Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë

1 Maj 2026, 08:30Blog Nga Kreshnik Spahiu

Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në media me zonjën Mereme Sela, e cila kishte vendosur të kandidonte për kryetare të Partisë Demokratike, duke hapur garën “Sela–Sala.”

Si çdo takim i parë, ishte i mbushur me emocione dhe unë u përpoqa ta motivoj, duke i adresuar disa pyetje inkurajuese:

Pyetje: Nëse fitoni përballë Berishës si kryetare e PD-së, a do të kandidoni për Kryeministre të Shqipërisë?
Përgjigjja e Meremes: Po, nëse bëhem kryetare, do të jem Kryeministre, sepse më takon.

Pyetje: Nëse bëheni Kryeministre e Shqipërisë, do ta emëroni Berishën ministër apo zëvendësministër?
Përgjigjja e Meremes: Jo, sepse qeverinë do ta bëj me të rinj dhe jo me të vjetër.

Pyetje: Po ta bëni Berishën të paktën drejtor?
Përgjigjja e Meremes: Jo, nuk e bëj.

Pyetje: A e dini që PD ka më shumë shanse të vijë në pushtet me ju, Mereme, sesa me Berishën?
Përgjigjja e Meremes: Po, sigurisht, sepse jam e papërlyer.

Pyetje: A e dini që 3 kandidatët e tjerë u përjashtuan dhe u pranuat vetëm ju?
Përgjigjja e Meremes: Nuk më intereson.

Pyetje: Berisha bëri mijëra kilometra dhe nuk erdhi në pushtet. Ta i që ka mbet kilometri fundit po futeni ju dhe po ja merrni me hile garën?
Përgjigjja e Meremes: hahahahaha????

Pyetje: A e dini që, po fituat, Berisha nuk do ta njohë rezultatin dhe do të justifikohet: “Votat m’i vodhi Meremja me bandat e Krujës”?
Përgjigjja e Meremes: Plas e qeshura… ????

Në fakt, biseda zgjati dy orë dhe Meremja, me sinqeritetin dhe naivitetin e saj, nxori disa “perla” nga goja e saj.
Ajo foli për vizionin e saj dhe respektin për të vdekurit, që ndoshta, mesa duket, kishte parasysh ish-kryetarin Sali Berisha.
Ajo tregoi misteret e kandidimit dhe deklaroi se e kishte mbajtur të fshehtë faktin që është besimtare, pasi kishte hall se mos e merrnin më “sysh”.
Ajo deklaroi se nuk mban hudhër me vete dhe rrezikon nga syri i keq.

Në fund të bisedës, unë e admirova Meremen dhe ia thashë troç asaj dhe publikut:

Zonja Mereme, Rama ju ka më shumë frikë juve sesa Sali Berishën.
Jam i bindur që, nëse Berisha fiton, do të marrë vetëm një telegram urimi nga Edi Rama dhe askush tjetër. Vetëm ai lumturohen nga fitorja e Berishës.
Jam i bindur që ajo parti e meriton Meremen sepse çdo popull meriton liderët e saj dhe PD është në nivelin e Meremes.
Ajo eshtë gjaku i ri dhe alternativa e re.
Koha e Pashkos, Selamit, Budkës, Malasit, Arbnorit, Olldashit, Meksit, Rulit, Baletës ka perënduar. Berisha i eleminoi.

15 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Nena e komandantit te tankeve ne Zalle-Herr kur vdiq Enveri, duke pare televizorin ku u prezntua Ramiz Alia si Sekretar i Pare i Komitetit Qendrore, i thote te birit: Mjera une, djali im, nje ky do ta zevendesoi Enver Hoxhen? Po i thote i biri. Eh medet, qenka shume i vogel, kane per te ja marre pushtetin, Me veshtirsi ju bente balle ai qe ishte kollos nga trupi. Mbaje mend çdo gje ka mbaruar, ky nuk do arrije ta mbaje pushtetin. -Te lutem nene -i thote i biri, jame komandanti i repartit qe sigurone jeten e udheheqjes, mos fole keshtu se do me perfundojne ne plumb. Nusja e djalit dhe ajo oficere ( familje deshmoresh) afrohet dhe plotsone: nena ka te drejte, keta te vegjlit jane do shejtan qe do jua a shohim sherrin dhe me keq se te madhit. Erdhi 'demokracia' dhe si t'i kishte degjuar kush, u pushuan nga puna qe te dy dhe vdiqen te mjeruar

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????

      Qa te tha???

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Shume sakte. O Niku fol dhe kunder pushtetit. Se me i keq nuk ka qene kurre nga 1990 e sot. Po ti nuk e shikon se je emigrant i pasur. Gjermanisht a mesove?

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceceni maloqeri,,

          O Teme ,,,pushtet ma i keq thot palla nga 90 e ketej,,,, ke të drejte,tashti ka çeçua biçak,,krruaje bythen te vjellesh elektrikun, ujin,zer token e tjetrit,nderto pa leje,mbill hashash, fut mallra pa dogan,e sa e sa vari Ka,,,ai ishte pushteti ma i mir per ju qe slat gjobpa bo,,po er popullin kan qen vitet sketerre kur qeveriste Saliu,,ishte pushtet i krimineleve,hajdutëve,trafikanteve ,tutoreve,te forteve ,,,paske nostalgji per qeverisjen e sali shpellarit,,

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hasoni

          Nuk eshte etike dhe as njerezore qe po merret kaq shume ne goje Meremja!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubi

            E sigurt qe meremen se eleminon,arsye e thjesht meremeja eshte thjesht kukull ne duart e saliut.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlesht kesaj pune

              Hasono! Nga dje Meri(eme) eshte person publik I rendesishem. Meri e ka marr parasysh kyt gjo, dmth tashme figura e saj eshte qender te publikut Pd dhe te tjere. Sepse duhet transparence. Votuesit duhet te jene te qarte si do hedhin voten ndermjet SB nongrats dhe Meri doltoreshes pa cv politike, por vetem professionals si doktoresh. PD doktor ka pasur ne kohe dhe tashme eshte e gjitha e "shendetshme". Berisha ka avantazh se eshte Nongrata plus 3 ne familje. Dhe eshte I lidh shume me partizanet qekur ka lind e deri tani me kompleksin partizani. Ho pra Hosono mo qytetar I ik! Kuptoj gjonat, mos kerko censur. Une do votoj znj. Meri.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeniceri

                O Kreshniku i maleve ! Jo tani por mbas mandatit te dyte te Rames ,po ti ishte larguar Saliu me trimat e tij,kushdo tjeter, i pa perlyer ne skandale ,Pd do te ishte ne pushtet . Keq me vjen por ky kapitill eshte i mbyllur sa s'ka burr kombi te largoje Saliun nga PD.( mos mendoni se dua kete kriminel ) Une po ju rreshtoj disa fakte dhe gjykoni sa qendrojne . Aleatet tane e njohin mire Saliun dhe asnjehere, se kane gozhduar per gjithe ato krime qe mbarte mbi kurriz . Nuk i kane dale asnjehere hapur por duan s'duan ju ka pelqyer .Arsyet jane te ndryshme por ka vetm nje . Ju ka ardhur nga pas sic kane dashur . Pra Saliu mori ne 2005 shperblimin per ato pune te mira qe kishte kryer me Aleatet . Bile ,ne kulmin e gabimeve te medhaja, kur vrau 4 shqiptare ne bulevard ,u quajt burre shteti . Qendroje ne pushtet deri ne 2013 me aleancat famkeqe qe ja krijuan per te ardhur ne pushtet . Ujku u be qengje dhe nxorri ne skene ,mbasi populli i theu mitin ,Bashen lojtari rezerve i Aleatve . Basha konsiderohej e ardhmja moderrne e Pd . Fati nuk e ndihmoje mbasi Basha nuk kishte guxim ta denonte vepren kriminale te Saliut .Aleatet u zhgenjyen dhe nuk kishin rruge tjeter e shpallen Saliun Non Grata . Non Grata hapi rrugen qe Pd te futej ne shinat e duhura . Kjo nuk ndodhi se elementi berishjane e kishte kapur per fyti partine . Saliu filloje te merrte fryme mbasi nuk po shikonte dhe nga Rilindja ti hapnin petet e lakrorit te pergjakur . Ndoshta Rama priste qe betejen kunder Saliut ta benin te tjeret ,ose brenda Pd ta gozhdonin . Nuk ndodhi asnjera e as tjetra . Ndodhi ajo cfaqje e turpshme kur sulmoj per te pushtuar seline e Pd e te nxirrte perjashta Bashen . Nuk kishte bere vaki ne asnje demokraci ,sado e brishte ,ajo qe beri Saliu . Reagimi teper entuzjaste i elektoratit te Pd dhe mos funksjonimi i shtetit te se drejtes ,e ringjali perseri Saliun edhe me te fuqishem . Nepotizmi i Rilindjes ne pushtet ,ku kenaqej vetem me fitoret ndaj Pd ,largoje nga vemendja politke portretin e Saliut . Nuk e patagjykoj Ramen mbasi njeh shume mire karakterin anarkist te tije . Ka replikuar me te,eshte futur ne marveshje politke ,ka terhequr nga radhet e Pd eksponent duke i integruar ne qeverisjen e perbashket , per te mos krijuar probleme si atij dhe vehtes se tij.Rames ,por kujdo i pelqen pushteti me nje qe svjen kurr ne pushtet . Saliut ndihet komod sa ka 3 fishuar pasurine Gjendja ne Pd s'ka per te ndryshuar fale situatave gjeopolitike ne rang boteror . Askush nuk deshiron te merret me keto lojra pa peshe, ku mbeshtetja ndaj Rames ne arenen nderkombetare eshte shume e madhe. Saliu eshte e keqja me e vogel per ta edhe pse luan si gangster me protesta te dhunshme . Ka mbas vehtes fanatik qe jane shume here me te rrezikshem se tradhetaret ne radhet tona .Keshtu, kjo loja e dominos, qe po luhet ne radhet e Pd ,per te zgjedhur Kryetarin e Ri i ngjane nje beteje ku Saliu do ju mbetet si dopjo gjashta ne dore . Sic thot dhe vete . Eshte i derguari i Zotit ne Pd dhe do iki kur ta marr Zoti.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ADRIATIK:

                  Mereme e Saliut si Lenka e Enverit.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Diaspora

                    Me Sali Berishen nuk matet kushe per me fituar sepse ky njihet si lidere i PD-se qyshe ne 1990 dhw eshte shume i pregatitur per moshen qe ka prandaj eshte turpe te kandidoshe para nje lidershipit dhe i uroje fitore Berishes.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fukarai

                      I SHKETI KRESHNIK….JETON…NE GJERMANI ME NJE..NDIHME SOCIALE….390€ ne MUAJ…e ndonje lemosh fukarai ne shqiper 5000-10000€ ndihm sociale nga " media shqiptare.."

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zeri i arsyes

                        Baben tim 45 vjecar, e martoi gruaja me nenen time 14 vjece qe te bente cun. Doni me per Gjuzin, Jenisherin dhe kerepraten Jr qe prodhon PD ne seri?

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          Meremja=Sudja 2.0

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Beta

                            Po maloku i Kuksit Kreshnik zagari njeri me i besuar i Sali Berishes .; kryetare i KQZ - se me 26 Maj 1996 ! Ky maloku N/ Kryetare i KLD - se , bashke me dallkaukun Presidhjerin e Berishes Bamir Topja shkaterruan drejtesine me emetimet me rryshfet..deri ne 500.000 Evro nje emerim. Per kete pyeteni sekserin d Bamkes policin nga Dibra hajdutin e piramidave te 1997 Sali Shehu sa shume eshte lodhur duke i numeruar dhe transportuar per te Bamka Evrot !!!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lali

                              Kujdes bojen e flokeve, niku nderoje se dukesh si budall. Mire qe spunon por ndrysho plan o derman, ske mend per te dhene te kemi provuar qe je rrote mulliri pa uje.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje