Nga Enver Robelli
(Mbi një fotografi nga Shqipëria komuniste të fotografit zviceran Hans-Peter Bärtschi)
Hans-Peter Bärtschi (1950-2022) ishte një arkitekt zviceran me shumë talente. Bärtschi bëri emër edhe si autor, fotograf si dhe historian i teknikës dhe ekonomisë. Ai studioi arkitekturë në Universitetin Teknik në Zürich (ETH), ku mori titullin doktor i shkencave teknike.
Që gjatë studimeve, ai u angazhua për ruajtjen e pasurive kulturore brenda strukturës së arkitekturës. Bärtschi mblodhi një dije të pamatshme mbi historinë e re të Zvicrës dhe dokumentoi ndryshimet në pjesë të tjera të botës gjatë udhëtimeve të tij në 120 shtete. Gjatë jetës së tij profesionale, ai realizoi rreth 260 mijë fotografi.
Në vitin 1975 Bärtschi vizitoi Shqipërinë dhe, përkundër kufizimeve nga regjimi komunist, arriti të dokumentojë zymtësinë e asaj kohe në përditshmërinë shqiptare. Në këtë fotografi shihet një fletërrufe nëpërmjet së cilës publikisht njollosen tre punëtorë vetëm për shkak se luanin me top në ranishte. Në një shtet të kontrollit të rreptë totalitar s’dihet ku fillon absurdi dhe kur preken kufijtë e çmendurisë!
Nga udhëtimi në Shqipëri më 1975 janë ruajtur e digjitalizuar 320 fotografi të Hans-Peter Bärtschi.
Burimi: Arkivi i Hans-Peter Bärtschi në ETH-Bibliothek Zürich.
ARTAN GJATA - punon në U.E.M
FLAMUR BAKO - punon në Kantjer Detar
ILIRIAN BUSHATI - punon në Hekurudhë
ORG. RINISË NË U.E.M, HEKURUDHË DHE KANTJER DETAR.
Këta tre të rinj prishin qetësinë e mijëra punonjësve që pushojnë në plazhin e qytetit tonë duke luajtur me top në ranishte.
Ndërsa organizatat e rinisë ndihmojnë aktivisht për ruajtjen e qetësisë e rregullave në plazh, këta bëjnë të kundërtën.
Pse ju veproni në kundërshtim me urdhëresën e Kom. Ekz. K.P. të rrethit?
Organizatat e rinisë duhet të mbajnë qëndrim ndaj këtyre të rinjve.
Presim përgjigje deri më 30 korrik 1977
GRUPI I KONTROLLIT SHOQËROR I RINISË
Ore Enver rotkari,c'jane keto budallalleqe!Ai sistem o kinez muti,me keto metoda ju ruajti edhe ju nga asgjesimi.Pse nuk ishin flet rrufe pergjigjet qe u jepeshin titisteve?Fol!Na paske zbuluar zotrote nje arktitekt zviceran qe na paska...cfar pastaj ku eshte e reja ketu.Ne e dime si funksionte ajo kohe,nuk ka nevoje te na i kujtoj nje "zviceran"pas pilafit.
O Robell gomari! Na çave bythen me ate arkitetin zviceran. Si nuk te vjen turp qe boton keto lloje shkrimesh bajate dhe idiote.
Bota kopjoj FLeterrrufete tona dhe tani i ka bere ne Median Sociale. Fleterrufe ne Facebook qe ke makine qe harxhon kar-burabt. Fleterrufe ne Instogram qe ke lope qe ben pordhe dhe shton kar-bonin ne bote, Fleterrufe ne X se ke perpordorur ne fushe plehra kimike qe prodhohen nga kar-bohidratet. Ska kala qe nuk e marin komunistet
Kete te lopes ja Kane futur kote qe te Kane kritikuar se lopa kur pjerdh shton metanin ndaj per kete mos u merzit, per te tjerat ke faj o cane mos hap llogarite e rrjeteve sociale dhe shpeton hahhaha
Qelbesira Kosovare ku te shaj Shqiperine.
Ore mut, çka të keqe që u zbuluan gjëra në arkivat zvicërane?
Sot është Trump që përdor "Fletërrufe" si metodë kërcënimi ndaj kujtdo që nuk është dakord me politikën e tij brënda dhe jashtë Amerikës!
Ku eshte lajmi ketu !..... Ketij koqevari i eshte bere obsession te tregoje qe jeton ne Zvicer, e kujt po i rruhet qe nje shtegetar nga Zvicera paska bere nje foto
Ore gomar prit sa t'bij barë.:)
Ku eshte e keqia e asaj FLET-RRUFE-je?Tre te rinjte kane prishur qetesin publike te pushuesve ne plazh.Veprimi i tyre ishte ne vendin e gabuar.Perse ky Robelli nuk e kupton kete?Jo cdo gje qe eshte bere ishte kunder regjimit.Mjaft me budallalleqe.
Une nuk e di nese ky Zvicerani e kupotn kete apo jo por do te pyejsa ty qe je Shqiptar dhe mbase ke degjuar per fleterrufete. Kush i bente fleterrufete? Nuk ishte shteti, por nje organizim politik mbi shtetin qe sundonte vendin i vetem. Nuk eshte problemi tek fleterrufeja si leter e ngjutur ne mur, problemi eshte tek diktatura qe nje grupim njerezish ( gjoja me partishmeri) te benein gjemen ne tere jeten tende e te familjes tende. E di ti se ku perfuan keta te rinj vetem se ju permend emri ne nje leter te ngjiitur ne shtylle? Por per ty qe nuk e kupotn lirine dhe demorkacine kjo ska rendesi. Ti je nga ta qe sot( si ata dikur me partishmeri) perdor ne vend te shtyles Median Sociale per teorite e tua pederaste e lesbike, per kar-bonin e kar-bohidatet e kilmes. E di ti ku perfondojen ata dhe familjet e tyre qe ju permendet emri sot ne Facebook, Instotgram apo X?
Kjo lloj fletërrufeje duhet kuptuar në sensin e kërkesës së llogarisë për mbajtjen e rregullit dhe mjedisit të pastër në një plazh të përbashkët. Duhet kuptuar në periudhën kohore të ngjarjes. Ç'të keqe ka këtu?
Ka te keqen e madhe se edhe sot ( jo vetem dje) behen fleterufe. Vetem se sot ato behen ne Facebook, Instogram, X e TikTok. Nje grup njerezish ( qe ju duket vetja te zgjuar e me partishmeri si atehere) te bejne gjemen por te kesh makine qe harxhon kar-burant, po te kesh lope qe ben pordhe apo po te pleherosh token. Ka te keqe shume te madhe, sepse askush nuk i zgjodhi ata te te bejne gjemen personalisht e si familje, si atehere dhe sot.
Eh, keto fleterrufete!!? Une kam qene e vogel dhe i kam arritur deri ne njefare periudhe. Por qe ti bie shkurt, tradita vazhdon, slogani i nje reklame. Mqs ne Fb, ne wall lajmerohen ndarjet nga jeta te Sudes, Podes, Vades etj, lajmerimet per vdekje kane zevendesuar Fleterrufete e dikurshme.
Të paktën shkruanin me emër, nuk kishin frikë nga askush, ngrinin zërin për rregullin në plazh, ku e sheh të keqen ti, apo vetëm se ishte socializëm? I shkreti ti, të jetosh në Zvicër s’do të thotë se i di të gjitha. Nëse këtu punohej për rritjen e ndërgjegjes qytetare duke punuar me njerëzit, në perendim të edukojnë duke përdorur dhunën financiare.
Rorirota, mbase je shum i ri për ta kuptuar se ai regjim veç sicializëm nuk mund të quhej! Ishte thjesht një regjim kriminal ku diktatori çimentonte pushtetin e tij gjoja me " gjuhën" e popullit! Në perëndim të edukojn siç thua ti përmes dhunës financiare! Mëse normale: bëre një dëm ose gabim, duhet ta zhdëmtosh! Ndërsa atëherë, , çdo dënim nga gjykatat, përfundonte kështu: - i pandehuri fajtor, dënohet me x vite burg, KONFISKIM TË PASURISË , dhe humbje të të drejtës elektorale për x vite!!! Pra, dënoheshe, shpronësoheshe dhe tu hiqte e drejta e fjalës!!! ( e të mendosh që shumica e dënimeve ishin politike e shpesh herë në kufijt maksimal të përcaktuar nga ligji!) ...pa llogaritur se nuk kishin frikë ta ngrinin zërin për rregullin në plazh, po ama kishin frikë për gjithçka në jetë!!!!
O loqe katundi , ishte epoke qe nuk kishte hipokrizi dhe thoshte hapur ( shtete i diktatures se proletariatit ) dhe shqiptaret e pranuan . Bene gabim , une mendoje joooooo. Tirana ka qene me e bukur se sot. Nese nuk do ishte ai sistemin do bonifikohesh kenetat e Maliqit e Karavstase.... Hidrocentralet e Fierzes , Komanit kush i ndertoje. Sot s'ke hekurudhe ne kohenve Hoxhes kishte .... Kush e ndertoje universitetin e pare shqiptar. Kush e zhduku analfabetizmin. Kush i ndertoje spitalet. O loqe , une jam pjese qe rregjimi Hoxhes me ka ndaluar gjitheçka por nuk munde ta krahasoje me keta. Nese diktatori Hoxha ndertoje , Berrisha shkateroje , nese ti konsideron shkaterimin suksese beje te fala gruas ..
O trap me zile! Po pse ore, vetëm ne ndërtuam në kte dynjo??? Po Europa u shkatërrua nga L2B! o trap me zile! Berlini, Roma, Moska gati u kthyen në gërmadha! Po ashtu të gjith qytetet e mëdha europiane! Ne akoma merremi me tharjen e kënetave!( nuk e mohoj se u bë punë, po ishte me gjakun e të dënuarve, dhe me mendjen e atyre që ishin shkolluar në perëndim e pasi bën punët, u pushkatuan ose u dënuan!) Normal ka ca arritje, se gjithmon vendet ecin përpara, por ai regjim ish kriminal! Vrau, burgosi me e pa të drejtë e e la popullin në injorancë e mjerim të pashoq! Dhe ato arritje, u bënë me ndihmën ( në njerëz, material e pare) nga Bashkimi Sovjetik e më pas nga Kina e Maos!!! Nuk e di ça moshe ke, po më thuaj, a e mban mend pas prishjes dhe me Kinën kur çdo gjë ish me tollon e nuk gjeje as bukë???? Se çfar është bërë pas '90 është tjetër diskutim, po regjimi Enver Hoxhës është nga regjimet më diktatatoriale të Europës! Të fala sat ëme!
Autori i ketij shenimi kaq te ceket nuk ka kuptuar asgje nga Shqiperia e atyre viteve.
Ore po ça pune kemi ne tani me flet rufe Tē Enver Hoxhēs. Enver Hoxha ka 100 vjet qē ka vdek akoma me atē do meremi ne o zot çfar loqesh ka kjo Bot. Po tē paktēn nē kohēn e Enverit nuk kishte drog e Drogmen nuk kishte bythqir si Sali Berisha e Flamur noka kishte varfēri po kishte çiltērsi dhe jet plot shoqēri e plot lezet. Skishte vrasje skishte maskaralliqe pa fund. Mē mir me Enverin se sa me Sali Derrin.
Ketu ne Zvicer tipa si ky i quajme Kinez,qellimisht Kinezi qe rastesisht e ka emrin Enver e ka nxjerre nga kuptimi foton e Zviceranit,Kinezi nga Zvicra gjykon ate kohe me te sotmen,ket e mbajme per spiun,duke spiunu Shqiptare ka marre dhe pasaporten e Zvicres.
Po mire ja kane qendisur, Kerkesa qendron, Perse prishin qetesine e plazhisteve? A luan njeri me top tek Melia ? S'pipetin i huaji atje.
Do ishte mire te benim fleterrufe te tilla per zhulsit e sotem qe i hedhin plherat kudo dhe nuk pastrojne sapo mbaron gardhi i tyre.
Pse edhe shum gazetare po behen pak rrota k.... po me ben shum pershtypje. Ore koqe gazetare ae di ti se portalet nuk i lexon rinia qe ti ti genjesh,sa te teket ty,por moshat mbi 30 vjeç. Une sot jam mosh e tret,por e kam jetuar ate koh dhe sme genjen dot. Ne ate koh te ndritur qe ju nuk po leni gje pa shkuar vetem e vetem per ta nxir e spo leni genjeshter pa botuar. Ne ate çdo brigat, uzin fabrik,kantjer, minjera, fshatra e koperativ kishte skudren e tyre e organizoni aktivitet nga me te ndryshmet. Jo me te benin flet rrufe pse luan futboll. Vetem per aktivitete sportive e te tjera nuk te pengonte njeri se po ta rroportoje ne drejtori neser ikte vet nga drejtimi I atij subjekti o koqe. Ne ate koh ishte parrulla ta bejm sportin te masave. Qe ju servilat e sotem ato parrulla si permendni dot. E K A M JETUAR O ROBELL NUK ME GENJEN.SHKURT PO BEHENI TE NEVERITSHEM.NUK JAN LAJM NGJARJET E ASAJ KOHE. LERINI ATJE KU JAN NEPER ARKIVE,NUK SHITET SHKRIMI NETE FORM.UNE SHOH VETEM ARTIKULLIN,DHE MENJEHER E ANASH KALOJ,PO NUK ME PELQEU.
O Cub, ky, Robelli (Torobelli), nuk mbush, nuk ja ke lexuar ç'budollallëqe shkruan? Sikur shqiptarët e atëhershëm i kanë vrarë babën ballist, pa le po mban edhe emrin Enver; me mëndtë e tij duhet ta kishte ndryshuar qyshkur; njëlloj si me e pas emrin Stalin. Gazetari gjykon në kohë dhe hapësirë. Sikur edhe sot të dënoheshin ata që prishin rregullin dhe qetësinë publike, nuk do të qe keq. Atëhere topi i futbollit, sot molotovët. Flet-rrufeja ishte një formë e edukimit. Ajo nuk bëhej vetëm nga "grupe të caktuara" të "fortësh" apo "servilësh", por edhe individualisht. Parrulla e fletë-rrufeve, "dacibaos", po të duash, ishte afërsisht: "cilido, me shkronja të mëdha... të shprehë hapur mendimet që ka për njerzit dhe punën...". Po, mbase e pësonte dikush që refuzonte të reflektonte në lidhje me kritikën brenda normave të shoqërisë. Me siguri, Hans-Peterit i ka bërë përshtypje forma publike e shprehjes, që në atë kohë nuk kishte organ masmedia që do mund ta pasqyronte. Për të ndoshta qe e habitshme se si mund të veprohej në mbrojtje të ambjentit - shkelia e rërës, dhe prishja e qetësisë - zhurma e "lojtarëve" dhe shqetësimet e topit mes pushuesve ku mund të kidhte edhe fëmijë të vegjl, që zakonisht lozin në breg me kulla balte.
“s’dihet ku fillon absurdi dhe kur preken kufijtë e çmendurisë??!!” O debil! Ta them unë ku fillon absurdi! Fillon te shkaterrimi sistematik dhe vjedhja e paskrupullt e pasurisë kombëtare dhe vazhdon me çmëndurinë e besimit që këta hajdutë e kriminelë 36 vjeçarë do të ćojnë vendin në BE!
O Robell, po foto te zviceraneve, te veshur me rrobe zbori duke bere stervitje prane nje topi, ne Zvicer, a ka bere ky zvicerani?
Nuk e kuptoj dote se c'ka dashur te thote autori per kete foto !? Per mendimin tim kjo "Flete Rrufe" duhet te merret si shembull pozitiv i reagimit qytetar ndaj sjelljeve jo korrekte te pjestareve te komunitetit. Cfare ka ketu qe "kercet" !? Pikerisht sote njerzit ne cdo hap qe hedhin ndeshen me nje mori problematikash qe vijne nga sjellja jo korrekte dhe rrugaceria e individeve te caktuar dhe sipas ketij autore, njerezit nuk duhet te rreagojne !!! Po fundja mire e ka. Pa provo sot ti drejtohesh, e ta kritikosh nje qytetar, i cili me dashje kerkon te prishi ekuilibrin e bashkjeteses qytetare, fjala e pare dhe e dyta o thika o plumbi. Kjo sjellje per autorin eshte fare normale, ndersa ajo e "Flete Rrufese" arkaike e komuniste!
Mire o Torobell
sa qesharake duken sot keta qe nxjerrin keto. ke te drejte vellai, sot po prishe qetsine kercet plumbi e iken ti bashke me shoket per lesh per nje llaf goje. Plus qe sot pusullat qe lihen per njerez te caktuar jane te natyres: qepe se do te fluturoje koka! I dergoj nje une pusulle te tille qe ta publikoje.
Jo arkaike, por moderne për kohën.
Me e bukura eshte se familja ja ka vene emrin Enver ketij
Qe jemi popull komunist kjo dihet, por qe mos t'ju vije pak turp qe e shpehni kjo eshte e diabolike.
Ku e shikon komunizmin ketu? Sa per turpin besoj nuk ja di kuptimin, nga menyra se si komenton dukesh i ri ne moshe,nuk ke pasur mundedi te kuptosh se cfare eshte turp, ne kohen qe jeton fjala turp shihet si prapambetje,sot te nesh i pa turp edhte sukses.
Fleterufeja duket si forme qesharake. Ishte në fakt një formë rreagimi ndaj një fenomeni. Kjo ishte pjesë e kulturës së kohës që sot i thojnë qytetari
Robkoti robelli po mos e rruj per ate kohe po shih saliun tani o koqe
Hajde TOROBELL, Hajde. O Torobell ai sistem për këto punë që ti si kupton fare ,është i pa përsëritshëm . TOROBELL ! Atëhere bëje plazh me familjen për 7 palë qejfe dhe nuk guxonte njeri të pipëtinte ,kurse tani o TOROBELL, Nuk e dimë ku është Deti . Ah mor TOROBELL ngele gjithë jetë BEDEL.
Edhe një plakë gjermane e mburrte Hitlerin: në kohën e Führer-it dilte vajza natën vetëm dhe nuk kishte frikë!
Ashtu ishte koha .... une kam pare nje fleterrufe qe i drejtohej kryeministrit te asaj kohe Mehmet Shehut nga nje person tek kulla e sahatit ne Tirane Fleterrufeja sa mbaje mend ka qendruar me dite Eshte e vertet qe fleterrufeja ishte diskriminuese afatgjate se te shikonin njerezia si delja e zeze Rasti i plazhit edhe pranohet se ishte shume problem loja me top ne rere por kishte raste shume banale qe i kan shkatarruar jeten njerezve fleterrufete... nje vajze shume sipatike mbeti beqare se nuk i afrohej njeri se i kishin ven fleterrufe se mbante rrip te gjere ne pantallona
O Ilir, i është vënë një flet rrufe km( kriminelit) Mehmet Shehu , nga fundi i viteve '60( ku përmendej dhe krimineli Enver), nga një familje nga Tepelena mos gaboj, me tematikë strehimin dhe mos kthimin e përgjigjies për kte familje! Po të ishe thelluar pak në histori, do mësoje se rrufe-shkruesit jo vetëm që nuk morën përgjigjie e nuk zgjidhën hall, po përfunduan të goditur nga " zëri i masave" e u burgosën e internuan!!! Kaq mjafton për të kuptuar se sa " popullore" ishin flet rrufetë!( në mos gaboj ka qen familja Zikaj nga rrethi Tepelenës)
Angazhimi I rinise ne ruajtje e qetesise dhe regullt ligjor, NUK eshte as terrorizem,, as shkelje e te drejtave te njeriut. Ne zone turistike Val Rendena - Madonna di campiglio, kam jetuar dhe punuar 20 vjet. NE sezonin turistik, qe shtrihet :-sezoni dimeror nga 15 dhjetori-15 Mars,nderpriteshin punimet dhe ndalohet cdo zhurme qe shqetesonte turiste. Puntoret e ndertimi kalon in Ne kasen e integracionit. - sezon veror, 25 qershor 25 stator,ME LIGJ, ndaloheshin zhurmat Ne ore TE caktuara, ne mengjes deri ne doren 9.00,ne dreke nga ora 12 - 15, ne darke mbas ores 17.30 deri Ne mengjes. Edhe te ngulje nje gozhde, apo te perdorje matrapik (demonitor) gjobiteshe rende. Ndersa ju konsideron I krim nje kritike publike te nje grupit te rinjsh te aktivizuar Ne ndihme te renditi publike ne plazh, ne vend turistik, publike. Futbolli, volejbolli luhej Ne pika sportive TE caktuara, jo ku njerezit bejne plazh.. Ne Itali, pra, edhe sot valon gjoba, Ne Shqiperine "diktatoriale" valonte kritika publike. Po sot qe Jane zaptuar plazhet, te lejon njeri te luash me top ne rere, ku Jane shezloget dhe pushojne njerezit? Sa krim I madh, more Toro ell, me RRUAC.
Zotëria e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1975, ndërsa në fletrrufe presin përgjigje nga të " padisiplinuarit" deri në korrik të 77-tës. Kaq mjafton për të treguar rëndësinë e artikullit...
Nje fakt per Kinezin nga Zvicra,kur une si gjithe Shqiptaret kisha tualetin ne shpi,mire apo keq,modern ose jo Zviceranet laheshin ne banjo kolektive ne qender te qytetit,Kinezi para se te publikoje fotot e Zviceranit te flasi me ndonje Zviceran te shkuar ne moshe ti tregoj per ate kohe.Fatmiresisht ketu fliten tre gjuhe zyrtare,sigurisht per ate qe ka koke e ka bere shkolle,Kinezi nje gje duhet ta di,edhe nje coban ne Shqiperi ka koke e tru me shume se sa nje profesor ne Kosove.Mjafton Kinezi te shikoj ketu ne Zvicer,ne te Shqiperise jemi me zanate e punojme neper fabrika,kinezet i ke neper kantiere ndertimi ose duke shitur kebab e burek,perjashtim ben brezi trete i tyre.Nje pytje Kinezit,sot ne Zvicer nese je problematik ne lagje a i bejne leter komunes,dhe ne fund edhe mund te largojne nga vendbanimi nese je problematik,si prsh me zhurme e sherre ne lagje,a nuk eshte kjo nje lloj flet rrufeje e dikurshme?
O, labi, po kush i la mendt qe t'i gjeje ky artikullshkruesi. Ore, se nuk ha kot ai!? Ndoshta don t'ju beje nder te permendurve ne "rrufe", qe ta perdorin si arsye per azil politik ndokund?! :) :)
Ky artikull është fakt i kohës! Flet-rrufet ( ose daci baot mos gaboj kinezërisht), i "importuam" nga kinezët! Po ajo që duhet të kuptojmë ishte MANIPULIMI i pashembullt që i bëhej rinisë së kohës nga diktatura!!! Pse kjo "rini" kaq vigjilente, shqetësohej se shkelej rëra e plazhit, e nuk shqetësohej se shkeleshin të drejtat më elementare të njeriut??? Pse nuk fliste kjo " rini" për të rinjtë që vriteshin në kufi? Po për ata që burgoseshin e internoheshin??? Për ata që ju mohohej e drejta e studimit, e drejta e fjalës, e drejta e JETËS??? Pse nuk i bënte përshtypje kësaj " rinie" që populli jetonte në një fukarallëk të tejskajshëm( njëlloj si vendet afrikane, në mos më keq), ndërkohë që udhëheqësit "e dashur" të tij në luks të shfrenuar??? Duhet kuptuar që këto flet rrufe, në shumicën e rasteve përdoreshin për të ndërshuar " të padisiplinuarit" e regjimit gjoja me gjuhën e rinisë! E shpesh herë, kan përcaktuar rrugëtimin e jetës për ata që i binte " rrufeja" e fletushkës!
O Daje, edukim pra, që njerzia ta dinte sa e kishte hapin, mos merrnin kot, nga bythgris, drejt e tek zullumi. Të ruhej tradita, pra! Ç'do sistem bën "manipulimin" e njerëzve sipas metodave të veta. Ky i sotmi, për "indiviualitet" në kurriz të të tjerëve ("të drejtat e njeriut") ai për "kolektivitet" (të drejta deri aty, kur nuk shkel të drejtat e të tjerëve). Rrufeja e fletushkës - që të mos i linte të rinjtë të kalonin kufirin se ishte shkelje e kushtetutës; shkelja e kufirit në mënyrë klandestine dënohej, dënohet edhe sot, në të gjitha vendet e botës, edhe me masë ekstreme, vrasje; apo të bëheshin të rinjtë diversantë, andej matanë? Kush dënohej e internohej dhe pse?! Sepse nuk reflektonin kur i qortonin: kishte ligje që duhet tu bindeshe. Shtet, mo: diktaturë e proletariatit i thoshin. U mohoej e drejta e fjalës(!), thua, - ja pra, flet rrufeja, ç'qe(?), e drejtë fjale dhe si thotë njëri atje më lart: "ç'do njeri, jo vetëm rinia, me shkronja të mëdha, në një çarçaf", dhe ta dëgjonin fjalën atëhere, siç thua dhe vet, "e pësoje"; në kontrast me sot që flet e llomotit gjithandej, por nuk të dëgjon njeri, madje nuk dënohesh edhe për shpif, dhe as kur kjo bëhet nga korifejtë e drejtësisë dhe lirisë së fjalës. A kjo është liria e fjalës dhe e drejta e njeriut?!. Nuk dënohesh as kur shkel Kushtetutën, nuk e pëson as kur bën mishmash ligjesh në kundërshtim me njëri tjetrin. Populli jetonte thjeshtë (jo më varfëri të tejskajshme, por edhe pa lluks), por nuk ngordhe i uritur, siç thonë ca e ca (në 45 vjet, nuk do të kishte mbetur shqiptar në këmbë, brenda kufijve të "diktaturës së proletariatit" në vendin tonë): merrte sasinë e nevojëshme të ushqimit (vlerësuar dhe nga Organizata Botërore e Ushqimit)edhe atëhere kur u shfaqën tollonat, për shkak të bllokadave që i ishin vënë Shqipërisë, pa pyetur për të drejtat e njeriut, si sot që shpërthejnë luftra pa i pyetur kënd. Ha, ha, ha,... Pse, sot sa ha? Po barku ka një volum të caktuar, o Sefero, sa më tepër ha, pash zotin. Po teprica të bën dëm thoshte mjeku atëhere, dhe sot, kështu thotë shkenca; veç mutin më të madh ke për ta bërë. Apo në këtë "sheherllëk" të sotëm, ke nevojë për sa një mace, atëhere i biej qylykes, o Daje, apo s'ta kanë thënë. Kështu pra, ne nuk rronim si në afrikët, edhe udhëheqësit atëhete ishin ku e ku me këta të sotmit sa i përket zengjillikut. Kënaqësia më e madhe sot është se ne mund të shajmë lirisht presidentët, kryeministrat, ministrat dhe ç'na vjen në mend, si kjo flet-rrufeja jote këtu për manipulimin e popullit dhe rëndësinë e fatkeqësisë të rënies së rrufesë të fletushkës së asaj kohe, madje, në anonimitet të plotë, pa të besuar kush.
Nuk e kom me t'thonme, e kom me t'jetume! Dhe pse jo fort i madh në moshë, e kam jetuar ate regjim ku pas prishjes dhe me Kinën, u rrënua gjithçka! Jo se Europa ne kish vën bllokadë, po ishim ne, fanari ndriçues, që i kishim bllokuar ata! E na jepnin çmim për ushqimin në 1987( a 1988), kur në dyqanet tona çdo gjë ish me tollon! POOOOR, nuk është problemi tek ushqimi!( ndër shekuj ne kemi mbijetuar), por tek denegrimi që ju bë jetës së shqiptarëve! Ku nuk lejohej asgjë! Ku vriteshe e burgoseshe për një fjalë goje! Ku nuk shkoje dot si vizitor në një qytet kufitar se shifeshe me dyshim! Ku të internuarit nuk merrnin dot pjes në varrosjen e familjarëve! Ku do merrje leje të mbaje një viç nëse banoje në fshat me sebep një dasëm! Ku spiunonte fëmija prindin e vllai- vllain! Ku privoheshe nga e drejta e arsimit thjesht se vije nga familje anti- regjim! Ku biografia përcaktonte fatin tënd qysh në lindje!!! Problemi është se nga abuzimet që u bënë nga pjellat e regjimit komunist, pas viteve'90, njerëzia po mendon se komunizmi paska qen i mir... ...kjo është fatkeqësia e ditëve të sotme! Ku idhtarët e komunizmit dalin me portretet e diktatorit e mburrin regjimin diktatorial ndër më mizorët në Botë!!!
Oooo Daje, ka ca të vërteta në ato që thua, por nuk thua pse ndodhte ashtu? Ne i paçim vonë bllokadë perëndimit(?!), nuk të duket pak paradoks? E pra, e shef, je që nga koha e viçit e tëhu. Kur ata të pa fajëshmit e llagarët, të padegjenetuarit e jetës shqiptare, të nxitur dhe nga ata që i kishim bllokuar si "fanar ndriçues" (fanar ndriçies ishim vërtet, në një kuptim, për vendet koloniale, pasi kishim arritur për 40 vjet ta kthenim vendin nga mizerja, padituria, opskurantizmi dhe thellësisht agrar, në një vend industrislo-agrar të përparuar). Nuk ishte e thjeshtë në pikun e luftës së ftohtë. Pse ithtarët e komunizmit e shkatërruan vendin, pasi filloi të lejohej gjithçka, kur nuk vriteshe për një llaf goje, edhe për këtë, por tani nga komshiu, për një gardh, kur nuk shiheshin më me një sy të veçantë kur shkoje në një qytet kufitar, por vërsheu kush mundi e ku mundi me sloganin "tokë e xanun" në pronë të tjetërkujt, kur të gjithë të interrnuarit, "politikët" dhe hajdutët u liruan dhe u amnistuar pa gjyq, me kusht që të shkatërronin gjithçka të ndërtuar nga populli, sikur ra karkaleca në lakra, kur nuk spiunonte, (por edhe spiunon), por tash vriste: njeriu vriste prindin dhe vëllai vëllanë për një gardh, për një gardh, për parkim mjeti, për një lopë në tërshërën e tjetrit, etj, dhe kur biografia vazhdon të përcaktojë, por në të kundërt fatin qysh në lindje, ku çdo familje antiregjim vazhdon të ketë "trajtim të veçantë" nga njerëz që mendojnë si ty. Ata që shkaktuan këto abuzime vërtet ishin pjellë e komunizmit, si dhe ti, por qenë pikërisht ata si ti, edhe disa antarë të PPSh-së (jo komunistë), që qenë mbrujtur "antiregjim" dhe nuk i kishte gjetur gjë dhe vërtet, kjo është fatkeqsia e ditëve të sotme; pinjollët "anti" në sistemin pluralist që kemi zgjedhur dhe që e mbajnë ndezur disa prej ishëve "anti". Ai regjimi diktatorial, të gjitha regjimet diktatoriale janë, i mirë për disa dhe i keq për disa të tjerë, vërtetoi, së paku, se si mund të zhduket shfrytëzimi i njeriut nga njeriu dhe njerzit të punojnë për veten e tyre dhe jo për zotninë (pavarësisht nga forma e arritjes) dhe se si mbrohej apo dorëzohej pushteti, i shitur apo i papjekur ende. Ai, aleati i dikurshëm, nuk kërkonte asgjë si shkëmbim, ky i tashmë kërkon botën. Po na e prenë korromanen, si atëhere, po të mos u vijmë pas avazit, njëlloj do të mbetemi pa bukë! Gati janë të na kafshojnë nga koka nga këmbët dhe nga brinjët dhe tash nuk do të mundim të hedhim asnjë pushkë, or E si do të themi atëhere, e ka fajin sistemi, personi që udhëhoqi dhe pa intetesat e vendit!?, or Daje, që qenke rritur në mjerim, por s'ke kuptuar asgjë nga ai mjerim "anti" i diktaturës (demokracisë) proletare, si i thonin. S'kishin nga ja mbanim, or ti. Komunizmit s'kemi ç'i bëjmë, as unë e as ti. Eshtë ideologji si feja dhe ne nuk na e mban mëndja ta gjykojmë; nuk e gjykuan dot as imperialistët nazist në gjyqin për Rajshtagun. Kurse, se është një regjim mizor ("mizore" janë të gjitha regjimet për një palë), kjo është një tautologji e vjetër, ka gati 150 vjet që konsidetohet kështu për një palë; është njëjtë si të gjykosh në një gjyq të blerë nga ankuesi. Demokracia, kur preket statukuoja e njërës palë, kthehet në Diktaturë: Komunizëm, për njërin skaj majtas: Fashizëm për tjetrën skaje djathtas - dhe nis kufizimi i lirisë. Kështu pra Daje, meqënëse nuk e ke me t'thonme, por me t'jetume.
E para, u kishim vën bllokadë e kom thon me ironi po se paske kuptu! E dyta: nuk mund të them se jam rritur në mjerim( personalish, po e shihja mjerimin e popullit në çdo fushë të jetës, sidomos ate ekonomike! E kam thënë se fatkeqsisht abuzimet e politikanëve të pas '90, po bëjnë të na duket i padëmshëm komunizmi( sidomos regjimi diktatorial këtu!) Jo or mik jo! Ai regjim ish regjim kriminal! Kaq! E keqja është se nuk u dënua me vendime nga politika e pas '90! Komunizmit nuk kishim ti bënim thua ti! Po atëher pse ra ai??? E jo vetëm tek ne! Ra se ish regjim jo i mirë për popujt! Në të kundërt do ishte akoma në qarkullim! Mbase ne fuqitë e mëdha pas L2B, na pozicionuan në anën lindore, nën petkun sovjetik, por problemi është se Enver Hoxha e klani i tij, bënë krime kundër popullit thjesht për të çimentuar e përjetësuar pushtetin e tij!! Kjo është ajo që e bën atë regjim të dënueshëm e diktatorial! Personaisht, kur ra diktatura kam qen i ri( 18 vjeç), po e kam par me syt e mi se sa varfëri kish mbjell ai regjim! A të kujtohet tolloni, dyqanet bosh ku çdo gjë ish me racion??? A i shihje fshatarët e shkret kur vinin në Tiranë e ju lusnin shitseve të bukës për të bler buk gruri??? A e di sa paguhej një kooperativist?? Jo më shum se 10 lek( të reja dita!) E pra ish baraz vetëm me 2 bukë!!! Fukarallëku ekonomik bëri që populli të ngrihej kundra atij regjimi! ( në fund të fundit siç ka thënë dhe një i madh: është ekonomia o budalla! Ai regjim u shemb shpejt ( flas si kohë pasi filluan lëvizjet studentore) , se ish ndërtuar mbi gënjeshtër, abuzim dhe padrejtësi!
o sefer pse ishte kriminal? apo pse i dha drejte studimi edhe kulakut edhe atij qe e kishte baben te burgosur pas ikjes se Enverit flasin te gjithe
fiks fare sot jane krthyer ne llumhane
Mirë që na e kujton more Robell atë përiudhë por në flet-rrufenë që ke botuar nuk shoh ndonjë teprim,aty vetëm kritikohen ato të rinj që po prishin qetsinë e pushuesve. A është më mirë sot që të prishin qetësinë por edhe të vrasin nëse u thua mos ma prish qetsinë. Në rërën e Durrsit shkohet për pushim jo për të luajt me top.....kaq për sot.
Pse nuk shkroi kush fletërrufé pse për të vizituar 1 qytet duhej leja e policisë si në kohë pushtimi fashist?
o rryp asaj kohe ti hani ate qe nuk thuhet ju