Televizioni “News 24” publikoi së fundmi një koment kritik redaksional ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. Komenti merrte shkas nga fakti se kreu i opozitës kishte anatemuar edhe atë televizion, i cili realisht ka qenë nga mediat elektronike shqiptare më dashamirëse ndaj tij, deri edhe në tepri në disa raste, do të thoja. Por s’ke ç’të bësh, për Berishën janë “armiqësore” të gjitha ato media që nuk i shkojnë për osh atij, deri edhe në detaje. E gjithë historia 36-vjeçare e tij në politike në vitet e demokracisë është një odise e konflikteve ekstreme permanente me lirinë e shtypit.
Pas shpalljes së tij “non gratta” nga dy “perandoritë” e kësaj bote, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britana e Madhe, ishte e natyrshme që mediat seroze të ishin më të kujdeshme në vendin që do t’i jepnin këtij personazhi problematik në ekranet dhe gazetat e tyre. Kjo nuk ka ndodhur gjithmonë dhe ky ka qenë një gabim i tyre, sepse i ka ekspozuar keqas ndaj atyre vendeve demokratike, aleate të mëdha të vendit tonë. Për të siguruar me çdo kusht audiencë, nga njera anë, por të justfikuara edhe nga fakti që ai është lideri kryesor i opozitës, nga ana tjetër, ai ka zenë vend të gjerë në shumë media. Sondazhet serioze e tregojnë atë vazhdimisht dukshëm më të favorizuar në raport me qeverinë në mediat tona. E megjithatë, ai s’lë rast pa i shpëtuar për t’i sulmuar ato orë e çast, thjesht se bëjnë punën që u takon.
Është vendi të thuhet diçka për historinë 36 - vjeçare të qëndrimeve armiqësore të Berishës ndaj medias së lirë. Nga viti 1992, kur erdhi në pushtet, deri në pranverën e vitit 1997, kur Berisha ishte president i republikës dhe bente ligjin, në vend nuk u lejuan fare mediat e pavaruara elektronike dhe kjo situatë do të kishte vazhduar edhe më tej, deri kur ai të ishte në krye të vendit. Egzistonin vetëm gazetat e pavarura, që ishin shpesh objekt i sulmeve të pushtetit të tij. Televizioni shtetor ishte e vetmja media elektronike, i kontrolluar tërësisht nga pushteti i Berishës. Rasti i përdorimit ekstrem të tij, ishte kur televizioni u përdor barbarisht në fushatën për Referendumit për kushtetutën në nëntor të vitit 1994, aq sa bëri efektin e kundërt në elektorat: e nxiti atë të votojë kundër projektit të kushtetutës, të propozuar nga Berisha.
Gjatë asaj periudhe 6 –vjeçare u burgosën dy gazetarë të gazetës së pavarur, lokale atëherë, “Koha jonë, zotërinjtë Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, sepse botuan një informacion të shkurtër rutinë me titull “Tanket shkonin drejt veriut”. Ishte fjala pë disa tanke të ushtrisë, që bënin levizje të zakonshme nga njeri vend në tjetrin dhe ky u quajt nga Berisha: “nxjerje e sekretit ushtarak”.
U burgos zëvendëskryeredaktori i gazetës opozitare “Zëri i popullit”, Shyqyri Meka, për arsye që askush s’e mori vesh. Në protestën e opozitës të 28 majit të vitit 1996 në Sheshin “Skënderbej” u masakrua gazetari i pavarur Bardhok Lala dhe u hodh gjysmë i vdekur në liqenin artificial të Tiranës. U masakrua në shtëpinë e tij intelektuali Edi Rama, për një shkrim që kishte botuar në gazetën “Koha jonë”. Kjo gazetë u shkrumbua totalisht nga njerëz të afërt me Berishën natën e 28 shkurtit të vitit 1997. Atje u masakrua deri në humbje të vetëdijës edhe gazetari nga Korça. Po atë natë u dogj “kioska e Fidelit”, kafene në Parkun “Rinia”, qendra ku pinin kafe të gjithë gazetarët. Në marsin e vitit 1997 u detyruan tre gazetarët shqiptarë të radios angleze BBC të largoheshin nga vendi, sepse u rrezikohej jeta.
Në mars të po atij viti, me Ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, të miratuar nga deputet e zgjedhjeve të manipuluara të një viti më parë, u vendos për herë të parë dhe të fundit në historinë e shtetit shqiptar censura zyrtare paraprake në media. U krijua edhe institucioni i cencures, i vendosur, për ironi, në Prefekturën e Tiranës. Në bazë të ligjit, të gjitha gazetat dhe botimet e tjera, para se të shtypeshin në shtypshkronjë, do të kontrolloheshin nga zyra e cencures në atë prefekturë.
Vetëm tri gazeta të kohës, sot të falimentuara: “Rilindja Demokratike” e Partisë Demokratike, “Rilindja” e Kosovës dhe “Albania”, gazetë pranë Berishës, e pranuan atë censurë. Të tjerat zgjodhën të mbyllin aktivitetin e tyre, derisa censura u hoq pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është historia dramatike e mediave shqiptare nën pushtetin e Berishës në gjashtë vjet të qeverisjes së tij të parë. Tani ai po flet për “padrejtësi” që po i bëjnë mediat atij.
E para media e lirë elektronike shqiptare zuri fill në pranverën e vitit 1997 në Vlorë, me emrin “TV Vlora”, pa liçencë kuptohet, që trasmetonte protestën historike të qytetarëve të atjeshëm për paratë e humbura në firmat piramidale. Më tej mediat e pavaruara elektronike filluan të liçencohet kur erdhi Partia Socialiste në pushtet, në verën e atij viti. Kur rierdhi në pushtet në vitin 2005, Berisha nuk mund ta zhbënte më median elektronike që ishte ngritur tashmë në këmbë, por u përpoq ta blinte me paratë e qeverisë me reklama fiktive qeveritare. Deri diku ia doli.
Sot kemi këtë media që e njohim të gjithë dhe për të cilën duhet të jenë krenarë të gjithë ata që kanë kontribuar realisht në ngritjen e saj, kryesisht gazetarët, por edhe ata që e kanë mbështetur me fjalën e mirë, por edhe me mjetet e nevojshme financiare. Në këtë situatë, duken krejt anakronike, sikur vijnë nga shekulli i kaluar, sulmet “me libër shtëpie” të Berishës ndaj mediave të caktuara, sa here shikon se ato nuk janë në favor të axhendës së tij të diskredituar politike. Por… ç’të bësh, vesi del me shpirtin, thotë populli. Kështu do të ndodhë edhe me zotin Berisha.
TV i berishes ankohet nga Berisha...pronari i TV eshte pasuruar nga Berisha Duke mos paguar taska,shfrytezuar punen ne te zeze te gazetareve,nje TV i mbushur me lajme te rreme,urrejtje, shpifje,nxitje mosbesimi ndaj istitucioneve,Ka qene shtojce e ideollogjise se saliut ,ideollogjise se dhunes,percarjes,ndarjes,Ka mbrojtur tere miliarderet qe Jane pasuruar pa' pune,vetem Duke shfrytezuar dobesine e shtetit,miqesine me pushtetit(Duke e blere me para),Ka nxitur e nxit veset ,ne te shumten e rasteve eshte rreshtuar ne pjesen me reaksionare te shoqerise,politikes,mbush programet vetem me kronika te zeza,e ben Shqiperine pis
O xhemal leshi ..xhelil xhahil huni ! Kushti ka 'llafosur' keto o i mjere ! PIRDHU hordhi e kriminelit !
TV i berishes ankohet nga Berisha...pronari i TV eshte pasuruar nga Berisha Duke mos paguar taska,shfrytezuar punen ne te zeze te gazetareve,nje TV i mbushur me lajme te rreme,urrejtje, shpifje,nxitje mosbesimi ndaj istitucioneve,Ka qene shtojce e ideollogjise se saliut ,ideollogjise se dhunes,percarjes,ndarjes,Ka mbrojtur tere miliarderet qe Jane pasuruar pa' pune,vetem Duke shfrytezuar dobesine e shtetit,miqesine me pushtetit(Duke e blere me para),Ka nxitur e nxit veset ,ne te shumten e rasteve eshte rreshtuar ne pjesen me reaksionare te shoqerise,politikes,mbush programet vetem me kronika te zeza,e ben Shqiperine pis
Berisha do të largohet kur ta marrë ai atje siper se është mallkim për shqiptarët Një kërmë që per interesat tij do digjte Shqipërinë
Në kilometrin e fundit është. Ka marrë ngjyrën e kërmës. Ky do hyjë në histori si antinjeri. Do festojë shumica e popullit ngordhjen e tij.
me nje fjale ata miqte e tu te Spakut te kane siguruar qe prej tyre nuk ka per ta gjetur gje?
Viti 1997.Sali Berisha shpallet armik i shtypit te lire. https://cpj.org/reports/1998/05/enemies97/
Jam dakort me G. Per ate larte! Per mua, para 20 vjetesh kur e kam takuar, konkludova we SB eshte Budalla. Dhe budallenjte jane njerezit me te rrezikshem ne planet!
Ky Spiun i Serbis ky i pa besë ky katundar që sbëhet kurrë qytetar që edhe Zoti i ri larg se gjen belan, ky që djeg Tiranën , Parlamentin e bën plot të zeza , ky që ka kapur spakun, gjykatat, televizionet, ky që shiti detin, lejoi varezat e ushtarve grek që lanë kockat këtu,ky që mundohet të nxijë vëndin tonë siç ka shpirtin e zi po i vjen fundi. Çfarë ndërtoi populli nga 1945-1990 ky ishkatroi Tani i ka udhëzimet nga Serbët për të shkatruar e djegur çfarë është bërë nga 2013. Por e ka të kot. I duhet prerë KOKA Gjarprit që ky vënd të eci përpara
SPAKU te gjitha i dine por perbindeshit nuk ka bole ti permendin as emerin, shkon ne SPAK i shane me nene e moter dhe gra dhe cfare u permban lista dhe del jep konferenc, ky eshte krimineli i 36 vitevr ne vendin tone
Ju thafte . ari atij qe e ngjizi faren e Sali Karaxhicit tek Sheqerja e per pese minuta qef te Karaxhicit ne gop malokje po e vuan nje popull i tere pre 36 vitesh Sali kafshen .
Eshte e vertete se çdo antishqiptar bën gam-gam ne te njejten menyre me saliKermen! Asgje me shume nuk gllamisin kunder Shqiperise serbet dhe greket shovenë. Ky dhe te gjithe ata, qe i shkojne pas jane bandite, qe paguhen me rroga te majme nga djersa dhe mundi i popullit nen petkun e te qenit ''opozitare''! Poshte banditet e rrjedhur nga trute , me ne krye sali Kriminelin!
Sali Berisha me të vërtetë është Njeriu i Zi i shqipëtarëve ndër shekuj, por shqiptarët (ata që e votuan) pse nuk hoqën dorë, pse e përkrahën? Pra, o njërëz, të shohim brenda vetes, të komandojmë mendjen e shpirtin tonë, njohjen e vlerave njerëzore dhe lartësimin e tyre. Ky është shpëtimi ynë.
Dhe ky do qe te jetoje dy dite si i paperdorur. Por dhe nese ka kete ide, fakti qe bllokon rrotacionin, i veteperdorur eshte! Ky dhe ahmet zogu kane qene zagaret me te ndyre qe ka gjetur ne Veri dhe ka ndersyer kunder VERIUT, jugu politik. Dhe VERIUT i thone jo ne, por saliu, zogu, DMTH tuajet! Ne krye te vetes vendos vllehe e boshnjake si Enveri e thote, hey, vellai im Veri, nuk ke gje nga une, por vllehet dhe SERBOSHNjaket...! Loje e vjeter sa toka. Por ndryshoni nje here o njerez te zotit! Te shohim perfundime te ndryshme!
Hamdi Jupe, legjenda e shtypit të lirë shqiptar. Pse na ke munguar?
Askusj nuk po e kupton qe sb eshte rrufepritese pet ata qe po e shfrytezojne,familja in primis.. Idea eshte te kapin sa me shume deri sa ti vije ngordhja se per pushtet nuk behet fjale