Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

26 Prill 2026, 18:57Blog Nga Aleksandër Çipa

Nga Aleksandër Çipa

Kurrë, nuk e kam kuptuar dhe nuk dua ta besoj, helmin verbal, virtual dhe të shkruar të shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Rexhep Qoses…, më herët ndaj Naimit, Fishtës, Nolit, Lasgushit, …., etj, etj….!

Fatmirësisht, ky helm është më i paktë nga ai i fqinjëve të cilët renditen sipas kontributit të tyre të zi antishqiptar si serbët, maqedonasit dhe pak e më pak grekët pas shqiptarëve.

Kurrësesi jo të gjithë, por pjesa më militante e nacionalizmit, kripto dhe filonacionalizmit të tyre, e ka kryer dhe kryen me devocion këtë shërbesë toksikuese ndaj shqiptarëve, historisë dhe sidomos kulturës sonë.

Avantazhi i tyre qëndron tek shtetet e tyre, përballë shtetit tonë të penguar dhe të pa-vetëbërë.

Nuk ka asnjë dyshim se për ta drejtmësuar këtë arsye, krejt shqiptarët, mirë është të lexojnë dhe rilexojnë dhe Kadarenë, sidomos esenë “Mosmarrëveshja” dhe Prof. Qosen në krejt kolanën e veprës së vet…

Sepse mendja ndër shoqëritë shqiptare është “minoritare” në raport me shkumëzimin e përditshëm, molepsjen dhe patologjinë… sidomos në pamjen dhe shprehjen virtuale të mëhershme dhe të sotme. (!)

Kombi ynë shqiptar e ka dhe e ka pasur, (shpresoj optimisht se edhe do ta ketë), mendjen e mjaftueshme për të mos mbetur në sëmundjet apo molepsjet e veta për të pëgërë vlerat e vetes, përpos kontributeve apo rekrutimeve prej fqinjëve. Do të ia dalim të mbetemi në krenarinë e vlershme se e kemi cilësinë dhe shquarjen e mendimit shqiptar në tërësinë e mendimtarisë europiane.

Kombi ynë ka vetëm një betejë themelore:

Të mbërrijë tek vetvetja e plotë.

Kjo është kohë e mbrothët për këtë destinacion të perëndishëm të shqiptarëve të cilët në kohën pas mbërritjes në anëtarësimin tek bashkësia e zanafillës së tyre në Europë, nuk kanë për të qenë të ndarë si sot, në pesë shoqëri, por në shoqërinë e së njëjtës gjuhë kombëtare. 

27 Komente

  1. E
    E verteta tjeter

    .....Pak e më pak grekët...?... Ha ha ha ! Nëse ka kontribut më të zi e urrejtje ndaj shqiptarëve e Shqipërisë, vëndin e parë e zënë pikërisht grekët .

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Or ti shoq. Nuk mendoj se perse duhet bere dallim midis Qoses dhe Kadarese. Te dy keta Kane jetuar ne dy grupe sociale te ndryshme pavaresisht nga efektet ansore te ndonje vizite apo esseje qe thua ti. Me nje esse nuk vjen behari… Dallimi midis ketyre te dyve nuk eshte aspak perballe asaj qe e permende ne fund te shkrimit : shqiptaret te vine ne vetveten e plote. Kjo ne fakt eshte alarmante sepse jemi ne 2026 dhe akoma vetedija kombetare identiteti themeltar I nje kombi nuk qenkan te qarte ?!?!!! Pra nuk mund te funksionojme si nje unitet kombetar?!?! Helmet qe permende vertet kane trrullosur pjesen me inteligjente te kesaj shoqerie duke e zhveshur brutalisht nga cdo norme dhe rregull te nje detyrimi ndaj ketij kombi dhe abandonuar cdo obligim kombetar, degjeneruar cdo privilegj te dhene ne mirebesim ne nje krim kombetar pasojat e te cilit e jane pothuaj te pandreqshme te pakten per nje 20 vjecar. Kadare paska bere nje esse …… Qosja paska qene me prane Enverit ….. lol

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta tjeter

        O jevgo , nuk e kam me Qosen apo Kadarenë . Për mua ata janë figura që e nderojnë kombin tonë . As me capaculët shqiptarë që hanë mut e gjykojnë këta gjigandë . Unë e kam me fqinjët tanë të ndyrë . Dhe ti , mos ja fut pordhës kot duke bërë demek një ese' si carcaf jevgjish . Ik ere lal' bëj ndonjë punë se nuk ka nevojë njeri për mendjen tënde .

        Përgjigjjuni
    2. h
      hë per hë...

      Natyrisht qe ka njerez krejtesisht te pandergjegjshem, dhe kufizime te theksuara te formimit te tyre kulturor qe shfaqen zakonisht ne site internetike, si nje turme e çoroditur krejtesisht ne batakun e nje kenete ku guagojne si zhabat. Midis tyre ndesh edhe njerez qe e mbajne veten per artiste, lmadje edhe nga fusha e medias, gje qe te trishton seriozisht. Nxisin si haluçinante akuza dhe absurditete qe zene fill e ndyjne raportet tona vellazerore me kosoven. Me trishtoi rezymeja dashakeqe e disa diteve me pare ne Facebook e nje ish gazetari te njohur ne vitet shtatedhjete e tetedhjete dhe pas tij me komente nje turme krejtesisht e çoroditur pa identitet me nje gjuhe te peshtire dhe akuza kundrejt Pr. Qoses si te ishte armiku me i madh i shqiptareve. Kjo kategori marin guximin te anatemojne gjitheçkah shqiptare qe perveç fushes se politikes i jane sulur edhe kultures e njerezve qe i kane dhene vlere e i japin asaj. Nuk e di se me çfare statusi, por kjo turme gelon si ne nje moçalishte zhabash. Tronditese.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti jo dhe aq i madh

        Sepse gjysma e shqiptarëve si zakonisht janë të shitur tek të huajt.... Dhe krijuan PD-në. Zhvillo sondazhin dhe po nuk të dolën të gjithë ata që shajnë Kadarenë dhe Qosen me PD....... . Janë pikërisht pinjollët e atyre që i dorëzuan Kurorën e Skënderbeut , Perandorit të Italisë në Prill 1939...... Ata që u shërbenin turqve, serbëve grekëve , Italianëve, gjermanëve dhe më vonë u shitën tek agjenturat e huaja....... . Mos ja vini fajin fqinjëve pse Shqipërisë ju rrëmbyen aq toka..... . Por shqiptarëve që i shërbenin perandorisë osmane. Dhe këto i kanë thënë si Kadare ashtu dhe Qosja.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Student

          Ate avokat leshin me mbiemer CAKRANI qe i rruan leket ILIR METES duhet ta beni me vule ne balle si antishqiptarin me te madh.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrofshin figurat e shquara te kombit shqiptar

            Fqinjet na kane mundur me tru (inteligjence) dhe sigurisht me hekurishte (dmth arme me te sofistikuara se ne) - ishin me perpara se ne ne zhvillimin e shoqerive te tyre. Cdo person qe kontribuonte ne rritjen intelektuale te kombit shqiptar behej dhe behet objekt i sulmeve nga sherbimet sekrete serbe, greke dhe me tej. Ka disa shqiptare qe nuk kane atdhe - 'atdheu' i tyre eshte paraja. E shesin veten per nje grusht me para, dhe sigurisht qe mund te hedhin vrer aty-ketu kunder figurave tona te shquara intelektuale. Kombi shqiptar i nderon njerezit qe kane kontribuar ne rritjen e tij intelektual, kjo eshte shumica. Kete nuk e mohon askush dhe nuk e ka studiuar askush te kunderten. Prandaj, askush nuk mund te thote qe shqiptaret hedhin helm kunder Kadarese dhe Qoses apo figurave te tjera te shquara shqiptare - kjo eshte nje deklarate e pa provuar. Perkundrazi i adhurojne! Ata qe kane folur jane vetem te paguarit qe punojne ne bodrumet e ESFALISE of UDB-se.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mugosha Popovic

              Se ishin KOMUNISTE t’thekun

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                E çë se ishin Komunistë të thekur (edhe pse s'ishin të tillë); qendrimi i tyre ndaj çështjes kombëtare si gjykohet: në favor a jo.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sllavo Komunistet Turko Mongole

                  Mik nese nuk e ke kuptue se c’ka i ka sjelle sllavo-komunizmi kombit Shqiptar ne gati nji shekull at’here Zoti na ndihmofte t’gjitheve!!Po t’jesh komunist i ke t’gjitha t’kqijat..shpirt-ligsht,nuk njeh Zot,familje,shoq’ni,vlera njer’zore etj..etj..dmth s’je njeri por robot!!

                  Përgjigjjuni
              2. G
                Gazetari i turpit

                Po normal kur ju analistët, gazetarët e të gjitha llojet e kazanxhinjve i thoni të bardhës të zezë për interesat tuaja të vogla çdo të presësh nga një popull qe ngeli mbi celular. Për të lexuar nuk lexon njeri, nuk di nëse lexon ndoshta një 5% e shoqeris? Ju që duhet ti faleshit të vërtetës, ju jeni të paret qe e keni bërë të vërtetën si letër higjenike, nuk po flas për politikanët sidomos ata të opozitës. Shajnë vendin lart e poshtë se nuk marrin dot pushtetin, nuk duan tja dijnë se fajin nuk jua ka Shqipëria por se nuk i do populli po ashtu populli nuk do dhe gazetarët si puna jote more zotëri, si Fevziu, Bushati…. Turo tju vij në vend ti bëni hyzmetin të vërtetës ju i lëpini byt… Saliut e kur shan vendin ai qe ka qenë president e kryeminister çfare duhet të presësh …

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nuk ka shqiptar tamam kunder Kadare/Qose

                  Nuk eshte helm shqiptar, por serbo-sllav, o byrazer Aleksander Cipa.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sdgf

                    E para, jo gjithe shqiptaret. E dyta, duhet vecuar Kadareja dhe Qosja sepse ndaj tyre eshte hedhur"helm" per dicka qe nuk ka te beje me letersine por me qendrimin e tyre politik. Dihet se Qosja psh ka qene nje Enverist i thekur dhe po ashtu e ka lejuar veten te perdoret nga Raman dhe ka sulmuar qe nga 1992 PD, po ashtu Kadareja ishte percuesi me i zeshem i vijes se partise ne letersi gjate kohes se komunizmit, ndersa edhe ky lejoj veten te perdoret nga Rama dhe veliaj. Duke qene dy nga majat me te larta te letersise shqipe, por edhe dy nga personalitetet me te medha shqiptare ne te dy anet e kufirit, ku vepra e tyre i perket dhe eshte pasuri shpirterore e gjithe shqiptareve ,ata duhej se paku te ishin me neutral dhe mos te lejonin veten te perdoreshin nga sundimtaret, mos te lejonin qe emri ityre dhe vetja e tyre ne krah te oushtetareve te sherbente si lavatrice morale , ku ata qe i bejne keq shqiptareve te pastrojne mekatet e tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      BOLETI AS FIGURE

                      O karič days, ç'lidhje ka ketu Qosja se ishte enverist.. ???? Po Kadare a s'ishte MehmetShehist dhe qe e wuajti popullin e tij jashteqitje e kombit. Te pakten Qosja nuk e ka dredhur sa majtas e djathtas si kadareja a berishoviqi. Sa shpejt i veni shenjat me i ndare figurat e kombit ne enverist, fashist, a .... Te dy kane vlera, por vlerat njerezore dhe patriotike anojne me teper nga QOSJA. Kaq dhe shut the f@ck up!

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Arsimtari

                      Kadareja dhe Qosja,paraqesin me veprat e tyre,monumente rreth te cilave,shume njerez me koke lart,nuk do t'i arrin majet ku keta dy ishin!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Vleresimi per Kadarene por edhe Qosen e te tjere, a nuk duhet te jete nje proces individual i mendimit, pelqimit, vleresimit etj? Pastaj pse vendosni bashke Kadarene me Qosen, kur shume njerez pelqejne njerin dhe jo tjetrin? Pse te dy ne nje thes? Kurre nuk kam lexuar ndonje gazete te shkruaj Cipera te tilla psh pse qytetaret jane te pandergjegjshem dhe nuk vleresojne siç duhet shkrimtarin Ken Follet? Kadare nuk eshte nje medalje ne qafe te shqiptareve. Shqiptaret kane emrin dhe dinjitetin e tij secili. As nuk u duhet shume fama e Kadarese, as Kadarese nuk i jane dashur shqiptaret me shume se vetja. Ah, po, Kadare ka qene 'litar ne qafe te shqiptareve' ne kohen e Enverit, shkrimtar i realizmit socialist i cili i dedikoi komunisteve dhe partise se tyre te gjithe letrat e veta. Perkundrazi, Kadare si nje 'shkrimtar me pagese' ia kushtoi thurjen e prozes dhe poezise pershkrimit te jetes, punes dhe vepres se nje diktatori ...ne dem... te jetes se shqiptareve. Ndoshta pikesepari edhe per kete nuk e duan. Se dyti, ai nuk u be as pershkrues i ndjenjave njerezore reale, as perpjekjeve dhe luftes per jeten ku shqiptaret te shikonin pasqyren e vetes se tyre kur luftonin per familjet, per buken e gojes dhe per jeten. Mua pershembull me pelqen Ndre Mjeda, Migjeni, Fan Noli, Musine Kokalari. Ka ndonje problem ne kete rast?

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astrit

                          Kadereja dhe Qosja i pari shumë i talentuar u vunë të shërbim të komunistëve të shteteve të tyre. Natyrisht që do ketë njerëz që nuk ja miratojnë bashkëpunin e tyre me diktaturat komuniste. Në botë ka dhjetra filozof, shkrimtar, artist që u vunë në shërbim të dikataturave sot njerëzit i gjykojnë si pjesë e së keqes pavarësisht se janë të talentuar sepse askush nuk e pranon që ata talentin e tyre e vunë në shërbim të së keqes.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mugosha Popovic

                            Korrekt 100%

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            N.VJOSA

                            Respekte Aleksandër, Mire e thuaj.Mellefi ndaj Prof Qoses, Kadares dhe Driteroit eshte nga antishqiptaret....! INTELEKTUALET E MDHENJ DHE TE DITUR JANE TRURI DHE SYRI I KOMBIT.Dhe pikë.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dritan Kore

                              Shkrim emocional dhe i njëanshëm, me përgjithësime të mëdha dhe pak analizë konkrete.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kico Levreku

                                Shkrim i njëanshëm dhe apologjetik ndaj pushtetit, me përgjithësime dhe pa analiza konkrete.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Paskal Jano

                                  Më shumë retorikë dhe justifikim politik sesa debat serioz mbi kulturën dhe figurat si Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sokoli

                                    Mirë do qe të shkruash njëçikë më shkoqur. Duke dashur të kopjosh Kadarenë në krijimin e fjalëve të reja apo përdrimi i fjalëve të vjetëra, me dialekt të theksuar, tregon që "të të rrojë kosherja se bletët të kanë ikur".

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Treni

                                      Nuk kishe pse t'i bije kaq gjatë. Pas Komunizmit pati një lëvizje anti-intelektuale këndej, pasi "elitat" që mbijetuan spastrimin ishin gjithë sikofantë e servilë të pushtetit. Kjo krijoi përshtypjen se gjithë elitat ishin thjeshtë ekspansion i një klase që e shikon "popullin" me përçmim. Jo e vërtetë, por hajd mo.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gjergj Fishta I riu

                                        Si thoshte Enveri, sikur ta kritikoje leht me ndonje fjale/ Agjente te UDB-se dhe i shkatrronte si armiq te Shqiperise/ E vete, me sorollopet e tij, nga bytha e serbeve dale/ Bashke me PUTHADOR si keta te dy, do mbeten armiq te Lirise// Rugova me baban ballist, prej serbeve pushkatuar/ Dinte ai ta bashkonte atdheun, ne pese shtete ndar/ Me ate qeshjen karakteristike, si ujet e kulluar/ Ja tradhtuan pushket e Enverit , tinezisht shperndar/ Thika pas shpine.../vazhdone

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Fshatari

                                          Ata qe hedhin helm, nuk jemi ne fshataret, jane ata qe mbahen si intelektuale, si te shkolluar, qe punojne ne zyra me kompjutera. Ky helm hidhet shpesh nga te vetshpallurit elite per interesa personale. Shefi eshte me Kadare edhe une jam me Kadarene e do te shkruaj kundra Qoses,. Shefi eshte me Qosen edhe une jam me Qosen dhe do te shkuraj kundra Kadarese .Shume here hidhet balte se keta gjarperinj helmues jane mesuar me idhuj dhe jo me njerez. Dhe meqese Qose e Kadare ishin njeres dhe jo Zot, njeres me te mira e te metat e tyre, per kete intelektualet burokrate, llafazane, hedhin balte mbi keta figura kombeare . Ne fshateret me aq sa dime shkrim e kendim i lexojme veprat e ketyre figurave te medha te kombit tone e kenaqemi. Ata qe hedhin helm ketu apo ne bote, ne i injorojne, se ne nuk i besojme, nuk injohim si eleite, per ne ata jane gjarpernj helmues

                                          Përgjigjjuni
                                          1. x
                                            xhemal

                                            Cipa Jane salinjt,salinjt ne mentalitet qe i shajne ashtu Sic je edhe ti pjese e pacavures propogandes te saliut salinjve,ku ne cdo emision mbillet frike,terrori psikollogjik ,urrejtje,percarje... Te njejtet Jane edhe tetkunder Qoses e Kadarese,pjesa me reaksionare e kombit shqipetar, nihilistet,fashistet,nazistet e rinj reveshqipetare...nuk Ka ndryshuar asgje qe nga lufta ncl,Jane te njejtet apo pjella e tyre,oportunistet,ballistet e rinj,zhvatesish,konformistet,klasa e pasuruar pa' pune po Duke shfrytezuar punen e te tjereve,e dobesine e shtetit demokratik,revizionistet e historise te cilet e Kane kethyer permbys te cilet vrasesit i Kane kethyer ne heronj,bashkepunetoret e nazifashizmit ne luftetare te lirise

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje