Berisha garon i vetëm, por del i dyti

1 Maj 2026, 18:15Blog TEMA
Berisha garon i vetëm, por del i dyti

Nga Ardi Stefa

Në një garë ku ka vetëm një kandidat, të dalësh i dyti është një arritje që kërkon talent të rrallë.
Sali Berisha duket se e zotëron këtë talent më mirë se kushdo tjetër. Në “zgjedhjet” e 23 majit për kreun e PD nuk po garon më kundër një kundërshtari brenda forcës së vetë politike dhe po humbet. Berisha po garon me mungesën e kundërshtarëve.

Dhe, pavarësisht se Berisha do të fitojë në 23 maj ajo është një fitore që nuk bind askënd: as ata që e shpallin, as atë që fiton.

Sepse edhe ata që duhej ta sfidonin i ka eleminuar dhe anatemuar duke i shpallur armiq, ndërkohë demokratët, pavarësisht numrit të votave në kutitë e votimit atë ditë, kanë zgjedhur një mënyrë më të dhimbshme për ta rrëzuar: po e lënë vetëm.

Berisha do të dalë i pari në kuti. Por jashtë kutisë është i dyti. Sepse i pari është braktisja. I pari është refuzimi. I pari është heshtja. I pari janë demokratët që nuk vijnë më, që nuk besojnë më, që nuk kanë më as nerva të zemërohen. Sepse zemërimi kërkon shpresë. Ndërkohë Berisha është një lider që fiton çdo garë në PD dhe humbet çdo betejë me kundërshtarin. Dhe PD e Berishës ka kohë që nuk prodhon më as shpresë, as alternativë; vetëm humbje me Ramën dhe fitore me “armiqtë e brendshëm”.

Kjo është tragjikomedia e një partie që dikur mobilizonte mijëra njerëz, ndërsa sot mezi gjen justifikime. Një partie që dikur mbante peshën e pluralizmit dhe sot mezi mban peshën e vetes. Por kjo gjendje e PD është, në fakt, tragjedia e Shqipërisë, që pavarësisht sa artikulohet në media është pa opozitë. Berisha gjithnjë e më tepër i ngjan atij aktorit që ka mbetur i vetëm në skenë, por vazhdon të recitojë sikur salla është plot. Dhe sa më shumë e përsërit rolin, aq më shumë zbulohet vetmia dhe mungesa e njerëzve, mungesa e entuziazmit, mungesa e besimit.

Demokratët dhe opozitarët nuk po e mundin Berishën më me votë. U pa në zgjedhjet e 2025-ës sa shumë e braktisën. Ndërsa sot po e mundin dhe po e zhvlerësojnë me indiferencë. Me refuzim, që është forma më e pastër e votës kundër. Dhe kjo është humbja më e rëndë që mund të pësojë një lider politik: njerëzit që nuk ndihen më as të zemëruar, as të zhgënjyer, por të lodhur dhe të neveritur.

Demokratët po e mundin gjithnjë e më shumë duke artikuluar me zë të lartë atë që dikur nuk guxonin. Duke pasur guximin t’i përgjigjen baltës që ai hedh. Duke pasur guximin t’i thonë në sy që i ka gënjyer kaq vite dhe realisht po çimenton pushtetin e Ramës.

Duhet kuptuar se problemi nuk është fakti që Berisha del i dyti. Problemi është që nuk ka më vend të parë për të.

12 Komente

  1. K
    Kuksjani Tirane

    Konciz dhe i sakte Stefa, sic te ka hije

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keshtu duhet ta percjellim Sali vrasesin

      Shto o Sefa, se Saliu vjen sot i dyti ne PD, sepse i pari eshte Besim Dylekshi, ai burri i mire i nderuar, qe na bente te qeshnim kur pshurrnim tek banja publike para Kinema Partizanit. Besimi nga Parajsa na lutet qe ti bashkohemi nje thirrje per ta pshurrur Sali vrasesin ne cdo menyre qe na duket e pershtateshme, por sidomos ti veme emrin e saliut nje te dhjere mengjesi, pra me shume se kater milione salinj, aq sa jane edhe shqiptare anembane botes. Keshtu brezat e ardhshem do degjojne gojedhenen qe na ishte njere nje sali qe populli e dhjeu mu ne te.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Sali muti kucedra vicidolit. Ky eshte njesoj si nje kohe votohej ne Frontin Demolratik ne lagje dhe votonin 99.99% per Enverin qe dilte I dyti dhe votimet kishin mbaruar ne ora 7 ne mengjes.

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora

      Ardi , kete ciban , kete fatkeqesi kombetare , sic dhe ti e nenvizon , mund ta cmontojme djem djem si ti , qe nuk jeni pak , dhe Jo merjemet , salianjet , llapet , shehajt e xerxebile te tjere qe kercejne si pleshta .... Mos heshtni dhe organizohuni ...!

      Përgjigjjuni
      1. s
        siringa

        Personalisht nuk e kuptojë : pse vazhdoni akoma të flisni kaq shumë për Sali kërmën ?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora

          Z. Siringa , sepse kjo monster ka pushtuar opoziten dhe ardhmerine e ketij vendi . Nuk eshte kaq I thjeshte berishizmi . Zotri , produkt I ketij modeli Jane te gjithe , majtas e djathtas .

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oficeri dulles

            Sala nuk eshte as I pari as I dyti . Eshte nje Mut Muti

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Kushdo demokrat qe del dhe i hedh sikur edhe nje vote, me mire te peshtyj veten para se te vazhdoj ta beje kete.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zerengul

                Kjo Meremja kishte nl program një pikë shumë të rrezikshme për Saliun. Ajo do të përkujdesej veçanërisht, si askush tjetër më parë , për të vdekurit. Dhe kjo njësoj si për ata demokratë, socialiste apo asnjanës. Kështu duke llogaritur këtë dhe gjithsesi të vdekurit janë shumë më tepër në numur se të gjallët, Saliu e kuptoi që e kishte davanë e humbur kështu që e vetëpërjashtoi edhe këtë.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti.

                  Shkrim brilant, jam plotesisht me mendimin tuaj kilometrin e fundit e ka percaktuar vete mostra Sali,shikoni dhe keta pseudo kandidatet e kandidatet,jane llumi i mbledhur i fundit te pd Berishiste,te gjithe i vinin mbas menderes me foltoren e vules kaq shume i perdori sa dhe Salianj mashtruesi duke e ditur telenovelen babale qe ishte nje sajese e ndyre,pranoi ti sherbente te madherishmit per te perfituar ndonje post, duke pranuar dhe burgun qe madheria e beri hero kur e kuptoi qe ishte kart e djegur ngriti zerin si shpetimtar dhe alternative e PD. Keta jane fundi qe iken bashke me plakun.Ka njerez ne pd qe do dalin mbasi kerma te tunde kemben,qe ti dalin zot dhe te jeni te bindur qe do te jene ndryshe nga menyra Saliste e drejtimit. Sa per zgjedhje si cdo here tjeter ne pd nuk ka por vetem kete here eshte e fundit.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    A mban pergjegjesi ti o Z.Stefa ,si ish pjese e saj?PD-ja nuk vdiq sot ,ajo lindi e vdekur.Ajo nuk u varos atehere per bemat kur morri pushtetin por helmoj dynjane per 36-vite.Veprimet e fundit kane helmatisur edhe ata qe e ruajten me fanatizem,per interesa te ngushta.Lerene te vdekuren PD te prehet ne varrin e saj dhe mos e telendisni me.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doktori

                      Opozita merret me Ramen .....kot fare....ska lidhje! Opozita duhet te merret me liderin e mutit te mutit qe i katandisi ne gjendje qesharake. Pastroni halene tuaj me pare,pastaj drejtohuni ne halene perballe ,qe u sjelle ere te keqe! Duhet te berheni te forte me pare dhe pastaj te mateni me Ramen! Ne kete gjendje qe eshte opozita sot ....rama ju rrezon me fryme....ska nevoje tju shty me duar!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje