Fjala e mbajtur në ceremoninë e promovimit të librit “Prof. Dr. Lekë Gjiknuri: Portreti i një shkencëtari” në Akademinë e Shkencave.
Të nderuar të pranishëm, akademikë, profesorë e politikanë, miq të Profesor Lekës
Sot nuk është e lehtë të flasësh për Profesor Leke Gjiknurin. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse çdo fjalë duket e pamjaftueshme për të përshkruar atë që ai përfaqësoi për ne, si akademik, si qytetar dhe si njeri.
Së pari, dua të ndalem te Profesor Leka si pedagog. Profesori ishte kërkues, ndonjëherë i rreptë, por thellësisht i drejtë. Ai nuk e uli kurrë standardin e dijes. Për të, dija nuk ishte kompromis, ishte dinjitet. Kujtoj kohën e vështirë, në vitet 1991–1996, kur vendi po ndryshonte rrënjësisht dhe shoqëria ishte e ndarë. Në atë realitet të trazuar, një student, që më vonë u bë figurë publike, ndante bindjet e saj politike si profesori, por njëkohësisht vazhdonte studimet në degën e Biologjisë dhe duhet të jepte një provim me professor Lekën. Mund të kishte qenë e lehtë të bëhej një përjashtim, një lëshim i vogël. Madje edhe iu sugjerua profesorit. Por ai nuk pranoi. Ai zgjodhi drejtësinë. Dhe ajo nuk e kaloi provimin. Sot, kjo mund të duket një histori e vogël. Por në të vërtetë, është një mësim i madh: integriteti nuk negociohet. Dhe kjo është arsyeja pse, kur ish-studentët përmendin profesorët më të mirë, emri i tij del gjithmonë mes të parëve. Sepse ai nuk na mësoi vetëm lëndën, ai na mësoi karakterin.
Së dyti, Profesori ishte një zë i fuqishëm për mbrojtjen e natyrës, një zë që nuk u lodh kurrë. Në një kohë kur pak flisnin për mjedisin, ai fliste fort. Në një kohë kur shumë heshtnin, ai ngrinte zërin. Ai mbrojti parqet e Tiranës, Kopshtin Botanik, Liqenin, pyjet, Lurën… Ai ishte ndër të parët që na bëri të kuptojmë se liqenet e Ohrit dhe Prespës nuk janë thjesht ujë, janë trashëgimi, janë jetë. Si themelues i Organizatës të parë mjediosre në Shqipëri, PPNEA-s, ai krijoi jo vetëm një organizatë, por një ndërgjegje. Dhe edhe kur hyri në politikë, ai nuk u bë kurrë pjesë e saj në kuptimin e zakonshëm. Ai mbeti i lire, kritik, e pakompromis, bile edhe ndaj atyre që ishin në krahun e tij politik. Në parlament, zëri i tij kishte peshë, sepse vinte nga bindja, jo nga interesi. Sepse vinte nga dashuria për këtë vend. Askush nuk e zëvendesoi Profesor Lekën në politikën Shqiptare në luftën për mbrojtjen e mjedisit. Madje, edhe kur në fuqi ishte forca që ai mbështeste, Profesori me kurajo fliste në mbrojtje të natyrës, fliste për keqmenaxhimin e zhvillimin urban, për masat që duheshin marrë për ndalimin e erozionit e shkatërrimin e tokës, për mbrojtjen e biodiversitetit. Roli i tij sot mungon shumë!
Së treti, Profesori ishte një familjar i rrallë. Në kujtesën time mbetet gjithmonë pranë tij zonja Liri, një prani e qetë, por e fortë. Ajo e shoqëroi në të gjithë aktivitetet e zgjedhjeve politike të vitit 1997, ku fitoi që në raundin e parë. Ata merreshin vesh vetëm me shikim. Ne ate fushate na shoqeronte vazhdimisht edhe profesori i nderuar Leonard Topuzi, mik e koleg i Prof. Lekës. Ishte koha kur mjedisi politik ishte shpesh i ashpër dhe mashkullor, por ai dha një mesazh të bukur: familja nuk fshihet, familja nderohet, familja është vlerë. Emri i Profesorit në zonën e tij elektorale kujtohet me respekt e dashuri edhe sot pas 25 vitesh.
Ai fliste për fëmijët e tij me dashuri, por ishte edhe me kërkesa ndaj tyre. Donte që ata të rriteshin të fortë, të ditur, të ndershëm. Kujtoj një moment të thjeshtë, më tregoi se i kishte bërë surprizë të birit, Jotit, i cili ishte i apasionuar mbas zhvillimeve të reja teknologjike I kishte blerë një kompjuter me program të avacuar për kohë. Kujtoj gëzimin e djalit, por edhe mënyrën si Profesor Leka e shikonte djalin me sytë plot gëzim, vlerësim e dashuri, Aty pashë jo profesorin, jo deputetin, por babain.
Së fundi, Profesori ishte atdhetar. Një atdhetar i qetë, por i palëkundur. Ai shqetësohej për rrugën që po merrte shoqëria jonë, për vlerat që po humbnin, për arsimin që dobësohej. Ai asnjëherë nuk do të mungonte në ceremoninë e çlirimit të vendit apo të Tiranës, ishte gjithmonë aty, në përkujtimoret e dëshmorëve, me respekt të thellë për sakrificën dhe historinë.
Ky qëndrim nuk është rastësi. Ai vinte nga një familje me rrënjë të forta në arsimin dhe atdhedashurinë shqiptare, ishte biri i mësuesit të parë të shkollës shqipe në Kudhës, i rritur me frymën e shërbimit ndaj vendit.
Të nderuar,
Profesori nuk është më mes nesh, por modeli i tij është. Sot në shoqërinë deri diku të çoroditur shqiptare kemi nevojë për modele të tilla. Ai mbetet shembulli i akademikut të ndershëm, i luftëtarit për mjedisin, i familjarit të përkushtuar dhe i atdhetarit të vërtetë. Dhe ndoshta kjo është mënyra më e mirë për ta kujtuar: jo vetëm me fjalë, por duke u përpjekur të jemi pak më shumë si ai.
Ju faleminderit.
Besnik Baraj
Lemi nevoje te madhe per figura te tilla! I paharruar!
Po thuaj o Besnik ishte Monika Kryemadhi. Ajo ka qenë një studente skandaloze kështu e mori fakultetin. Profesor Leka nuk ishte shoku jot ai kishte parime, prandaj rri se ishe mirë se të kishim harruar.
edhe lek dhe gjinkur dhe malok dhe gege ne kohen e dulles antar i akademis ...? me duken si shume rastesi se bashku per te qen e vertet reale !!!!!!