Deliret e ditës së lirisë së medias!

6 Maj 2026, 13:16Blog Artan Fuga


Të jesh gazetar nuk do të thotë se automatikisht e di se cili është roli i medias në shoqëri. Sikurse të jesh pedagog nuk do të thotë të kesh përfytyrim të saktë për sistemin shkollor dhe veset e tij, apo sepse je mjek i mirë, ke kuptim të saktë mbi sistemin shëndetësor. Mund të jesh shofer i mirë, por nuk do të thotë se di se si menaxhohen rrugët.
E them këtë sepse dëgjoj ndonjë analist-gazetar, lëre të tjerë, që flasin për modelin e medias. Një vetëvlerësim gati narcisik.
Unë dyshoj fot se janë mbeturina të një përqasjeje utopike dhe propagandistike që disa evangjelistë sollën te ne për median në vitet '90 dhe deri në mesin e viteve 2000, çka nuk kishte të bënte as me realitetin as me modelin e përgjithshëm.
Media si watch dog i demokracisë!
Ku e gjetën këtë përkufizim? Media luan rol të madh por ruajtësi i demokracisë është qytetari, jo media!
Si thonë deputetët se Kuvendi është tempulli i demokracisë! Posiiiii! Pasnesër! Plot djaj brenda!
Si kanë thënë studjuesit e medias, ta zemë Robert Merton : Funksioni kryesor i medias është të riprodhojë kulturën sunduese! Dhe të tjerë!
Lëre demokracinë! Të gjithë ashtu thonë. Edhe kullat prandaj i ndërtojnë! T'i shërbejnë demokracisë. Edhe trafiqet, edhe korrupsionin! Në të mirë të demokracisë!
Nuk doni një media kapitaliste? - pyet Walter Lippman? Ju duket e padenjë dhe me kufizime? Edhe mua më shumë se ju!
Por çfarë doni? Një media komuniste? Kujtoni se ajo nuk censuron?
Apo doni një media në pronësi të gazetarëve? Shumë mirë! Por, me çfarë investimesh do të mbahet? Me subvencione shtetrore? Nuk do varet nga shteti? Me reklama? Nuk do të varet nga reklamuesit?
Kujtoni se media me pronarë gazetarët nuk censuron? Of, si dreqi!
Apo do të financohet nga publiku? Nga cili publik sepse segmentet e tij janë në konflikt me njeri tjetrin!
Prandaj vulos Lippman duke thënë se ju nuk do të gjeni asnjëherë një model të përkryer mediash, nuk keni përse ja lëshoni detyrat tuaja qytetare as medias, as intelektualëve, sado të vlertë!
Kujtoni se media opozitare është objektive? Të shkrihesh së qeshuri!
Bëj shaka ta kritikosh opozitën, të rrjep! Mbron çdo gomarllik të çdo opozitari si lulemosmëprek, ulur në paga mujore pashallarësh!
Media nuk është pushteti i katërt, sikurse e përkthejnë gabim, por një formë e katërt e organizimit shoqëror, që bën aq sa mund të bëjë për demokracinë, por jo gjithçka, e cila edhe ajo ka nevojë të kontrollohet nga qytetarët, duhet të mbrohesh nga media, sikurse të përfitosh nga potenciali i saj!
Por, kush kërkon një media të përsosur - thotë Lippman - që ta informojë objektivisht, do të zhgënjehet gjithë kohës.
Zaten deliret më të mëdha për median i dëgjoj çdo vit në 3 maj, kur shënjohet dita e lirisë së medias!
Më duket sikur është dita e poezisë!

5 Komente

  1. H
    Hasoni

    Bukur profesor!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrotull si fugë

      Media e lirë është shprehje e demokracis krahs të tjerave Por jo media që nuk thotë të vërtetën, ose thot gjydëm të verteta ose ca më keqë që paguhet për dezinformim shpërqëndrim ose flasin ndtyshe kush o paguan më shumë Po gjithashtu media ose gazetarët gjoba vënës si dhe të lidhur me krimin Instivigacioni bënë punë të mirë në luftë kundër korupsionit por pa vënë gjoba vetë se quhet korupsion

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk ka média

        Pse ka média ....!. Une shikoje disa me mikrofon ne dore qe qendrojne si kukulla dhe i buzeqeshin shokut Sali kur shoku Sali buzeqesh.....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roli i medias

          “Gazetaria është arma më e fortë për të ndriçuar ose për të errësuar mendjen e një kombi.” (Faik Konica) ________________________ Prof.Fuga ka këndvështrimin e vet, por problemi nuk është si është katandisur media, por çfarë është realisht në parim, pra si duhet të jetë. Dhe, media është realisht pushteti i katërt, madje më i rëndësishmi nga të gjithë pushtetet e tjera. E di pse? Sepse normalisht media ka për mision përçimin e të vërtetës te publiku. Media ka aq fuqi sa të rrëzojë qeveri apo dhe regjime, pra bën atë që një popull që i është shpëlarë truri nga propaganda nuk e bën dot i vetëm. Nëse të gjithë mediat i "kundërvihen" duke thënë të vërtetën një qeverie apo një partie të caktuar që është bërë parti-shtet, duke nxjerrë korrupsionin qeveritar, mashtrimet qeveritare, duke demaskuar propagandën, atëherë me siguri ai regjim nuk e ka të gjatë. Por nëse media është e kapur nga interesa të pronarit të saj i cili bën propagandë (se merr leje ndërtimi nga bashkia apo qeveria, apo fabore të tjera), atëherë ajo media i bën shpëlarje truri popullit, dhe siç dihet një pjesë e madhe e popullit nuk ka mendim kritik, dhe përton të informohet në disa burime të besueshme. Në Shqipëri kemi një simbiozë politikë-media që mbijetojnë e pasurohen më kurriz të popullit. Media me licencë kombëtare dikur janë favorizuar duke marrë reklama shtetërore. Pra nuk funksionon sistemi, është kalbur komplet, ëshyë bërë kçk, luftë për pushtet, popullin e konsiderojnë dele. Populli në këto është shpopulluar, se përveçse është vjedhur masivisht e lënë papunë, e kanë lënë edhe pa shpresë, se janë po të njëjtët politikanë që paraqiten pa pilë turpi si altarnativë. Taëlje më yë madhe me popullin nuk ka. Ça të bëjë populli? Yë bëhet watchdog i medias? Ku e pyesin ata të medias! Këta janë katandiaur mysybet, çensurojnë edhe komentet. Kjo është simplyomë e një regjimi autokratik të theksuar. Vetëm regjimet të tipit demokratura mafiize kanë frikë nga e vërteta dhe ngaqë nuk burgosin dot e nuk të pushkatojnë dot si në diktaturë komuniste, bëjnë çensurë dhe autoçensurë. Demokracia ka institucione që ruajmë balancat. Psh për median është AMA. Ça bën AMA? Asgjë, lë mediat e regjimit të bëjnë si të duan, qoftë edhe me licencë kombëtare, se përndryshe i heqin nga puna. A ka media nën kontroll opozita, më saktë Saliu dhe PD? Patjetër. A bëjmë propagandë? Patjetër. Është kalbur sistemi. Peshku qelbet nga koka. Në 35 vite poliyika e korruptuar ka korruptuar sistemin, përfshirë një pjesë të madhe të medias.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            Gardhjetaret,analdhistet,pordhtalistet,pordhlitikanet fjalorin " brilant" brenda familjes e fisit i kane ne perfundim,pritet kur te fillojne nga komshinjte,lagjia.etj etj e ku ta di une.Kesaj i thone tamam " mungese e lirise se medjas fjales se lire " etj etj.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje