Fuqia e Ramës në pushtet vjen si pasojë e pafuqisë së Berishës!

21 Prill 2026, 09:40Blog TEMA
Fuqia e Ramës në pushtet vjen si pasojë e pafuqisë së

Nga Ermal Peçi


Ka një narrativë në media dhe në politikë që përpiqet ta paraqesë Sali Berishën si një figurë pa përgjegjësi politike, dhe kjo është ndërtuar me kujdes prej vitesh: një përzierje e viktimizimit personal, relativizimit të fajit dhe zhvendosjes së vëmendjes drejt kundërshtarëve, për të nënkuptuar mungesën e fuqisë politike. Por realiteti politik nuk funksionon mbi perceptime të fabrikuara nga propaganda; ai matet me pasoja, me rezultate dhe me besimin që arrin të ngjallësh.

Në rastin e Sali Berishës, narrativa e pafajësisë politike bie ndesh me një fakt të thjeshtë: një lider që ka qenë për dekada në qendër të vendimmarrjes nuk mund të jetë njëkohësisht edhe viktim edhe spektator i pafuqishëm i pasojave politike.

Protestat e thirrura prej tij janë një tregues i qartë i këtij kontrasti. Ato nuk dështojnë vetëm për shkak të organizimit, por sepse vuajnë nga mungesa e një kauze të qartë dhe gjithëpërfshirëse. Një protestë nuk mund të jetë thjesht thirrje për revoltë, por është artikulim i një alternative dhe i lindjes së një shprese.

Madje, kontrasti bëhet edhe më i fortë kur vendoset përballë realitetit të qeverisjes së Edi Ramës. Kjo qeveri perceptohet gjerësisht si ndër më të korruptuarat në 35 vitet e fundit dhe pa reforma të thella e të suksesshme që prekin jetën e qytetarëve. Një qeveri e cila një këmbë e ka në zyrë dhe një këmbë e ka në SPAK. Një qeveri e cila ka deleguar pushtetin politik tek eminenca e errët e kësaj shoqërie. Një qeveri që kryefjalë ka korrupsionin dhe mungesën për të prodhuar një ekonomi të qëndrueshme me rregulla të tregut. E megjithatë, përballë një terreni kaq të favorshëm për opozitën, Sali Berisha nuk arrin ta trysnojë realisht pushtetin e Edi Ramës në asnjë pikë kyçe. Kjo ngre një pyetje thelbësore: nga buron kjo pafuqi politike e Berishës? A është pasojë e statusit “non grata” nga SHBA-ja, apo edhe e qëndrimeve anti-SPAK? Apo e faktit që një figurë me mbi tre dekada në politikë e ka të pamundur të rikrijojë besim si alternativë reale?

Në thelb, këto protesta janë mbështetur më shumë mbi kundërshtimin ndaj Edi Ramës sesa mbi një projekt politik që ofron zgjidhje konkrete. Kjo i bën ato të duken si ciklike, të përsëritshme dhe pa energjinë transformuese që ka karakterizuar lëvizjet e mëdha qytetare në histori apo edhe ndryshimet në Shqipëri. Një protestë pa kauzë nuk prodhon shpresë, dhe në këtë kontekst shpresa është e vetmja mënyrë për të prodhuar vota për të sjellë rotacionin.

Por problemi nuk mbaron këtu. Një nga perceptimet më të përhapura në opinionin publik është ekzistenca e një ekuilibri apo marrëveshje të heshtur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Jo domosdoshmërisht në formën e marrëveshjeve të shkruara, por në një bashkëjetesë politike ku konflikti i deklaruar shërben për të mbajtur gjallë një status quo.

Ky perceptim ushqehet nga disa elementë: ritmi i kontrolluar i përplasjes politike, mungesa e një përshkallëzimi real që do të prodhonte ndryshim, si dhe fakti që të dy figurat vazhdojnë të dominojnë skenën politike duke penguar lindjen e alternativave të reja, por gjithashtu edhe halli i përbashkët që e ka emrin SPAK. Në këtë kuptim, konflikti mes tyre shpesh duket më shumë si një teatër i nevojshëm sesa një betejë ekzistenciale. Siç do të thoshte Niccolo Machiavelli, pushteti nuk mbahet vetëm me forcë, por edhe me iluzionin e konfliktit dhe kontrollin e skenës.

Kjo është arsyeja pse shumë qytetarë ndihen të përjashtuar: sepse nuk shohin një përballje reale për të ardhmen, por një riciklim të së shkuarës dhe të të njëjtëve mekanizma. Atëherë kur politika perceptohet si një marrëveshje e pashprehur mes kundërshtarëve politikë që duhet të luftojnë për të mirën e vendit, atëherë besimi bie, bashkë me të edhe pjesëmarrja.

Në fund, pyetja nuk është nëse Sali Berisha ka apo jo faj politik. Pyetja është nëse ai arrin të bindë një shoqëri të lodhur se përfaqëson ndryshimin. Deri më sot, përgjigjja duket të jetë jo, dhe protestat që zbehen pa lënë gjurmë janë dëshmia më e qartë e këtij realiteti.

*Projekti Nova Demokratia, mbështetur nga Instituti PASHKO dhe Media MAPO

13 Komente

  1. J
    Jeniceri

    Je lodhur kot more djale. Akoma nuk po kuptoni se midis tyre ka nje marveshje qe ndihmojne njeri tjetrin . Te sundosh per 4 mandate, pa tu trembur syri edhe kur ka mega skandale,duket qarte se dicka funksjonon jashte vullnetit te popullit . Ato hijet ,qe dikur ishin te pa dukshme ,preplasjet e Bufit te kenetes me Gjigandin,sot nxjerrin bllofin ,qe kane luajtur te dy per te sunduar bashke. Rama ne karrike , pa ju trembur opozites dhe Saliu ne opozite pa u shqetsuar fare .Kush nga politkanet, ne Rajon te pakten ,proteston ne bukevard per 13 vjete e nuk ndryshon azgje ? Mendja do tju shkoje tek protestat kunder Vuvicit . Nuk ka te krahesuar Vucici me Ramen e Saliun si opozitar . Vucicin e mban Rusija dhe Kina ne pushtet edhe pse opozita serbe eshte shume here me dinjitoze se Saliu . Nga ana tjeter Rama po cimentohet fale dashurise qe bie shume shpejte me figura kryesore te politikes se botes . Ramen sot per sot askush nuk e kercenon ti marri postin e pushtetin . Vetem degradimi brenda Rilindjes, ku elemente te ish socjalistve ,me vonese kane kuptuar, se me ke Kryetar partije kane te bejne . Ne koke socjalistet jane te dobet per te rrezikuar Ramen .2-3 zera kundra jane si bletet e egra qe ushqehen ne nje koshere . Rama s'ka frike nga keta ,jo vetem qe jane pak ,por tani ata mendojne si te mbyllin karjeren si Ruci . Xhepin plot e pa shqetsime . Beni durim o shqiptare ti dhembin kallot e su.... Rames qe te nderroje pozicjonin .

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni i B…

      Futja kot or ti Peci , sado ta nxini ju Ramen atij i shtohen votat. eshte nuk eshte Berisha ,PS e votojne mbi 800.000 , je lodhur kot me kete shkrim , qeveria me e keqe e koruptuar , po te ishte kjo qe ka bere Rama ne qeverine e Berishes ne 1994… e deri sa e zbuan ne 1997 e mbas 2005 -2013 te githe sot do ishin ne burrg pa perjashtrim vete kryeministri e ministrst e tij

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Mungesa e kultures politike te popullit shqiptar per te bere dicka te mire ne favor te vet ju mundeson te dy ketyre te vijne ne pushtet sa here te duan!

        Përgjigjjuni
        1. d
          dd

          Nuk eshte faji i Sali Berishes qe Rama sundon per kater mandate pa iu trembur syri. Thelle thelle nuk eshte faji as i popullit shqiptar. ky ka qene fati i tij historik, te jete i sunduar. Brez pas brezi prej mijera vitesh nen sundim kane formesuar karakterin e popullit shqiptar, si nje popuyll te nenshtruar i paafte te fitoje dhe mbroje lirine. Rama eshte thjesht sunduesi i radhes. por ndryshe nga sunduest e tjere, ky kerkon ta zevendesoje popullin shqiptasr me popuj te tjere ose te pakten ti kthej shqiparet ne minorance ne Shqiperi. Per tre mandate ka arritur ta largoje 1/3 e shqiptareve dhe ka filluar ti zevendesoje me aziatiko afrikane, keshtu edhe dy tre mandate dhe shqiptaret kthehen ne minorance. eshte ne rruge te mbare per tia arritur qellimit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari anti shpellar

            Bravo ar e ke gjetur! Rama mor shpellar e ka derguar Shqipërinë aty ku nuk ka qenë kurrë! Në Tiranë gjen me shumë turiste se shqiptarë pa folur per bregdetin dhe turizmin malor, paga mesatre 920 euro. të ardhurat për frym në 10800 euro nga 3200 ne kohen e Sali gerdalles, qytete të ndryshuara dhe të lulëzuara, njerëz që kanë hapsira për të jetuar më mirë, kurse ato afrikanet mos vini per motren apo gruan tende, sepse shqiptarët nuk i ka përzën Edi Rama por liria për të gjetur një jetë më të mirë në botë dhe ato që janë të zotë ia kanë arritur ,kurse ato si puna jote hanë mut në Fb dhe bëjnë ksenofobin të trembur mos u ngel motra shtatzan me ndonje afrikan. Edhe ndodh se po nuk punove ti do punoj afrikani dhe aziatiku! Ik mor mut futi ndonje lug sup dhe zgjohu pasi ta kenë sjell gruan ne darke ne shtepi

            Përgjigjjuni
          2. E
            Ermal, mos shkruaj me mire...

            Fuqia e Rames vjen nga 83 deputetet ne Kuvend, o pseudo-shkrues!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ermal, hesht me mire

              Fuqia e Rames ne pushtet vjen nga 83 deputetet ne Kuvend, o Ermal Peci, mos shruaj fare me mire.

              Përgjigjjuni
              1. I
                I djathte , shtepi me qerra, i punesuar te tjetri

                Gallate... ky mjerran e konsideron vehten te djathte por nuk ka prône dhe jetone ne nje shtepi me qerra....... Shoku lexo dhe do mesoshe , nuk ka shqiptar te djathte , aresye historike. Shqiperia nuk e ka kaluar sistemin borgjeze , nese shikone Paris eshte ndertuar ne sistemin borgjeze me vone kapitaliste. E vetmja qe eshte ndertuar ne kapitalizme ne Paris eshte Quartier de la défense ...gjitheçka i perket epokes borgjeze , ne kaluam nga feudalizmi me bejler e agallare te pseudo komunismi te Enver Hoxhes .... Ndaj ndaloni perallat me te djathte

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Forster

                  O Djale i mire me ato qe ke shkruar mund te te duket drejt ty ,por "politika"eshte" kurve"dhe kurven e perdor sipas interesave te tij si i Majti po ashtu edhe i Djathti,mjere Populli qe e ha sa krahu.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fshatari

                    Mos denimi i Berishes per krimet e kryera i jep Rames fuqi dhe fuqia e Rames e mbron Ramen nga mos denimi per krimet e kryera . (Ne fshehjen e krimit njera dore me gjak lan doren tjetren me gjak dhe te dyja bashke lajne fytyren e gjakosur te krimit. )

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Katundari

                      S'ka lidhje fare ajo qe komenton. PS ka elektorat te kulturuar dhe besnik. Jane peralla se Rama qendrone ne pushtet pasi Bufi kenetes eshte i dobet. E supozojme qe iku Bufi , e futen ne burge , vdiqe , e shtypi makina dhe çfare ndryshone ...asgje. Ajo parti u krijua qellimisht nga Ramiz Alia me rrugaç , me kurrva , me te pa shkolluar , me komunist e femije komunistesh , ndersa ne PS shkoje gjithe pjesa intelektuale e vendit.....

                      Përgjigjjuni
                    2. G
                      Gjergj Fishta I riu

                      Fuqia e Rames ne pushtet vjene nga deformimi qe i ka lene bolshevizma tipike Enveriste dhe ligji fillestar komunist i tokes, 7501 qe bashke me firmat Piramidale e nxiti ciklin e vazhdimsise: bashke pronar e bashke hajdute.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TA. VË LALA. SONTE. (Në buronja)

                        O PEÇI Po qënke KEÇ fare. Dukesh në surat Je edhe iri në mosh,po nga e nxore qeverin rama më të koruptuar në 35 vjet mor kaçkavall pse rama i dha naftë Serbit apo bëri piramidat; 97; Gërdecin :21Janarin mor kok bole.Po çtë lidh ty me shpellarin që të vjen keq .pak të zeza i ka bërë këtij vëndi more (Gërnet me 1 brimë)Po keq për Tironën nuk të vjen që e djeg ç’do javë Se kupton o kaçkavall që pa u larguar shpellari(kanceri) spiuni i serbis ky vënd është i rezikuar që të eci përpara. Tani do sjelli edhe bagëtin me gjithë lop për të shtuar numrin në mitingun e radhës.Bashkou edhe ti mor keç i PEÇAJ.Ke dhe mbiemër të nderuar por qënke vetë 7UJË-1KOS

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje