Albin Kurti u kap në blof!

25 Prill 2026, 17:37Blog Nga Halil Matoshi

Oferta e fundit e Kurtit për grupet politike opozitare âsht veç taktikë e tij për me ble kohë (te muej ditë) derisa të vjen mërgata (dmth gusht 2026), sëkëndejmi nënshkrimet e deputetëve nuk munen me u tërheqë!
Pse Kurti kërkon tre kandidatë?
Blof që rasti të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese sepse grupet politike opozitare nuk i kanë numrat për nënshtime as për dy kandidatë, (pa Listën serbe) le ma për tre!?
1.
AAK nuk âsht e përfshime fare në autorësi të fajit.
Vet Kurti e ka shfajësu tue mos e ftu në bisedime.
PDK duhej ta çmontonte me argumentin juridik këtë "ofertë gjeneroze", kurse LDK duhej t'ia niste nji letër dashtunie me pak ironi: "I dashtun Albin, falemnerës për ofertën gjeneroze, por ne nuk kemi numra të mjaftueshëm për aplkim për punë, pra nuk i kemi dokumentat!?
Mbetsh me sh'net!"
Argumenti juridik.-
Sipas sistemit kushtetues të Kosovës, nënshkrimet e deputetëve që mbështesin nji kandidat presidencial munen me u tërhiqë nga deputetë individualë para paraqitjes së kandidaturës në Kuvend, por pasi të dorëzohen, ato përgjithësisht konsiderohen "të përfundueme", (të përdoruna) ose të konsumueme për atë procedurë specifike.
Ashiqare ligji lejon që nji kandidat të tërhiqet, nji deputet nuk mund ta revokojë në mënyrë të njianshme nënshkrimin e tij, masi të jetë validu në administratën e Kuvendit, për me përmbushë kërkesën prej 30 nënshkrimesh për nji emnim formal. (Rasti: No. KI 47/10)
3.
Âsht kërkesë kushtetuese që nji kandidat duhet të paraqesë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve për me u emnu.
(Ligji Nr. 03/L-094)
4.
Kërkesa Ex-Iuris: Deputetët mund të nënshkruejnë vetëm për nji kandidat, tue bâ nënshkrimin një akt "të përfunduem" të vullnetit. Bazue në parimin e veprimit kolektiv, nji deputet që nënshkruen nji peticion nuk munet me e tërheqë në mënyrë të njianshme nënshkrimin e tij, pasi akti të jetë përfundu dhe paraqitë në Kuvend, veçanërisht nëse nji veprim i tillë do ta pavlefshmonte emnimin. (GjK; Rasti:Nr. KI 47/10.)
5.
Ta zâmë se mas votimit të Presidentes/it nji deputet munet me e tërheq nënshkrimin e tij, kjo kish me e devalidu zgjedhjen e kandudates/kandidatit për President/e, sepse 29 nënshkrime janë jokushtetuese.
6.
Megjithatë, nji kandidat mund të zgjedhë të tërhiqet nga gara, tue i bâ nënshkrimet në peticionin e tij të pavlefshme.
(https://www.te.gob.mx/vota_elections/page/download/16375)
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosë që veprimet që përfshijnë nënshkrime kolektive të nji minimumi të kërkuem (p.sh., në referime) nuk munen me u tërheqë në mënyrë të njianshme masi të përfundojë "ndërmarrja e përbashkët".
Ky parim zbatohet për procesin e emnimit. (GjK, Rasti Nr. KI 47/10.)

22 Komente

  1. F
    FU

    Gjuhe letrare Matosh burri, përdor gjuhë letrare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehre jugosllave

      Haaa ti i thua nje te huaji te shkruaj korrekte gjuhen tone.... ky mute multi etnike jo qe nuk e shkruan dot gjuhen shqipe por eshte edhe antishqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Taman.Lexova paragrafin e pare.Mezi e deshifrova.Pastaj kalova tek komentet.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Agron

        I thoni ketij Matoshi te zbuti shqipen...si gjuhe....jo ta bastardoje me te folmen e shpellarise..

        Përgjigjjuni
        1. E
          Epiri, djepi I shqiperise

          Halil Matoshi, kjo fjala "nuk munen", cfare kuptimi ka. Se ne laberi ka kuptimin "mut". Pra do e "perktheja" : nuk mutin me u tërheq. Skam cfar te them tjeter. Por nje gazetar duhet ti redaktoje dialektalizmat, se une p.sh nuk e vazhdova ta lexoj kete artikull, qe mesoj ka shume "munen" (dmth mut).

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sllavo Komunistet Turko Mongole

            Kemi ne na n’Gegni disa fjale n’Tosknisht me nen’kuptime ene ma humoriste por them mos t’ja fillojme se do t’biesh n’ate mikun qe bane fjale vet’..andaj kujdes me m’burrjen e asaj Tosknishtes qe ma ka gatue Androkli Kostallari e vu n’letrare/standarte me gryke t’pushkes t’Dushanit e Miladinit..thjesht po t’them

            Përgjigjjuni
          2. M
            Malo

            Lodheni krejte kote,Albini ka treguar se kush eshte.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari

              Mire Matoshi kete detyre ka-te bastrdoje gjuhen shqipe. Vete e ka thene qe "Kosovarishtja" eshte "gjuhe me vehte"dhe gjuhe e kombit "Kosovar" Po gazeta pse boton shkrime te tij qe nuk nuk jane ne shqipen standarde. Po nuk e mbrojten gjuhen institucionet perfshire dhe median e shkruar kush do ta mbroje? Roja i pallatit?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sllavo Komunistet

                Pyet Androkli Kostallarin mik

                Përgjigjjuni
              2. I
                I-lir

                Abin K-ari, H.Matoshi, Spahiu N. janë nostalgjik të të " Kombit" Jugosllav!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mutoshi Jevgu -Nexhmedin Cigani

                  Haa Mutoshi Jevgu shoku i Nexhmedin Spahiu cigane te dy keta plehra ndyresira duan te shpikin nje kombe , ate koqevar.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ne çfare gjuhe eshte shkruar !.

                    Pse nuk e keni perkethyer ne shqip, shkrimin e ketij jevgu....

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ....

                      Me sa di, sipas alfabetit të Manastirit, shkronja "a" e zëshme (me kapuç) nuk ekziston në gjuhën Shqipe; gjithsej 36 shkronja, as më shumë, por edhe as më pak, ajo shkruhet "ë" dhe në dialekt mund të shqiptohet "a" e zëshme. Shkruhet "është" dhe shqiptohet "asht" (në dialekt), me "a" të zëshme. Pse nuk e shkruan t'zgjedh ose me zgjedh, t'kërkuem, për t'kërkum (në shqiptim). Google do të heqë picirin e zi që ta përkthejë në shqipen standarde të shkrimit, veç në daltë varjanti Kosovarisht i këtyre patriotëve të gjuhës shqip dhe do të kishim si përfundim fjalorin Shqip - Kosovarisht; dialektet më vënd që të afroheshin do të largoheshin dhe pas 100 vjetësh do të duhej të mësohej si gjuhë fare e huaj, frëngjisht, anglisht, italisht, etj. Nuk është rrast i vetëm, jo. Kemi Spanjisht, por edhe Katalonisht, brenda Spanjës. Por katslonasit, apo baskët, nuk janë spanjoll, vetëm sa bëjnë pjesë në shtetin spanjoll. Po në Kosovë ka shqiptarë, breee dhe gjuhën e tyre e quajnë shqipe dhe të prirura për hapësira mbar shqiptare. Mosni bre kështu, kur i drejtoheni gjithë shqiptarisë.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        H.M

                        Do te doja qe kjo shqipe e shkruar të mos i serviret shqiptarise. Unë jam nga veriu, por sinqerisht e pata shume te veshtire ta lexoj, pa permende veshtiresit ne te kuptuarit e permbajtjes se ketij shkrimi.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sllavo Komunistet Turko Mongole

                          H.M = H-M…mal’sor nuk je n’dryshe s’do t’pelqente nji tosk’nishte e bastardueme prej Androkli Kostallarit dhe e vume si standarte/letrare my gryke t’pushkes me 1972 prej pas’ardhesve t’Mugoshes e Popovicit..programimi t’ka hy aq thelle sa mohon dhe veten..gjithsesi informohu se ke kohe

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .....'

                            Jo mal'sor, por malcor, or pykë (lexo Mjedën: Gjuha shqype). Nuk vihet apostrofi kudo ku ka ë. Nuk është bastarduar tosknishtja, as gegërishtja është "hibriduzuar" në "elbasanishten" e Kristoforidhit, por Popoviçët e Kosovarisë ju kanë mbushur me gënjeshtra, për ta mbajtur popullin shqiptar të përçarë, or taj, antisllavo komunistët Turko Monglë. Besoj, Rexhep Qosen e ndjerë dhe shumë shqiptarë të tjerë, deri arbëreshë, nuk besoj se i detyroi me bajoneta dhe i vuri në grykë të pushkës regjimi i vitit 1972! Turko - Mongol komunist mund të ketë qënë Popoviçi i juaj, se ne e lamë që në 1948-tën bashkë me lakejtë e tij, kurse ju e mbanit si yrrnek të Titos dhe me këto mend i shërbenit deri sa vdiq. Komunizmi shqiptar ishte veç fillim-komunist, megjithëse shumë idealist dhe jo në kushte të përshtatëshme, por gjithsesi kombëtar dhe sovran sa asnjëherë tjetër; as Titist, as Hrushovian, as Kinez e aq më pak sllav, turk apo mongol. Ta kanë mësuar gabim, lum miku. Kthjellohu, po kthjellohu, or evlat! Gjithnjë një avaz, nuk di tjetër; apo të paguajnë sërbofilët?

                            Përgjigjjuni
                        2. Y
                          Ylli

                          Dialektet e shqipes jane thesaret e gjuhes shqipe ore idiota.Kur nuk dini rendesine e dialekteve lexoni ta kuptoni.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            O Ylli pa cepa

                            Po more idiot ...dialekti perdoret te fshati , kur shkruhet ka nje gjuhe shqipe zyrtare

                            Përgjigjjuni
                          2. Hakiu

                            Gjithe kjo propagand e lufte hibride kunder Albin Kurtit,prap Albini i pa thyeshum,populli e don dhe ka perkrahjen e shumices dermuse te popullates ne Kosove.Nuk e duan beogradi,opozita ne Kosove dhe qeveria ne Tirane.Paramendo kush po e kritikon Albinin,halil bagla...

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              astrit

                              Politika kosovare e të gjithë diturit analista e TV kanë përfunduar në një situatë çmendurie e idjotizmi. Askush nuk e don e nuk e respekton republikën e Kosovës, të gjithë bëjën balla blla bllae secili për vete e Zoti për të gjithë. këtë se kanë merituar shtetin!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sass

                                Nuk e lexova kete artikull se nje antishqipetar nuk flet shqip, kete artikull e lexon non grata ai eshte monstra e Mutoshit dhe Nexhmedin Stukovicit Shesheli e kishte shkruar me me dialekt

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gega

                                  Në qoftë se do me shkrue gegnisht mos e përzi nryshe s'ka vrer.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje