Nga Uran Butka te Meremja: Si ra standardi edhe për kandidatët fiktivë në PD

2 Maj 2026, 10:50Blog TEMA
Nga Uran Butka te Meremja: Si ra standardi edhe për kandidatët

Nga Desada Metaj


Mereme Sela hyri dje në selinë e Partisë Demokratike në momentin e duhur: kamerat ishin ndezur, gazetarët në pritje, dera hapur për një skenë që dukej sikur ishte menduar paraprakisht. Të gjithë e kishin të qartë se nuk bëhej fjalë për një kandidat të një gare reale, rezultati i së cilës dihej pa u shpallur gara. Mereme Sela hyri në PD e keqpërdorur nga nevoja për të mbushur boshllëkun e një procesi që kishte mbetur pa kundërshtarë.

Ata që e sollën aty nuk kërkonin një figurë që të sfidonte Sali Berishën, por një figurë që të justifikonte ekzistencën e garës. Një emër sa për të thënë se procedura po ndiqej. Por edhe kjo rezultoi më e vështirë seç dukej. Sepse edhe kandidimi fiktiv kërkon një minimum fantazie politike, një vijë të hollë mes formalitetit dhe absurdit.

Përzgjedhësit e Meremes nuk kishin parashikuar diçka: që brenda pak orësh, Meremja nuk ishte më kandidate, por personazh i rrjeteve sociale. Jo si pjesë e një gare, por objekt talljeje me një nga garat politike më qesharake të politikës shqiptare, që në fakt ka pasur jo pak të tilla.

Ndërsa servilët e Berishës u entuziazmuan nga popullariteti i Meremes, Sali Berisha, si ujk i vjetër politik, e kuptoi rrezikun e bërjes edhe më shumë qesharake të një gare që boll patetizëm kishte dhe pa nisur. Reagimi erdhi shpejt. Sipas rrëfimeve, nga Kroacia u dha urdhër për ta hequr nga skena. Jo sepse rrezikonte rezultatin, por sepse rrezikonte seriozitetin e farsës. Sepse edhe një proces i zbrazët dhe qesharak ka nevojë të ruajë një minimum forme.

Dhe kështu ndodhi absurdi i plotë: një kandidate e sajuar për një garë të sajuar u përjashtua sepse nuk ishte e denjë as për rolin e saj të sajuar.

Megjithatë, në gjithë këtë teatër, Meremja të paktën nuk u servilos si ata që vishen më bukur, krihen tek parukierja dhe kanë bërë ca lek nga PD. Ajo, ndryshe nga shumë të tjerë, nuk po luan për të qëndruar brenda rrethit. Përkundrazi, ka paralajmëruar se do ta çojë në gjyq Partinë Demokratike për faktin që nuk e pranoi si kandidate, duke e kthyer përjashtimin e saj nga një episod qesharak në një telendisja të madhe për Sali Berishën dhe oborrin e tij.

Në fund të fundit, Sali Berisha vendosi të kandidojë i vetëm, ndoshta një nga rastet e rralla kur e vërteta shfaqet pa filtra në PD. Gjynah kur mendon se do të shpenzohen para dhe burime njerëzore për këtë garë. Por të paktën do të ketë një të vërtetë të hidhur për ata që janë jashtë asaj partie: PD është e Sali Berishës. Dhe për fat të keq, ajo parti është rrënuar deri në pikën sa nuk mund të gjejë dot më as kandidatë fiktivë. Ose të paktën asnjë kandidat që të bindë edhe militantët më të verbër se e luan mirë rolin. Dhe kur mendon se dikur kandidat fiktiv përballë Sali Berishës ka qenë Uran Butka, kupton që tjetërsimi i PD-së është shtrirë nga kryetari dhe kupola… deri tek kandidatët fiktivë.

4 Komente

  1. S
    Supozim

    Para 10 vjetesh kam degjuar se Berisha do nje PD familjare me 15 deri 20 deputet per tu bere King Maker. Pra do we te jete gjithmon ne pushtet! 50 deputet jane shume! Duhen se paku 20! Muli, Albona , ajo Deputetja qe ka vellain te arrestuar si Drogaxhi. e kane te sigurte te jene ne dhjetshen e pare te listes se mbyllur. Te tjeret te shohim! Ne zgjedhjet e ardheshme futet ne krye Argita!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salimugabe

      EshtëTritan Shehu. Militant më të verbër se ky nuk ka PD

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        PD është e vdekur përse mereni me të vdekurin?

        Përgjigjjuni
        1. k
          kfmgmfgf nfyd f\srgd uj

          Mos eshte kjo zogeza qe oroganizoi samitin e balla-bashes ne shtepine e saje ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje