Kongres të mbarë...!

6 Maj 2026, 11:24Blog TEMA
Kongres të mbarë...!

Nga Ylli Manjani

Te ky Kongresi Botëror i Ligjit, besoj ne do prezantojmë arritjet e reformës me famë botërore të drejtësisë.

Rezultate të tilla si:

1. Ishte sistemi me 40 000 çështje në pritje dhe, pas reformës u bë me 100 000.

2. Marrja e një date gjyqi ishte me maksimumi 2 muaj vonesë, sot pas reformës e merr me 6 deri në 8 muaj nga seanca ku je.

3. Heqja nga puna e gjykatësve e prokurorëve pa hesap e kriter, me procese degjenerimi publik dhe nga një trupë e përzgjedhur kasapësh. U hoqën edhe ata që dhanë dënime me burgim të përjetshëm në emër të kësaj Republike që nuk mbron dot punonjësit e vet.

4. Agresionin ekstrem të drejtësisë penale ndaj lirisë së individit, dinjitetit, zotësisë e pasurisë së tij. Duhet ta prezantojmë modelin tonë të reformës, me moton se pa luftë klasash dhe po nuk u kënaq turma nuk ka drejtësi. Madje drejtësia e vërtetë bëhet nga gazetarët e burimeve, jo nga gjykatësit në sallë gjyqi.

5. Shndërrimi i arrestit me burg si masë ndëshkimi dhe dënimi faktik pa prova e pa proçes. Gjykata jonë penale e reformuar tashmë njeh dhe zbaton vetëm arrestin me burg. Mirë është që këtë pikë ta shoqërojnë me videon e arrestit të Presidentit Meta.

6. Drejtësia jonë penale e reformuar mund të fillojë proçedim penal edhe pa fakt apo ngjarje penale. Mjafton një përgjim, bisedë, apo denoncim inatçorësh apo anonimësh. Çështjet fillohen edhe për veprime e vendime që janë të ligjshme, mjafton një thashethem.

7. Gjykatësit e prokurorët e Republikës kanë dëshirë të varen nga ambasadorë të huaj, dhe jo nha Republika ku shërbejnë e paguhen. Duhet të prezantojmë edhe përvojën se si ja fut shqiptari shqiptarit për llogari të një shteti tjetër.

8. Sallat e gjyqeve janë si kafazë me blinda brenda, ku jo transparencë që nuk bëhet, po as garancitë e barazisë në proçes nuk sigurohen. I pandehuri në gjykim prezumohet shtazë, jo njeri me dinjitet e të drejta. Besoj se do jetë eksperiencë unike për t'u ndarë me botën ligjore fakti se gjykata nuk del dot as mbi Drejtorinë e Burgjeve... Edhe për këtë arritje ka pamje filmike pa fund.. Mund të organizohen edhe vizita në hotelin me 5 yje GJKKO.

9. Ndryshimi i Kushtetutës e ligjeve në këtë vënd është bërë si zinxhiri i pantallonave, që hapet e mbyllet disa herë në ditë. Besoj është unik edhe fakti se ne kemi një Kushtetutë ku në tekstin e saj gjenden fjalët korrupsion dhe krim i organizuar.

10. Ngritja e strukturave të posaçme/speciale, është bërë në mënyrë të përhershme. Të ngrira në Kushtetutë madje. I duhet prezantuar botës ligjore ideja se modeli i gjykatës së Nürembergut, mund të funksionojë përjetësisht. Duhet ta prezantojmë kryearritjen ligjore ku shteti i masave të posaçme e ka zëvendësuar shtetin normativ.

11. Si ndarja e pushteteve shuhet, kur zhduken ballancat ndërmjet tyre. Duhet ti spjegojmë me durim botës ligjore se si e kemi ndryshuar organizimin kushtetutues të pushteteve, ku asnjëri pushtet nuk lidhet gjëkundi me tjetrin. Duhet t'u themi se si kemi bërë jo një Republikë me 3 pushtete por tre Republika nën një pushtet.

12. Ashpërsimi i ligjeve nuk parandalon asnjë fenomen kriminal. Duhet t'u themi botës ligjore se sa më shumë ashpërsojmë ligjet e korrupsionit aq më shumë na shtohet korrupsioni. Njësoj edhe për trafikun rrugor, mbajtjen e armëve e madje edhe vrasjet.

T'ua themi botës ligjore mbarë këto gjëra se janë interesante.

Ja, me kaq gjëra them ta njohim kongresin e botës së ligjeve, se me më shumë arritje kam frikë se ngarkohen...

Mbase edhe bota mëson nga ne të ecë në rrugë të pashkelura....

15 Komente

  1. K
    Kallarja kuqe

    Perl kjo, tregon tamam ne cfare derexheje ka arrit sistemi drejtesise

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits//./////

      Tek kongresi ne do prezantojme edhe iniciativen "taze" , te sapomiratuar nga gjykata e larte , per "Nxjerrjen nga kafazi i qelise te qelbesirave te politikes" , nje shtojce e rendesishme kjo e reformes ne drejtesi.....besoj te huajt do ngelen me goje hapur nga kjo "perle" juridike e Shqiperise !!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Foni

        "Dire...", unë mendoj se duhet vënë qartësisht në dukje fakti, se ky vënd ka patur drejtësi vetëm për aq kohë sa ka qënë ministër drejtësie artikullshkruesi.

        Përgjigjjuni
      2. h
        hila

        Z.Ylli duhet ti kishe shtu edhe ndihmen qe SPAKU jon mund ti jape botes me prokurore notere e lodraxhij nga malet tona kreshnike.

        Përgjigjjuni
      3. K
        KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]

        O Ylli Manjani qenefi padrejtēsi kshu ka qen gjithmon su bē sot mor asgani Yll Bote.

        Përgjigjjuni
        1. Shqetesim serioz

          Megjithese nuk te kam patur per njeri serioze, Manjan edhe kur ishe agjytant i ps apo ministèr i lsi, ketu ke bere nje analize te drejtesise shqiptare si eshte: padrejtesi totale, e korruptuar dhe e kriminalizuar déri ne palce, eshte per tu uluritur me keta prokurore dhe gjykates bastarde, por dhe nje kushtetute paçavure Bota e civilizuar shqiptare duhet te shpetoje Shqiperine

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama, leri pikturat dhe shperbe drejtesine e re

            Sherbimi i funfit madhor qe Rama duhet ti beje atdheut eshte te ndyshoje Kushtetuten dhe te shkrije drejtesine e re. Nje nen i Kushtetutes duhet te thote se nje Nuremberg shqiptar duhet te hetoje e denoje Dadot e Banot, Kalate e Dumanet, se bashku me soj e sorrollop. Drejtesia duhet me Kushtetute ti jepet me koncesion Italise. Rama, nuk do mund te justifikohesh se kete drejtesi ta kushtezoi BE! Mallkimi popullor po zgjerohet per ty Rama dhe drejtesine tende te re.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kutuzovi

              Bota ka njerez racioal qe bjen dakord me nje ligj te vertete qe duhet te funksionoi si nje domosdoshmeri pe te mire e njeruit,por,por ama ka edhe nga ata qe nuk jane aspak racional dhe fladin mbrockullka nga mllefet..sic eshte ky komentues KEPI. I thote Ylli Manjanit qenef. Pse? Sepse ai nuk e kupton drejte Ylli Manjanin.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trubullira

                Ylli po goditet korupsioni ngs drejtësia Më para nuk bëhej fjalë për arestime e gjykime të krerëve të lartë të pushtetit e të opozitës Manjani bënë tymnaja kotë je dhe i drejtësis

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurizo

                  Thone sarkazma është shprehje e shpirtit frustuar- Nuk e gjejme dot kush të ka merzitur o ????… të gjesh gabime është gjeja me e lehte - Ylli be edhe një opsion të dyte cfarë do themi për korigjimin e gabimeve .. vetëm mos e be shumë të lehtë në leter se pastaj se kuptojme ????????????

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mjeshtēr Xhavit Karai

                    O Rexhep Bule Leka [ kepi ] po pse mor burr shan drejtēsin dhe ti ke qen komonist kur therje derrat nē kombinat tē mishit e boje si profesor nē njē koh qē ti ishe me 7 klas shkoll. O qē jan çu komēt e i bin kokēs.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niku

                      Të gjitha i ke thënë z. Manjani me përjashtim që Drejtësia e Re e bën me qëllim që të shkelë “të drejtat e njeriut” në mënyrë që i akuzuari të përvetsojë pasurinë e vjedhur dhe të dëmshpërblehet për çdo ditë burgu nga taksat tona. Meta e meriton dënimin, por jo kështu sikurse veprohet dhe mbasi Gjykata e Strasburgut të evidentojë shkeljet, ai do të dëmshpërblehet nga Shteti!

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesi e munguar

                        Ke bere radiografi te dreqesis (drejtesis) tone.Mendoj se duhet bere nje skaner me i imte e ndoshta nje egzaminim magnetik.Shoqeria jone ne shume drejtime nuk funksionon por,drejtesi nuk kemi fare.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lexues

                          Shu.e sakte..

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hallexhiu

                            O manjan un jam nje viktim e drejtesise se re e pse ti ke gjithmone te drejte une prap te them mos u lodh se keta nuk degjojne ,ketyre po ja kthen vendimet strasburgu e keta prap nuk pyesin ,o manjan keta vetem nje gjuhe kuptojne dhe po u vjen ora .e more vesh sa prona jan bler jashte nga 2023 ,te deklaruara diku 1 miliad euro dhe meriten me te madhe e ka dumani .kaq mjafton qe ky shpirtezi e injorant te kalbet ne burg

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje