Rruga në të cilën po ecën PD të çon në arkën e drurit

11 Maj 2026, 11:10Blog TEMA
Rruga në të cilën po ecën PD të çon në

Nga Fitim Zekthi

Partia Demokratike ka hyrë prej kohësh në një trajektore mjaft të rrezikshme për të dhe për opozitarizmin në vend. Problemi më i rëndë i saj nuk është gjendja e rëndë, por pamundësia për të parë dhe për të njohur gjendjen e rëndë. Ajo është partia më e madhe dhe e vetmja që ka potencialin të shërbejë si forca që mund të rrëzojë ose si forca rreth të cilës mund të mblidhen të gjithë faktorët opozitarë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.

Një parti në opozitë, parimisht, që ditën e parë që bie në opozitë përpiqet të bëjë disa gjëra bazë, të cilat kur të vijë dita e zgjedhjeve pas katër viteve të fitojë zgjedhjet.
Gjëja e parë, gjetja e narrativës së duhur, përcaktimi i diskursit të duhur, fokusimi tek problemi i duhur që ka vendi.
Gjëja e dytë është ndërtimi i një atmosfere demokratike brenda partisë, ndërtimi i një ambienti ku gjithkush ndihet mirë dhe i respektuar, ndërtimi i një hapësire të brendshme debati dhe diskutimi ku gjithçka thuhet lirisht dhe pa drojë.
Gjëja e tretë është marrja një e nga një e grupeve të votuesve të cilët parimisht votojnë partinë e opozitës dhe artikulimi i çështjeve që i bëjnë këto grupime të votojnë opozitën kur të vijë dita e zgjedhjeve.
Ka edhe shumë të tjera, por këto thoshte David Lidington, një ish-drejtues i Partisë Konservatore që fitoi zgjedhjet me David Cameron në Britani në vitin 2010. Ai sillte përvojën e partisë së tij, e cila vuajti 13 vite në opozitë, dhe thoshte se Partia Konservatore këto gjëra i bëri keq.

Partia Demokratike në Shqipëri dhe lideri i saj Sali Berisha nuk po i bëjnë keq këto gjëra. Ata nuk i kanë fare në llogari, nuk i kanë fare në rend të ditës. Ata po bëjnë prej kohësh të kundërtën, po i përkeqësojnë edhe më shumë gjërat vazhdimisht.
Partia Demokratike dhe kryetari i saj bëjnë gjithnjë të njëjtën gjë dhe e bëjnë keq. Gjuha politike e PD-së është konfliktuale, radikale, pa substancë mbi idetë dhe vlerat e djathta, është një gjuhë që nuk shenjon problemet dhe nuk identifikon zgjidhjet për vendin. Është një gjuhë që e zhvendos problemin, e zhvendos përgjegjësinë, është një gjuhë shfajësuese në lidhje me përgjegjësitë e PD-së dhe është një gjuhë totalisht denoncuese.

Duke qenë e tillë, kjo gjuhë nuk mund t’i drejtohet kurrë gjerësisht shoqërisë. Kjo gjuhë do t’i drejtohet gjithnjë e më shumë një pjese të shoqërisë që zvogëlohet. PD nuk ka identifikuar një çështje ose dy-tre çështje që të jenë zemra e problemeve të vendit dhe të identifikojë zgjidhjet për to. Këto duhet të jenë edhe çështjet që shqetësojnë më shumë shoqërinë. PD flet për korrupsionin dhe krimin, për drogën dhe mafien dhe denoncon pandalur njerëz të shumicës qeverisëse. Korrupsioni dhe krimi janë vërtet tmerrësisht të përhapur, por nuk mund të jetë kjo çështja kryesore e artikulimit politik të opozitës. Në qoftë se do të ishte kjo, kjo duhet të shoqërohej natë e ditë me mënyrën se si PD do ta zgjidhte dhe do të bindte njerëzit jo vetëm që kjo është çështja, por që zgjidhja që jep PD është zgjidhja më e mirë dhe e realizueshme nga PD. Kjo nuk ka ndodhur. PD nuk ka thënë asgjë serioze që të bindë shoqërinë se si do ta zgjidhë këtë.

Në lidhje me atmosferën e brendshme, PD nuk ka krijuar një ambient demokratik ku mbahen zgjedhje të lira, ku garohet lirisht, ku debatohet lirisht, ku flitet lirisht, ku nuk ka armiq dhe tradhtarë. Përkundrazi, PD ka ndërtuar një ambient të brendshëm helmues dhe acidik njëkohësisht. Ambienti nuk lejon të gjallojë asgjë ndryshe nga gjuha dhe narrativa e kryetarit. Në lidhje me grupet shoqërore që janë ose mund të jenë votues të natyrshëm të PD-së nuk kemi asgjë. PD nuk ka një gjuhë ose një regjistër të besueshëm as për bizneset, as për punëtorët, as për të persekutuarit, as për pronarët, as për fermerët dhe as për studentët. Ka vetëm fjalë ose fjali të shkëputura sipas kontekstit. Me mënyrën se si po shkon drejt zgjedhjes së kryetarit dhe me mënyrën se si po i përkeqëson gjërat, ajo i shëmbëllen dialogut të famshëm të Mikhail Bulgakov tek libri The Master and Margarita.

Në këtë vepër të mrekullueshme të Mikhail Bulgakov ka një dialog të jashtëzakonshëm mes Mikhail Alexandrovich Berlioz-it dhe Ivan Bezdomny-it, njëri shkrimtar dhe tjetri botues. Njëri thotë: “Imagjino të bëhesh kryetar, të jesh kryetar, të drejtosh, të komandosh, të kesh pushtet. Më pas mëson se të ka prekur kanceri i mushkërive. Nis e të kap tmerri. Bobo po humb gjithçka. Familjarët fillojnë të gënjejnë. Shkon te mjekët më të njohur.
Më pas shkon tek mjekët popullorë. Më pas shkon edhe te fallxhorët. Përpiqesh të gjesh derman në mënyrat më të çuditshme dhe më irracionale. Nuk të intereson më askush dhe nuk do t’ia dish as për njerëzit e familjes tënde. Vazhdon kjo lloj lëngate dhe më pas e gjen veten në një kuti prej druri. Kjo është rruga e pashmangshme.”

Kjo po ndodh në PD. Ajo ka mësuar se është me kancer në mushkëri. Është lebetitur dhe kërkon zgjidhje. Ajo duket se po ndjek në mënyrë komplet irracionale (duke dashur të mbrojë pushtetin e brendshëm që ka) këshilla dhe “kura” komplet qesharake, deri edhe me fallxhorë. Ajo dhe kryetari i saj janë mbushur dhe mbuluar me gënjeshtrat që i japin njerëzit e ekipit, që i bëjnë qejfin kot. Si në dialogun e Bulgakovit, PD dhe kryetari nuk e çajnë fare për njerëzit e ekipit, për anëtarët e PD-së dhe për Shqipërinë, por kujdesen vetëm për veten. Me këtë rrugë kryetari i PD-së dhe PD do të përfundojnë politikisht në arkën e drurit si tek dialogu i Bulgakovit./ Mapo.al

16 Komente

  1. A
    Anton

    Po ti nëpër televizione tu çirrë zëri duke folur pro Berishës dhe kundër Ramës. Tani bënë leksion kilometrike, teorike se si duhet të jetë opozita. Njëri-zhabë pa shtyllë kurrizore

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire ***___***___Straits

      Duke pare interesin gjithnje ne rritje te analisteve dhe popullit , Universiteti i Tiranes po mendon te hape degen e re Master Shkencor "Studime te thelluara ne Berishizem" , ku dekan mendohet te propozohet Mero !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. C
      Ccg

      Ik or katunar. You moret në qafë PD dhe Shqipërinë me katunarllikun tuj. Mbas 35 viteve akoma me filozofi mbi demokracinë. Mbturina, plehra

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nn

        Fitimo ti je nga belshi le nam ore burr atje jan njerz fantastik pse po bon keshtu mos jep men kot mes uqerve qe zien oer hesap e veta .

        Përgjigjjuni
        1. B
          B

          Te kan shkerdhy belshiotet listene dasmes o peder

          Përgjigjjuni
        2. T
          TA. VË. LALA. SONTE

          Dole prap ti kok Pjepër, more katundar e mban veten dhe për profesor.Ti që në 4 fjali thua për shëmull(siç ka thënë filozofi i shquar filan) Ta dhjeu edhe Gazetari HILA dhe po na jep mënd doje të bëheshe dhe deputet me atë surat si Lepur .Bën mirë të kullotësh Lopën dhe ti lëpihesh shpellarit .Dhe mos ha mut shumë se qelbët Tiranën.Racë e poshtër

          Përgjigjjuni
          1. B
            BABULI TANGULI

            Fitim Zekthi miza nē byth tē kalit po kritikon parin pd se ka bēr shum gabime . Po Zekth bytha shum gabime ka bēr se ka vēn kandidat si puna jote pēr deputet. E a e pe ti sa vota more ? More aq pak vota se populli tē njef qē je debil e bythlēpirēs i pēshtir. E tani ky leck bythe del e kritikon. Pty rac muti

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kuptoni themelet

              Z. Zekthi, nuk e kuptoni që PD, qëkurse në themel, U POROSIT të krijohej, e kështu një krijesë ABSOLUTISHT artificiale dhe, si e tillë, as nuk ka qenë, as nuk mund të perfaqësojë opozitë të djathtë? E çuditëshme me ju, me politikën shqiptare, me diplomacinë perëndimore!!!!!!!!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. L
                LORA

                PD-ja jote po shkon me vonese atje ku e ka vendin,ne arken e drurit. Duhej te ish futur aty qe ne 1997-te,kur hodhi ne humnere shtetin e shqiptarve.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Realisti

                  Ky që ka shkruar këtë artikull është pjesë e problemit që katandisi PDnë në këtë pukë. Njerëz të paskrupullt që veprojnë vetëm në çfarë pjate u servilet sot. Plerat e kombit tonë janë zekthat me kompani që pasi I bënë fresk nongratës me dekada, kriminelit dhe vrasësit, të korruptuarit dhe mashtruesit, sot dalin dhe e kritikojnë. Vetë ky plerë thotë më I miri që ka opozita është Berisha. Tani thotë se Berisha po na çon në arkën e drurit. Lxojeni këtë https://www.balkanweb.com/me-i-miri-qe-ka-opozita-eshteberisha-fitim-zekthi-qeveria-bie-vetem-nese-do-rama/#gsc.tab=0 Plerë!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sarkazma

                    E mo shoku Sali!Edhe mekaniku i Cerrikut po te sulmon politikisht,se nuk e fute ne listat e mbyllura,si plepistet e tjere!?

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Selami Ferati

                      O Dire Straits kam njē pyetje çfar ke kaq kunj me zotin Mero Baze çfar tē ka bēr qē nuk le koment pa bēr pēr tē. Kam lexuar ktu komentet e kam qesh me lot njē komentus tē ka sugjeruar tē shkosh te veterineri pēr vizit pse si pērgjigjesh por meresh me zotin Mero. Mero Baze ēshtē burr e ktē e ka treguar me Sali kriminelin kur kishte pushtetin e Mero skishte frik por i ka dal pērball si burr prandaj mos u mer me Meron se Mero e ka treguar se çfar burri ēshtē. Po ti pērgjigju komentusit a shkove te veterineri.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fshatari

                        PD ka 10 vjet qe ka perfunduar ne arken e drurit. Problemi eshte se te huajt nuk kane vendosur te futin arken e druit nen toke. Ndaj dhe nga arka vjen ere e keqe qe po qelb ambjentin politik te qelbur Shqiptar. Ne 10 vjet kufoma eshte dekompozuar aq keq sa edhe qelbsilleku i poitikes Shqptare nuk e fsheh dot eren e keqe.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Botë e qelbur

                          Sa ma shpif ky llapaqen që nuk di të lidh dy fjalë dhe na bën shkrime .... Pa le, e mban veten për demokrat. Dmth përparimtar. O zot si u katandisëm.

                          Përgjigjjuni
                          1. ?
                            ???? Xhelua , autokton 1400 vjeçar në Zall-Bastar

                            █ Për : Dire ***___***___Straits █ Oooooo Dire ***___***___Straits, të kam zili për taktin , pedagogjinë, kurajon , mprehtësinë, konfuzionin aktiv , kurajon tuaj . █Te lutem dergoji çdo ambasade Amerikane ne Botë këtë mesazh █ : DEEP STATE IN USA ORGANISED, MANAGED BY KASH PATEL AND 2 CHIEFS OF POLICE FROM CALIFORNIA SINCE MAY 2025. THANK YOU .Faleminderit Dire......

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mesuesi

                              Z. Fitim , kjo PD qw ne e pritem me gezim e te zhuriturit , qe e mbeshtetem pa kurrefare kushti , ka kohe qe eshte shtrire ne dy tre dhoga meiti , per te mos thene qe Ajo aty ka lindur ( ne arkivol ) . Ne nje fare menyre Berisha eshte nje fare Kolombreje si Ajo e D. Buxatit . E keqja qe na ndjek si hije ....

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje