Nga Eduard Zaloshnja
Para protestës së fundit, Berisha i bëri thirrje përkrahësve të tij të merrnin pjesë në “kryengritjen paqësore më madhështore” të të gjtiha kohërave. Por analiza numerike e pamjeve nga lart të protestës (për të cilën më ndihmoi një bashkëpuntor i im kompjuterik) tregoi se as 0.4% e atyre 500 mijëve që votuan më 11 maj për “Aleancën Madhështore” të Berishës nuk u mblodhën në bulevard të premten në mbrëmje…
Por e keqja për Berishën nuk mbaron me kaq.
Nga sondazhi im i fundit, rezultoi se vetëm 5.2% e kishin ndjekur tërësisht protestën direkt në televizion, kurse 80.1% nuk e kishin ndjekur fare. Ndërkohë, 14.7% thjesht i kishin hedhur një sy protestës në televizion tek po zhvillohej…
Dhe e keqja për Berishën mbyllet me firon e votave për “Aleancën Madhështore”.
Sipas sondazhit, për PD-ASHM votojnë sot vetëm 21% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit brenda vendit (nga 34.3% që e votuan atëherë). Pra “Aleancës Madhështore” i kanë firuar më shumë se 1/3 e votuesve të 11 majit…
Dhe në cilin segment të elektoratit të tij e ka Berisha firon më të madhe? Tek të rinjtë 18-34 vjeç!
Analiza moshore e atyre që janë gati të votojnë sot tregon se elektorati i sotëm i PD-ASHM ka vetëm 14.2% të rinj 18-34 vjeç, ndërkohë që kjo grupmoshë përbën 25% të popullsisë së rritur të vendit. Berishës i ka mbetur besnik vetëm brezi i vjetër (mbi 55 vjeç) i elektoratit të tij të 11 majit, që sot përbën plot 39% të votuesve të PD-ASHM. Ndërkohë, kjo grupmoshë në popullsinë e rritur të vendit është në nivelin 25%…
Kaq shpellarë e mbajnë peng PD..... Turp për ata deputet zorraxhinj që i shkojnë pas një krimineli NON GRATA....
Duhet nje lider i vertete te PD (jo nga keta qe i shkojne pas Berishes), ndryshe PS do qeverise gjate dhe vendi nuk do kete progresin e duhur!
Bravo Zaloshnja!
Sa jane rama dhe berisha politikan, aq e sakte eshte dhe statistika tende, ne kete vilajet te humbur.
Bukuria ishte se. 80 % e popullsise nuk e shikone protesten , 15 % shume pak , 5% e ndoqen protesten Live.....me ne funde média kazane mori nje shuplake , 95 % e shqiptarve nuk e shikojne protesten e Bufit ku média konsiderohet e kapur nga familja kriminale Berrisha dhe si nxites e dhunes....
PD është e vdekur e shqiptarët e dinë që të vdekurit të rinë me të vdekurit e të gjallët me të gjallët.
o zaloshnja maje gjerbesit pse je kaq rryp saliu ka mbi 560 mije vota ti flet si ema zeqos maje tomorrit
PD-ASHM 500 mije brenda vendit, 50 mije nga emigracioni
Kur ke ardhur nga Skrapari në Tiranë o Dorian nga Tomorrica?