Nga Ylli Manjani
Nga një lexim i parë i përmbledhjes së vendimit njehsues të Gjykatës së Lartë, mund të them se:
1. Vendimi në vetvete është një ndërhyrje llogjike në saktësimin e proporcionalitetit të marrjes së masës së arrestit me burg. Vendimi kërkon detyrimisht që prokurorët e gjykatësit të eksplorojnë realisht masat e tjera të sigurisë, përpara se tu shkojë mendja të arrestojnë dikë. Padyshim gjë e mirë kjo por se si garantohet kjo që sugjeron Gjykata e Lartë, vendimi hesht. Nuk jep zgjidhje, por lë vend për ankime të tjera.
2. Masa e arrestit me burg, pa dyshim që duhet të jetë e individualizuar, siç thotë vendimi i Gjykatës. Por si garantohet barazia para ligjit në trajtimin proporcional nëse dy individë në të njëjtat kushte njëri arrestohet tjetri jo?! Pra a është individualizimi më i rëndësishëm se proporcionaliteti?
3. Po, prokurori e ka barrën të justifikojë arrestin dhe, po me argumenta reale dhe jo fantazi. Krejt dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë. Por kush quhen "argumente reale"? Gjëra faktike të provuara më parë, apo supozimet që bazohen në dyshime?!
E përsëris, vendimi i gjykatës ka tentuar të ndryshojë diçka në vendimmarrje, por duket ende shumë teorik dhe lë pa trajtuar masën e arrestit në kontekstin e drejtësisë penale që kemi praktikisht.
Janë disa aspekte që meritojnë vemendje dhe ndërhyrje serioze që të marrin kuptim edhe sugjerinet e vendimit të sotëm të Gjykatës. Ndoshta jo të gjitha i zgjidh Gjykata e Lartë. Do të duhen edhe ndërhyrje ligjore. Por konkretisht e kam fjalën për këto aspekte:
1. A mundet që një proçedim i parregullt penal, që nuk i është nënshtruar fare kontradiktoritetit gjyqsor të legjitimojë një masë arresti me burg?!
Kujdes: prokurori rregjistron proçedim penal edhe nga asgjëja dhe nuk i jep askujt llogari për këtë gjë...
2. A mundet që masa e arrestit me burg të vendoset ndaj personave nën hetim, që në faza të hershme të hetimit dhe pa afat të përcaktuar? Nëse po, cili është dallimi ndërmjet personit nën hetim dhe të pandehurit? A a dallon statusin e këtyre dy kategorive prova (cilësia e saj), apo thjesht faza e në të cilën gjendet proçedimi?!
3. A mund të shërbejë si provë sa për arrest një përgjim, kur Kodi i Proçedurës përgjimin e quan mjet për sigurimin e provës?
4. A mund të mbahet personi në paraburgim me një vendim të hershëm të gjykatës së hetimit, kur çështja kalon në gjykim? A duhet të ketë të drejtë ekskluzive gjykata e themelit të vendosë masat proporcionale për interes të gjykimit?
Kujtoj: se për efekt llogaritje, paraburgini ngahet në periudhë hetimore dhe periudhë gjykimi. Por gjykimi nuk ka detyrimin të ketë vendimin e vet për masën.
5. Çfarë quhet "dyshim i arsyeshëm"? Çdo fantazi e prokurorëve?! Reputacioni i keq i të hetuarit?! Apo lidhja faktike e veprimeve e mosveprimeve të tij/saj me pasojën kriminale?!
Kujtoj se KPrP e shoqëron togfjalëshin "dyshim i arsyeshëm" me fjalët "bazuar në prova. Pra në numrin shumëz "prova....".
Tani, a do ketë fjala "provë" kuptim të dyzuar sipas vendimit të 2011-ës të Gj së Lartë dhe ligjit? Pra a do kemi përsëri një çikë provë sa për arrest dhe provë tamam në gjykim, siç bëhet deri më sot?!
6. Kush ka më rëndësi në vlerësimin e një arresti me burg, rrezikshmëria teorike e veprës së supozuar apo rrezikshmëria e personit të dyshuar?! Për çfarë kërkohet arresti, për të mbrojtur hetimet apo për të ndaluar shmangien e personit nga hetimet dhe gjykimi?! Nëse është kjo e dyta, përse paraburgosja nuk quhet dënim?!
Ka edhe më shumë, por kaq si më kryesoret që kam për debatin e arrestit me burg.
E përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë sepse është një përpjekje sidoqoftë. Ai vendim të paktën ka rrëzuar "monopolin" e atij vendimi famëkeq me nr 7 të 2011-ës.
Por ka ende shumë gjëra të tjera që kërkojnë ndërhyrje serioze në sistemin e drejtësisë penale. Një sistem që është ndërtuar për t'ia lehtësuar punën prokurorit dhe qorrollepsur gjykatat.
Në këtë pikë, duhet edhe ndërhyrja e ligjvënësit.
...epo sic do thoshte Jovan Bregu...(per analogji) :"....e more shoket e SPAK-ut ,ini mire ini , se ju thame si njerez lirojeni Lalin , jo qe jo juve , ju thame me ate punen e USB qe nuk hapej , jo qe jo juve , ju thame me ate punen e Ols Dados , jo qe jo juve , ju thame me ate muhabetin e anonimit Nesti Angoni , jo qe jo juve .....po se di o shoku Dumani , se Lal Veliaj ta merr me Gjykate te Larte...se e ka nocken ...uehhh....."
Dire, je nje lavire, je bure kornuto!
..........po mire more , po komenti im tregon triumfin e Lalit ndaj Dumanit dhe Ols Dados....nuk e kuptoj , as ky s'ju pelqeu ??? !!!!!!
E ka nocken me ta ca komardaren ty, sdo besh me xhiro ne liqenin e pogradecit
I gjori Dire Straits//.//, kushedi sa paska hequr, derisa i ka mbetur kujtesa te nocka... Mos ia vini re. Qenka në hall!
Shko ha sufllaqen e belind evgjitit
Dire unuku! Bravo! Je me i zgjuari i Sali Berishes,te ka hedhur trute e gomarit.
Manjani ke te drejte. Edhe per mua si njohes ky nuk eshte vendim,por nje pershkrim ose mbase relacion shoqerues per nje vendim ne rastin me te mire. Inisiativa pershendetet,rezultat nuk ka,kane frike nga "prok e spak". Ka njerez aty me kulture juridike por me sa duket nuk vlen.
Vemi nga vemi dhe prapë mbetemi tek SPAK-u. Në kuadrin e drejtësisë, posaçërisht asaj penale, ky është një segment i prokurorisë, quajtur e posaçme, po të duam e quajmë dhe speciale, e cila vepron me ligj të posaçëm brenda një fushe penale të caktuar, si kundër krimit të organizuar, ashtu dhe korrupsionit të zyrtarëve shtetërorë dhe politikë në 'nivele të larta'. Tek kjo e dyta, sikur është tepëruar pak në përcaktimin e atij 'niveli', ku si i tillë trajtohet dhe një kryetar bashkie periferike, apo një drejtor periferik për një tender apo korrupsion pasiv, (pa përmendur këtu shumën qesharake prej 500 Eurosh) gjë ka rritur artificialisht ngarkesën e SPAK dhe GJKKO, ppr pasojë vonesa në hetim dhe gjykim, duke lënë pasdore dosje për faje shumë të rënda të së kaluarës, (kujtoj këtu 21 Janarin Gërdecin etj,etj,) që në fund të fundit ishin dhe qëllimi i krijimit të tyre. Po ky është problem tjetër. Ajo që doja të ndalesha, është se në shkrimet dhe komentet e ndryshme, duke u marrë vetëm me SPAK sikur lihet mënjanë fakti që fusha penale që përpiqet të rregullojë vendimi i GJ.L, është shumë më i gjerë. Sipas statistikave dosjet penale në SPAK, përfshirë këtu paraburgimet si çështje problematike e ditës, zënë vetëm 3% të totalit, pra janë 91% e të gjithë dosjeve penale ato që hetohen nga Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm. Kështu vendimi i djeshëm i GJ.L, si për qëllimin ashtu dhe gjerësinë e fushës që prek, merr rëndësi të veçantë për të ardhmen, kjo sidomos për praktikat e hetimit dhe më pastaj të gjykimit për çështje që nuk i takojnë SPAK. Janë këto raste që kanë mbushur burgjet me të paraburgosur, të cilët tejkalojnë numrin e atyre që janë në burg sepse këtyre iu është provuar fajësia dhe për atë janë dënuar me vendim të formës së prerë, ashtu siç dhe në finale duhet të ndodhë. Për çdo çështje penale në bërjen dhe dhënien e drejtësisë, është "prezumimi i pafajësisë" ai që duhet të prevalojë, çka është dhe misioni kryesor i saj dhe veçanërisht këtu roli i magjistratëve (prokuror-gjyqtar) është kryesori. Koha do tregojë se në ç'masë do kontribuojë dhe ky vendim unifikues i Gjykatës së Lartë.
▀ Z. Manjani per mua si gjithnjë i drejtë. O Dire Straits ! Z.Dire Straits , sa herë që te shoh nick name_in tuaj dhe disa nick name tjerë , do tju dergoj këtë koment , sepse me dukeni shumë kurajoz dhe i mençur : █ "DEEP STATE NË USA ORGANIZUAR NGA # 1 I FBI KESH PATEL DHE 2 SHEFA POLICIE NGA KALIFORNIA " = ( DEEP STATE IN USA ARRANGED, MANAGED BY # 1 OF FBI KESH PATEL AND 2 CHIEFS OF POLICE IN CALIFORNIA " █ Screenshot këtë text tek çdo ambasadë Amerikane në Botë , ose kur të filloj punë Ambasadori Amerikan në Tirane , të lutem , shko dorzoje dorazi tek Z. Amasador . Respekte .
Po kush te kerkoi mendim dhe zberthim te procedures penale o manjan!!?? Ligji percakton cdo gje qarte dhe sakte, kjo qysh kur ti ishe min, nuk ka nevoje per interpretimin e askujt.Mos bej ekspertin ,se nuk te pjerdh njeri as ti dhe as ovukatin e rjedhur ngjela.
Ma tu chi cazzo sei!?
Hajde LLESH PRESH hajde.... ky qenka loqe i PL te Like Florinit... duket na shkrimi, IPAKENAQUR por i dhjere ne argumente.... Shko ha mut ne ndonje vend tjetre (do te rekomandoja halete e SHQUPit ose tek SYRI QIM Koqes. .
Prezumimi i pafajsise, te drejtat e personit. Keto duhet te kene prioritet ne nje vend demokratik. Nese duam te kthehemi te diktatura... Le te marrim "prezumimin e fajesise". Ols Dado ka mesuar nga Milto.
Olsi Dado duhej te ishte hequ me kohe si prokuror. Eshte prokuror i papergjegjshem. Cdo prkuror keshtu i papergjegjshem eshte kure nuk ka shkollen e duhur.
O Shqiptare te vuajtur dhe te rraskapitur nga rregjimi I qeverive te korruotuara sot e 100 vjet...Ju te gjithe zini ne goje termin Drejtesi... Po ku ka DREJTESI NE SHQIPERI...Si mundet te bejne drejtesi lopcaret dhe maskarenjte... qe veshin mantelin dhe tallen me taksapaguesit Shqiptare... Si mundet te bejne drejtesi lopcaret si tipat e Artan Gjermenit... Gjin Gjonit...Qemal Zaimit me shoke...atyre as dhia dhe as lopa nuk ju besohet dhe jo me tu besosh ligjet dhe drejtesine. Ptuuuu rrace bastardesh