Me humbjen e Rexhep Qosjes, një debat i trazuar në Shqipëri është rishfaqur përsëri: “çfarë jemi ne në të vërtetë?” Europianë të vonuar apo lindorë me pasaportë perëndimore?” Dhe si zakonisht, kombi u nda menjëherë në dy kampe: ata që kërkojnë ADN-në në Vatikan dhe ata që e kërkojnë në arkivat e Perandorisë Osmane.
Në njërën anë ishte Ismail Kadareja, i cili e shihte Shqipërinë si një popull europian të devijuar përkohësisht nga historia, një komb që duhej të rikthehej te rrënjët e veta perëndimore, te tradita kristiane europiane, te racionalizmi, shteti ligjor dhe kultura e qytetërimit kontinental. Për Kadarenë, Lindja ishte më shumë një aksident historik sesa identitet i qëndrueshëm.Në anën tjetër ishte Rexhep Qosja, më realist ose më cinik, sipas shijes së lexuesit. Ai thoshte se kombet serioze nuk bëhen duke fshirë kapitujt e pakëndshëm të historisë. Shqiptarët, sipas tij, janë produkt i shumë shtresave: ilire, bizantine, osmane, europiane, ballkanike. Pra, jo “ose-ose”, por “edhe-edhe”. Një lloj kokteji identitar që në Perëndim do ta quanin pluralizëm, ndërsa këtu shpesh quhet konfuzion.
Po kush kishte të drejtë? Si gjithmonë në Shqipëri: “të dy, dhe askush plotësisht.”
Kadareja kishte të drejtë strategjikisht. Shqipëria fiton më shumë duke u lidhur me Perëndimin: me institucionet europiane, meritokracinë, shkencën, lirinë individuale, kulturën e përgjegjësisë. Nuk bëhesh i fortë duke nostalgjizuar pazarin oriental, bakshishin administrativ dhe filozofinë “hajt se rregullohet”.
Qosja kishte të drejtë sociologjikisht. Nuk mund të ndërtohet identitet kombëtar duke bërë sikur pesë shekuj histori nuk kanë ndodhur. Mentaliteti, gjuha, zakonet, raporti me autoritetin, familjen dhe shtetin mbajnë ende gjurmë të Lindjes. Të mohosh këtë është si të lyesh fasadën dhe të quash restaurim.
Pra rruga që i shërben më mirë shqiptarëve nuk është as romantizmi i kthimit të pastër në Europë, as dorëzimi te fatalizmi lindor. Rruga është europianizimi politik me vetëdije historike. Me fjalë të tjera: të pranojmë kush kemi qenë, por të zgjedhim me vetëdije çfarë duam të bëhemi.
Sepse problemi ynë nuk është nëse pimë kafe turke apo ekspreso italiane. Problemi është se ende duam shtet gjerman, por ta drejtojmë me zakone bejlerësh. Dhe derisa ta zgjidhim këtë kontradiktë, debati Kadare-Qosja do vazhdojë edhe pas vdekjes së tyre, ndoshta si debati më i gjallë në një shoqëri që shpesh fle zgjuar.
Historia e evolucionit dhe revolucionit shoqëror dhe ekonomik ne botë mund dhe duhet të na ndriçojë rrugën e zgjedhjeve tona për të ardhmen.
Para se Europa të ndizte dritat e Rilindjes dhe të shpallte veten qendra e qytetërimit, një pjesë e madhe e botës islamike kishte kohë që punonte me kandilin e dijes ndezur. Në kohën kur Europa kristiane shpesh debatonte më shumë për herezitë sesa për shkencën, qytete si Bagdadi, Kordoba apo Damasku ishin qendra të matematikës, mjekësisë, filozofisë dhe astronomisë. Nuk është rastësi që shumë prej veprave të Aristotelit mbijetuan dhe u rikthyen në Europë falë përkthimeve arabe.
Bota islamike e asaj kohe, në shumë drejtime, ishte më pranë racionales sesa Europa mesjetare. Ajo kishte universitete, biblioteka, tregti të zhvilluar dhe një kulturë debati intelektual që i dha hapësirë mendimit kritik. Ndërsa në disa zona të Europës sundonin errësira institucionale dhe autoriteti absolut fetar, Lindja e Mesme po eksperimentonte me dije që më vonë do të ushqente vetë Perëndimin.
Historia, megjithatë, rrallë ecën në vijë të drejtë. Përparimi nuk është pronë e përhershme e askujt. Shpesh ai lind nga përzierja e ideve, nga rritja ekonomike, nga krizat, madje edhe nga aksidentet historike që askush nuk i kishte planifikuar. Njerëzimi ka bërë hapa gjigantë jo vetëm falë vizionarëve, por edhe falë rastësive me pasoja të mëdha.
Rilindja Europiane është shembulli klasik. Kontinenti që dikur merrte dije nga jashtë, papritur nisi të prodhojë art, shkencë dhe filozofi në nivele të reja. Zbulimet gjeografike, rritja e qyteteve tregtare dhe rikthimi i autorëve antikë krijuan një shpërthim kulturor që ndryshoi botën.
Po aq tronditëse ishte edhe Reforma Protestante. Një lëvizje fetare u kthye në revolucion politik, arsimor dhe ekonomik. Ideja se individi mund të lexojë vetë tekstin e shenjtë dhe të ketë marrëdhënie direkte me besimin dobësoi monopolin e institucioneve dhe forcoi ndërgjegjen personale.
Edhe shpikja e shtypshkronjës bëri atë që shpesh ushtritë nuk arrijnë: demokratizoi dijen. Librat, që dikur ishin luks manastiresh dhe princash, nisën të qarkullojnë më lirshëm. Mendimet udhëtuan më shpejt se kalorësit.
Madje historia njeh edhe kthesa që duken si thashetheme oborri, por ndryshojnë kontinente. Martesa e mbretit Henri VIII të Anglisë dhe konflikti i tij me Romën çoi në shkëputjen e Anglisë nga Kisha Katolike. Një dramë personale u kthye në transformim kombëtar me pasoja politike, fetare dhe kulturore për shekuj.
Mësimi është i thjeshtë: qytetërimet ngrihen dhe bien, qendrat e dijes lëvizin, dhe progresi nuk është i garantuar. Ai lind aty ku idetë lejohen të qarkullojnë, ku ekonomia krijon energji dhe ku shoqëritë dinë të kthejnë edhe krizat në mundësi. Dje ishte Bagdadi, sot mund të jetë diku tjetër. Historia nuk njeh pronarë të përjetshëm.
Pyetja thelbësore për çdo komb të vogël, e sidomos për Shqipërinë, është kjo: a do të jetojmë sipas rastësive të historisë, apo do të marrim në dorë timonin e fatit tonë? Sepse historia shqiptare ka qenë shpesh një seri stuhish ku të tjerët kanë lundruar dhe ne kemi mbajtur dallgët. Perandori që kaluan, kufij që u vizatuan nga të huajt, ideologji të importuara, besime të imponuara, modele të kopjuara me ngut, një jetë mes aksidentit dhe improvizimit.
Çështja sot nuk është çfarë na ndodhi dje, por çfarë zgjedhim nesër. A do të vazhdojmë të jemi një popull që përshtatet me çdo erë që fryn, apo një shoqëri që ndërton kursin e vet me vetëdije?
Në këtë debat, Europa mbetet më shumë se një gjeografi. Ajo është simbol i institucioneve, i shtetit ligjor, i lirisë së individit, i ekonomisë moderne dhe i mendimit kritik. Europa kristiane në rrënjë dhe gjithnjë e më ateiste në praktikë, e ka ndërtuar forcën e saj pikërisht mbi ndarjen e fesë nga pushteti dhe mbi të drejtën për të dyshuar. Aty njeriu nuk dënohet se pyet, por përparon sepse pyet. Dogma nuk sundon laboratorin, dhe altari nuk komandon universitetin.
Pikërisht këtu ndodhet nyja shqiptare. A duhet ylli ynë polar të jetë kjo botë e mendimit të lirë, e meritës dhe e institucioneve që funksionojnë? Apo të mbetemi në gjendjen tonë të preferuar kombëtare: edhe kështu, edhe ashtu, edhe me Perëndimin në fjalime, edhe me Lindjen në zakone, edhe me ligjin në letër, edhe me fisin në praktikë?
Sepse rreziku më i madh nuk është të zgjedhësh rrugën e gabuar. Rreziku më i madh është të mos zgjedhësh fare. Të jetosh në mjegullën e përhershme të kompromisit identitar, ku çdo gjë thuhet dhe asgjë nuk bëhet.
Kombet e vogla nuk mbijetojnë me paqartësi, ato mbijetojnë me orientim të qartë. Nuk mjafton të themi se jemi urë mes Lindjes dhe Perëndimit. Urat janë të dobishme, por mbi ura zakonisht kalojnë të tjerët.
Në fund, pyetja është brutalisht e thjeshtë: a duam të jemi subjekt i historisë apo objekt i saj? Nëse duam të jemi zotër të fateve tona, atëherë zgjedhja duhet bërë me guxim: nga liria, arsyeja, shteti dhe qytetaria. Sepse kombet që nuk zgjedhin vetë drejtimin, zakonisht përfundojnë të drejtuara nga të tjerët.
Mëso historinë z. Nati se nuk është ashtu si shkruan ti!
I vetmi fakt qe na ben te vuajme si komb dhe qe eshte permendur ne shkrim eshte :500 vjet pa histori. Nuk mund te justifikohesh me dokrra qe islamizmi kishte universitete dhe zhvillim intelektual apo mendimi i lire etj brrockulla dhe se Europa ishte ne erresire intelektuale. Ne fakt eshte e kunderta dhe ky Islamizem arriti pothuaj ne asimilim total te pakten gjate 400 vjecarit te fundit dhe jemi I vetmi komb ne Europe qe nuk ka absolutisht as nje te dhene historike autoktone shqipetare apo arberore mbas hordhive te osmanllinjve ne keto troje. Cdo e dhene historike per kete periudhe duhet te merret nga Stambolli Roma Athina etj sa edhe vlerat me te pasura dhe identiteti yne kombetar mbahet ne Vienna. ADN jone po te behet me konsensus do te tregoje sa lidhje kemi me middle East nqs mohon faktin e miliona koloneve islamike qe erdhen ne keto vise per 400 vjet me rradhe. E ke degjuar sullton Regjepin kur vjen ne Tirane dhe thote jam ne mes te vellezerve ketu. Ndaj dhe Bismarku nuk kishte meshire per keto tribes. Me Mir mut se I Vogel. Fakti qe ne u beme aksidentalisht pjese e Lindjes eshte fat per kete komb qe filloi te veshe breke dhe kepuce kur erdhi Italia ne 37. Pak rendesi ka ishte Lindja apo ndonje aleance tjeter sepse ky komb mbas luftes 2 te filloi te tregonte te pakten ne Balkan se kishte nje flamur. Pra ketu Fillon prologu i vetqevwrisjes dhe shtetberjes qe permend shkrimberesi. Fati dhe qe ne fakt eshte rrjedhe e qarte llogjjke ky komb u drejtua nga nje diktaure dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Por cdo gje ka konseguencat e veta dhe ne nje 10 vjecar u zhvilluan aq shume une pasur parasysh gjendjen sicio-ekonomke te shqipetareve para viteve 40. Pra ne nje peruudhe 30 vjecare ky komb kishte infrastructure ushtri zhvillim ne krahasim me para luften. Dmth u desh vetem 30 vjet qe ky komb filloi te funksioni si nje vetem me identitet te qarte qe jemi ke subjekti i historise. Ndaj Qosja eshte vertet largpames dhe shume i sakte ne pragmaticitetin e tij dhe nuk krahasohet me kalimtarin Kadare. Kaq pwr sot. Hajt gzuar hashuren.
Pra me pak fjalë konkluzioni është se paçka si komb dëshirojmë të jemi si "Ai" apo "Ata" ne e (i) urrejmë "Atë" apo "Ata" sepse mendojmë se jemi të ndryshëm nga "Ai" apo "Ata"! Dhe meqë u bë çorbë muhabeti, fantazia fluturon duke i bërë qejfin vetes dhe deklarojmë se jemi ata që jemi pa ditur se vetë se kush jemi në realitet!
Sa i gjate dhe i lodhshem ky shkrim!Ku do te dalesh?Qosja dhe Kadare kishin koqe te medha per tu peshuar.Polemikat e tyre kane qene intelektuale dhe te pashoqe dhe jo ndarje apo dilema se cilet jemi ne!Te medhenjte duan te medhenj per tu gjykuar...
te di turkoshake,kshq mut njeri e kake tjetri..... gezuar ramazonin!
Ne fakt dhe Fatalizmi dhe Pragmanizmi jane dimensione thelbesisht orientale, madje Pragmatizmi ca me shume se Fatalizmi. Kadareja nuk e mbronte qendrimin e tij mbi Qenien Europiane te Shqiptareve nisur nga ca llogaritje pragmatiste se "Shqipëria fiton më shumë duke u lidhur me Perëndimin" por nga nje e vertete e thjeshte dhe e pamohueshme: Ne jemi Europiane! Zhveshja nga identiteti yne europian ka qene nje projekt asimilues, asgjesues, zhberes. Ne jemi Europiane jo sepse keshtu na intereson te jemi, por sepse te tille jemi. Kaq e thjeshte eshte, kaq e vertete, kaq e qarte. Te tjerat jane dokrra!
Pa dyshim Kadare kishte,ka dhe do te kete te drejte….ne keto kohe dhe ato qe do vijne Pjesa tjeter….brockulla.,…nostalgji…show apo shfaqje per tu barazuar. Ky krahasim midis Kadarese e Qoses calon. Largpamesi….vizion…te shohesh nje,dy,tre shekuj prapa…. Kaq.
Artikull shume i bukur,te lumte.
Përveç frazës " nuk fshihen 500 vite ..." që e ke pare ne këndvështrim historik dhe jo në këndvështrimin real, ate të pushtimit ( kulturor apo kombëtar), çdo gjë tjetër është mëse në rregull dhe kam nja dy tri pyetje. Si e fshinë 400 vjet( histori) sundim Greqia, Rumania,Bullgaria etj? Ku e mbështet mendimin se Europa e tanishme është decentralizuar nga krishterimi? Sa mirë i njef këto shoqëri që shpreh mendim sesi funksionojnë? Pra a i njeh në brendësi,aty ku merren vendimet apo shikon( percepton) çfarë të japin ga jashtë?! Shkurt dy sqarime. 1- Ne jemi fis pellazg të njohur me emrin " ilir". Emërtimi jonë rrjedh ngaqë nuk pranuam kurrë të bëheshim pjesë e sundimit monark apo sundimit demokratik të atyre kohërave. Me pak fjalë,thënë troç dhe siç ka qenë, jemi fise "të egra"- në kuadër të asaj që nuk i nënshtroheshin ligjit kolektiv- pra shikonte secili fis punën e vet. 2- Të mendosh se perëndimi( europa) është i shkëputur nga kultura kristiane, me e pakta është utopi, me e sakta është... idiotësi.
Keto lloj arsyetimesh qe bën zoteria mungojne ne debatin publik dhe mediatik shqiptar.Njerezve ju eshte çare @@ri ,duke degjuar perdite debate bosh politikanesh dhe analistesh me te njejtat tema te perditshme vetem me sharje,ofendime ,vrasje,korrupsjoji ,droga etj etj .Ka nevoje per zëra qe tregojne zgjidhje reale dhe praktike për keto probleme.
Ka vend per te dy. Nese asnjeri prej tyre nuk ka marre ne qafe njeri, me koshience, nese ka jetuar vetem me mundin e vet, nese i kane sherbyer me zemer ketij Populli e vendi qe i rriti e mbrojti, nese jane distancuar nga e keqja sistematikisht, nese kane qene 100 perqind ushtare te ndergjegjes se tyre te lire, nese ne thelb kane qene NJEREZ, dhe e kane respektuar e dashur NJERIUN, do te jetojne per qejf te tyre perjetesisht ketu dhe jo vetem. Perndryshe, nese kane qene te shtirur, zoti i meshirofte, if possible....
Qenke mashtrues ordiner….! Qosja nuk kishte asnje kontradikte me Kadarene, aq me teper lindje-perendim. Kete e sajon ti. Qosja eshte nje nga koloset e shqiptarise. Here tjeter mos na shkruaj per gjera qe nuk i ha njeri dhe mos na bej te zgjuarin. Do me bo dhe interesantin…..Legen
Dmth ti mbron Kadarene... Po mire, keto zgjedhjet e tua, kete pragmatizmin tend, lojen per te mbijetuar etj e per tu shitur ndryshe ngs je, e ha bota?! Besoj se jo... Ndaj ka kuptim dhe qasja reale ndaj problemeve identitare drejt nje clirimi te ketij identiteti nga ndryshku a myshku i koherave...
@ KKEnverit Problemi eshte se Mero Baze eshte agjent I perendimit,dmth si Kadareja…ti?…ti jeton ne nje dimension tjeter…dimension I ngrire
Bravo !!! Shkrim i bukur dhe thirrja e duhur ne kohen qe nuk pret. Krenar per kete personalitet te mencur( me origjine nga Fieri)
Keto artikuj jane per mua idiotizma percarese dhe aspak te nevojshme , sejcili autor ka pikepamjet e tij se si e shikon realitetin dhe nuk eshte e thene qe te mendojne njesoj , te dy i kane sherbyer kombit shqipetar me menyren e tyre dhe jo me analiza idioteske komuniste qe te gjithe duhet te jene ne nje linje ose ndryshe nuk i sherbejen njesoj vendit , te flasesh me kete lloj menyre tani ne shekullin e 21 do te thote se nuk jemi shkeputur akoma nga injoranca ku dhe afrika po ecen me shpejt...
Mendoj se gabojmë historikisht kur mundohemi të gjejmë veten midis Perëndimit e Perandorisë Osmane. Qytërimi shqiptar e në përgjithësi Ballkanik ka në rrënjët e saj në kulturën e vjetër romake-bizante ndoshta dhe më thellë në historinë njerzore. Kjo Perandori mijravjeçare shtrihej në të gjithë Mesdheun kështu që e kemi të vështirë të ndajmë ku fillon lindja e ku fillon perëndimi. janë të dyja të ndërthuara me njëra tjetrën. Gjithashtu mos haroni se Perandoria Osmane u krijua e lulëzoi në një teritor Bizantin. E Bizanti është Lindje e Perëndim.
Nati, ose eshte i paditur,ose vuan nga amnezia, demensa, harresa, kur se pari ngaterron dijet, ne boten arabe, para cfaqjes se islamit, me ato mbas cfaqjes se islamit, qe filloi pushtimet me forcen e shpates dhe konvertoi me dhune dhe presion, ne islam, popujt e pushtuar, ku gruaja apo nena ne familje, u mbulua dhe ju denatyrua funksioni.Dija e trasheguar, u trajtua si heretike.Kur dhe ne si komb, kemi dhe perjetime mizore nga ky pushtim, aty dhe gjuha e nenes dhe babes, na u ndalua.Dhe rilindja europiane,mor Nati, qe je paraqitur ketu me dije handikape, morri ndricim, nga Greqija dhe Roma e lashte, si dhe nga Kostandinopja bizantine e zhvilluar, qe qysh ahere kish 1 milion banore.Dhe ne jemi denatyruar ne ate lloj feje, sic po e ekspozojne dhe keto kohe, qe jo pak nga ne, por fatkeqesisht,ata qe kane sunduar kete vend, mbas 90, kane pesuar nje mutacion gjenerativ, ne genin e tyre, qe duan me shume Turqine, se sa turku, e do vete ate. Shembulli, me eksplicit i fundit, ish zv. kryeministres dhe i rames, qe dhe me fjale shprehnin, nje dashuri te marrosur per sulltanit, ku vec kesaj, kane adresuar qindra miliona euro, marre nga varferia shqiptare dhene ne forme korruptive banale Turqise. Prandaj te vazhdosh te diskutosh pyetjen, nga duhet ta marre drejtimin ky vend, nga Turqia ,apo nga perendia, jo vec qe eshte shume dashakeqe dhe antikombetare, por dhe e trashe, kur qindra mijra shqiptare, kane ikur nga syte kembet, nga ky vend, ku sundojne mendje orientale, vec drejt perendimit dhe jo orientit islamik.Eshte ekuivalent, me ate qe te besh pyetjen, qe a duhet te shkosh drejt drites, apo drejt erresires, qe te ka shperbere si shqiptar dhe europian, ne shekuj te tere.
Feja opium për popullin. Feja nevojë shpirtërore por gjithmon në shërbim të pushtetit
Rajmonda ke shumë të drejtë, si për autorin dhe për çfarë ai ka shkruar, por mos u habit që ka edhe ndonjë më të 'mençur' se ai, pavarësisht se idiot si ai @Haga më sipër, që guxon dhe e quan atë 'mashtrues ordiner' dhe 'legen'(!!). Anyhow, shame to him!
I perjetshem qofte kujtimi i Tyre. Te Dy kane qene te mire. Se kush ishte me i miri eshte e veshtire ta llogaritesh, se shkenca nuk e ka ditur formulen e miresise. Tani qe miresia(Q=Cilesia) eshte zbuluar: Q= Vlere/Antivlere jeta e njerezimit dhe individit do permiresohet renjesisht
Kadareja dhe Qosja jane te dy me te meta. Asnjeri nuk munde te merret per Etalon. Te dy te gabuar, marksist -leninist(!). Kadareja duke u marre me Skenderbeun ne romanin Keshtjella, pasi e afroi Skenderbeun te ngjashem me mantalitetin komunist dhe duke u nisur nga trillimi i genjeshtert i historise se tij se gjoja ka qene marre peng e myslimlanizuar ne rinine e tij, deshi t'i ikte reinise komuniste te tij, gjoja si Skenderbeu imagjinar, drejt(!) Krujes. Ai, Kadare deshte te ikte nga Shqiperia drejt Europes(Romes). Asnjeher nuk e mendoi se Gjergj Kastrioti SCANDERBEG apo lene nga ai vete: logoja ISCANDERBEG, asht krejt tjeter. Nuk ka qene asnje dite ne Turqi dhe nuk ka luftuar per katolicizmin por per atdheun. Nuk u thellua aspak, te pakten ta shkruante ISCANDERBEG dhe kurre Skenderbeu. Qosja dhe ky marksist-leninist kosovar, ithtar i Enverit; nuk kerkoi te ike as nga enverizmi as nga Turqia. Qendrimi ndaj Turqise e kishte te maturuar e ashtu duhet te jete se tek e fundit nje cope Shqiperi mbeti se ne u beme bujkroberit e turkut dhe ajo nuk deshi te na linte te na gelltisin greket e sllavet. E administroi me Kater Vilajetet, u kacafyte me Rusine e ne fund si pa zhurme kur po ja rrembenin, ja la ta administroi Austria. Thuhet(!) se dhe komanda gjermane i ka thene gjeneralit Anglez ne fillim te 1944: si e merre ne mbrojtje e pergjegjesi kete populle nga rreziku grek e sllave, une terheq forcat dhe largohem. Mirpo thone qe anglezi nuk ju pergjigj prere, Po! Ai filloi jo keshtu e jo ashtu, fati i ketyre do vendoset me vone (!) etje, dhe atehere nacionalisteve shqiptare nuk ju mbeti tjeter, veç te bien pre e plumbave te komunisteve shqiptar, vegla e verber serbo-sllave dhe Shqiperia u vetearrestua me deshiren e saj ne kampin komunist te lindjes nga lufta e zeze partizane. Mos ikja nga Enverizmi e delimitone aftesine atdhetare te Qoses, ne negativizem, krah forcave te errta antishqiptare.
Rexhen Qosja, pas vdekjes se Kadarese, deklaroi: “Mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për çështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi. Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se 'ata që polemizojnë me njëri-tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri-tjetrin'"'. Kjo paqe e vënë pas vdekjes, nuk e mbyll debatin, por vetëm sa kujton edhe një herë, se idetë ngelin përtej vdekjes, dhe duele të tilla janë një dorashkë sfide për elitën kombëtare aktuale.