët komunistë dhe sot është më fatlumi (nëse mund të përdoret kjo fjalë), pasi trupi i tij është prehet në parcelën e nderit në Varrezat e Dëshmorëve. Por familja e tij do të kishte probleme prej dyshimeve se ai ishte tradhtuar, ndërkohë që regjimi burgosi ose pushkatoi shumë nga shokët e afërt të Qemal Stafës, si dhe njerëz që kishin lidhje miqësore me familjen e tij, duke krijuar një klimë frike. Kurse familja nuk e fshehu kurrë dyshimin dhe brengën e saj.

Në funeralin e Butkës, Dhimitër Fallo, gazetar, dikur edhe komunist i Grupit të Korçës, kurse më pas deri edhe eksponent i lartë i Ballit Kombëtar, do shprehej: “Një ngjarje fatkeqe ka shkaktuar mbledhjen tonë të sotme. Safet Butka s’është më… Safeti ynë i shtrenjtë pati një çast dobësimi, një çast tronditjeje fatale dhe i dha fund jetës me dorën e vet” (Polovina, 2018). Me t’u vendosur regjimi komunist, familja Butka, gra e fëmijë internohen në kampin me tela me gjemba të Krujës, të parin kamp internimi në Shqipëri që bashkë me atë të Beratit ishte vendbanimi i ri për familjet e “armiqve”. E shoqja e Butkës kishte në ngarkim vjehrrën dhe katër fëmijë të mitur. Po me katër fëmijë, mbijetoi edhe një heroinë tjetër. Ajo quhej Hava dhe ishte e veja fatkeqe e Mujos. Vitin (1969) që i shoqi do të kthehej tashmë edhe në simbol kombëtar, ajo ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare. Pati një jetë shumë të vështirë dhe bashkë me të 4 fëmijët jetoi tek vëllezërit derisa fëmijët i dolën në jetë dhe e morën me vete. “Për mua, ajo është heroina e vërtetë që nuk përmendet kurrë”, kujton Plator Ulqinaku, nipi që jeton tashmë në SHBA. Vetë Mujo ishte sa sublim për atë që bëri me vetëdije ashtu edhe tragjik, kur nuk ishte në jetë. “Ka gojëdhëna të shumta, por mendohet se Italianët e morën trupin duke menduar se ishte Italian për shkak të një uniformës. Disa ushtarë italiane thonë se e kanë njohur nga kohët e kursit dhe e kanë çuar trupin në Kishën Ortodokse aty pranë. Përndryshe, po ta gjenin ushtarët e tjerë mund ta kishin përdhosur trupin!”, kujton i nipi i tij.

Qemal Stafa, do të kujtonte vite më vonë me gjysmë zëri, një nga komunistët që ishte bashkë me të dhe shpëtoi, por që do persekutohej dhe ngrihej nga Enveri: Ai nuk mundi të ikte dot se ishte fizikisht i dobët!! Por historia e tradhtisë mbeti dhe ajo flitet edhe sot e kësaj dite me tragjizmin e shtëpisë së tij. Kurse mësuesi Butka që nuk “e deshi” asnjë nga politikanët e kohës do fliste hapur për moton e tij: “Nuk kemi dalë të vrasim shqiptarët. Të parin dhe të vetmin shqiptar që unë mund të vras, është vetja ime”. Atë bëri realisht. Propaganda ia shpërbleu duke sajuar se vrau veten në banjë, me cinizmin më të madh për një figurë të dlirë, pretendim që e hodhën poshtë vetë shokët e tij. Edhe e Mujos ishte gati një vetëvrasje: Ishte përballë të pamundshmes. Ashtu Si Qemal Stafa! Po ne sot në kohën e antiheronjve? Për t’u identifikuar jemi në garë se kush i vret më shumë e më hidhur heronjtë tanë! Kjo është motoja bajate e supermodernitetit shqiptar dhe ethet e identifikimit të hiçave. (Javanews)

9 Komente

  1. K
    Kosovari

    Ke bere nje pershesh qe nuk merret vesh. Heronjte jane fitimtaret jo humbesit or mik si Butka e me shoke. Si i bie pastaj qe edhe Hitleri ra hero ne lufte me ruset, por thjesht pati nje dobesi nje dit dhe i dha fund jetes. Ti si beke dot dallimin. Sa per perqeshjet ndaj heronjve, nuk merziten luanet se i perqeshin majmunet ne peme. Nuk kishe perse mundoheshe shume, shiko se cfare po i bejne UCK sot dhe atyre qe dhane jeten per lirine e vendit te tyre. Nuk mjaftojne sulmet, perqeshjet dhe relativizmat njesoj si me partizanet e luftes se dyte botrore por duhen te poshterohen edhe gjyqeve si kriminel lufte. Shkruan dot per heronjte e UCK qe jane gjalle?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albina

      O zoti Andoni!.... . Keni qenë ndonjëherë në Bullgari?...... Bullgarët në luftën e dytë ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve............ Mirëpo unë u habita se sa shumë lapidare shikoje atje...... . Ata nuk kanë luftuar kundër gjermanëve, por kundër Ushtrisë së Kuqe....... . Mirëpo kishte aq shumë lapidare që tregonin për luftën kundër gjermanëve, sa unë u habita....... Këtë e kam parë,para 5 apo gjashtë vjetësh......... Ata nuk patën heronj! Ata I shpinën heronjtë....... . Ndërsa ne I kemi dhe kërkojmë ti mohojmë, t'u gjejmë lloj lloj difektesh, apo të minimizojmë çastin e rënies së tyre........ . Dhe duam të luftojmë serbët........ . Serbët vetëm shpikin heronj, edhe kur nuk I kanë...... . Ne jo. Sepse janë heronj që I ka nderuar Enveri. ..... . Turp e marre, e faqja e zezë.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Li...

      Kosovar , kpncepti yt per ato figurat sublime me emrin HERO , rrjedh nga Ajo marrezia qe I ktheu shqiptaret ne ushqim per perbindeshat dhe ne rastin me te mire ne kavie . Heronjte , o sh. komunist , per shkak te vepres se tyre , per gjate gjithe historise njerezore ( Jo vetem te asaj envero -komunisto-berishiste ) , Jane figurat me te eperme , me te shenjta dhe , Ajo cfare eshte me e rendesishme ( shpresojme ta pranosh edhe ti ) te pranuar e te vleresuar nga te gjithe e ne te gjitha koherat . Madje KY vleresim , ndonje here , I kalon kufijte e kombit te tyre ...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovari

        Nuk eshte koncepti im se une nuk vleresoj kush eshte hero apo jo. Eshte norme boterore, trego nje rast ne bote qe nje humbes eshte bere hero dhe vleresohet nga kombi i tij. Pastaj ato me komunizma jane per majmunet maj pemeve.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Më në fund po lexoj komentin e një kosovari , që shkruan vërtet shqip dhe nuk ka nevojë për përkthyes . Bravo kosovari !

          Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Heroi, tradhëtari, patrioti, shitësi i atdheut, guximtari, frikacaku, kolaborcionistë, internacionalistë, e pa fund epitete që historiografija enveriste i ka kthyer në tabu. E Tabutë i kanë hije primitivitetit!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bido Opingari

          Gjat' i ke rënë, or Ben! Po edhe unë gjatë do t'i bie. Një redomdancë e pakuptimtë, që nga rënia e heronjve në krye të detyrës, e deri në vetvrasjet heroike të atdhetarëve heronj nga "dëshpërimi". Që nga bërja hero për shkak të Titos në vitin 1969(!), se Shqipëria duhet të bëhej republikë jugosllave dhe komunistët që nuk e dinin se Mujoja e kishte ndryshe mbiemrin (po edhe Butka, e kishte ndryshe mbiemrin, shumë njerëz mbanin e mbajnë për mbiemër vend-origjinën), e deri tek persekucionet komuniste të Dëshmorëve të Atdheut (Kombit, sips teje), dhe që spekulloj me ta(!). Tradhëtitë mes komunistëve, janë ato më të shquarat! Në mes të luftës, kur askush nuk e dinte nëse do të dilte gjallë a jo, ata vrisnin njëri tjetrin për rivalitet (meqë nuk ishte në modë dueli, dhe meqë komunistët janë skuthë, sipas nëntekstit; madje, një pjesë ishin dhe agjentë të SIM-it etj, dhe italianët bënin sikur i ndiqnin - letërsi e verdhë, s'ke ç'i thua)! Edhe me familjet e dëshmorëve, komunistët silleshin shumë keq, i kishin lënë në pikë të hallit; po në pikë të hallit ishte i gjithë populli fukara pas çlirimit, or as mish, as peshk. Nuk mund të krahasohen dhe cilësohen si vetvrasje rëniet e heronjve. I bije që të gjithë të vrart në luftra të jemë vetvrarë! Ideali të bën hero! Edhe sikur të mos shpallesh i tillë për tërë jetën. Ata, të luftës kontribuan për idealin aq sa mundën, deri në sublime dhe nuk kontribuan për tu bërë heronj dhe përfitime familiare. Ti po i riposhtëron edhe një herë heronjtë, ndikuar nga "rishkrues" të historisë; kur atë pjesë të historisë e shkruajtën pjesëmarrësit, ata që e bënë atë, që ishin dhe heronjtë e saj. E shkuara është absolutja, e ardhmja relative, mund ta gjymosh si të të vijë. Nuk mund të vësh në një krah edhe Qemal Stafën - komunistin e deklaruar (që ra në përpjekje për të çarë rrethimin e të largohej si tjetri, që dëshmonte se qe i dobët ndaj nuk mundte, - psh: nuk ishte i dobët, por ishte i plagosur -, me Ballistin Safet, të zënë rob dhe vërtet, vrau veten, por jo për një moment presioni nervor, por se do të jepte llogari para gjyqit partizan, pa pëllcak të tilla, si "vrisia veten më parë se sa një shqiptar", janë dëngla, si Sali Protopapa i Driteroit ka qënë. Kanë vrarë njerëz antifashist e partizan syfeti i tij dhe u kanë shtypur kokën me gur! E dinte ç'e priste, ndaj. Vetvrasjen komunistët e quanin krim dhe nuk tolerohej në asnjë rrethanë psikologjike, veç kur s'kishte rrugdalje tjetër për shpëtim. Një Butkë tjetër është partizan-dëshmor, pse ky Safet nuk bëri si ai? Edhe Josifi, bashk-krahinor, mësues ishte, djalë prifti, por ishte partizan, antifashist e komunist, mund të qe vrarë edhe ky dhe të thoje sot: ja, babain e heroit e persekutuan komunistët se më në fund e hoqën fenë (!). Ballistët nuk ishin antifashistë dhe në kishte ndonjë prej tyre, pas ballistëve, ballist ishte edhe ai: në mos bej e aga, sejmen i tyre në veprim e botkuptim. Dhe së fundmi. Që të shprehësh respekt për persona të ndryshëm, në gjykim të rrethanave të ndryshme të veprës së tyre, kjo është llogjike, por ta gjykosh pa baza atëhere është keqdashje, dhe gjykimi është relativ dhe botkuptimor, siç dhe duhet të jetë dialektik. Nuk do ta teleronte as Qemali vetë veprimin e Nosit si regjent të qeverisë kuislinge, sado patriot të qe, pa le shokët e vet: ishte bashkëpuntor me pushtuesin, or Ben. Në një luftë çlirimtare popullore, nuk mund të jesh gri. Në të gjithë botën antifashiste si Nosi u dënuan të gjithë: vetëm në Francë disa mijë. Lërini të prehen të qetë Heronjtë e Atdheut dhe mos i trazoni me gjrizet e të shkuarës. Fakt është se nga kjo koktel i trazuar është zbehur edhe nderimi. Nuk mund të përzjehen, nuk mund të jenë njëjt, kur idealet e sakrificës qenë të ndryshme. Qendrimi zyrtar dihet: as mish e as peshk. Po ditën e Republikës, pse nuk e kujtojmë, or Ben. Nuk është si ajo e viteve 20. Dita e Republikës, 11 janari, është shpallur me Ansamble Kombtare, organ më i lartë se një kuvend. Po Kongresi i Përmetit? Ai i Lushnjes përmendet më shumë. Po Konferenca e Pezës, përbashkuese: pa dallim, feje, krahine, ideje etj; më përbashkuese nuk ka, sikur është zbehur mjaft, nuk ka atë festimin e përkujtimin që meriton, ë, si thua: u del "lugat" Enveri ngado dhe s'kanë si e heqin. Mukja, e marrjes së pushtetit pa çak, pa bam, sikur po kujtohet më shumë, ë; por edhe kjo me një farë ndroje, se edhe këtu u del "lugati" Enver. Pa kemi edhe heronjtë e mbrojtjes së paqes dhe ndërtimit, prej së pari, të Republikës së Re nga synimet e jashtë e brenda kufijve të Nosëve, Merlikëve, Safetëve, Markagjonëve, etj (pa le Titistëve, monarkofashistëve, e soji i tyre), të tillë si Pal Mëlyshi, Llesh Pali, etj të heshtur që s'i dimë; kemi dhe heronjtë e punës ndërtimtare, si Marta e Prenda Tarazhi, Adem Reka, Shkurta etj... Kyçin! Askush nuk i përmend, por u ka mbetur koha tek Miladini, Titoja, Mukja, Balli Kombtar që luftonte me mullinjtë e erës, deri në bashkëpunim me okupatorin, në kulmin e luftës së përbotëshme antifashiste. Pastaj... erdhën komunistët... që bënë diç, por... qenë komunistë dhe përparimi i shqipërisë nën sundimin e tyre nuk mund të pranohej, s'quhej, se komunizmi ishte regres (po ecën në Kinë mrekullisht); njëjtë siç thoshin ballistët. Këtu historia merr fund. Bosh 45 vjet... Gropë e zezë, thotë Ballisti Rama, se s'ka vënë një tullë në të, veç ndonjë zugrafisje diku. Vijnë në vend të Popoviçëve, Rajersonët, në vend të Hrushovëve, Bushët dhe në skenë çfaqen mohuesit, si shën Pjetri. Na lënë pa bukë, Bushrat si Hrushovrat, toidhjo, do të thoshte komshiu "që na e donte të mirën" matan, s'kishim së fundi ç'të hanim, sikur kishim dalë nga lufta, po "mbaronin" edhe rezervat e racionimit të luftës. Vijnë në skenë Salinjtë dhe heronjtë e rinj, "të demokracisë", tani: 4 heronjtë e Shkodrës (jo heronjtë e Vigut, hanë buk veç ata; këta të rinjtë, i morrën ata 5 të vjetrit në bronx dhe i flakën tek plerat), Azemat, në vënd të Qemalëve (të tradhëtuar nga udhëheqësit), 4 heronjtë e Tiranës para Kryeministrisë (jo ata të 4 shkurtit, se na del Xhaferr Deva pastaj e na prish me ata të matan kufirit) etj. Intresant, këta të ballit të sotmit kur janë në grup janë me nga katër heronjtë; ata të mëparshmit janë me numur tek: tre ose pesë!!! Ka dhe më... Shkrojta pak gjat, se s'kam kohë të shkruaj shkurt. Në bulevard kërrcet molotovi, kërkohen heronj të rinj që të shtyen kauzat, duhen krijuar edhe nëse mungojmë edhe pa shkak. Miqtë, "që na e duan të mirën" , me ç'presin, farën e kanë hedhur, sebepin e kanë gjetur... ai i poshtri, komumizmi sllavo-ruso-mysliman e kanë fajin!... Nuk gjykohet historia me mendt e sotëm, o gazetar. Duhet t'i referohemi kohës! Dialektikisht janë shkak pasojë. Nderim për 5 majin e Dëshmorëve, ashtu siç i dimë, të pa ndyrë nga gjirizet!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergj Fishta I riu

            'Heronjte' kane mbaruar bashke me sistemin qe sollen. Kadareja thoshte: per te mposhtur komunizmin duhet te rivrasin te renet ( kenaqte Enverin se gjoja heronjte s'munde te rivriten, ndaje komunizmi do rroje ne jete te jeteve). Pra komunizmi ra e atehere' heronjte' e meritojne automatikisht rivrasjen dhe duhet te zevendesohen me Heronjte e vertete. Por dhe 'Heronjte' qe komunizmi, i perzgjodhi e lartesoi sipas shijes se tije duhet te fshihen nga aty. E keto te dy pale te heronjve duhet te zevendesohen me Heronjte e vertete. Dikush ketu larte thote se ne Bullgari jane kudo heronjte partizane, Bullgar. Tek e fundit ata jane sllave e aty do t'i mbajne dhe pake kohe. Kujtoni Ukrainen. I fshiu te tere heronjte qe kishin luftuar krahe Rusit dhe vendosi ata qe kishin luftuar kundra rusit. Mbeti problemi se ne Ukrain kishte shume rruge me emrin e Pushkinit. U muar vendim parlamentar: Te Zhdukej, le ta mbajne ne Rusi, ne Ukrainasit kemi Heronjte tane qe kane luftuar kundra Stalinit e komunizmit rus. Ndaj Qemal Stafa ka mbaruar bashke me 5 Main, Dita e 'deshmoreve' komunist. Per Qemalin duhet te na vije keq si i ri shqiptar qe u vra nga Enveri me kerkesen e Miladinit. Miladini i tha: Partia djegë antaret e vete kur jane te dekonspiruar. Nuk e lane te shkonte ne Vlore se do diktoheshin dhe do asgjesoheshin dy serbet e pare qe çmenden tosket. I treti erdhi me vone.

            Përgjigjjuni
            1. KRITIK

              zoti Andoni ne shkrimin tuaj ngrini nje fenomen i cili eshte real, por argumentimi tuaj eshtr kaotik dhe eklektik ngjyra roze e trajtimit fatkeqesisht eshte e rajvizuar nga kaotiku idro;ohjik EdiRama ne dukje kjo vije qe konsiderohet si moderne mund te kete ndonje rezultat pozitiv cilaat kollonat e shoqerisse parimet apo piruetat? kjo menyre argu,entimi qe paraqisni edukon moralisht amoralin pavaresisht vepres se te denushme me kontributet pozitive qe mund te jene dhene para ketij veprimi pra klasikimi midis heroit dhe abtheroit sipas jte barazohet dhe justifikohet e keqja me te miren. cdo gje ka nje vije te kuqe qe eshte pergjegjsia ndaj popullit dhe Atdheut ne kohe! vvleresoj shkrimin per respektimin e deshmoreve dhe ditesimboloke 5 Majin Lavdi perhere deshmorevee te Kombit!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje