Gjykata si streha e fundit e drejtësisë

28 Prill 2026, 22:55Blog TEMA
Gjykata si streha e fundit e drejtësisë

Nga Minella Aleksi

Ndryshe nga eksperienca 30 vjeçare e deritanishme, tërheq vëmendje avokati i kryebashkiakut që po shkon në çdo studio televizive e podkaste për të shpjeguar disa gjëra themeltare, proçeduriale që lidhen me atë gjyq.

Me qetësi shembullore, me elokuencë dhe argumenta shumë solide, po u thotë shikuesve se deri tani janë bërë disa gabime të rënda proçeduriale, të cilat paralajmërojnë pritshmëri të një rezultati të dyshimtë drejtësie. Duket që synon në këtë fazë paraprake të ndërgjegjësojë publikun për shkelje proçeduriale të pafalshme, të cilat njeriut normal i vënë përpara një pikëpyetjeje të madhe: do ketë drejtësi?

Deri tani trasparenca përmes kamerave është refuzuar kategorikisht. Deri tani “Kafazi” për dy prej tyre, ish n/punësa të lartë qënka i domosdoshëm. Si Z. Metaj ashtu dhe Z. Veliaj shikohen si “kafshë sociale që në izolim manifestojnë agresivitet”, ose paragjykohen si kopje reale të boksierit amerikan Mike Tyson, të gatshëm që të hidhen në sulm për të kafshuar veshët e prokurorve. Nëse realisht duan të bëjnë trasparencë, (mbasi dyshoj shumë për të kundërtën përderisa kafazin e qelqtë, me cinizëm të pashoq, e quajnë “hotel me pesë yje”) le të caktojnë së paku prapa Z. Metaj ndonjë kampion mundje polic, meqenëse vet i akuzuari ka qënë sportist i sporteve të rënda. Edhe pse tashmë i tërhequr, jo aktiv. Aq më keq ku korrupsioni ka kapur çdo qelizë të shoqërisë, vihet në dyshim siguria e banorit të kafazit kur dihet që nuk përjashtohet mundësia që kafazi të jetë blerë pa tender.

Komunikimi në tavolinë me avokatin mbrojtës, ndodh rregullisht në vënde ku realisht drejtësia është një “e drejtë”, jo privilegj. E mendoj të arsyeshëm pohimin e Z. Ndreca se gabimet e rënda proçeduriale janë tregues i fortë i dobësisë së punës të trupës së prokurorve në këtë rast.

Pse n/punësit tanë nuk thonë dot, krejt të pamundur të thonë, bëra gabim?. Tërësisht të pagabueshëm!!

Ndoshta gaboj, por mendoj se duke u përpjekur të sqaroj bindshëm nyje të caktuara të fazave të proçesit penal, Avokati Ndreca kërkon mbështetje nga institucionet apo forumet joqeveritare për të mundësuar trasparencë të plotë të seancave gjyqësore. Me informacion të siguruar gjatë viteve në komision parlamentar dhe më tej si avokat, ndoshta ndjen pasiguri ose rrezik devijimi të proçesit përballë një fortesë shumë solide, korporatës së drejtësisë. Ku qëllimi thelbësor etik i sistemit të drejtësisë humbet pas një fasade formaliteti që, për fat të keq të bën të dyshosh se, vetëm dështon të ofrojë drejtësi.

Padrejtësia pavarësisht ku ndodh është një kërcënim për drejtësinë kudo.

Kur gjykata, "streha e fundit" lëkundet, njerëzit fillojnë të pyesin veten: nëse jo gjykatat, atëherë ku tjetër mund të gjendet drejtësia? Politika është opiumi, Media është shiringa! Korporata e drejtësisë i ka kthyer “Të drejta e njeriut” në privilegj, jo të drejtë kushtetuese. Mendoj se opozita ka një mundësi të artë që në këtë dilemë trasparence të kërkojë me këmbëngulje praninë e kamerave në sallën e gjyqit. Po sikur edhe maxhoranca në Parlament të heshtë? Atëhere opinioni publik ka të drejtën që të jetë skeptik për të dyja partitë e mëdha mbi rolin e tyre fallco ndaj drejtësisë. Modalitetet për ruajtjen e konfidencialitetit të dëshmitarve janë shëmbujt e gjyqeve nëpër Europë.

Po RTSH që mbahet me paratë e taksapaguesve, pse nuk imponohet për trasparencë në shërbim të publikut!? Për qytetarët e zakonshëm, kjo ide mbart një kuptim të thellë. Ajo përfaqëson shpresën se pavarësisht statusit të dikujt në jetë, ende ekziston një Media ku dikush mund të dëgjohet në mënyrë të drejtë. Është vendi ku të dobëtit mund të qëndrojnë kundër të fuqishmëve, duke besuar se vendimet nuk do të bazohen në tarafe ose pasuri, por në vetë drejtësinë. Nëse proçesi nuk do të jetë trasparent, nuk mund të ofrojë një mjedis të sigurt dhe mundësi të barabarta njerzit ndihen të detyruar të lëvizin “duke votuar me këmbët e tyre” për të gjetur një shoqëri më të drejtë.

Kur drejtësia administrohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, ajo siguron llogaridhënie dhe mundëson shoqërinë të lulëzojnë. Nuk ka asnjë dyshim se kur drejtësia është thjesht "e pretenduar", ajo është thjesht “Padrejtësi e Organizuar”. Do e lejojë shoqëria këtë fatalitet??

Kërkesa këmbëngulëse për transparencë në sallën e gjyqit duhet të ndjehet si imperativ plebishitar, njëlloj si në 2013 për armët kimike. Gjyqësor është “Shpresa e Fundit” e grave dhe burrave të zakonshëm.

1 Komente

  1. S
    SHKB

    Z aleksi. Avokatit të Z veliaj, i jam fikur argumentet përball drejtësisë/gjykatave, dhe po bredh studio më studio, për të marr pafajësinë e veliut të bashkisë. Së pari, po të shkrijmë gjykatat, dhe ta bëjmë gjyqin studiove tv e gazetave, çdo horr, hajdut e i Korruptuar, do shpallej i pafajshëm...dheee çdo fukara i ndershëm, edhe pa faj, do shpallej, fajtor......kjo fal edhe njerzve si puna juaj. Së dyti, Si ka mundësi, mor aleks djali, që sapo ka filluar të funksionojë SPAK e GJKKO, të akuzoj e arrestoj nja 4-5 të korruptuar, njerëzit* e medias , së bashku me estabilishmentin politik dhe ekonomik, janë tërbuar* dhe duan ta shkatërrojnë sistemin e ri të drejtësisë??? ---- --- Çfar kërkoni ju maluketër të shplarë, të ket gjykime e dënime vetëm për popullin e zakonshëm, jo për të vetshpallurit Perëndi e zot të Shqipërisë??? Së treti, mo Lekso, me qënse të paska prekur shumë kjo qetësia *profesionale e buburrec Ndrecës, pa pyete një herë se çfar po bëhet me dosjen e tij tek SPAK??? --' dhe po munde, pyete njëherë se sa i ka bler armët e MB, kur ishte sekretar Aty...dmth, sa më shtrenjtë se policia dhe garda i ka blerë pisqollat e MB?? Se mbase ftillohesh edhe ti edhe buburrec ndreca.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje