Pabarazia

5 Maj 2026, 17:53Blog Ben Andoni

Pabarazia në Shqipëri është në nivele të frikshme. Dhe, kur kjo evidentohet pas gati më shumë se tre mandatesh të një qeverie socialiste, atëherë alarmi duket i madh. Të mendosh se një forcë e majtë që duhej të punonte për shoqërinë dhe të bënte politika që i lehtësonte dhe inkurajonte qytetarët. Paradoksi ynë është se çdokush mendon që ai cilido që do të vijë në pushtet, apo institucionet e reja do të ndryshojnë diçka. Rezultati dihet: Sa vinë në pushtet premtimet harrohen. “12 mijë njerëz kontrollojnë 93% të kursimeve”, konstatonte një ekspert i ekonomisë, pak ditë më parë (Balkanweb, 2026).

Ky diskurs nuk zë vend, sepse qeveria e sotme na përcjell në  diskutime krejt të tjera për drejtësinë, aksidentet, krizat artificiale politike, kurse opozita humbet në akuza e protesta që nuk po e çojnë askund. Numrat mbeten aty. Të frikshëm dhe të ftohtë. Referuar raporteve të fundit për vitin 2025 dhe 2026, Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie, ku llogaritet se rreth 42% e qytetarëve jetojnë në kushte të privimit të rëndë social. Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ushqen këtë gjendje në çdo hap, kurse eficenca e administratës lë shumë për të dëshiruar, sepse shkollimi i një mase të madhe s’është vetëm i mangët por është kallp (qoftë edhe ata me nota të larta). Ashtu si meritokracia, e cila po shtegton qoftë edhe në mendimin e individit shqiptar. Sistemi tatimor në Shqipëri, referuar medias ekonomike vendase shpesh nuk ia del të shërbejë si një mjet rishpërndarës. Pak muaj më parë, raporti “Barra Tatimore 2024” theksonte se kjo strukturë është ndër më regresivet në rajon, duke rënduar më

shumë mbi konsumin (TVSH) sesa mbi kapitalin e lartë. Dhe pasojat, referuar Ëorld Social Report 2025 nga OKB, thoshin se: Politikat fiskale shqiptare ndikojnë fare pak në uljen e pabarazisë krahasuar me vendet e BE-së. “Rezulton se kemi një pabarazi më të madhe të ardhurash se ajo që shprehet në statistika, si dhe një përqendrim të pasurisë kombëtare. Fitimet nuk shpërndahen proporcionalisht, por grumbullohen në duar dhe segmente të caktuara që lidhen me privilegje ekonomike, politike apo lidhje klienteliste”, u shpreh para pak ditësh Eduart Gjokutaj (Ibid). Argumenti i tij lidhej me shpërndarjen e kursimeve në depozitat bankare. Rreth 7% e shqiptarëve (afërsisht 12-13 mijë individë) zotërojnë mbi 93% të totalit të pasurive në depozita, kurse për popullsinë (93%) mbetet pjesa tjetër.

Në këtë sens ndryshimi është i pamundur sepse “është e lehtë të denoncohet karakteri jobarazimtar ose shtypës i institucioneve dhe qeverive, por është më komplekse të arrihet dakordësi për institucionet alternative që lejojnë progres real drejt barazisë sociale, ekonomike dhe politike, për respektimin e të drejtave individuale dhe të drejtës së secilit për të qenë ndryshe”, shkruan Thomas Piketty në hyrjen e librit të tij “Histori e shkurtër e Barazisë”. Për fat të keq, socialistët që vazhdojnë të votohen në shumicë, nuk po duan ta kuptojnë dhe ta zbusin këtë anomali, sepse janë indiferentë me shqiptarët. 

8 Komente

  1. F
    Fshatari

    Qellimi i ndertimit te Socialzimit ne Shqiperi ishte te bente te gjithe te barabate. Dhe ne Shqiperi ja ariti qellimit, u bene te gjithe te varfer ( vec Poli Byrose) Edhe ky kete thote. Askush nuk pyet sa ka kontribuar pasurimi i te pasurve ne Shqiperi ne zhvillimin e vendit. Aspak , ZERO ("0" ) sepse pasurite e tyre jane nga krimi e droga dhe jo nga zhvillimi i ekonomise Shqiptare. Kjo eshte teme per trajtuar jo "barazia" ekonomike" e Socialismit. Por komunizmi i Marxit eshte nje semudje qe nuk zhduket sepse ashtu si deshtimi i saj dhe perhapja e saj, eshte ne natyren e njeriut. Zilia "pse ai ka e une nuk kam?", del mbi llogjiken ekonomike ne nje vend normal te lirise se tregut e forces se ligjit, Pyetja e atyre qe nuk jane te pasur behet se nuk do te pranoj se ai qe eshte pasurar ka punuar e ka rrezikuarne jete, ndersa ai qe nuk ka aritur kete sukses sepse ai nuk ka punuar dhe nuk ka rrezikur. Po keshtu kjo ide deshton sepse eshte ne natyren e njeriut te kete sa me shume te mira materjale per vete. Ne librin e Aya Rand pershkruhet shume bukur kjo ide. Kur fermereve kolectiv ju tha se do te punon sipas mundesive dhe do te pagueshin sipas nevojes te gjithe e pranuan duke menduar se komshiu do te punonte dhe ai do te perfitonte nga puna e komshiut. Por keto as qe mund te llogariten ne Shqiperine ku krimi e droga jane bere sistem ekonomik e shtetror

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Perveç hidrocentraleve, hekurudhave, minierave e rafinerive te naftes, kanaleve vaditese, fabrikave e uzinave, shkollave e kopeshteve, pallateve te kultures e terreneve sportive, ambulancave e spitaleve, socializmi nuk na la asnje pasuri tjeter publike.

      Përgjigjjuni
    2. B
      BARSALETA

      (Një minator, një mësues, një infermiere dhe një pensionist u takuan në një kafene të vogël. Të lodhur dhe të shqetësuar për jetën e tyre po bisedonin.)_________ Minatori: Unë punoj 12 orë në minierë çdo ditë, dhe nuk kam as rrogë të denjë, as kushte pune, as shërbim shëndetësor._____ Mësuesi: Unë jap dije çdo ditë dhe nuk mund të siguroj as libra për fëmijët e mi._______ Infermierja: Unë shëroj njerëz, por nuk mund të shëroj bankën time të boshatisur.________ Pensionisti: Kur ankoheni ju, imagjino unë që me pensionin e ulët që kam më del vetëm sa për ilaçet._________ Një politikan që sapo hyri në kafene i tha: Po ç'keni që ankoheni kaq shumë? Ne kemi bërë ligje për barazi!________ Minatori: Barazi? Unë punoj tërë ditën kurse ti ke disa makina, shtëpi, jeton në residenza luksoze,kuse unë mezi arrij të ushqehem, të mbyll muajin e të paguaj qeranë. Si mund të jetë barazi kjo?___________ Politikani: S'jemi në komunizëm! Sidoqoftë, ne sapo miratuam ligjin për barazinë gjinore._________ Pensionisti: Ç'do me thënë kjo? Tani edhe gratë do bëjnë punë të "rënda" si burrat? Apo burrat do bëjnë punët e shtëpisë si gratë?___________ Infermierja: Jo, mor xhaxh! Si ta them...Është si biçim çështje mendereje. ___________ Pensionisti: Dmth e zgjidhën punën e xhepit dhe vetëm hallin e menderes kishin mangut!________ Deputeti: Ligjin e donte Europa mor xhaxh! Pastaj, në demokraci, barazi është kur të gjithë mund të mërziten njësoj. Secili mërzitet për hallet e veta. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja!_______

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Po këtë barcaletë e ke dëgjuar? Bënte luftra Napoleoni, por nga këto, po i boshatisej buxheti - ky, s'dinte gjë. Bën një mbledhje të qeverisë. Pyet ministrin e luftës, a e kishte të gatshme ushtrinë. Gati është, i thotë, por do ca xhephane shtesë se do të jetë fushatë goxha e madhe dhe i tha sa para duheshin që të përmbushnin furnizimet. Pyet ministrin e financës, Jo, madhëri i thotë, nuk kemi aq para, s'kemi ku t'i gjejmë aq. Vrënjtet Napoleoni dhe urdhëron: rriteni taksat dyfish, të pasurve nga kaq të ardhura e lart. U siguruan paratë, u bë furnizimi, u bë fushata. I mbledh prapë, se do të bëhej fushatë tjetër, Pyet atë të luftës, në rregull, gat. Pyet këtë të financave, mor po me paratë jemi mirë, i thotë, por ata të pasurit, çoç po organizohen dhe sikur po kompletojnë, mos na bëjnë ndonjë grusht shteti, shejtanët. Napoleoni qesh këtë herë dhe i thotë: dyfishojë përsëri taksat. Do t'i acarojnë më keq, kështu, por të çojmë spiunët e t'i zëmë komplotist, sygjeroi ai i brendëshmi. S'ka nevojë e qetësoi Napoleoni. Taksat u rritën, fushata u bë dhe Napoleoni, dikur, thirri ministrin e brendshëm dhe e pyeti: ç'thonë ata të taksuarit? A, janë shtruar, kanë zënë birraritë e mejhanet, janë shtruar aty, e po dënden me birrë, derisa dehen xurxull, këtë përsërisin ç'do ditë.

        Përgjigjjuni
      2. .
        .....'

        Të pasurit u bënë të pasur, kur njerzit i lanë të bëhen të pasur. Kontributi i zhvillimit të shoqërisë është puna, jo se disa janë bërë të pasur nga sakrifica, apo puna e tepërt; më të sakrificës dhe ropatjes se e minatorit në minierë, metalurgut në fondeti etj, nuk besoj se ka, por ata nuk janë bërë kurrë të pasur, por kanë mbetur puntor. Ndryshe, do të qenë tërhequr mënjanë qyshkur dhe do të jetonin me kapitalin fajde të depozituar në banka, si një pjesë e këtij 7%-shit. Mbipuna, i bën të pasurit të jenë të pasur; përvetësimi i saj. Shënime spekulative si ky i fshatarit nuk pinë ujë. Qëllimi i ndërtimit të socializmit në Shqipëri nuk ishte t'i bënte të barabartë, po edhe për këtë dikur, por të ndërtonte bazën materialo-teknike për një barazi shoqërore. Në socializëm ekzistonte pabarazia, si rudiment i shoqërisë që e polli (kapitalizmit). Barazia shoqërore - , por mbetet ende pabarazia materiale, përderisa ekziston ende prodhimi i mallrave. Komunizmi i Marksit nuk është sëmundje, e ka thënë dhe vetë, por "është një fantazmë që sillet në Europë", dhe Botë. Janë mbledhur të gjithë të këtij 7%-shit botëror, përfshi dhe ty, o fshatar, për t'a mallkuar, por s'kanë ç'i bëjnë, është një e vërtetë dialektike dhe historike, që "analistët" sillen nga sillen, aty arrijnë në kritikat dhe konkluzionet e atij. Është shkencë, o lum fshatari. Nëse Rand thotë se u kanë thënë fermerëve kolektiv në socializëm që të punonin sa kishin mundësi dhe do të shpërbleheshin sa kishin nevojë, atëhete Rand dhe ti, gënjeni, se as ajo dhe as ti nuk e paskeni njohur koopetativën në socializëm, as përsa i përket pronësisë mbi mjetet e prodhimit, e as formën e shpërblimit me ditë pune: punë sipas aftësive shpërblim sipas punës. Edhe në socializëm prodhohej "mbivletë" (e ardhur e centralizuar e shtetit dhe ndërmarrjen, quheshin), se është në natyrën e punës të prodhimit të mallit, por e gjithë kjo shkonte në dobi të prodhuesve dhe ishte shteti që investonte ku qe më e domosdoshme, jo kuturu. Kurse komunizmi i Marksit na hap sytë dhe na thotë që kjo mbivletë, në sistemin që kemi zgjedhur, kapitalizohet tek privati ("zgjedhur" dmth e kemi lënë vetë), pasi hiqet pjesa që i takon shtetit me anë të taksave. Kurse sa i takon shtetit: sa më social shteti, aq më të mëdha taksat (se shkojnë në favor të publikes) dhe aq më i vogël fitimi i mbetur, aq më i vogël akumulimi i kapitalit dhe zvogëlimi i tij edhe në vleftë absolute, megjithëse statistikat mund të jenë të njëjtët bartës të cilësimit. Nëse vërehet fenomeni që diskutohet, atëhere duhet parë se si dhe sa kontrollohen financat private nga shteti dhe raporti: taksa-fitim (drejt taksimit më i madh i fitimit - jo të pagave; a ka mundësi që pagat mos taksohen fare(?)). Marksi na thotë se paga, mëditja, nuk është fitim edhe sikur njeriu të bëjë disa punë me mëditje. Marksistët thonë që sa më i ulët numri i mbajtësve dhe sa më i lartë koncentrimi i kapitalit më duart e tyre, aq më i lehtë do të jetë konfiskimi i tyre, kur njerëzimi të bëhet i ndërgjegjshëm dhe jo vetëm të konstatojë dhe kritikojë këtë polaritet, por edhe të veprojë kundër tij.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Nuk eshte vetem puna Eshte edhe marja e rrezikut se i humbet te gjitha Minatori punon shume por po nuk doli mineral ai ska cfare humbet Pronari i minieres punon shume per te mbajtur minatorin me pune por po nuk doli mineral ai i humbet te gjitha

          Përgjigjjuni
          1. .
            .....'

            Gjete kishë ku të falesh! Mjaft, o fshatar, me vulgaritete. Puna, puna është burimi i të mirave materiale dhe pasurimit të popujve. Minatori punon atje ku ka mineral. Kur ka, atëhere(!); pse nuk pasurohet si ky që rrezikoi në sipërfaqe dhe që e mban në punë ngaqë i vjen keq(!!!). Në punë minatorin e mbajnë shpatullat e veta, të mban edhe ty me mbipunën që kryen. Ku do të pasuroheshe ti, me gjithë "përpjekjet dhe sakrificat" që do të bëje, nëse nuk do të ishte "minatori nevojtar", që ta xhvasje atë. Apo do t'i bije qylykes vetë, atje në zgafellë, duke rrezikuar jetën. Kush po sakrifikonte më shumë, minatori atje në zgafellë me jetën, apo ti, me ropatjet e tua, me një kontratë, kur ka, që e paguan minatorin pas pune. Ku e gjete kapitalin fillestar që e "sakrifikove"; e pra, në start qetë të dy të barabartë? Kur s'ka nuk merr as perëndia!, dhe ti s'ke ç'paguan, o fshatar bosi.

            Përgjigjjuni
        2. E
          ENTSOE

          Mendoja per pabarazine ne gare tek PD o tyc!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje