Shqiptarët mund të mos ndërtojnë dot institucione serioze.
Mund të mos mbajnë dot përgjegjësi publike.
Mund të mos respektojnë radhën, ligjin, profesionin, votën apo edhe vetveten.
Por një gjë e bëjnë në mënyrë perfekte, me një talent që do duhej futur në UNESCO si pasuri kombëtare: llogjet nëpër kafene dhe fejsbuqe.
Aty jemi superfuqi.
Në tavolinën e kafesë shqiptari është njëkohësisht kryeministër, trajner kombëtareje, prokuror i SPAK-ut, ekspert ekonomie, strateg ushtarak i NATO-s dhe profesor filozofie politike.
Me një ekspres të gjatë përpara me tre lugë sheqer dhe një cigare në dorë, zgjidh krizën në Lindjen e Mesme, rrëzon qeverinë, shpëton opozitën dhe reformon drejtësinë.
Pastaj çohet, lë 10 lekë bakshish, krruhet poshtë barkut, pështyn dhe shkon në shtëpi të ankohet se “Ky vend nuk bëhet”.
Në Facebook? A në Facebook pastaj arrijmë nivel tjetër qytetërimi. Aty çdo analfabet funksional bëhet akademik. Shan dhe komenton pa lexuar statusin apo shkrimin e tjetrit. Shkruan për të kundërshtuar dhe jo se ka kuptuar.
Në Facebook çdo militant bëhet moralist. Çdo militar bëhet filozof. Çdo patronazhist bëhet patriot. Çdo i korruptuar bërtet kundër korrupsionit. Dhe çdo njeri që nuk ka lexuar as gjysmën e një libri në jetën e vet, shkruan statuse 3 mijë fjalësh për demokracinë, kombin, tradhtinë dhe moralin europian.
Popull që nuk ngrihet për të drejtat e veta, por çohet në këmbë për një koment në Facebook.
Popull që nuk proteston për taksat, varfërinë apo vjedhjen e votës, por është gati të bëjë luftë civile për një status, një share apo një emoji.
Në Shqipërinë tonë të gjithë janë “të revoltuar”, por askush nuk lëviz. Të gjithë “e dinë të vërtetën”, por askush nuk merr përgjegjësi. Të gjithë “e urrejnë sistemin”, por në fund secili kërkon një mik në bashki, një kushëri në parti, një tender, një vend pune apo një favor.
Se shqiptari nuk e do ndryshimin. Shqiptari do vetëm privilegjin personal. Ndaj kafja dhe Facebook-u janë parlamenti ideal i shqiptarit; shumë zhurmë, shumë patriotizëm fals, shumë trimëri me fjalë dhe zero kosto personale.
Në Shqipëri njerëzit nuk maten nga puna që bëjnë, por nga mënyra si bërtasin. Nuk respektohet ai që ndërton, por ai që shan e shahet më bukur. Nuk dëgjohet profesionisti, por deliranti me internet dhe me profil me flamur kombëtar.
Dhe pastaj habitemi pse na qeverisin gjithmonë të njëjtët.
Fare e thjeshtë: Pushteti nuk ka frikë nga popujt që flasin. Ka frikë nga popujt që veprojnë.
Ndërsa ne kemi vite që kemi ngatërruar revolucionin me komentin dhe opozitarizmin me llogjet e kafesë.
Në fund të fundit, ky është modeli ynë kombëtar: Njëri vjedh. Tjetri ankohet. I treti bën status. I katërti bën “like”. I pesti "dislike." I gjashti shan gjithë mllef pa e kuptuar pse.
Dhe nesër të gjithë prapë në kafe, duke diskutuar pse Shqipëria nuk bëhet.
Nuk ka me nevoje te vihet emri i autorit nen artikull, apo eshte anonim?
Po nese ka nje media qe promovon llogjet dhe ben vetem llogje eshte pikerisht Tema
Të bëjmë pak llogje, or ti i llogjeve. Pse bloget çfarë janë, studime? O ti i lexuari i madh i gjithë bibliotekës Kombëtare e mëtej, njerzit edhe lexojnë libra, ndoshta më shumë se ty, edhe bëjnë llogje nëpër kafene. Jemi popull, që kur nuk kemi si i qajmë hallet tona, qajmë ato të botës. Me gjithë ato që ke lexuar nuk ke kuptuar atë pako gjë. Bëjnë lloje se dalin ca si puna jote që i ironizon, apo përçmon, kur gjithkush ka të drejtë të bëjë lloje e të kënaqet edhe me 3000 fjalë. Ndoshta ka edhe specialistë të fushave të ndryshme, filozofë, rkonomistë, inxhinietë, ushtatakë (apo i do të NATO-s ti), etj, si i caktoke ti janë a s'janë të fushës, kur edhe ti mund të mos jesh i fushës. Kjo të shqetëson? Mos i përfill, kaloje, apo diç të djeg. Jo të gjithë ata që bëjnë llogje janë si thua ti; madje mund të kenë arsim dhe të kenë lexuar e përvojë pune e jete më shumë se ti; madje, kuptuar thellë, jo si shkrimet e tua mediokre, po mediokrre fare me nivel gjimnazi, megjithëse ke lexuar (jo studiuar) shumë libra, por duket ti nuk i kupton, s'ke faj, aq di, aq dhe thua. Që të kuptojë njeriu duhet edhe të komunikojë, të shkëmbejë mendime si i sheh ai problemet, edhe pa lexuar, njeriu dëgjon, gjykon është qënje shoqërore, ndonjëher është dhe banal, por nuk duhet përbuzur, duhet kuptua pse. Oj, bëkan llogje njerzit dhe e shqetësokan të gjithditurin Stefa. Por kur shkruan llomoti, si këto të tuat duhen sqaruar njerëzit, jo me 3 mijë, por me 5 mijë fjalë, sepse, vijnë tek kafja dhe të pataksin, se, megjithëse nuk kanë lexuar asnjë libër, kanë lexuar hartimet e tua dhe të ca të tjerëve si puna jote, të gjithë të lexuar që na mbushin me mbroçkulla, më keq se llomotia e fakirëve kafeneistë. I bën shqiptari të gjitha ato që thua, se është i zoti edhe përgjegjësi mban, por s'ka ç'bën dhe si "analfabet funksionsl" (këtë veti populli ynë nuk e ka pasur as kur 95% e popullsisë ishin analfabet: e tregojnë folklori dhe aforizmat - e shpikët ju, analfabetët jofunksional). Po e gjithë bota bën llogje nëpër kafeneta, bën ndër masmedia, e jo në birrari apo jafene; të gjithë kanë halle, të gjithë diskutojnë si i kuptojnë problemet e telashet e kohës, janë njerëz, si ne. Ha, ha, Fejsbukët, për "atë" (llogjet) janë shpikur; masmedia publike, masive dhe e pavarur, pa censurën e "fejsbukëve" të të diturve, që priren nga shkrimet me porosi dhe ylefe të mira. Ç'të bëjë fukaraja, shfren aty, se e di se nuk e dëgjon kush. Dhe në e dëgjojnë dikush, nuk e lë të veprojë një më lart dhe atij të kreut i presin korromanen dhe e lënë popullin pabukë, që të bredhë dhe të lypë "si çifuti në shkretëtirë". Kjo është një përvojë e jetuar nga "llomotitësit" s'kanë ç'bëjnë: pushteti nuk merret me dhunë, ndaj dhe i janë shtruar kafeneve dhe fejsbukëve (jo vetëm tek ne, në të gjithë botën), or mik, që s'të pëlqen të llomotisin më shumë se ty. Militantët, patronazhistët, politikanët, atë punë kanë, të bëjnë filozofin, pse, nuk e di ti këtë. Dhe hajduti ashtu thërret, kapeni hajdutin, që mos e kapin atë, kjo dihet, nuk është ndonjë gjë e re: sëmundje e sisyemit që kemi zgjedhur, mos u anko. Ët, mos u anko, se ndonjë nga llomotitësit do të kërkojë ndryshimin e sistemit ekonomiko shoqëror, që të mos ketë më "vese" të tilla, atëhere na mori lumi; jo se këta tanët do të ndreqin botën, por nëse hapet flama në botë ç'do bëjmë. Populli, hollë hollë, nuk duhet të protestojë për taksat, se gjithsesi, në favor të tij janë, por për shfrytëzimin e punës së tij nga punëdhënësi; pronari i mjeteve të prodhimit, bosit. Ka ç'i bën bosit populli llomotitës, edhe sikur të ngrihet? Bosin e mbron kushtetuta, ligji, polici, shteti, gjykata, BE-ja, OKB--ja, USA, Franca, Gjermania, etj; ç'do shtet ngjashëm me to. Qeveria nuk ka frikë nga llomotitësit, por edhe Bosët, që përvetësojnë punën e këtyre logjistike të kafeneve. Nuk di nëse i kalova 3 mijë fjalë, por qe kështu është problemi, që t'i i lexuari i dynjasë nuk mund ta kuptosh, se atë kulturë të kamë injektuar, s'ke faj, është sëmundje e kohës. Lexo edhe pak klasikët opozitar (jo të politikës tonë) të sistemit të sotëm, që të kuptosh se ç'janë ligjet e kafeneve, politikë më vulgare dhe e kuptueshme nuk ka. Dhe shfejnë, pa gjetur rrugëdalje, ky vend s'behet; se ashtu u duket, mehazalla se duan ta kuptojmë se është sistemi politiko-shoqëror që dikton.
Dule Zullumi ti je vërtetimi i asaj çka shkruan gazetari.
Pikërisht, për këtë humbi kohë Dulja i shkretë dhe u mundua të mbushte kuotën me 3000 fjalë. Dhe që ti të gjeje prototipin. Por mbroçkullat e Stefës ka njerëz si ty, që u pëlqejnë të përhapen; pse Stefa nuk i ka llogjet e tij me 3000 fjalë, kujt i drejtohet ai vetes? Ja një llomoti me rreth 200 fjalë. Ata, patronazhistat, militantët, të palexuarit e kanë fajin, që s'bën përpara ky vend! Një mospëlqim tek Dulja dhe një pëlqim për vete, njëjtë sikur ta kishte shkruar Stefa i gjorë me dorën e tij. Ore, se mos kaloj masën dhe na vë ndonjë fletrrufe, edhe këto gallata i numëron si fjalë? Shih përmbajtjen jo fjalët.
Nuk respektohet ai qe nderton, Por ai qe shan e shahet me bukur. Shkruan Zoteria i artikullit. Mirpo te gjithe ndertojne ne toke te grabitur. Kryesonin komunistet e partizanet 'çlirimtar' pas 1944. Pastaj vijne Aparati i Represionit, bashkimet profesionale, kontrolli puntor, avandgard te rinise e kontrollit puntor; arme mbajtes-pushkatues e nder biruca torturues. Pas 1990 u turren ne token e tjetrit dhe te persekutuarit. Iken nga syte kembet e shkuan ne Tirane, nen parullen Toke e Xanun. Atehere qeverisin te njejtet- thote artikull shkruesi- se nuk respektohet ai qe nderton. Tani te gjithe bashke pronar e bashke hajdute. Steka e ngulur nga tranzicioni post komunist shkone aq larg, sa ata duhet te kthehen nga fillimi e dote nuk kthehen se duhet te bajne vetevrasje. Dora qe realizoi kete qesh dhe atje ne varre ku asht duke thene: me ne fund ju dhash te hani sapunin per djath dhe ju pelqeu. Tani shani, mallkoni, shkruani neper rrjete sociale, flisni çka te doni neper kafene por mos harroni se jua a kam shkulur dhembet, nuk kafshoni dote se kamarja e turpit do ju rendoje nder breza mbi shpine (Ligji 7501). Dikur ju mbanim me Ligjin; Agjitacion e Propogand, te mos flisni dhe tani flisni sa te doni e kur te shkoni te flini mos harroni 7501 se po u abrogua ai duhet te zhdukeni andej nga keni ardhur ne Qytete. E qyteti fiton gjithmone mbi fshatin se ashtu jane ligjet e gjithsise(!).