Kadare mes Fermës dhe Harvardit

8 Maj 2026, 11:30Blog Ag Apolloni

Umberto Eco, pak para se të vdiste, pati botuar disa ese ku trajtonte një tip njerëzish që janë në gjendje të shkojnë në çdo emision e format mediatik vetëm për të tërhequr vëmendje. S’ka rëndësi se çka thonë, s’ka rëndësi sa dinë, me rëndësi është që pastaj kur të dalin në rrugë, njerëzit të thonë: e njoh, e kam pa në televizor. Popullariteti i bën të lumtur.

Një person i tillë i lumtur është edhe Mimoza Ahmeti, një poete nga Shqipëria, që njihet si “më e mençura e Fermës”. Disa të mençur kanë thënë: nëse ndihesh më i mençuri në dhomë, ndërro dhomë! Po e ndërruam fjalën ‘dhomë’ me ‘fermë’, e kuptojmë se sa i mençur duhet të jetë dikush që ka hyrë aty dhe ndihet superior ndaj atyre që e rrethojnë. Mos ta tjerrim më tutje, se bëhet parodi.

Pikërisht, nga më e mençura e kësaj “dhome”, ku s’pritet të gjesh njerëz të dijes, vjen deklarata relativizuese: mendoj se Kadare nuk e meriton gjithë atë sukses që ka.

Ky është gjykim nga Ferma. Mund të pajtoheni me të, mund të mos pajtoheni. Ferma foli.

Tjetër gjykim ka Harvardi. Javën e kaluar, në Universitetin e Harvardit, u mbajt një diskutim me titullin “Arts & Humanities on the edge”, ku pata rastin ta takoj edhe kritikun e mirënjohur James Wood, i cili ka shkruar disa herë për veprat e Ismail Kadaresë. Pasi i tregova që ia kisha lexuar të gjitha shkrimet për Kadarenë, ai më tha: oh, ka qenë fantastik, gjithmonë kam besuar fuqishëm se ai njeri e meritonte çmimin Nobel.

Nejse! Kështu thonë këndej kah Harvardi. Ndryshe mendojnë andej kah Ferma.

9 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Se sa i ditur është një njeri duket edhe nga zgjedhjet që bën. Po iu bashkua stanit të idiotëve do të thotë se atje ndjehet vetvetja, e rrethuar nga lloji i vet.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tartufi

      Shum idiot ka dhe Hrdkari ,si ky qe pretendon cemime Nobel ,nuk duhet te cuditeni ,si ferma qe e shemton kete zvarites te Laverit te gjirokastres

      Përgjigjjuni
    2. r
      relativi

      Ndryshe kah Harvardi, ndryshe kah Ardvarki! Nje urti popullore thot: Hoxha nuk mund ti shkruaj hajmali familjes se vet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adja nga Tirana

        Bukur Ag! Urime mik i dashur! Televizioni ka lindur si kulture masive, ndersa aktualisht, pershkak te komercializmit, po e vret kulturen e mirefillte!

        Përgjigjjuni
        1. k
          ku kimia, ku ahmetllija

          Ahmeti, nuk eshte vecse, nje shkaravine, qe dhe krijimet e saj, si te tilla, e bejne ate te mendoj se eshte moderne. Por me ne fund, ka bere nje zgjidhje te mencur, duke gjetur alter egot e saj, ne fermen e kafsheve, sidomos birazerin nga kosova.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Krokodil Danti

            Si shkrimtar Kadareja e meriton suksesin qe ka patjeter. Per ne qe e kemi lexuar Kadarene perpara viteve 90 gjithmone ka qene ushqim shpirteror sepse e shifnim si te vetmen dritare qe dikush shkruante me pakez drite per situaten ose na pelqente ta shifnim ashtu. Por duke e ditur dhe njofur mire ate qe quhej lidhja e shkrimtareve dhe si funksiononte ajo referuar sistemit komunist mund te them se Kafarese i mungoi kurajo qe te hiqte nga vetja çdo dyshim dhe kjo mungese e perbalti ate me apo pa te drejte.

            Përgjigjjuni
            1. a
              american23al

              Shkrim i goditur sakte. Mehmeti eshte vertete zhgarravine e shoqerise shqipetare……

              Përgjigjjuni
              1. J
                Josi

                Se mos lexonte Agai dje,që të mendoj ndonjë gjë të mençur sot!!!Edhe Moza në këtë kontekst duhet ta ketë thënë!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rudin Gunga

                  Mendoj se artikullshkruesi duhej ta kish bere me te kthjellet titullin: "Bagetite (dmth, Ferma) perballe njerezve (dmth, Harvardi). Dihet qe te paret nuk e kuptojne Kadarene dhe nuk ka si te mendojne mire per te.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje