Te duash Partine Socialiste eshte ndryshe nga te te duhet Partia Socialiste.

30 Prill 2026, 19:09Blog Petro Koçi

Te duash Partine Socialiste eshte ndryshe nga te te duhet Partia Socialiste.
Ata qe e duan perpiqen ta permiresojne, ta perfeksionojne sepse u dhembin perpjekjet, vuajtjet, sakrificat, kontributet e mijera militanteve te saj nder vite. Ata, te cileve thjesht u duhet partia per karriere e per tu pasuruar shpesh e vjedhin pushtetin e saj, e shperdorojne dhe e baltosin moralin e saj publik.
Nese punet nuk ecin si duhet ata qe e duan PS ne perpiqen te nderhyjne duke analizuar, keshilluar e propozuar.
Te korruptuarit ose tradhetaret e votebesimit popullor ndaj PS perpiqen ti mbulojne problemet apo dukurite regresiste. Ata ndertojne skema qe shmangin pushtetin e anetaresise se partise ne proceset vendimmarrese. Sillen me arrogancen e nje pushteti te deleguar nga lart. Ata vendosin motin politik ne parti. Sillen si bajraktare te dikurshem por te veshur me Armani ama.
Prandaj kam kerkuar qe te balancohet marredhenia duke dhene anetaresise te pakten gjysmen e pushtetit te te deleguarve. Republika t'u hiqet nga duart drejtoreve e te deleguarve e ti dorezohet sovranit e perfaqesuesve te tij.
Qeveria te mos prese qe korrupsionin ta luftoje vetem SPAK e GJKKO, por te nderhyje me vendosmeri me masa administrative nda cdo zyrtari qe rezulton me shkelje sidomos financiare nga kontrollet e KLSH apo auditet shteterore.
Partia te behet me kolegjiale ne vendimmmarrjet perfaqesuese dhe te respektohet ne menyre institucionale vleresimi i anetaresise se PS per ceshtjet e rendesishme politike.
Qasja institucionale te synoje shnderrimin e partise ne nje instrument demokratik te pjesemarrjes se qytetareve ne qeverisje gjate gjithe periudhes se ushtrimit te mandatit.
Zerat kritike ne cdo rast te ruajne etiken dhe te sigurojne vetepermbajtje konstruktive ne menyre qe te mos u lene hapesire te korruptuarve te mbajne flamurin e parimit te unitetit.
PS i ka te gjitha energjite, pervojen dhe mencurine qe te vetekorigjohet ne cdo aspekt, te ece perpara ne nje qeverisje te suksesshme qe realizon me merite integrimin europian te vendit dhe qe sfidon nje opozite mjerane prapakthimi ne perballjet e ardhshme elektorale.

6 Komente

  1. M
    Mamica tradhetoi skenderbeun

    Petroooo ju e doni partine(jo vetem soc)sa per te ngjitur shkallet e karieres,dhe shumica bejne kariere nepermjet servilizmit,duartrokitjeve,lajkave te kryetarit.... Sa me i pa afte te jesh,mjafton te plotsosh kriteret e servilizmit dhe te katapultohesh,rastet jane te shumta ne te gjitha partite,ja shiko spirop... me nje skenderbe u katapultua e u pasurua dhe e hidhte pordhen perpjete,dhe sa e zbriten nga kali(e jo vetem ajo)filloi te hedhi shqelma,filloi te gjente gabime te partija,te gjente te meta te skenderbeu e i duket se kesaj pilivezes i eshte ngren haku dhe u be xheloze per te tjeret...e shume shume gjera qe ju na beni moral

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kush ka përfituar nga PS-ja?!

      Dy- tre gjëra të vogla. Së pari duhet të mësoni të përdorni gërmën "ë" në shkrime. "Nuk është e njëjta gjë të shkruash "te" me "të". E dyta Koçi ka të drejtë. Kështu psh Edi Rama është njeriu që ka përfituar më shumë nga Partia Socialiste, të cilën e ka transformuar tani në diçka pa ideale, pa karakter, pa ideologji. Rama ka qënë dhe mbetet PD-ist, por meqë është prishur me Berishën që më 26 maj 1996, ka hyrë si kollovar te PS-ja. Për sa i takon Spiropalit. Unë kam mendimin se ajo u hoq pasi nuk iu bind linjës së të "Të Gjatit" dhe jo se iu kundërvu "Të Gjatit, pasi u shkarkua!". Sidoqoftë falë Ramës Berisha do vdesi në opozitë dhe Shqipëria shpëtoi nga ai malok këto 20 vitet e fundit.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Castriotas

        Vllehu petro po mbron vllehun Rame! Si gjithnje! Kets gje di ky! Ky nuk do as partine por vec shokun Enver, kryetarin! Si degradon njeriu!

        Përgjigjjuni
        1. I
          I krishteri

          O idjot, po pse të gjithë të krishterët ortodoksë të Shqipërisë, vlleh janë? Të krishterët ortodoksë të Shqipërisë, janë shqiptarët e vetëm, të cilët asnjë pushtues nuk I detyroi dot të ndryshojnë fenë.... Dhe kjo është feja e Gjon Kastriotit, babait të Skënderbeut.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fierakja

            O kastriotas, Petro Koci babane e ka nga Qeparoi dhe nenen nga Fieri. Vete ka lindur ne Vlore dhe eshte rritur ne Fier.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Socialisti i fundit jo rilindas....

            Drejtë e keni zoti (shoku) Petro. Por socialistët nuk I pyet kush sot.... Partinë e përbejnë drejtorët Masat duhet tu shërbejnë atyre. Shikoni organizatat socialiste. Dikur në to bënin pjesë shumë njerëz të thjeshtë, të bindur se qeverisja socialiste do të jetë më e mirë se ajo demokrate..... . Kishte në këto organizata punëtorë, fermerë, të papunë, të punësuar në aktivitete private apo edhe në institucione shtetërore.......... . Po sot? Shko në një mbledhje dhe do të bindesh. Në organizatat socialiste sot janë të punësuarit në administratë, në ujësjellës, në ndërmarrjet shtetërore si ato të naftës në Fier, rojet e shkollave . Nuk gjen asnjë të papunë. Asnjë të vetëpunësuar, asnjë fermer.... Dhe këtyre ju thuhet:-Doni ta ruani vendin e punës?...Siguroni vota...... Ti sigurisht nuk flet për kaq poshtë.... Flet për atje lart....Atje ku siç tha Erjon Braçe, I duhet dhënë fund praktikës kur unë shkarkohem apo mar një post drejtues, e mar vesh kur lexoj emrin në një shpallje të vënë në mur.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje