Nga Frrok Çupi
Duhej shtuar, ‘o viktima demokratë’.
Këta po na e japin shpirtin në dorë, por edhe ne po bëjmë sikur na këpusin shpirtin.
Secili ka ‘Ojiii-të’ e veta. Si e përzunë, si i mbyllën derën, si e përjashtuan a vet përjashtuan, si i hëngrën veshin ‘veç mos dëgjo’ dhe mos shiko. Të gjitha na i vënë para ne popullit që nuk jemi si ata.
Heronjtë po shfaqen si viktima. Kur ishin viktima shfaqeshin si heronj; heronj mbi fatin dhe dhimbjen e të tjerëve. Stina e zgjedhjes së kryetarit të stërzgjedhur në PD, sapo ka ardhur.
Si në këngën e magjishme të Sherif Merdanit, ‘Po ku ishe ti, o zot!?’
Artisti kishte ardhur nga burgimi i gjatë, i ndëshkuar vetëm pse këndonte. Dhe falte dhimbjen përsëri me këngë:
‘Po ku ishe ti o zot?/ Për një çast kur të mohuam/ Falna ti dhe mjaft me lot/ Veç te ti kam për të besuar’.
Edhe për demokratët e PD, për shkak të burgut të brendshëm, ka ardhur puna te muri. Por muri nuk është ‘zoti i Merdanit’ të madh. Muri është fundi. Vetë shefi i demokratëve u ka thënë se ‘jeni në fund të rrugës’. Të gjithë së bashku kanë bërë dhunë mbi ne banorët e Shqipërisë. Demokratët as kanë guxim ta besojnë, as kanë guxim ta refuzojnë. Artisti ynë i madh e pati guximin t’i bjerë në gjunjë zotit ‘pse e mohuan’. Por ai ishte dinjitet.
Demokratët tanë, mëkatarë të mëdhenj të jetës sonë, edhe tani që po qurraviten, nuk duan ta zbulojnë as zotin, as djallin, as mëkatin brenda vetes.
Secili hëngri dikë brenda demokratëve.
Deri këtu ku jemi sot, që po ankohen ‘pse po më hanë’. Siç Alesia, e qartë dhe guximshme, ka ngrënë dikë para saj. Në pamjen e djeshme në ekran, u duk qartë se ‘viktimë’ e Alesias është Bejko. Të paktën si radhë. Edhe Bejko po aq i qartë, i eliminuar nga dikush tjetër. Salianjin e kishte eliminuar një grua ‘e dashur’. Para se Landin ta kishte mashtruar Basha.
Vetë Landi mbrëmë, u kthye te Pashko, ku e qëlloi për vdekje. Pas vdekjes. E ngarkoi me barrën se ‘çeku i bardhë’ e shkatërroi PD-në, por PD ‘hëngri fiq e vdiq’ 35 vjet më vonë, dmth sot.
Në periudhën e Pashkos, i kishte ngrënë dikush tjetër, secili secilin. Kur Pashko po deklaronte filozofinë e PD që po shkonte ‘për skrap’, dikush doli nga prapa skenës në Teatrin e Operas. Ishte Zhulali. U ndodh në tualet, por u ngrit vetëtimthi, aq sa edhe xhaketën e kishte futur në pantallona. Edhi për të kollofitur Pashkon.
Pastaj dikush tjetër hëngri Zhulalin, saqë mbeti larg në një spital jashtë vendit. Thonë se e hëngri Gazidede, të cilin e hëngri dikush tjetër; dmth., shefi që e kishte urdhëruar deri në çastin Zhulali.
Pjetër Arbnori, i persekutuari i madh, bënte ‘priftin’. Kur vdiq e ëma, në vitin 1991, diçka tha nëpër dhëmbë teksa prisnim funeralin. Në shtëpinë e tij dhese në Shkodër mbetëm vetëm të dy. Askush nuk po dukej nga PD. “A thu janë edhe këta si ata?, mu drejtua dhe qëndrova derisa dikush tjetër u shfaq në derë. Pastaj vetë Pjetri u eliminua nga ‘ai që dihej’.
PD është një send palë- palë. Askush nuk di t’i numërojë palët. Njëra ka hipur mbi tjetrën dhe të gjithë janë zhdukur. Vetë i kanë ngrënë, një nga një, secili secilin.
Këta janë të fundit. Të fundit, jo pse në PD mbaruan ata që hanë tjetrin në emër të bosit në mafie. Por sepse nuk do të ketë më PD. Ose do të ketë, por do të ketë formën e ‘qenit roje’ në derën e Sali Berishës. Po t’i afrohen prapë asaj porte me parullën se ‘PD është jona, e popullit e jo e Saliut’, atëherë prapë përsëritet historia.
Por do të përsëritet, do të jetë e pistë për viktimat. Sepse publiku i komedisë do t’u thotë: ‘Cilin do të hani tani? Nuk e patë qenin te porta?’.
Demokratet paskan qene popull kot dhe shume te pagdhendur me ne krye shkodranet qe I bejne hije nj shpellari shurraq per 5 franca. Fare e keqe dhe e bastarduar
O Frrok , po ti ku ishe atehere........e mban mend ....lidhur te rripi i tespijeve te plakut Mere.......tani je i lidhur pas potureve te Palloshit....kur te grisen edhe poturet kushedi ku do e mbani frymen....se tipa si ju s'jetoni dot ndryshe !!!!!
Dire Straits...te duket vehtja zagar i salihit,por je ma keq; je nj rrote gomari, majmun i 'pa transformueshem' sipas Darwin... Shko pirdhu ...po ste pelqeu Mero a dikush tjeter.... Po ike ??? !!! na plasi bitha...nje mut ma pak
O Dire, u lodha duke te thene qe te mos hapesh shume se gabon pastaj! Perqendrohu vetem te breket 800,000 eurshe, se ate pune e ben mire! Hë xhan i vllait!
Shko merr nai bit-coin crypto tek belind ezmer evgjiti
Ky me emrin malok Frok eshte prototipi i burit( me nje r) te pabese. Ky ka lindur i pabese, nuk eshte bere rruges.
Sali ...pirdhu se e fitove supen ,te paguar prej berrrishajt ! Zgar zorresh !
Je I.l madh
Bravo zoti Frrok!. Respekt.
Aman o Frrok, po e lexoja deri në fund të merrja vesh se kush do ta hajë Mulin tonë... Mali më kujton Suli Gradecin pas Enverit. Vetëm se Sulua nuk mori ndonjë post ndonjëherë por më I rëndësishëm se gjithë byroja sëbashku ishte.
PD ka qene dhe eshte grumbullim horrash qe I drejton kryehorri Sali Berish,po qe se ndonjeri mundohet te distancohet nga horrat e perzen me shkelma.
e bukur,
Nuk dujet te kete parti ne bote qe te kete degjeneruar ne piken e fundit ku eshte PD (Partia e Derdimeneve/Dallkaukeve) sot. Na e mori te keqen, kryetari i tyre kriminel nuk do duhet te lejohet te kete as varr ne token tone te dashur.
O Frok Kaçupi mos haro se dikur ti ke qen nē shērbim tē Sali Bajgēs kurse tani je hedh nē kundrasulm o Froku Firaun.
O Ty ta rrast Lala ishalla,,po e kuptoj dhe iku nga haleja e Saliut,,,,nuk është si tritani preshit qe kur te vdesi do t'a fusin në një varr me Saliun,,pallosh lërë Frrokun po shiko bacën,,lat nam dhe prapë flisni për peden,,,ju mort Saliu me vete ,,
Edhe ti Tarras megjithe sojin tend voten ia kani pas dhon Berishes dhe tani ke ftyre e flet!
Je i madhe Frrok respekt
Shume bukur si gjithnje. Ky Tarrasi qenka rende. Po mire more njeri, po kaq pak e ke ndjekur e lexuar Frrokun? dhe ia fut kot? Po artikujt e tij te 1997 i ke harruar?
Frrok , sa me shume e Shan ti Berishen ose dhe mizoren ne pergjithesi , aq me shume ua shton kreditet dhe aq me shume ua shton ymrin . Duket si paradoks , Po ja qe kjo eshte e verteta . E keqja majmet kur e sulmon e keqja , prandaj mos u lodhur kot .
Si gjithnjë mjeshtër i fejtonit dhe sarkazmës. Jetë të gjatë e penë të fortë Frrok Çupi
Flamer Noka = Sulo.Gërdeci
O Frrok ! Bukur e ke shkruar por je zgjatur shumë ,me pak fjalë ata i hëngri “luan Saliu” .e për ta mbyllur në radhë kanë mbetur pak nga PD-në me viça e bagëti të majme edhe ,vet Saliun nuk e ha askush,ai tashmë ai është një kërmë e mbetur që as sorrat dhe laraskat nuk i afrohen dhe ai është vet “luani” që do të ngordhë në shkretëtirë sepse nuk ka ç’të hajë më edhe pse dhëmbët ende i ka .
@ nje e dy rresht; e për dore.. Frrok , sa me shume e Shan ti Berishen ose dhe mizoren ne pergjithesi , aq me shume ua shton kreditet dhe aq me shume ua shton ymrin . Duket si paradoks , Po ja qe kjo eshte e verteta . E keqja majmet kur e sulmon e keqja , prandaj mos u lodhur kot .