Balancimi si art: çfarë e afron dhe çfarë e ndan Edi Ramën nga Josip Tito

22 Prill 2026, 13:53Blog Nga Vilant Xhori

Ideja për ta parë Edi Rama si një lloj “Josip Broz Tito i epokës së globalizimit” tingëllon në fillim si një krahasim i guximshëm, ndoshta edhe i tepruar. Por, si çdo analogji politike që ia vlen të eksplorohet, ajo nuk kërkon domosdoshmërisht barazi të plotë. Thjesht mjafton që të hapë një kënd të ri shikimi mbi mënyrën se si një lider i një vendi të vogël lëviz në një botë gjithnjë e më komplekse.

Që në fillim duam të sqarojmë se në thelb të këtij krahasimi qëndron vetëm ideja e fleksibilitetit diplomatik. Gjatë Luftës së Ftohtë, Tito ndërtoi një profil unik ndërkombëtar duke refuzuar të rreshtohej plotësisht me njërin nga dy blloqet. Përmes Lëvizjes së të Painkuadruarve, ai krijoi një hapësirë të tretë, ku vendet që nuk donin të ishin satelite të fuqive të mëdha mund të afirmonin njëfarë autonomie. Ishte një strategji e lindur nga nevoja, por Tito kishte meritën për ta kthyer në identitet politik.

Sot, natyrisht, bota nuk është më ajo e ndarjes së hekurt mes Lindjes dhe Perëndimit. Globalizimi ka krijuar një terren ku kufijtë ideologjikë janë më të paqartë dhe interesat shpesh tejkalojnë ndasitë klasike. Pikërisht në këtë terren lëviz Rama. Në një hark të shkurtër kohor, ai mund të shfaqet në takime me liderë që përfaqësojnë spektra të ndryshëm politikë dhe gjeopolitikë. Ai takohet miqsisht me konservatorë si Benjamin Netanyahu dhe Giorgia Meloni, por po kaq miqsisht me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez dhe shumë liberal të tjerë. Për një vëzhgues sipërfaqësor, kjo mund të duket si një lëvizje pa bosht ideologjik. Por, një vëzhgues më i thellë mund të evidentojë elementë të një pragmatizmi të rafinuar.

Ndryshe nga Tito, Rama nuk operon në një sistem ku zgjedhja e aleancave është çështje ekzistenciale dhe drejton një vend me peshë shuë më të vogël se ish-Jugosllavia e Titos. Shqipëria është pjesë e strukturave perëndimore, anëtare e NATO-s dhe aspiron integrimin në Bashkimin Europian. Pra, korniza strategjike është e qartë. Por, brenda kësaj kornize ekziston hapësirë për manovrim dhe pikërisht këtu shfaqet stili i tij politik.

Në këtë kuptim, krahasimi me Titon mund të funksionojë thjesht si metaforë, por jo si ekuivalencë. Kjo sepse Tito ishte arkitekt i një rruge të tretë në një botë të ndarë. Rama është navigues në një botë ku rrugët janë të shumta, por ai mbetet i qartë në destinacionin pro Evropian. Pra, ndërsa Tito ndërtoi një lëvizje globale, Rama menaxhon dhe prezanton një profil kombëtar brenda një sistemi ndërkombëtar tashmë të konsoliduar.

Megjithatë, ka diçka që i bashkon dhe kjo është aftësia për të kuptuar se madhësia e një vendi nuk përcakton domosdoshmërisht peshën e tij në diplomaci. Në një epokë ku vëmendja është kapital politik, prania aktive në skenën ndërkombëtare bëhet instrument për të tejkaluar kufizimet strukturore. Rama e ka kuptuar këtë dhe e shfrytëzon me një lloj natyrshmërie që shpesh e vendos Shqipërinë në qendër të bisedave që, në të kaluarën, as që mund të mendoheshin.

Por ky stil ka edhe rreziqet e veta. Fleksibiliteti mund të interpretohet si mungesë qëndrueshmërie, ndërsa hapja ndaj të gjithëve mund të shihet si mungesë prioritetesh të qarta. Në mungesë të një kornize të forte ideologjike, si ajo që kishte Tito, çdo lëvizje duhet të justifikohet përmes rezultateve konkrete dhe perceptimit publik. Pra, ndryshe nga Tito, i cili kishte luksin e një ideologjie që e mbështeste, Rama operon në një realitet ku çdo lëvizje duhet të justifikohet në mënyrë pragmatike. Por, deri tani, balanca është mbajtur. Shqipëria nuk është thjesht pjesëmarrëse. Është gjithnjë e më shumë prezente. Dhe kjo jep një shenjë pozitive për drejtimin e diplomacisë së saj.

Në fund, balancimi mbetet art. Ndoshta krahasimi më i drejtë nuk është mes dy figurave, por mes dy mënyrave për të qenë relevant në kohë të ndryshme. Tito ishte produkt i një epoke të ndarjeve të mëdha. Pra, Josip Broz Tito e përdori balancimin për të krijuar një rrugë të tretë në një botë të ndarë.  Ndërsa Rama është produkt i një epoke të ndërlidhjeve të mëdha. Edi Rama e përdor blancimin për të forcuar pozicionin e një vendi të vogël në një botë të ndërlidhur. Ngjashmëritë ekzistojnë. Dallimet janë thelbësore. Dhe ndoshta kjo është më e rëndësishmja: jo të gjejmë një “Tito të ri”, por të kuptojmë si ndryshon arti i balancimit nga një epokë në tjetrën.

17 Komente

  1. J
    Juavuri

    Pa Lidhje. Duket nga Titulli. Gazetkar Madherfaker.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ndryshimi eshte se Tito fliste rrallë dhe te gjithē e degjobin, kurse Rama mbiu duke llonititur çdo ditë nëpër TV apo radio sikur të ishte non grata Universal .

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rama eshte gjenial

      Tito ka zhvilluar politike ne nje kohe kur kishte dy boshe ......sot ka vetem nje sisteme ai kapitaliste. Nese Tito lundronte midis dy sistemeve per te perfituar , sot nuk funksionone pasi je vetem nje ...... Sot nuk as te majte e as te djathte por kush qeverise me mire , dhe Rama e ka kuptuar...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Në qoftëse Tito zgjodhi një "rrugë të tretë", pra neutralitetin duke ju shmangur të dy blloqeve dhe në të në të njëjtën kohë duke ruajtur ekuilibrat dhe mardhëniet diplomatike me të dy blloqet, Edi Rama nga ana e tij, duke udhëhequr një shtet të vogël e të varfër, kërkon të futet kudo, të bëhet pjesë e kujtdo, të hapi dyert për këdo, ti shërbejë kujtdo! Nuk e ka për gjë të mbështesi dhe të jetë pjesë njëkohësisht tek dy e më shumë ideologji politike të kundërta, tek dy e më shumë ideologji fetare të kundërta! Ai është Edi Rama, me pinelat dhe bojrat e tij lëshon mbi tablo fantazinë e çmendur artistike të tij duke kërkuar të provokojë, të bëjë zhurmë dhe të lërë gjurmë!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari

          Po ku i gjeni keto krahasime mor aman? Nje gje di une me siguri: ne kohen e Titos nuk vidhte njeri ne ish Jugosllavi. Te tjerat gjykojini vete. Nuk po them se Tito ishte burre i mire, por ishte kohe tjeter atehere dhe ai ishte mjaftueshem dinak to hante ne te dy kampet e luftes se ftohte. Keshtuqe shkrimi eshte pa lidhje.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gazetare

            Pse ke jetuar ne jugosllavi dhe e di qe nuk vidhesh haaaaa na mbyten budallenjte.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Krahasimi mund të shërbejë si metaforë. Rëndësi kanë qëllimet. Tito edhe pse komunist, në Jugosllavinë e atëhershme ndërtoi një sistem kuazi kapitalist. Njëjtë si Kina sot. Dhe e dimë se në ç'nivel e ngriti Tito ekonominë, dhe jo vetëm, në ish-Jugosllavi, sa që edhe shqiptarët të përfshirë në atë shtet federativ, edhe pse pjesa më e margjinalizuar e saj, ishin ku e ku më lart se shqiptarët e Shqipërisë londineze nën regjimin hoxhist. Pra edhe pse me stilin "titist", Ramanë mënyrën e vet, përpiqet të sjellë sa më shumë benefite për shqiptarët sidomos në lëminë ekonomike. Më kujtohet se diku nga vitet '70 të shek. të kaluar në një intervistë dhënë një korespondenti të huaj, kur Tito u pyet se kundërshtarët e akuzonin se kishte zhytur Jugosllavinë në një borxh prej 3 miliardë $ nga Perëndimi kapitalist, pyetjes se tij se cilët do t'i shlyenin ato, ai në mënyrë lakonike iu përgjegj: "Ata që do t'i gëzojnë!", duke nënkuptuar me këtë brezat e ardhshëm. Se sa edhe Rama është koherent me këtë filozofi, është tjetër gjë. Këtë do të na e tregojë koha. Në këtë kuptim besoj se dhe në këtë rast, do vlente thënia: "Politika vërtetohet atëhere kur ndodh!".

              Përgjigjjuni
              1. "
                "..."

                Shumë i zoti paska qënë ky "komunisti" Tito. Gëzonte kosovaria (ndaj edhe sot një pjese të mirë nuk u ndahet shpirti prej tij), por edhe dërgonte divetsantë në Shqipëri, sipas urdhërave të CIA-s, kundër një vendi komunist, pra, qe në njërin krah me vepra, si shpërblim për 3 miliardë dollarët. Kurse Kina ka zbatuar një parim tjetër, një hap pas, pas dy hapave përpara. Ajo nuk merr financim nga "CIA", si Titoja, por si vend i madh, është hapur dhe po tërheq kapitalin, që shkon atje ku efektiviteti është më i lartë dhe nuk njeh sistem politik. Pse, para Titos Jugosllavia ka qënë më e prapambetur se Shqipëria e '45-ës? Boll përparime bëri edhe Shqipëria, or ti; para çlirimit qe ku thërret qameti, or Bureto.

                Përgjigjjuni
            2. N
              NEXXT

              Si çfarë i ndan?! Njeri revolucionar, trim, fitimtar dhe udhëheqës brilant që dominonte Adriatikun me një federatë ë begatë socialiste multi etnike dhe nuk e uli kokën para askujt, duke u respektuar në çdo cep të planetit dhe tjetri një kastravec blloku me shkollë vizatimi, një individ injorant, delirant, i paaftë, frikacak, në krye të një shteti mesjetar pa bujqësi, pa industri, pa flotë, pa hekurudhë, pa ushtri, pa naftë, pa pyllëzim, pa shkencë, të cilin po kërkon t'a shpërbëjë në shtete klerikale Baktashinjsh dhe vorioepiriotësh dhe që ushqen mizerjen e egzistencës së vet me pandoflalëpirjen dhe prostitucionin ndaj të pasurve, të pushtetshëmve, fashistëve dhe sionistëve të planetit.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Oficeri i artilerise

                Sa e zgjuar kjo gazekarja ketu siper... Lum partia qe e ka.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astriti

                  interesant .do ta mendoja keshtu ,,,nje cope e madhe kromi (serbia) dhe nje diamant (shqiperia).dy burra qe udheheqin dy shtete te ndryshem ,per nga madhesia dhe nga vlera .nje shtet ne tkurje e nje komb ne invazion .dy burra ku njeri e la fitilin ndezur ndersa ikte dhe tjetri tek mban ne kurriz e con drejt endres shtetin e tij .i pari kombe te ndryshem i futi nen sqetull ,i dyti po mbledh nen sqetull vec kombin e tij .i pari levizi ne rrugen bosh as me ata as me keta ,i dyti ne rruge plot kurthe dhe me keta dhe me ata .i pari ariti aty ku ariti ,i dyti nese arin aty ku ka menduar ,eshte sherbimi me i madh qe i behet kombit mbas 1944 ....1968 .dhe ne fund ndoshta kemi pasur njeriun e duhur ne vendin e duhur ne kohen e duhur .

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbër

                    Nuk ditke asgjë për këtë; Jugosllavia, me natyren më liberale të një shteti komunist, ishte shteti me korrupsionin dhe vjedhjet më të mëdha në Europën Lindore. Gjej dhe lexo deklarimet dhe shqetësimet e vetë Titos per korrupsionin. Lexo edhe per skandalin e AGROKOMERC !

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fshatari

                      Te mos harrojme se te dy jane komunist ne sistemin qe ndertuan apo duan te ndertojne. Te tjerat jane dytsore ( nenprodukt i sistemit).

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Në kërkim të lule trangullit

                        Ne kemi të vetmin lider në botë dhe histori, që lodron i lumtur lule më lule, deri sa të gjejë trangulli që i shqyen bythën.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skenderi

                          Eh Edi Ramen njehere e Ka lindur NENA. Eshte orgjinal,i zgjidhe mire problemet,orator teper i sakt,i pashem si Ai i cili kedo e bene per vehte me perjashtim te zhabave te KENETES se BUFIT. Me Edi Ramen Shqiperia Ka per te ecur vec PERPARA.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rin

                            Duke lexuar literaturë dokumentare dhe libra me bazë faktike, kam hasur shpesh në vërejtjen se nuk ekzistojnë të dhëna të plota, të verifikueshme dhe të qarta për prejardhjen familjare të Josip Broz Titos. Shumë burime theksojnë se origjina e tij mbetet e paqartë, sidomos në lidhje me prindërit dhe farefisin e tij të hershëm, pasi dokumentet janë të pakta, kontradiktore ose të humbura. Në disa analiza historike përmendet se mungesa e transparencës rreth biografisë së tij ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme. Duke studiuar gjithashtu bashkëveprimin politik ruso‑serb të asaj periudhe, disa autorë argumentojnë se kjo mjegull biografike mund të ketë qenë e qëllimshme dhe e lidhur me interesat politike të kohës. Bazuar në këto lexime dhe në mënyrën si disa studiues e interpretojnë këtë kontekst, disa prej tyre arrijnë në përfundimin se Tito mund të ketë pasur lidhje më të forta me Serbinë sesa ç’deklarohej zyrtarisht, megjithëse kjo mbetet një pikëpamje e diskutueshme...

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aergc

                              Josif Broz Tito ishte nje nga udheheqesit me te medhenj te pasluftes se dyte boterore. Jo vetem lundroi mes dy blloqeve duke ruajtur pavaresine e vendit te vet, jo vetem e zhvilloi Jugosllavine me shume se cdo vend te lindjes, por vendosi nje ekuliber mes shteteve e kombeve perberese. gjate se ciles perfitoi edhe populli shqiptar i Kosoves njefare autonomi sidomos kulturore por edhe pati prosperitet ekonomik dhe mundesi te daljes jashte shtetit duke sjellur te ardhura per familjet e tyre. Xero ngjashmeri ka Rama me Titon. Rama punon vetem per pushteton e pasurimin e tij personal dhe grupin e miqve e bashkepunetoreve ne kurriz te qindramijera shqiptareve qe ua perkeqeson e veshtirson jeten sa te kete mundesi me qellim largimin e shqiptareve e zevendesimin me popuj aziatik e afrikane. Shikoni fshatra e qytete si bbrazen nga te rijte, shikoni bankat e auditoret si e kane ulur numrin, shikoni lindshmerine me te ulet ne bote, shikoni 550 mije pensioniste si i ka lene ne prag te urise me me pak se 200 euro ne muaj, dhe shikoni si harlisen ministra e pushtetare ne mes te luksit e ne mes te milionave euro p[er te kuptuar vepren e Rames keto 13 vite, se cfare rrenimi ka sjelle per shumicen e shqiptareve.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje