Kur fituesit shkruajnë rregullat, rezultati është i paracaktuar

3 Maj 2026, 17:10Blog Nga Ardi Stefa

Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demokracisë: Partia Socialiste u tregua “e hapur” ndaj kërkesës së opozitës për proporcional kombëtar me lista të hapura, por me një kusht të vogël, gati teknik: uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100. Një lëshim për një lëshim.

Në thelb është një pakt i menduar mirë.

Në pamje të parë, sistemi proporcional kombëtar tingëllon si barazi: çdo votë ka të njëjtën peshë, kudo në Shqipëri. Nuk ka më qarqe që të “vrasin” vota të caktuara, nuk ka më diferenca të mëdha mes zonave. Por në momentin që numri i deputetëve ulet, rritet automatikisht pragu real për të hyrë në Parlament. Jo pragu formal që mund të jetë, bie fjala 3%, por ai real që del nga ndarja e mandateve.

Lista të hapura? Edhe më mirë akoma, qytetari zgjedh individin, jo vetëm partinë. Një ëndërr demokratike në letër. Por kjo ëndërr fillon të çedojë në momentin që futet në ekuacion shifra 100.

Pasi demokracia nuk është vetëm mënyra si numërohen votat, por edhe sa vende ka për t’i përkthyer ato në përfaqësim.

Kur Kuvendi tkurret nga 140 në 100 mandate, çdo karrige bëhet më e shtrenjtë. Në terma të thjeshtë: rritet pragu real për të hyrë në Parlament. Jo ai formal që shkruhet në ligj, por ai që diktohet nga matematika. Me 100 deputetë, një parti e vogël e cila mund të shpresonte të siguronte një mandat në një qark të caktuar me një përqindje modeste, duhet të marrë një përqindje shumë më të madhe votash në rang kombëtar për të siguruar qoftë edhe një mandat. Dhe kjo, në një treg politik të dominuar nga dy makina elektorale gjigante, është thuajse mision i pamundur. Pra, sistemi i ri nuk i ndalon partitë e vogla, i bën ato të parëndësishme.

Kjo është goditja e parë: eliminimi përmes matematikës.

Goditja e dytë është psikologjike. Votuesi, tashmë i lodhur nga eksperimente që nuk prodhojnë rezultat, bëhet racional në mënyrën më cinike të mundshme: nuk voton atë që beson, por atë që ka shans të fitojë sipas probabilitetit. Kjo krijon efektin e njohur si “votë e humbur”. Vota kthehet në bast, jo në përfaqësim. Dhe në këtë bast, shumica zgjedh të mos “humbasë” votën te një forcë e vogël që s’ka shanse reale të marrë mandate dhe i braktisparaprakisht. Kështu, partitë e vogla nuk zhduken vetëm nga Kuvendi, zhduken fare nga skena politike. Pra, sistemi prodhon vetë rezultatin që pretendon të pasqyrojë.

 

Goditja e tretë është politike: përqendrimi i pushtetit. Kur gara reduktohet në dy aktorë kryesorë, çdo zgjedhje kthehet në një duel të mbyllur. Dy partitë kryesore PS dhe PD bëhen të vetmet porta reale për të hyrë në Parlament. Çdo forcë tjetër ose duhet të shkrihet në to, ose të mbetet jashtë. Alternativa politike nuk zhduket me ligj, por me matematikë. Dhe, praktikisht, nuk ka më hapësirë për alternativa, për ide të reja, për korrigjim të sistemit nga brenda. Partitë e vogla, që shpesh shërbejnë si presion moral apo politik mbi të mëdhatë, zhduken. Dhe bashkë me to zhduket edhe frika e llogaridhënies.

Alternativa politike nuk zhduket me ligj, por me matematikë.

Rezultati? Një sistem që duket pluralist, por funksionon si një duopol i pastër.

Ironia është se kjo reformë shitet si përmirësim i demokracisë. Në fakt, është një racionalizim i kontrollit. Një mënyrë për të thënë: “Do të kemi zgjedhje, por jo surpriza.”

Sepse surprizat vijnë nga të vegjlit. Dhe në këtë sistem të ri, të vegjlit nuk kanë më vend.

Lista të hapura? Një pamje në dukje ideale mbi këtë strukturë. Ato krijojnë një garë të brendshme brenda partive të mëdha, por nuk ndryshojnë asgjë në raportin mes partive. Thjesht e fragmentarizojnë më tej opozitën e brendshme dhe e bëjnë më të egër konkurrencën për një vend në listë, ndërsa porta e hyrjes mbetet e mbyllur për këdo jashtë dy blloqeve kryesore.

Dhe rezultati është i qartë: një sistem që duket më proporcional, por është më përjashtues; që duket më i hapur, por është më i mbyllur. Dy partitë e mëdha konsolidojnë dominimin e tyre, ndërsa çdo alternativë tjetër detyrohet ose të bashkohet me to, ose të mbetet jashtë loje.

Ironia është se kjo reformë mund të shitet si modernizim i demokracisë. Në realitet, është një racionalizim i kontrollit. Kur ul numrin e ulëseve dhe rrit çmimin e hyrjes, nuk bën më përfaqësim, por seleksionim.

Dhe kjo është një mënyrë më elegante për të arritur të njëjtin përfundim: një sistem dypartiak i çimentuar, ku rotacioni është i mundur, por alternativa

3 Komente

  1. .
    .....'

    Një parti e vogël me shpresë që të fitojë në një qark të caktuar, nuk përcakton kahe politike, dhe si e tillë, edhe pse mbetet jashtë më zgjedhjet politike, nuk është ndonjë qamet i madh në kuptimin politik të përfaqësimit, edhe mëse fut një apo dy vetë në parlamentin e vendit. Kjo "parti" e vogël, të luftojë për përfaqësim vendor. Nuk ka këtu kurfar eliminimi matematikor. Thjesht edhe nëse nuk ka kufi: a mundet një parti e vogël të mbledhë 1% të votave për 1 vend në parlament? Pra në 2 milion votues, i merr ta zëmë, 20 mijë vota? Nëse jo, kjo nuk është parti, por "OJQ". Votuesi nuk është cinik si Diogjeni. Votuesi është partiak, në rradhë të parë, pastaj sheh kandidatin dhe atë e do më të mirin mes politikanëve përfaqësues. Ndryshojnë zgjedhjet politike, që po shqyrton, me ato vendore; por edhe këtu, jo shumë. Kështu që Votuesi politik s'ka pse të ndjejë kompleksitet psikologjik për përfaqësuesin politik të tij dhe të synojë që t'ja japë votën të sondazhuerit fitues(!), me frikë se mos i shkon vota dëm; ai voton kahen politike që përfaqëson partia e tij "e vogël". Përqendrimi i pushtetit në një sistem dypartiak nuk është problem politik. (Pushtetin legjislativ gjithsesi e ka fituesi). Veç që bën një qeveri më të qendrueshme. Llogaridhënia është pjesë e legjislacionit mbi të cilin funksionon shteti. Po ata që e kanë pushtetin politik me presidencë? Kufizimet dhe "çek end balancë" është thelbi kushtetues i kontrollit shtetëror. Lëri ato, që surprizat vijnë nga të vegjlit; edhe ata mbajnë një krah. Psh Republikanët, Lzhk etj. Nëse do përfaqësim më të madh ekstensiv politik, atëhete ka forma të tjera përfaqësimi dhe vendimmarrje, siç janë: Asambletë dhe Referendumet, me një afat dhe rregulla të posaçme vendimmarrjeje politike pas një farë afati të caktuar, madje edhe me vendime "të përkohëshme", të marra në Kuvend. Ulja e numrit, "e pjek" Kuvendin dhe ul shpenzimet deri në rreth 35%, nëse nuk e kam gabim matematikën eliminuese. Kështu, kështu, o Ardi miku.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Kastrioti dv

      Pse kush tha qe eshte fituesi Sali Berisha? Po te ishte fitues, nuk mbante rreth vetes vec plehra e halabake! Pse ia rrisni veshet ju bytheqire analiste gjoja e gazetare, me nder me thene??!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petro Dhimitri

        Edhe në SHBA vetëm dy parti kandidojnë. Kjo nuk do të thotë se atje nuk funksionon demokracia. Përkundrazi, është për t'u marrë shëmbull. 100 për qind votime me lista të hapura do të thotë do të dalin aq deputetë (100) që i ka zgjedhur direkt populli. Se sa parti kanë për të pasur deputetë kjo varet po nga populli si dhe nga vetë partitë për programet që ofrojnë dhe besimin që ka krijuar elektorati për ta. Mendoj se ka për të qenë një sukses për demokracinë. Nuk kanë për të qenë më kryetarët e partive padronë për të futur njerëzit e tyre në listat e shpifura të mbyllura.Për mini-partitë që nuk kalojnë dot pragun më të lartë, nuk kemi pse të vajtojmë kur populli nuk i mbështet, se nuk meritojnë të futen në Kuvend. Jo më shumë parti të vockla që nuk tjerrin asgjë po bëhen satelitë të PD-së ose PS-së. Petro Dhimitri

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje