Nga Luan Rama
Nisja e procesit gjyqësor kundër ish Presidentit të Republikës Ilir Metaj nuk përfaqëson thjesht një episod të zakonshëm të drejtësisë penale, por përbën një situatë të ngarkuar institucionalisht, në të cilën shteti ekspozohet përballë vetë standardeve që pretendon se mishëron.
Interesi i lartë publik për këtë proces nuk është devijim emocional, por shprehje e natyrshme e ushtrimit demokratik të kontrollit qytetar.
Megjithatë, ky interes nuk duhet të mbetet në nivelin e perceptimit të momentit. Ai duhet të përkthehet në kërkesë normative për solemnitet, transparencë dhe respekt të pakushtëzuar të garancive themelore të procesit të rregullt ligjor, përfshirë padyshim edhe garantimin e dinjitetit dhe integritetit të personit në gjykim.
Sepse kur gjykohet një ish kryetar shteti, nuk gjykohet vetëm individi. Gjykohet aftësia e shtetit për të qenë i njëjtë me parimet e veta.
Solemniteti procedural nuk është një akt formal, por mënyra përmes së cilës shteti afirmon seriozitetin e ushtrimit të pushtetit gjyqësor. Në raste të tilla, forma nuk është dytësore ndaj përmbajtjes; ajo është pjesë e saj.
Po aq, transparenca nuk është vetëm detyrim për të informuar publikun, por kusht thelbësor i ndërtimit të së vërtetës gjyqësore.
E vërteta në proces penal nuk ekziston përpara procedurës; ajo prodhohet përmes saj.
Prezumimi i pafajësisë përfaqëson një nga kufijtë më të rëndësishëm të shtetit të së drejtës. Ai ndalon që individi të trajtohet si fajtor përpara përfundimit të procesit dhe vendos një ndarje të qartë midis dyshimit dhe fajësisë së provuar.
Në mungesë të këtij parimi në praktikë, drejtësia rrezikon të kthehet nga një mekanizëm verifikimi në një mekanizëm konfirmimi.
Parë në një fokus më të plotë, ky proces ka gjithashtu një dimension më të gjerë historik: ai duhet të dëshmojë shkëputjen përfundimtare nga modelet e drejtësisë së së kaluarës, ku raporti midis shtetit dhe të pandehurit ishte thellësisht i pabarabartë.
Në gjyqet komuniste, pozita në bankën e të akuzuarit shpesh mbartte një ngarkesë të paracaktuar morale dhe politike. I pandehuri nuk ishte subjekt i barabartë i ligjit, por figurë e vendosur në një hierarki të nënkuptuar.
Një shtet demokratik matet pikërisht me aftësinë për të tejkaluar këtë trashëgimi.
Shumë më herët, në profesionin e gazetarit, kam ndjekur nga afër në sallën e gjyqit proceset gjyqësore kundër ish Presidentit të Republikës Ramiz Alia, ish Kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish Kryeministrit Fatos Nano etj.
Edhe pse në kushte krejt të ndryshme, pasi ato gjyqe janë zhvilluar në një periudhë tjetër historike, kur shumëçka përcaktohej nga revanshi i pushtetit dhe hakmarrja politike, trajtimi i tyre në sallën e gjyqit ka qenë më dinjitoz, proceset kanë qenë më transparente dhe solemniteti i procesit shumë më etik, po të krahasojmë me çfarë u pa në seancën e parë të gjyqit kundër ish Presidentit Ilir Metaj.
Një element i rëndësishëm në perceptimin publik të proceseve të tilla është mënyra e ekspozimit të të pandehurit në sallën e gjyqit, përfshirë përdorimin e strukturave fizike të izolimit, shpesh të përshkruara si “kafaz xhami”.
Këto nuk janë thjesht zgjidhje teknike sigurie.
Ato janë forma simbolike që komunikojnë një raport të caktuar midis shtetit dhe subjektit të drejtësisë.
Në rastin e një ish kryetari shteti si Ilir Metaj, kjo simbolikë fiton një intensitet të shtuar, pasi nuk lexohet vetëm si masë procedurale, por edhe si mesazh institucional.
Në një shoqëri demokratike, drejtësia nuk është mekanizëm ndëshkimi, por formë e institucionalizuar e barazisë qytetare. Ajo nuk funksionon mbi premisën e paragjykimit, por mbi parimin e verifikimit.
Në fund, çështja që ngrihet përmes këtij procesi nuk është thjesht juridike.
Ajo është institucionale dhe historike njëkohësisht.
Sado të përpiqemi ta shkëpusim nga konteksti i zhvillimeve politike në vend, në fund të fundit, ajo është edhe një çështje po aq politike.
Procesi kundër Ilir Metajt nuk matet vetëm me rezultatin e tij përfundimtar, por me mënyrën si shteti arrin të ruajë koherencën midis parimeve të deklaruara dhe praktikave të ushtruara.
Dhe në këtë kuptim, shteti nuk përballet me Ilir Metajn, por me vetveten.
E ke për Ilir Metën apo për Ilir Metajn, se ky i fundit është fuksi 1200 lekësh i sigurimit të shtetit dhe me larg qoftin po të ishte bërë Kryeministër dhe President si Ilir Meta, do të ishte sharlatani i 100 sahanëve dhe prostituta e çdo qeni antishqiptar
Mire e ke o Tavarish Rama mire !! Por Likes nuk ja ndien per asgje, ai i bie edhe me te mirit, sidomos Likevica, asaj, as qe i rruhet fare per askend!! Shko beji nje çike shoqeri Vasilit shko, futini na nje dore fare te dy, lere Liken te qete, siç shifet,ai ka gjetur dimensionin e vet ne menyre trasparente.
Patjeter o kylysh kurve. Te gjithe ju tarafi i keti bastardi qe e vrate nje komb, nuk meritoni gjykim ne salla gjyqi, por eleminim rugve me gjith ckini ne familjet tuaja te qelbura.
ai ka qene vetem hajdut dhe jo kryetar shteti e zgjodhen president per ta varrosur me shume
Ha re e nxorre edhe ti koken. Po prezumimi i pafajsise se Erion Velias ku eshte?? Na hapet barkun keni dale te gjithe pro fantomasit qe i beri karshillek shtetit me vite. Aty te kalbet
Në fakt nuk i bëri vetëm karshillëk shtetit ky legen, ai e shkeli me këmbë shtetin, e përdhunoi shtetin. Ky dhe sëra e tij e qelbur bënë popullin të mos besojë më te shteti i vet dhe ky është krimi që ka kryer.
Ja shteti e mblodhi mendjen tia fusi të kaluarës (Likja e kaluara) të vet … ky u shkonte prekurorëve në zyrë dhe i kërcënonte me jetë … përmende emrin tim … unë të zhduk ..
Edhe ti leone je hajdut si Meta me shokë.
O legen burre a e mban mend se si i fshehe ata kriminelet qe hodhen bomben qe i keputi doren polices Ina Nuka kur benit protest per unazen e Tiranes? Na beke moral per shtetin ti bajge. https://shqiptarja.com/video/si-e-shpetuan-deputetet-e-lsise-nga-policia-18vjecarin-qe-i-hodhi-kapsollen-efektives-ina-nuka
Ilirin mbajeni ne temperature te fresket se paska fillu me ju shkri silikoni ne fytyre Vojo Kushit.
O injorante qe vetem shani dhe nuk kuptoni se cfar thote ky ne shkrim. Ai nuk po thite qe Iliri eshte i pafajshem, ai po thote qe mbajtja e nje te akuzuari ne kafaz eshte e gabuar ( ne kete rast e Ilir Metajt). Eshte mosrespektim flagrant i te drejtave te njeriut, hedh poshte prezumimin e pafajsise, dhe ben nje figure te keqe dhe ne bote pasi kafazi ne bote perdoret per grupet terroriste dhe vrases te rrezikshem dhe per askend tjeter. Ne shkrim keto trajtohen ne menyre ekselente.
O loqe kandari qe vetem ti e ke kuptuar kete farë shkrimi. Likes i dhane mundesi me vite te therriste mendjen edhe mos bente si gjel jevgu. Fakti qe eshte ne kafaz e ka fajin vete. Edhe fakti qe e urren gjithe shqiperia kete fare mashkulli eshte shume domethenes
Mire e ke o Tatjana ate punen e kafazit, por problemi qe ngrihet ketu edhe nga shoku Luan Rama, eshte se Iliri ka qene president dhe nuk duhet trajtuar keshtu e kete e kam degjuar nga te gjithe analistet neper televizione! KJo eshte çudi e madhe sepse nga ana tjeter thone se para drejtesise te gjithe jemi te barabarte, pastaj ka qen president, kryeminister apo çfare ka qene! Sikur Sheqerja e Saliut dha Zabitja e ILirit ate naten e gjemes i zune keta apostafat per te qene kryministra dhe presidenta. O shqiptare me shkolle dhe injorante qe duket sikur percillni kulture! Jemi ne demokraci, bile demokraci borgjeze dhe jo demokraci te proletariatit, prandaj te gjithe shqiptaret mund te behen kryeministra e president edhe lopçaret apo ato bordellot qe tere diten i mbajne kembet perpjet dhe para ligjit dhe drejtesise duhet te jemi te barabarte, te pakten ketu mire ata e ato qe behen miljonere brenda nates! Prandaj e dime qe drejtesi nuk ka por gjobevenes prokurore te sppak apo gjykates, e dime prezumohen te pa fajshem nga ligji, por ate e vendos prokurori dhe gjykatesi me ligjin e ri qe po te kerkuan dhe nenen prokuroet e spak duhet te ja çosh, bile Dado e do dhe pa breke se edhe kuken e ka si rrote kari. Kjo eshte drejtesia jone qe duhet ti veshe flaken qe nga zyrat e deri ne shtepite e tyre. Pse çfare bejne ata me 21 janarin apo Gerdecin qe ai Duman kermeshira e ka futur prape ne sirtar?! Ai duhet ta paguaj si bashkepuntor ne krim ne forma ligjore e ekstraligjore se nuk zene mend keta. Ne kete bote hak marre e borxh pa lare s'duhet te ket. Dhe kjo behet kur vertete ka ligj dhe ka zbatues ligji e jo shtet paralel te prokurorev dhe gjykatesve. Prandaj si Saliu, si Rama, si ai kokcepa nga Skrapari apo ai miku i kongresmeneve amerikane Mehdihoxha duhet te xhishen lakuriq dhe te shkojne ne parde para Skenderbeut. Po kemi analiste e televizione ne qe tu vesh flaken
Tatjana, ta kishte thënë këtë kur ilir metaj ishte vetë shteti. Një arsye më shumë për ta sharë sepse kur ishte vetë shteti nuk e çau trapin për qytetarët e akuzuar në kafaz. Nuk e çau trapin për të drejtat e qytetarëve dhe tani po e ha sa krahu me ligjet që ka bërë vetë.
Po i tille eshte dhe ilir meta dhe ky qe denon kafazin ? Luan Rama mond haxhinasto blushi xhixhikua e plot te tjere me ne krye monalizen , ushtare te ilir metes i ka ushqyer mire , edhe ata ne kafaz e kane vendin mos u shqeteso Tatjana ?
Nqs flet per principi ok, por pse nuk shkrove ne emer te principit edhe per Veliajn.
Ka një postulat në perëndim -drejtësia jo vetëm që duhet të jetë e drejtë por edhe duhet të duket e tillë ...këtë besoj ka parasysh LRama
Ne nje vend demokratik, kur zevendes kryeministri filmohet duke diskutuar rryshfet dhe perqindje e marrin edhe e kalbin ne burg. Ne Shqiperi, jo vetem qe nuk e futen ne burg, jo vetem qe vrane 4 protestues per ta mbrojtur, por e bene edhe president te republikes. Tani qe e kane futur ne qeli, ngaqe ish-gruaja llap shume, dalin ca fytyra te peshtira dhe i dalin ne mbrojtje.
Mbajtja ne kafaz e te akuzuarve, qe nuk kane agresivitet,eshte diskriminim.Ai veprim tregon qe i akuzuari eshte "fajtor" pa u gjykuar.Ne deshiren time eshte qe cdo pervetesues i pasurise te individit apo shtetit te ndeshkohet nga ligji.Ndeshkimi pa gjykim eshte brutalitet dhe dhune psiqike.Nuk e kuptoj se nga se "trembet" gjykata e prokuroria qe nuk i lejon te jene ne salle bashke me avokatin?Perse trembet prokuroria e gjykata qe gjykimi te jepet direkt?Ne nje shtet demokratik transparenca eshte hapi i pare i cdo gjeje.
Lëndimi- mosrespektimi i të drejtave të njeriut- qënka lënduar në lidhje me mbajtjen në „kafaz“ të ilir M(u) etajt! Pse mor qelbanika rënkoni për të „drejtat“ e një hajduti si M(u)etaj i cili dhe soji e sorollopi i tij s’pyetën kurrë për të drejtat e shqiptarëve dhe Shqipërisë? E varfëruan popullin duke ua marrë edhe bukën e gojës e për macet e tyre sasha, reklamonin tualetin modern që ty se ke për vete. Prej ku një debil i tillë dhe debilja e tij munikë u bënë të pasur, pyerteni veten njëherë o të pjerdhur, pastaj gkykoni kushtet e qëndrimit te tij ne „burg“ kur ai dhe sorollapi i tij ende bëjnë sehir drejtësinë.
Po Erisa XHIXHO cfar mendimi ka?.
Sa turp! Krahason Ramiz Aline me Ilir Meten nje psikopat, hajdut, sponsor I krimit te organizuar ! Ilir Meta eshte njeri ordinet
Po pse nuk jane te zgjedhurit e Ramiz halese keta me ne krye sali kriminelin ? Si i pezgjodhi nga tufa apo grupi i spiunazhit , qe ketu filloi e keqja per popullin Shqipetar te ndershem e shume te lodhur , per te mbrojtur bythen e tyre se duhet te jepni. Llogari per gjendjen e vendit qe e cuan EKONMINE ne ZERO , deri sa erdhi viti vdekjeprures 1990-te qe ramizi te dilte pa lagur nje plan i mire kurdisur ? Jemi gjalle dhe i kemi te fresketa ndodhit ? Ramiz haleja nje SKILE shume e zgjuar ...!!!