Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

23 Prill 2026, 21:23Blog TEMA
Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

Nga Ervis Iljazaj


Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pavarësisht se në pamje të parë duket sikur janë një marrëdhënie konfliktuale, në të vërtetë fryma e bashkëpunimit për reforma të rëndësishme është reale dhe tashmë me propozime konkrete. Aktualisht opozita po merr pjesë në hartimin e reformës territoriale dhe më të gjitha gjasa do të marrë edhe në atë të sistemit zgjedhor. Madje, nga deklarata publike duket sikur marrëveshja do të shtrihet edhe në ndryshime kushtutese të mundshme siç janë propozimet e bërë për numrin e deputetëve apo dhe ndryshimin i sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në atë kombëtar.

Është një lajm i mirë që dy partitë kryesore të vendit ulen dhe bisedojnë për reforma të rëndësishme, qofshin ato edhe kushtetutese. Problemi qëndron te fakti se marrëveshje të tilla shpesh herë janë bërë për interesa ngushtësisht politike dhe në dëm të demokracisë shqiptare. Që nga marrëveshja e 2028-s e deri të ndryshimi i fundit i sistemit zgjedhor për zgjedhjet e klauara, sa herë që PS dhe PD kanë bërë ndryshime të tilla, ajo që ka vuajtur është pikërisht demokracia në Shqipëri dhe produkti që ka dalë prejt tyre ka qenë shumë i keq, aq me tëpër kur këto marrëveshje janë bërë në terr të plotë.

Kësaj herë nëse ka ndryshime të tilla qasja duhet të jetë ndryshe. Ndryshime të tilla janë afatgjata dhe me një impakt të rëndësishëm në funksionimin e instucioneve dhe demokracisëShqipëri.

Deri më sot janë dëgjuar deklara publike aty këtu, pa ndonjëargumentim serioz apo studim se cfarë sjellin këto ndryshime në këtë drejtim.

Përshembull, po theksohet fort që numri i deputetëve të reduktohet nga 140 në 100, dhe me gjasa të dyja palët janëdakort me këtë. Mirëpo, deri më tani nuk është dëgjuar asnjë argument se cfarë problemi sjellë për funksionimin e parlamentit përfaqësimit politik dhe demokracisë numri 140 të cilat i zgjidh numri 100. Është dhënë vetëm një argument, që numri i deputetëve që Parlamenti shqiptar ka sot aktualisht është i madh në raport me numrin e popullsisë. Por edhe ky argument është më shumë i nënkuptuar dhe jo i theksuar fort nga Partia Socialiste, pasi duhet të proanojë emigrimin e shqiptarëve në vitet e fundit.

Reduktimi i numrit të deputetëvë në Parlamentin e Shqipërisë edhe mund të jetë i domosdoshëm, por deri më tani askush nuk thotë se çfarë zgjidh për cilësinë e parlamentit dhe demokracisë. Sepse ka rrezik që nga 140 parlamentar jo cilësor në të arrijmë në 100. Pra, si të thuash, të reduktojmë të keqen dhe jo të përmirësojmë situatën.

Raporti i numrit të deputetëve dhe numrit të popullsisë është vetëm një indakator në gjykimin e funksionimit dhe cilësisë së një parlamenti. Ndërsa për të gjykuar në këtë drejtim ka dhe shumë elementë të tjerë për të cilët askush nuk flet.

Dhe në të vërtetë problemet që ka parlamenti shqiptar sot janë krejtësisht të ndryshme nga ai  i numrit.

Ka disa vende në fakt që e kanë reduktuar numrin e parlamentareve siç është Italia. Argumenti kyesor atje ishte për ta bërë parlamentin më efikas në vendimmarrje. Kryesisht vendet që kanë reduktuar numrin e parlamentarëve e kanë bërë atë për të thjeshtëzuar procedurën legjislative dhe për të reduktuar kohën e procesit legjislativ. Zakonisht këto janë vende me dy dhoma ku procedura legjislative është goxha e ngarkuar dhe e gjatë. Për ta bërë më efikase vendimmarrjen dhe debatin parlamentar, këto vende kanë vendosur reduktimin e numrit të parlamentarëve. Shqipëria nuk e ka këtë problem. Përkundrazi, procedura legjislative në Parlamentin e Shqipërisë është mëse efikase dhe koha e miratimit të ligjeve është goxha e shkurtër. Madje, aq efikase sa që seancat mbyllen në kohë rekord. Shqipëria për sa i përket jetës parlamentare ka një problem krejt të kundërt nga parlamentet europiane. Ka probleme zgjatjen e procedurës lëgjislative në mënyrë që të jetë sa më demokratike dhe gjithëpërfshirëse dhe jo shkrurtimin e kohës së saj.

Prandaj, reduktimi i numrit të deputetëve në Shqipëri nuk zgjidh asnjë problem të demokracisë sonë. Problemet e parlamentarizmit shqiptar janë krejt të ndryshme. Problemet kanë të bëjnë me rolin e parlamentit në raport me qeverinë, me hapësirat që ka opozita dhe të drejtat e saj, me përfshirjen në procesin legjislativ të sa më shumë grupeve të interesit, të debatit publik konstruktiv dhe çështjeve të tjera si këto. Nëse vërtet duan të adresojnë problemet e parlamentarizmit në Shqipëri duhet t’ja fillojnë nga këto çështje. Reduktimi i numrit të deputetëvë as nuk zgjidh dhe as nuk shton ndonjë problem.

Thjesht ndihmon kryetarët e partive të kontrollojnë parlamentin më shumë siç edhe e kontrollojnë atë. Ata që kujtojnë se reduktimi i numrit do të rrisë cilësinë e deputetëve janë në iluzion të plotë sepse arsyet e katandisjes së parlamenti ashtu sikurse është sot janë totalisht të tjera.

*Ky shkrim është pjesë e projektit “PRODEMOCRATIA”, një partneritet mes INSTITUTIT PASHKO dhe Media MAPO, për të analizuar zhvillimet e demokracisë shqiptare.

5 Komente

  1. z
    zfxbv

    Nga te gjitha institucionet e shtetit shqiptar , ai me koti, me i padobishmi, por edhe me koston me te larte, eshte padyshim parlamenti shqiptar. Ashtu si ne kohe te Enverit , parlamenti sherben vetem si noteer i qeverise apo me sakte i kryeministrit te radhes.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emig......Ranti

      Nga pikpamja e mirfunksionimit te parlamentit analiza mund edhe te jete bindes.Nga pikpamja ekonomike: Kostoja e trajtimit financiar te 40 teputeteve me ne mbi 5000 Euro ne muaj per nje buxhet si yni nuk eshte per tu mos u vlersuar keshtuqe kjo vemendje duhet ti kushtohet jo vetem numurit te parlamentareve por gjithe piramides burokratike shteterore.Mbase ka ardhur momenti qe te lehtesohet organograma.Cdo vend pune ne administrate duhet te normohet edhe ne kushtet e reja te futjes se teknologjive edhe ne administrim.Jane shume pasi politika i llogarit si vota e jo si dmozdoshmeri

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjohuni, o debil e kallajnxhinj, koha s’pret.

        Shkurtimi i numrit te deputeteve eshte domosdoshmeri si per nga cilesia qe vlen per te deshirua, ashtu edhe nga anafinanciare, kur shikon se sa privilegje financiare kane keto paloparlamentare, eshte domosdoshmeri. Mjaft me t’berit avokatin e djallit, qe firmos e vulos sipas oreksit t’kryehajdarit. Ne ket kend veshtrim numri i deputeteve duhet t’jete mundeshti 70 dhjet.C’do justifikim, as me pak dhe as me shume, vecse reflekse te nje skllavi qe ka frik prej liris, apo te nje bashkpuntori me boten e krim-korrupsionit ne dite e vite. Do t’ishte nje vendim i zgjuar e larg te berit, historia fillon nga un, reduktimi i numrit te deputeteve ne 70 dhet. Por dhe nje fillim i moralshem per kohen. Mjaft me t’berit skenaret e ndyre te Katowice-s . Zvarritja bashkfajsi qe pret hetim e ndeshkim me tere fuqin e SHTETIT te se DREJTES, qe po triket ne deren Shqiperi. Besoni nje here te vetme n’jet, qe ligji, populli, e Zoti t’ju meshirojn o produkt i jashtqitjes njerzore.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sic duket ky nuk e njeh ekonomin

          Sic duket llgarin e shtepise ta mbane gruaja . - 40 députét me pak , ke nje ekonomi 300 mije euro ne muaj dhe 3 milion e 600 mije euro ne vit.........per 5 vite 18 milione euro ........ Ne zgjedhje nuk do votohesh nga 5 mije , 10 mije por nga 35 mije votues...... Per mendimin tim 101 députét jane shume , duhet te jene jo me shume se 80 députét. N nje klases me 40 nxenes mundesia per tu pyetur eshte me e vogel se nje klases me 21 nxenes .......

          Përgjigjjuni
          1. L
            Limani

            Po e nis këtë koment nga një llogari e thjeshtë por e vlerësusr me shumë pak interes Zotëria thot që 40 •5000=200000euro në muaj dhe zotëria nuk e vazhdon më tepër se dihet që dardha e ka bishtin prapa .Po mirë ethjeshtë njëmuaj është 200000euro po 12 muaj , po 4 vjet po trevje që paguhen me 50-60% të pagës së deputetit a ka një llogari në mënyrë aproksimative kjo shifër shkon ? Po .Shifra është afërsisht - 12 milon euro?!?!?!besoj se nuk është pak për një shtet me ekonomi të dobët Mirëpo këta deputet duan në për rrethe apo në Tiranë edhe zyra për punë që kjo është tjetër mesele po duan mjete paisje kanceleri qira për zyrat po shërbime të ndryshme në spitale e për ti rrumbullakosur këtë shifër iafrohet 20 milion euro . Po sikur këtë shifër të kursyer ta kalosh për spitalet a nuk do të kishim një dobi të madhe . ??? Të gjithë e kuptojnë edhe pa tjerrur shifra si puna ime në këtë koment Por ja vlen të kalohet në veprime ligjore konkrete pa pritur që të mbushet mëndja deputetëve sepse këta duan të qëndrojnë në ksrriket e deputetit pa çi q ,,,,,, tëmën e sëmës taksave që paguajnë të tjerët . Dikush mendon se kanë shumë komision shumë punë dhe ndaj duhen deputetët .Po përse duhen 15 deputet në një komision palete që disa marrin pjesë edhe në aktivitete të tjera . Po dikush mirë e thot po me telefon me dantella me qindisje me sharje e ofendime me komente e me dërdëllisje sa nga opozita dhe pozita për proçedurë etj dhe shkojë ora 14 00 i ndërpresi punët dhe ku ishim hiç gjëkundi hë hë .... se vazhdojmë një ditë tjetër Pra komisione për të marë dietën shtesën mbi pagën ditore se a ka rëndiment apo jo kjo ska rëndësi Prandaj komisione me më shumë se 7 anëtar është e pa nevojshëme më se duam rendiment dhe punë .Edhe një e vërtetë tjetër është evidente Parlamenti ka 35 vje që miraton ligje dhe kjo e dikton nevojën për ulje të numërit sepse ligjet bazike themelore dhe që janë domosdoshmëri për një shtet janë miratuar ndryshuar korigjuar dhe siç thuhet ne legjislacionin e kemi të mirë pavarësisht nga nevoja për ligje të rinj e përafrime me legjslacioni Evropian por këtë nuk e pengon numëri ( 140 apo 100) por sidoqoftë është një premisë për ndryshime kushtetues në numërin e deputetëve Tjetër ka rëndësi sasia e deputetëve në raport .me popullsinë totale brënda por dhe për ata që janë emigrant Ne e kemi tsni 28000 banor një deputet dhe duke marë parasysh që 1,8 milion janë jashtë atëherë i bie që për 2.8 milion janë 140 deputet ose një deputet për20000 banor ose po ta bëjnë me 100 deputet i bije 40000 banor për një deputet .Kjo është normale edhe mishi piqet dhe helli nuk digjet thotë populli .Po të dojë opozita dhe pozita të gjitha ndryshimt kushtetuese bëhen dhe populli nuk do të ngurojë ti mbëdhtes me kënawësi Ky numër deputetësh ( 100) do të ndihmojnë partitë politike që të zgjedhin njërëz me nivel kulturë me personalitet dhe jo lepuj që dinë vetëm të thonë amin o hoxhë dhe sdin të flasin të diskutojnë apo të përcjellin shqetësimet e popullit në parlament Sidoqoftë ky problem është politik ekonomik kushtetues dhe demokratik dhe ligjëvënësi duhet ta peshojë mirë edhe mendimin e popullit me referendum popullor .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje