Ka një ironi të hidhur mbi realitetin politik shqiptar, ku dikur opozita ishte thirrje dhe sot është jehonë. Partia Demokratike, që u ngrit si zë kundërshtimi, sot endet si një trupë e lodhur, e frikësuar edhe nga hija e kryetarit të saj. Pra, opozita nuk është më përballje. Ajo është kthyer në një pasqyrë të shtrembëruar ku pushteti sheh veten dhe qetësohet. Dikur e trondiste sistemin, sot thjesht po shërben ta zbukurojë atë me iluzionin e pluralizmit.
Në këtë shuarje të ngadaltë të opozitës nuk ka vetëm humbje votash, por ka humbje kuptimi. Nuk ka më ide që lindin nga brenda partisë, por vetëm përsëritje të zbehta të ideve që dikur i jepnin asaj identitet. Nuk ka më guxim për të thyer rrethin e mbyllur ku kryetari ka lidhur bashkëpunëtorët e vet, por vetëm pajtim të heshtur me një realitet që i mban të gjithë peng të së njëjtës figurë. Dhe sa më shumë ngushtohet ky rreth, aq më shumë zbehet edhe vetë opozita.
Por më e rëndë se kjo zbehje është heshtja turpëruese që e shoqëron. Një heshtje që nuk vjen nga padija, por nga llogaria; që nuk lind nga pafuqia, por nga dakordësia. Sepse kur një lider edhe i sanksionuar nga perëndimi, edhe i përballur me drejtësinë, edhe humbësi më i madh i viteve të fundit politike kandidon pa asnjë alternativë reale, heshtja nuk është më neutralitet — është zgjedhje.
Ndërkohë, mbi gjithë këtë teatër politik qëndron një e vërtetë e ftohtë. Fatkeqësia më e madhe e opozitës nuk është vetëm brenda saj, por edhe në mënyrën se si ajo po i shërben pushtetit. Sepse pushteti nuk ka nevojë për një kundërshtar të fortë; i mjafton një kundërshtar i lodhur, i parashikueshëm dhe i mbajtur në jetë si dekor i demokracisë. Një opozitë e tkurrur, edhe nëse nesër nxjerr vetëm pak deputetë, mjafton për të ruajtur fasadën e garës politike dhe vazhdimësinë e një pushteti që nuk ndjen rrezik real. Prandaj figura e vjetër kërkon të mbetet në krye pa garë: jo sepse sjell fitore, por sepse tashmë të gjithë e kanë kuptuar se vetëm humbja e opozitës është fitore për kryetarin e saj.
Por, opozitat që mbyllen rreth një njeriu shuhen bashkë me hijen e tij. Vetëm ato që hapin dyert për mendimin, garën dhe brezin e ri mund të bëhen shpresë për qytetarët. Partia Demokratike, edhe pas humbjes së rëndë të vitit 2025, vazhdon të kërkojë shpëtim tek i njëjti emër, tashmë i konsumuar politikisht dhe i rënduar nga konfliktet me drejtësinë dhe izolimi ndërkombëtar. E thënë qartë, kjo nuk është më një betejë për fitore politike. Kjo është vetëm një përpjekje për mbijetesën e një kryetari që e ka lidhur fatin e partisë me fatin e vet. Dhe kur një forcë politike humbet guximin për t’u përballur me vetveten, ajo pushon së jetuari për të ardhmen dhe nis të tërhiqet zvarrë nga nostalgjia e së shkuarës.
Kështu rrënimi nuk vjen më si krizë, por si ritual. Fjalët thuhen, por nuk peshojnë; betejat shpallen, por nuk ndodhin; koha kalon dhe rrënimi bëhet më i thellë. Pra, ndryshimi nuk shihet më si shpëtim, por si rrezik.
Në fund mbetet një pamje e trishtë. Një opozitë që nuk është më kundërshtare, por dëshmitare e vetvetes që shuhet. Një trup që ende lëviz, por nuk jeton më. Një zë që ende dëgjohet, por nuk thërret askënd. Dhe kur historia të kthejë faqen, ajo nuk do të pyesë vetëm kush foli më fort, por edhe kush heshti kur duhej të fliste.
Opozita u krijua nga lobi serb me nderhyrje brutale ne marrjen e drejtimit te saj me force dhe ngjarjen e shkodres ,grusht shteti,fazllici ne komitetin e sigurise,prania e nje komandoje serbe ne kryeministri me 11 janar etj.Mos u merrni me prrallen e sigurimsave por zbuloni agjentet e huaj aktive ne shqiperi
U krijua nga ish sigurimi i shtetit prandaj është plot me spiunë.
O u qifsha ropt, po çfar prisni nga opozita ku vigani Sali Berisha, I vetem, I pamposhtur po lufton si luane per ju bythepambuke qe as ne protesta se perkrahni. O u qifsha ropt!
Opozita e Saliut është kthyer në një mulli fshati që bluan pa drith pra vjen kot vërdallë nëpër rrugët e Tiranës .Pra populli duhet të shikojë një opozitë zonjë të ri formatuarqë luan me një program konkret me objektiva të realizueshëm me një strategji të qartë që di të bëjë propgandë dhe që bind në ato që thotë,kërkon dhe kritikon qeverinë për gabimet dhe mos realizimet . Populli është lodhur dhe neveritur me një opozitë mostër që ka 35 vjet që e zvarit rrugëve të Shqipërisë se ashtu i vjen për shtatë një politikani bastardë si Saliu që për interesa të tij dhe familjes biologjike i ka shitur dhe hedhur në koshin e plehrave interesat e opozitës si PD dhe të votuesve dhe militantëve të saj që flënë rrugëve duke pritur të fillojë protesën e radhes Sali koburja me vulën e non gratës në kurriz .Për sa kohë opozita e gjithë spektrit të djathtë do të mbajë shpresë tek Saliu dhe ca kunguj të tjerë që kanë 35 vjet në drejtimin e saj ,kjo situatë e pa shpresë i është rezevuar asaj dhe militantëve që presi të bëhet rrotacion pushteti . Saliu ka shumë vjet që është purthosur dhe shurrosur politikisht ( jo biologjikisht) sepse pleqëria është bilet vetëm për ardhje për të gjithë ndaj dhe nuk mund ti varet përsëri këmbora për të udhëhequr tufën (figurativisht e them). Vetëm ri zgjedhja e Saliut në krye të PD sa zgjatë agoninë e ksaj partie dhe shuan shpresat për të ardhë në pushtet në 2027-2029 .Sa e largët dhe e zbehtë duket kjo dritë në fund të tunelit për të ndrçuar rrugën drejtë pushtetit të ksaj opozite të çakorduar dhe të ikur në drejtim të pa ditur .Figura të admirueshme në PD ka shumë por nuk i afron kush dhe jemi para një fakti të pa kundërshtueshëm që i vetmi njeri për tu zgjedhur Kryetar i PD është Saliu sepse ai i eliminojë disa figura që guxuan të paraqesin kandidaturat për kryetar . Por a të lë Saiu ti bësh hije sa të jetë gjallë biologjikisht ??!!! Larg qoftë kjo gjëmë,.