Albini dhe 16 eurot e gënjeshtrës

19 Prill 2026, 19:34Blog TEMA
Albini dhe 16 eurot e gënjeshtrës

Nga Baton Haxhiu

Orwelli në fillim të Ferma e kafshëve nuk ndërton një mashtrim. Ai ndërton një ëndërr. Një premtim që duket i pastër, pothuajse i pakundërshtueshëm. Që të gjithë do të jenë të barabartë. Që askush nuk do të jetë mbi tjetrin. Që një rend i ri lind nga lodhja e padrejtësisë së pushteteve të vjetra.

Por rrëfimi nuk është për lindjen e kësaj ëndrre. Është për mënyrën se si ajo degradohet. Si zbret nga ideali në zakon. Si shndërrohet, jo në tragjedi, por në banalitet.

Sepse ndryshimi në qeverisje nuk vjen si tradhti e madhe. Nuk vjen me zhurmë. Vjen si zakon. Fillon me përjashtime të vogla që arsyetohen si të përkohshme. Pastaj kthehet në privilegje që justifikohen si të domosdoshme. Në dallime që nuk pranohen si të tilla, por shpjegohen si funksionale, si pjesë e “realitetit”.

Ajo që thuhet në rrjete sociale, në deklarata, në mbrojtje të përditshme. Fjalët fillojnë të lëvizin ngadalë. Kuptimet të zbehen. Barazia nuk zhduket nga fjalori. Ajo mbetet aty, por si një fjalë pa përmbajtje. Riformulohet. Zbutet. Derisa bëhet diçka tjetër, por vazhdon të quhet njësoj.

Dhe në atë moment, gënjeshtra nuk është më e dukshme. Nuk ka nevojë të fshihet. Është bërë e pranueshme.

Është bërë versioni i saj.

Sepse ato nuk janë një fakt i thjeshtë. Janë një fjali e ndërtuar për të prodhuar një moral. Për të thënë se je ndryshe. Se nuk ke marrë. Se je i pastër.

Ti mund të kesh 16 euro në deklarim.

Por pushteti yt nuk jeton me 16 euro.

Ai lëviz me makina të shtrenjta. Me privilegje të heshtura. Me një rreth që nuk ka mbetur në atë shifër. Me një qeveri ku varfëria nuk është më realitet, por kujtim i përdorur si dekor.

Dhe kontrasti bëhet edhe më i rëndë kur jeta jote personale nuk është ajo që i tregohet publikut si identifikim. Një familje në një nga shtetet më të pasura të Evropës. Një distancë që nuk mbulohet me asnjë deklaratë pasurie.

Kjo nuk është thjeshtësi. Kjo është gënjeshtër e rafinuar dhe që nuk e mohon të vërtetën. E përdor atë. Merr një copë të vogël të saj dhe e ngre në nivel morali, për të mbuluar pjesën tjetër.

Po, mund të jetë e vërtetë që ke 16 euro.

Por nuk është e vërtetë që kjo të përkufizon.

Sepse ndërkohë që kjo shifër shitet si ndershmëri, pushteti yt prodhon diçka tjetër. Prodhon privilegj. Prodhon pasurim rreth teje. Prodhon një sistem ku dallimi mes asaj që thua dhe asaj që ndodh bëhet gjithnjë e më i madh.

Dhe këtu gënjeshtra bëhet më e rrezikshme. Sepse nuk është më vetëm deklaratë. Është moral me rrenë brenda.

Është përpjekje për të bindur të tjerët se kontrasti që shohin nuk ekziston. Se problemi nuk është sistemi, por perceptimi. Se mjafton që ti nuk ke, për të justifikuar atë që kanë të tjerët.

Kjo është ajo që e bën të pashije.

Sepse në fund, nuk është problem varfëria jote, por është përdorimi i saj.

Në Fermën e kafshëve, derrat nuk u bënë të ndryshëm brenda natës. Ata u bënë të tillë duke bindur të tjerët se nuk kishin ndryshuar. Se ishin ende njësoj. Se gjithçka që bënin ishte për të mirën e përbashkët.

Dhe në fund, askush nuk e dallonte më ndryshimin, sepse kur një njeri deklaron varfëri, por nuk shqetësohet nga pasuria që rritet rreth tij, ai nuk është më simbol i ndershmërisë. Është mburoja morale e saj me një mashtrim 16 eurosh.

Dhe në atë moment, 16 eurot nuk kanë më rëndësi, sepse ajo që mbetet është kjo që secili njeri i ndershëm e mendon.

Nëse je kaq i pastër, pse nuk të pengon papastërtia përreth?

Nëse je kaq i varfër, pse pushteti yt prodhon të pasur?

Sepse në fund, nuk është çështje xhepi.

Është çështje ndërgjegjeje.

Dhe kur gënjeshtra bëhet mënyrë për të mbrojtur atë ndërgjegje, ajo nuk është më gabim. Është zgjedhje personale e jotja për të bërë moralistin gënjeshtar.

Prandaj kjo zgjedhje që nuk matet me 16 euro, por matet me distancën mes asaj që thua dhe asaj që je.

11 Komente

  1. E
    Epirioti II

    Nje nga artikujt me te bukur dhe cilesor qe kam lexuar prej vitesh. Godet esencen e nje problemi te madh.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baton trimi

      O Bâton trimin duhet te ndash mendjen je shqiptar apo koqevar. Nese je shqiptar mos shkruaj per ate krahine qe tradhetin e ka ne ADN. Nese je koqevar dhe je pjese e politikes koqevareske gjeje nje gazete koqevare ndoshta do jesh intéressant..

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergj Kastrioti dv

        Ne bote, sidomos ne Shqiperi e Kosove, dhe po te dale ndonje vertet i ndershem, nuk e toleron llumi e zullumi per te tille. Ose do ta vrasin ose do ta perqeshin e bullizojne. Por ju te zullumit dihet ta dinit qe nje dite ai do te keputej. Dhe ne Kosove eshte keputur. Ca majmune qe ishin mesuar te kacavirreshin ne zullum kane rene, por kane rene me koke e jane te pashprese. Shpresa jote o haton baxhiu per ti quajtur e bere te gjithe njelloj ka vdekur. Gjithsesi do te ishte mire qe kryeministrit te Kosoves, per hallet qe ka, ti jepet nje rroge dinjitoze dhe kaq. Dinjitoze. Jo burime te tjera, pervec ligjores, pages.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurti eshte oligark komunist

          Kurti nuk genjen, ne llogari mund te kete vertet €196. Kjo mund te besohet se Kurti jeton ne Komunizmin qe ka ndertuar mes trullanave te LVV. si komunisti i vetem ne Kosove, Kurti punon sa ka mundesi, pra dhe hiq fare, dhe merr sa i don bytha dhe familja per te jetuar ne lluks ne Beograd., nderkohe qe vete ha, pi, banon pa paguar.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edin e ke shum xhan

            Ore po kaq ka 16 të euro çfar të deklaroj parat e tua Për ty e din të gjithë që je njeri me fat Kot thonë paç fatin e K…ës

            Përgjigjjuni
            1. O
              O

              Më vjen keq që nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por po shkruaj vetëm kaq: televizioni është letërsia e të paarsimuarve...E

              Përgjigjjuni
              1. a
                arvanitasi

                kurse Putini ka 10 euro me shume ne llogari bankare se Albin kurti, poshte sllavo-komunistet ruso-serb

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari.

                  Gjithmone ne tabelat e shifrave ne krah te djathte vendosen kondicionet( lek 1/000,euro 1/000000, $ 1/0000000 )etj ose ne gjuhe inginerike quhet shkalla e matjes. Nuk e dime me ca njesie matje i ka keto shifra.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Albini si Enveri qe thoshte arnoj çorapet,rrogen e ka 16 mije lek (16 euro Albini 16 Enveri)e nuk i delte por e verteta ishte se familja e tije vetem brenda nje viti kishte shpenzuar ne Itali 470 mije dollar (sot mund te jene mbi 5 milion dollar) per te blere rroba ushqime paisje shpije e kush e din.Albini ti tregoje njerzeve se sa i shpenzon familja ne Norvegji,sa i ban Albinit rruga me shku e me ardhe atje,sa euro ka ne bankat e investimet ne Norvegji se ai budall nuk ashte me majte euro ne Kosove.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Puci

                      Histori KINEZE LEI FENI I KOSOVËS . Kur fyhet inteligjenca e njeh populli

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tjetri

                        o Baton na kallxo a je spiun i UD-se apo jo? pastaj do te te pyesim edhe per 16Eurot e Albinit

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje