Prokurori sadist si teoricien i demokracisë!

11 Maj 2026, 19:00Blog TEMA
Prokurori sadist si teoricien i demokracisë!

Nga Artan Fuga

Vite më parë më ra në dorë një libëri shkruar nga Bedri Spahiu ku ai bën një lloj kërkese falje për dënimet e dhëna prej tij si prokuror në vitet e para pas çlirimit të vendit nga nazistët, pra në gjysmën e dytë të viteve '40.
Dihet historia e tij. Partizan, orator komunist, dhe pas çlirimit të vendit në funksione shumë të larta në parti dhe në pushtet derisa në mesin e viteve '50 përfundon edhe ai në burg, dhe në internime deri sa ra komunizmi.
Më pas ai boton një libër ku përmblidhet një lloj ditari i kalvarit të tij, refleksione, kujtime, letra që nga biruca i dërgonte kryeministrit të kohës, Mehmet Shehut, etj.
Në një moment Bedri Spahiu ndalet te statusi i të burgosurit në rregjimin dikatorial. Pak a shumë thotë se sa kohë një i burgosur nuk do të ketë të drejta atje në birucë, asnjë njeri jashtë burgut nuk është i sigurt se një ditë nuk do ta rrasin brenda edhe atë. Këtë ai e bazonte te fakti se të burgosurve pa të drejta iu merreshin pohime fallco kundër atyre që ishin jashtë burgut, dhe përdoreshin në luftën për pushtet!
Bedriu sikur ja ndjell se çdo t'i ndodhte Mehmetit 25 vjet më pas. Deponime që një Zot e di si ishin marrë e groposën edhe këtë të dytin.
Prandaj librin e Bedri Spahiut, një prokuror kriminel, e quaj librin më të mirë në shqip në shkencat politike. Aty ai hedh idenë e fortë se fati i atyre jashtë burgut është në dorë të atyre që janë në qeli. Ai nënthotë se fati i demokracisë vendoset pra në burg. Aty nis zbatimi i të drejtave të njeriut.
Duket sikur burgu, vetmia, privimi i lirisë, qelia, hapsana, e bën edhe prokurorin komunist, sadist të egër, filozof të demokracisë!
Kthimin e persekutorit në martir e njohim edhe në rastin e Shën Palit!
Por, jo vetëm!
Kjo nuk duhet harruar kurrë. I burgosuri mund të jetë akuzuar për vrasje, për vjedhje, për konspiracion kundër shtetit, për vjedhje, për shpifje, për aksidente me pasoja të rënda, për abuzim me pushtetin, për tradhëti, për abuzim me tenderat, për korrupsion, për shkelje të barazisë në tendera, për çfardo gjëje, në çdo rast ai duhet të ketë të drejta deri në një.
Të kuptohemi, jo vetëm për atë që është qeli, por edhe për ata që janë jashtë telave me gjëmba!
Edhe kur është shpallur fajtor me vendim gjykate Edhe kur është i akuzuar dhe ndodhet duke u hetuar në gjendje të lirë.
Mbi të gjitha, sido ta ketë emrin, çfardo posti të ketë mbajtur, president, ministër, kryeministër, kryetar bashkie, apo ka qenë murator, biznesmen, sportist, shkrimtar, pak rëndësi ka, përgjithësisht hetohet në gjendje të lirë derisa gjykata vendos për fajësinë apo pafajësinë e tij apo të asaj.
Kjo nënkupton që gjithkush që i provohet fajësia duhet t'ja shlyejë shoqërisë sipas ligjit dëmin e madh që i ka bërë.
Ama pasi është shpallur fajtor. Nuk ka përse të ekzistojë ndrojtja se prish provat. Dokumentet sekuestrohen. Bashkëpuntorët e mpleksur vihen para ligjet që pengimi i drejtësisë është krimi më i madh. Mbi të gjitha siç ndodh në Evropë nuk ka përse veprat penale të dikujt mblidhen për t'u dënuar njëherë e mirë. Cdokush nëse ka bërë faje dënohet për ato faje që vërtetohen. Nëse ka të tjera më pas, ka përsëri gjykime.
Por, nuk mund të mbahet mendoj dikush qoftë vjedhës tenderash, qoftë vjedhës xhepash me muaj a me vite në paraburgim, që është burg, sepse hetohet!
Kjo sepse prej dekadash, më vjen ndërmend letra e prokurorit kriminel drejtuar nën dikaturë kryeministrit diktator se qetësia jote nis nga unë këtu në qeli.
Se demokracia nis në burg!
Po deshët : Në paraburgim!
Pa të drejta, secili nga ne të pafajshmit është fajtor, lëre ata që janë në paraburgim!

25 Komente

  1. a
    arbër

    Respekte profesor per te vërtetat qe thua pa droje. Per fat te keq ,jemi shumë larg standarteve euroatlantike per te drejtat e njeriut ,madje per pjesën e gjyqesorit ne teresi si infrastrukture dhe mendësi nuk arrijme dot as Kosovën dhe Maqedoninë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire **___*********Straits

      ........"Qelbesirat e politikes" ne gare per zbatimin e ligjit.....ne fund te fundit tashme eshte e ligjshme te kerkosh te dalesh nga qelia , ishte nje "Update i Reformes ne drejtesi" , ...jo per gje por "Reforma ne drejtesi" version 1.0 , u pa qe kishte disa gabime qe shkaktuan mbushjen plot te "memories" Vip te paraburgimit , keshtu qe u vendos qe "Qelbesirat Vip" , per momentin ti ruajme ne USB te jashtme ...dmth ti dergojme ne shtepi.................ndoshta ne nje update tjeter te reformes , do vendoset nje amnisti per keta "te pafajshem" dhe le t'ia nisim nga zeroja reformes....ne fund te fundit nganjehere kur na dalin probleme madhore , edhe celularit i bejme "Factory Reset" ....!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. 3
        33 cm

        mbylle halene mor qelbesire e vrasesit, mbylle Dire kurva!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dyli

          Ja, foli me shpejtesi dhe Diareja ! Fatkeq. Injoranti nuk eshte fajtor se eshte budalla, eshte thjesht Fatkeq!

          Përgjigjjuni
          1. t
            tio

            o dhire me je bere si shaban qosja, sa shikon nje shkrim dhe fap komenti, s'te durohet fare...Gjynafqar.

            Përgjigjjuni
        2. s
          sapa

          Si eshte e mundur qe jo vetem politikanet ose pushtetmbajtesit te jene te korruptuar por edhe nje shumice e jashtezakonshme e njerezve te kultures dhe mediave?Edhe nje njeri me nje inteligjence te ulet e ve re qe te gjithe jane hedhur ne kundersulm per te penguar cdo hap sado te vogel qe mund te perparoje kunder atyre qe duhen futur pas hekurave!

          Përgjigjjuni
          1. b
            bedriu

            Mor qelbsir sapa 19.35 ,ma ha mendja qe mund te jesh shumë I korruptuar dhe hajdut ,ti duhesh çuar ne spaç qe ta kuptosh mire se çfare do te thote te vjedhesh shtetin.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              O shoku Bedri une i dua hajdutet pas hekurave dhe jo jashte!

              Përgjigjjuni
            2. A
              Askushi

              Çfarë shkruan profesor dhe ku të rreh çekani ty?!. Hane Shan hane Bagdat

              Përgjigjjuni
              1. @
                @.

                Artikulli ne fjal eshte shkruajtur per ata që din ta lexojn dhe kuptojn se per ç’far behet fjal. Dhe jo per ty o sapa as per bedriun që arsyeja ju ka then mos ja pafsha surratin.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Ms.

                Per sa kohe do te japin leksione per drejtesi e per liri bijte e xhelateve , edhe Purgatorin e Kemi shume ,( keshtu duket sikur na thone ATA...) . Sigurisht , ne kete kellire , te lumtur Jane budallenjte dhe maskarenjte , te cilet etalon Kane zmadhimin e plendesit .

                Përgjigjjuni
                1. n
                  niku

                  Nuk po kuptojme dot ,se pse ne sallat e reja te gjyqit qe u inaguaruan sot nuk ishin ndertuar tre kafazë xhami ,1 per gjyqtarin ,1 per prokurorin dhe 1 per te pandehurin dhe avokatin .Nuk eshte standard europian trajtimi jo I barabarte I tre subjekteve para ligjit dhe syve te shqiptareve .Gjithashtu nuk duket e drejte arsyeja e "sigurise "per te ndertuar kafaze xhami ,sepse ne kosove po gjykoheshin ushtarake profesioniste dhe terrorriste te trajnuar serbë pa kafazë fare.Shteti te punesoje njerez te afte dhe profesioniste per te garantuar sigurine ,mos te hedhin kot miliona leke pa rezultat

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Foni

                    Fluturime pindarike të një "filozofi", i cili në rini i shërbeu diktaturës më të urryer, sot është kthyer në një ultrademokrat, ku me parashtrimet që bënë, vë në mendime të thella edhe vëndet më demokratike të cilat as guxojnë t'i mendojnë dhe ëndërrojnë, jo më t'i bëjnë realitet ato që punëkoti ynë thotë.

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      nonen ish sigurimsave

                      ja dhe Foni gramafoni qe po i ben biografine qe ne kohen e Skenderbeut, po qe na permend edhe kohen e diktatures, ah, ne ate kohe Foni bente biografite e kojshive!

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Foni

                        Sa për 'nonën ish sigurimsave', të lumtë ajo gojë! Biografinë t'a bënte autori i shkrimit, një mender akademik, jo unë që nuk pash një ditë të bardhë në atë kohë nga ish sigurimsat dhe veglat e urryera në shërbim të diktaturës.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gega

                          Vesi dhee injoranca del me shpirtin o Foni. Pak a shum jan vëlla e motër.

                          Përgjigjjuni
                      2. d
                        dsa

                        I madh je Foni, je treguar tamam kopil, dmth bir kurve, ja ke fut bukur këtij presorit që na dërdëllit për demokracinë.

                        Përgjigjjuni
                      3. T
                        TARRAS LALA

                        Ore shqiptar shiko se çfar bēhet guzhunjeri rugaç imoral injorant Olsi Dado bēhet prokuror ! ! Njēsoi si pirati bēhet pap pra a e merni vesh ju se nē çfar demokracie e nē çfar Standarte jetojn shqiptarēt. 50 vjet i mbajti nēn thunder debili Enver Hoxha 35 vjet kemi akoma psikopatin malok hajdut kriminel Sali Bajgēn ja ky ēshtē Standarte i shqiptarve. Kush e ka fain vet shqiptarēt.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          Po pse e paskan fajin shqiptarët?? Shqiptarët nuk i dhanë votën 4 herë rrjesht sali bajgës! Ols dadon nuk e zgjodhën shqiptarët, e zgjodhën të infiltruarit e sali bajgës në drejtësi sepse paraja çon ujin përpjetë thotë populli

                          Përgjigjjuni
                        2. d
                          dsa

                          Ky me nder “profesor” titullin e pare ne kohen e koleres komuniste u be Bashkepunetor Shkencor ku mbrojti me nje fletore 4 lek te vjetra sulmin ndaj Frojd ku e derrmoje dhe e beri pa vlere studimin e psikoanalizes se tij, duke e perballur me normat e modelit komuniso-fastest Babai i tij Muqerem Fuga ish minister ne kohen e diktatures ka qene shok dhe mik i Bedri Spahiut. Profesor Tani vete ke thene publikisht qe nje pjese te kohes e harxhonte duke i rene me dore dhe kycet e duarve i ka te lodhura. O Mero Gelbaza boll me psikopatin Artan, qe ka dhene mesim bashke me Perparim Kapo-n (jo Kabo sic thote sot ai)ne Shkollen e Larte te Partise dhe drejtoreshe kishte nje kriminele si Fiqirete Shehu.

                          Përgjigjjuni
                          1. !
                            !?

                            Hë më të lumtë kështu e duan këta bastarde hipokritë, e vetmja gjuhë që njohin është druri, ajo që t'i bënë.

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Kemi qën në të njëjtën shkollë

                            Ky zotria është një anaëfabet kronik Shkrimet e tija janë për të qar hallin Është një lejfen Komunist I formuar me idealet e Partis Asgjë më shum se një Zhurmues

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              ILIR

                              Profesori indirekt mbron shokun e ngushte te nipit te tij Endri,por ky i fundit u trgua me i zgjuar.Ai beri cberi,i mbylli dhe ja mbathi.Ai ishte libri i mbyllur i perandorit dhe mesa duket ketij i interesonte ta largonte qe te mos i hapte petet lakrorit para prokuroreve.Atehere do vinte fundi i perandorit.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Messerschmitt

                                nga ky artikull duket shume qarte se: gjakdhjeri gerki arrixhinji mongol fuga esht ne nje panik total.....shpresoj qe te gjithe gjakdhjeri gerrki arrixhinji mongoli servi gerrrki te jene ne panik .......me USA nuk kruhet njeri ....

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xhulio

                                  Këtu është akoma mentaliteti komunist, ku ai të arreston në emër të popullit, dhe populli thotë ne s’dimë gjë, dhe aq më shumë kur të voton poulli. Kjo e velias, është turpi i SPAK, ku për pleshtin që ka vënë bast për dënimin e velias, po djeg institucionin, po humbet besimin që është vështirë ta fitosh. Të hetojnë duan, ti hetosh se si ka katapultuar një noter në prokuror nuk duan, atëhere kemi të drejtë të themi, që ky prokuror nuk është i vetmi, por jan dhe ata që e rrethojnë. Drejtesia jonë këtheu mentalitetin e te drejtes tek vetgjyqësia, duke humbur legjimitetin e saj.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje