Nga Frrok Çupi
A ishte ngjarja më e fundit takimi në Athinë? Dy kryeministrat e dy shteteve tona shpallën strategji të re.
Deri këtu gjithçka ishte e qartë. Aq e qartë sa ç’janë vetë ngjyrat e Greqisë, bardheblu, që nga ishulli deri te flamuri.
Sapo ngjarja zbret këtu, merr njëmijë ngjyra e trajta. Aq sa të vjen të pyesësh ‘ku është Athina, a është në Greqi?’.
Filozofët e minoritetit grek janë të parët që e marrin në dorë ‘hartën’ e Greqisë dhe ta bëjnë si të duan, me ngjyra që nuk ekzistojnë. E kam provuar qindra herë, që nga takimi i Kretës në vitin 1997, ku Greqia bënte rolin e Pakistanit të sotëm mes Tiranës e Beogradit. Edhe ajo një konferencë ndërkombëtare ishte. Që nga Dropulli, Finiqi e Livadhja drejt Tiranës vërshoi një tjetër realitet nga çfarë u bisedua në Kretë.
Deri te takimi i djeshëm në Athinë.
Për shumë gjëra që ndodhën aty, minoritarët e mendimit publik, nuk pajtohen. Edhe sikur të thënat të jenë të vërteta, nuk pajtohen. Shpesh herë i afrohen qasjes sikur ‘kryeministri im nuk e bëri mirë këtë punë’. Herë tjetër as e kanë mësuar çfarë ka ndodhur, por e dinë se ‘Athina ka të drejtë!’ dhe Tirana duhet të dëgjojë për atë që u tha. Mbrëmë dikush prej tyre guxoi të thotë se ‘çfarë kërkoni ju këtu, tekefundit Greqia mbron kufijtë e Shqipërisë’. S’kishte marrë vesh gjë çfarë ishte folur në Athinë.
Tipike çfarë kam vërejtur në të gjitha kohët se ‘filozofët e minoritetit’ e kanë në dorë qeverinë e Athinës (!).
Çështje e të dobëtit dhe e minoritetit të çdo fushe… Një grek i Athinës politike do të qeshte me këto vizione. Por kjo nuk ka ndonjë peshë në përcaktimet mes shteteve.
Rëndësi ka që, tjetër gjë zhvillojnë shtetet mes tyre dhe tjetër gjë fantazojnë grupime individësh. Prapë këtu hyn në punë ironia ‘a është Athina në Greqi?’. Sepse flitet për një gjë, por duken si dy të largëta.
Dje, mahnitja më e madhe u rrotullua rreth asaj që ‘kur u bë Greqia me ne? Sapo ishim në luftë për Belerin!’.
Deri në kufi të mosbesimit. Nuk kishte ndodhur që Athina të kishte lëvizur nga Greqia, por kishte ndodhur që dy shtetet kishin zhvilluar qëndrimet, kishin përafruar qasjet dhe kishin parë disa kërkesa të rëndësishme të kohës. ‘Beleri’ iku. Beleri grek nga Progonati i Labërisë u përdor për ca punë të vogla, ushqeu ca ndjenja negative të disa grupimeve ekstremiste, u kontrollua dhe ja tani nuk është më si bezdi.
A duhet të jetë përgjithmonë po aty? Siç mund të themi se ‘a duhet të mos lëvizin idetë e shteteve, siç edhe Athina nuk transferohet nga Greqia?’.
Njerëz të fiksuar në një pikë dhe shtete që po lëvizin drejt përparimit! Kjo është.
Dy qeveritë e dy shteteve fqinje dje deklaruan se së shpejti do të nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë mes tyre. ‘Mali’ i lartë i Traktatit kaloi pa u vënë re nga të gjithë që ‘filozofuan’ mbi takimin e Athinës. Të shumtët kaluan prapa malit e bënin pyetje të ‘egra’ sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Prapë ‘Athina’ u shfaqej ajo që kishte qenë më parë; madje edhe Tirana si e djeshmja. Kur kishin ndryshuar. Njeriu, i çuditshëm, nuk e pranon ndryshimin edhe kur ndryshojnë pesha të mëdha siç janë edhe shtetet.
-A mund të ketë një luftë për territore mes dy shteteve?
-Si mund të ketë luftë; aq më pak për territore?! Dy shtete që nënshkruajnë Traktat Miqësie, çdo konflikt e zgjidhin në mënyrë paqësore. Janë të betuar për këtë.
-Çfarë thoni? Për territore?… Nën Traktatin e Miqësisë, të dy shtetet respektojnë sovranitetin territorial.
-Prapë mund të ketë një Beler ku Greqia do të ndërhyjë në vendime gjyqësore?
-Nuk mundet. Të dy shtetet në një Traktat angazhohen për respektimin e sovranitetit të njëri tjetrit…
Fiksimi në atë ‘që ishte’ Athina ose Tirana, i bën të mos e shikojnë lartësinë kryesore: Traktatin e Miqësisë. Domethënë Marrëveshjen zyrtare politike dhe juridike mes të dyve.
Sa bukur e shkruan prozen, Greqia ka pretendime per territore. Ju e shkruani Beleri, jo Bejleri duhet te jete! Si e ndryshoj? The me kete shkon Bejleri ne burg per deklarim te rreme. Por ligjin kush e propozoj per ndryshim te etnise? E shikon zoti Cupi qe jeni nje lepires i Edi Rames.
Ben, sa mirë do të bënit sikur t'a mbanit injorancën për vete.
Sigurish që Athina aty është ku ka qënë këtu e të paktën që nga periudha e mbretit kekrops. Por, kur nga mëngjezi në darkë dëgjon shpellarët se erdhi koha e shqiptarëve, kur shpaloset gjithandej harta e Shqipërisë së Madhe me Janinën kryeqytet, Beliri (Belerët) nga "Progonati" e ka (kanë) fajin?!!! Ja na shpjego more Frrok, është fajtor që deklaron himarjot, është fajtor që flet gjuhën e nënës, gjuhën e Krahinës ku ka lindur, është fajtor që himarjotët e votuan, është fajtor që u përpoq të mbronte pronat e tyre që mos ti rrëmbenin "investitorët strategjik", është fajtor që kërkonte të ruante Himarën në origjinalitetin e saj dhe të mos bastardohej nga "investitorët e rinj" prej Tropoje? Ja na thua more Frrok, "ti" përse shqetësohesh për banorët e Preshevës dhe kërkon të drejtat e tyre? Si do ti përgjigjeshe thashethemeve se ata janë sllav të islamizuar, turq apo boshnjak?
Nuk më thua; Një Lab apo Tropojan,që lind dhe ritet në Tiranë apo në Shkodër,ç'farë dialekti përdor?! Thjesht,që të dalim te ajo,gjuha e Nënës!
Ke parë ndonjë shqiptar Preshevë, Kosove, Maqedonie, Mali të Zi , ndonjë çam, ndonjë Arvanitas, ndonjë shqiptar etnik të Greqisë, të paguhet 300 euro për t'u quajtur shqiptar?!!!! Ke parë ndonjë shtet Itali, Serbi, Francë, Honolulu të blejë vetveten nga jashtëqitjet e urisë, prostitucionit dhe mizerjes së një shteti tjetër?! Nuk kemi hallin tuaj, sepse vetëm ju kemi pjellë, vetë ju kemi edukuar dhe e dimë çfarë muti pjell akoma mizejra jonë. Luftën e kemi me mizejren tonë, për të mos pjellë më hajna, tribale, prostituta dhe krimba, por të lindim qytetarë por luftën e kemi edhe me fqinjë të pasigurtë, kancerogjenë, antihistorikë, të përkohshëm që e dimë dhe e dinë edhe vetë, që janë me kohë në këtë botë. Ditën kur të plasë tollumbacja e tyre do të qelbë Ballkanin. Një tollumbace që varet nga takati i atyre që i sajuan dhe i fryjnë prej 200 vjetësh me gënjeshtra, armë, miliona, kostume, intriga, miell hua, fustanella, territore të fqinjve.
Në periudhën e Turqisë (Perandorisë Osmane) i paguante dikush që ruajtën traditat e tyre si dhe gjuhën greke?!!! Përkundrazi, Bregasit e paguan me taksa shumë më të larta zgjedhjen për të mbajtur e ruajtur identitetin e tyre ndryshe nga Hasanët, Hysenët, Myslimët, Alinjtë e soj e sorollop që cilësohen si shqiptarë, diku në Labëri, Kosovë, Çamëri e gjetkë për të përfituar një trastë çorbë të prishur! Dhe kjo nuk ndodhi as në kohën e Enverit paçka terrorit komunist!
Ore plere,Klimax, une jam nga Vlora dhe kam lidhje te ngushta me Himaren dhe begun, ku, pleqte, ata me vlera te verteta qe nuk shisnin dinjitetin e tyre per nje pension dhe qe nuk jetojne me, tregonin historine e vertete te gjuhes se ngelur nga shkollat greke Te hapura me zorr nga kisha e patriarkanes greke ne Stamboll, dhe me bekimin e Sulltanit. Tani per cilen gjuhe greke "te tyren" flet more injorant (ose qelbesire i paguar),? Per gjuhen e futur me pahir, nga prifterinj shqipfoles qe shkolloheshin ne Stamboll? Se ai qe bente ndryshe, (si psh Petro Nini Luarasi) etj eleminohej ne menyren me barbare.....? Po ti, apo disa si ty skeni faj, jeni po ata qe ne kohen e Enverit beheshit spiuna per bashkefshataret (njoh akoma nja dy qe tani jane bere me grek se greket),.. Ne kemi shume difekte, pikerisht ju jeni nje nga difektet tona, si i thone fjales, e kemi te keqen brenda, lamash lulishteje.... Tani merru me fene se ajo (injoranceri) ju ka mbetur.
Frrocko qenka shtrenguar e shqyer bythesh aq fort sot ne qenef per te nxjerre kete fende.
Frroku shtrengohet cdo mengjes dhe ben nga nje si ty...... funderrine
Një analizë që duhet ta lexosh disa herë që ta kuptosh. Bravo!
Z. Çupi, mendoj se meritoni një falënderim për shkrimin shumë të mençur dhe, profesional. Jeni ndër gazetarët dhe analistët e rrallë që guxoni të thoni dhe përshkruani realitetin.
Mjeshter i gatimit te lulelakres shpallet Noc fRok Cupi.
O Ben po ça rēndēsi ka emri i qenefit Bejleri ose qeni bastard Beleri. Bejleri ēshtē njē skllav i flliqur i Jevgjitve grek e njē byth lēpirēs i pēshtir por fatkeqēsisht ēshtē Shqiptar me rēnj Turkey. Njē jashqitje e kombit Shqiptar.
kujdes nga greket kur ju sjellin dhurata……..
Kush janë ata miq që kanë nevojë për traktat mes tyre?! Lërini hipokrizitë dhe qiqrat në hell! Greqia është shtet po aq armik sa Serbia, biles edhe më i rrezikshëm sepse ka prapa Europën dhe Amerikën në fashizmin, ekstremizmin, dhunën dhe diktaturën ndaj minoriteteve, narrativën antihistorike, mirëqënien, forcën ushtarake, shovinizmin dhe ekstremizmin fetar grek. Pa Europën dhe Amerikën janë barinj të njëqind rracave dhe priftërinj ekstremistë të një feje mesjetare orientale
Interesat kombetar nuk ndryshojne,. Ato qe ndryshojne jane kur interesa jane realizuar dhe ska nevoje me per poltiike agresive nacionaliste. . Une si fshatar qe shpesh shkoj ne jug per te pune, mund te them se Greqia e ka perfunduar qelimin e saj me Jugun e Shqiperise. Jugu i Shqperise sot eshte nje krahine greke autonome, qe ne cdo moement mund te bashkohet me Greqine ( me deshiren e popullit) Por hyrja e Shqiperise ne BE e ben kete bashkim "de facto". Ska nevoj te levize trarin e kufirit ne Librazhd e Fier. BE e ben kufirin nje per te tere. Rendesi ka ne BE ka cfare beson poopullis dhe kjo eshte nje beteje e fituar per Greket. Te tjerat jane si te fshehesh kete te vertete te rende per ne Shqiptaret dhe si ta paraqesesh kete fatkeqesi si nje fitore.
Artikulli me i dobet i Frrok Cupit te pakten per 30 vitet e fundit... Nuk me cudit terroristi Beleri per masakren e Peshkepise Nuk me cudit as kualicjoni i dy ndyresirave Beleri-Berisha - Me habit miopia analisteve shqipfoles ku dhe Frroku eshte pjese e tradhetise (impotences) Me habit hipokrizia kozmike e USA-BE per faktin se nje terrorist si Beleri eshte eurodeputet qe me kete traktat te miqesise po reabilitohet plotesisht Turp per Cupin !!
Hiqen trima ca ketu. Por sapo fillon lufta ja mbathin, si ne Kosove. Dhe trimat jane ne Hage.
Graqia shtet i formuar nga franca dhe anglia në 1823-shin si mburoj ndaj otomanve gjithmon do ket përkrahjen e evropës. Ne evropa na ndahu në 4 shtete . Kush nuk nxjer mësime nga ekaluara bie prap viktim. Graqiri më i mir duhet lidhur me kok posht. Ju doni me pahir të bëhet gjarpri shqiponj. Nuk ndodh . Ky shaloku trupeshk që kemi do e çoj çështjen në Strasburg dhe carin do mari. Pse nuk e gjykoi për ngjarjen e Peshkëpis? Pse ? Ja kta pisa antishqiptar ke pas qysh kur erdhën srbt dhe shkatrruan gjithçka, e ndrrydhën gjithçka. Froku ha m.t në çdo krah.
Z. Frok paske qen në kret në 97? Ke nai ide se pse pas ktij takimi filloi lufta serbi kosov?
BELERI ESHTE NGA HIMARA ORTHODHOKSE ,,DHE JO NGA PROGONATI LABERIS MYSLYMANE ,,,