Asgjë e re nga fronti i majtë. U shua “disidenca” me emrin Spiropali

12 Maj 2026, 11:40Blog Nga Hamdi Jupe

Asgjë e re nga zhvillimet në frontin e së majtës. U shua vetëm pas dy javësh edhe “disidencca” (në gotë) e ish – ministres Elisa Spiropali, menjëherë pas rënies së saj nga “kali” i pushtetit. Bashkë me të, u tulatën edhe mediat që shpresuan më kot të nxirrnin bukën nga “konflikti” i supozuar, i shfaqur befas në horizontin djerr të politikës shqiptare, pas disa regëtimave kritike të ish – ministres, për “mungesën e demokracisë së brendshme në parti.”  

Kryetari i partisë Edi Rama e paralajmëroi deputeten “të mbyllte gojën”, ndryshe, do ta shikonte veten jashtë partisë mavi. Këtë e konfirmoi vetë zonja në “fletë-rrufenë” e saj një ditë më pas në shtyp me thirrjet patetike: “Më përjashto!” Këto ishin thagma aq shumë të dëshiruara për shtypin, edhe ashtu të lodhur me monotoninë e politikës. “Thagmë Olimbi!” – thirri fallxhorja (mediatike) me sytë e ngulur në fundin e filxhanit të kafesë. Një pjesë e shtypit shpresoi se ka filluar, më në fund, një “gër –mërre” sharmante në partinë në pushtet, por zonja Spiropali pa me trishtim se nuk gjeti brohori tek të vetët për nismën turbulluese dhe prandaj heshti. Bëri mirë.

E njoh ca disiplinën në grupin parlamentar, sepse kam qenë deputet në kapërcyell të shekujve. Kemi patur një rregullore të brendshme të funksionimit të tij (ishin 88 deputetë socialistë) që duhej respektuar patjetër.  Ajo përcaktonte edhe pjesëmarrjen, edhe mënyrën e votimit të deputetëve. Po të ishte në fuqi ajo rregullore sot, zonja Spiropali do të duhet ta shikonte veten jashtë grupit parlamentar. Pjesëmarrja në seancë nuk është dëshirë e deputetit, është detyrim i tij, nëse grupi ka  vendosur një gjë të tillë. Deputeti për këtë e merr rrogën, edhe rrogë goxha të mirë, që e kam përshëndetur publikisht.  

Kjo nuk është një shpikje shqiptare. Në të gjitha vendet demokratike grupet parlamentare kanë rregulla të funksionimit të tyre. Në Britaninë e Madhe brenda partive egziston ai që atje quhet "kamxhiku" (sa fjalë e vrazhdë vërtet, në demokracinë më të njohur të botës!), domethënë, një komision deputetësh që merret me ndëshkimin e “të paudhëve” që thyejnë disiplinën e partisë.   

Me veprimin e saj të mungesës së vetëdijshme në një seancë shumë të rëndësishme të Kuvendit, zonja Spiropali tregoi se kishte koncept fëminor për veprimtarinë dhe disiplinën e grupit. Për të ardhur keq! Të vjen çudi se si një njeri prej gati 20 vitesh në politikë, i veshur me pushtet të lartë për trembëdhjetë vjet, fliste në mënyrë kaq të papërgjegjshme për punën e deputetit. “Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.” Kështu shprehej ajo. Por liria e deputetit të partisë mbaron atje ku merret vendimi politik. Pas kësaj nuk ka më liri. Liri ka me bollëk, por kjo është jashtë partisë, në zabele.  

Nuk ishte fjala për një votim rutinë në Kuvend, për të mbrojtur një emër të përveçëm, bëhej fjalë  për të mbrojtur Kushtetutën dhe institucionet e saj, të nëpërkëmbura brutalisht nga prokurorë dhe gjykatës të papërgjegjshëm. Nëse zonja Spiropali priste me gëzim “martirizimin në kryq” të ish - koleges së saj të së njejtës parti, kjo është tjetër punë. Të gjithë jemi dëshmitarë se pas asaj seance parlamentare, gjërat janë më mirë në Shqiperi

“Disidenca” e Elisës  u shfaq kur ajo humbi postet e larta, të cilat i ishin dhënë me tepri gjatë trembëdhjetë viteve, aq sa e kishin bërë të mendonte se ajo ishte e lindur vetëm për qeveritare të  lartë. Kolltuku i gjatë të prish. Ky nuk është supozim, është aksiomë. Duket, ajo kishte hatërmbetje ekstreme në situatën e re pa poste, saqë nuk i përballonte dot emocionet negative.  Kjo nuk i lejohet një ish – ministreje dhe ish – kryetareje Kuvendi.

Zonja Spiropali e kishte ngritur shumë “stekën” e kritikave. “Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto” - shprehej ajo. Kjo deklaratë ishte shumë për supet e brishta të saj. Ky transformim i menjëhershëm nuk është i pranueshëm për opinionin e gjerë. Ku ishte Erisa, kur qeveria dhe partia e saj kishin kaq shumë “të zeza”, që ajo i rendiste tani? Si nuk e kishte ngritur njëherë të vetme zërin për to në forumet e partisë apo në shtyp? Ishin pyetje gërryese, kur njiheshe me qëndrimet  e reja të saj.

Kryeministri ka shumë burime informacioni dhe e di më mirë se ne se ku “pikon çatia” e qeverisë. Jo të gjitha thuhen në publik. Nga postet e ministrave kanë zbritur shumë emra të tjerë të PS - së, ashtu siç edhe janë ringritur prapë. Por ata e kanë pranuar fatin ashtu  siç u ka ardhur, pa zhurmë e bujë në publik, në pritje të “fatit të ri”. Në Partinë Socialiste egziston “institucioni” i ringritjes në panteon.

Edi Rama ashtu e ka konceptuar dhe ndërtuar Partinë, ndryshe nga ç’ka qenë ajo më parë. Me këtë mënyrë janë përshtatur të gjithë ata që janë sot në të, edhe vetë zonja Spiropali. E vërteta është se kjo ka dhënë rezultate spektakulare në zgjedhje për katër mandate. Kjo ua ka mbyllur gojën kritikëve të teorisë së “demokracisë së brendshme” në parti. Kur flet sovrani, të tjerët heshtin. “Kam një brengë që shpirti nuk ma mban.” “Por plas moj zemër, se s’do hapur goja!” Le të shpresojmë se kur partia të dalë në opozitë, Rama do të largohet dhe atëherë do të shpërthejë përsëri “demokracia pa kufi” në parti. Lum kush të rrojë e ta shijojë. 

Partitë nuk janë gjë tjetër, veçse instrumente politike për të fituar votat  e popullit dhe për të qeverisur vendin. Për këto arsye zonja Spiropali ishte e humbur në këtë aventure të vonuar vetmitare, pak a shumë si ajo e Don Kishotit të Mançës në Spanjën mesjetare. Me ato qëndrime emocionale,  mund ta shikonte veten shpejt në “rrethinat” e politikës. Halli i saj personal nuk ishte domosdoshmërisht edhe hall i të gjithë socialistëve shqiptarë, ndaj mbeti e vetme.   

Duket se dashamirës të saj e kanë këshilluar të heqë dorë nga “disidenca” e papritur dhe të qëndrojë ca kohë gojëmbyllur në “platenë” e politikës, siç po qëndrojnë me durim të tjerët, duke reflektuar me maturi rreth atyre që kanë ndodhur gjatë viteve në pushtet. Është koha ta shikojë politikën  “nga posht”. Është ende e re në moshë dhe politika do të vazhdojë të jetë aty. Asgjë e re pra, nga fronti i majtë.

20 Komente

  1. O
    O Hamdi

    O Hamdi, tek ai parlamenti ku ishe ti deputet, dhe te ajo partia qe te beri ty deputet kishte mendim ndryshe aq sa te lodheshe. Rriheshin mendime e fjala e lire ishte kryefjale ne Ps. Peshtyn mbi te kaluaren tende duke bere krahasim mes PS sot dhe Ps se kohes se fatos nanos, servet pellumbit, dritero agollit arben malaj etj etj qe ishte nder ti kishe ne parlament! Nderkohe, mqns flet per Elisen qe sipas teje nuk duhet te flase mqns me perpara paska perfituar nga pushteti!!!! Shune fraksione kudo ne europe dhe US dalin nga e njejta parti. Madje mqns e do shembull te fresket fare, ne hungari Peter Magyar, kryeministri i ri. Ka qene minister dhe deputet i partise se Orban! Me teorine tende i bie qe nuk duhet te fliste mqns ka perfituar nga ajo parti! Epo ja qe sot eshte kryeminister. Erdhi si ze ndryshe nga brenda partise dhe ja ku eshte! O Hamdi thirri mendjes mos u turpero ne pleqeri per ndonje kocke. Mund te jetosh me dinjitet edhe me aq sa ke ti. Ske nevoje ti lepihesh sistemit!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamdi Jupe

      Sa per "kocka", une kam 21 vjet qe ha buken time, pa patur asnje lidhje me partine dhe qeverite. I uroj suksese zonjes Spiropali ne "disidencen" e saj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire __??____Straits

        Elisa nuk ishte disidence , ishte thjesht nje vajze nga "haremi politik" i Palloshit , se ciles Palloshi i dha nje KARiere te lavdishme , qe asaj iu duk shume e embel , por kur ju hoq KARiera , sigurisht pati probleme qe jane te kuptueshme tek njeriu ,....por sa te mesohesh , pastaj e kalon....e sigurisht qe duhet edhe nje ndihme per ta kaluar , dhe kete ia dha Palloshi me shprehjen e tij "...po vazhdove do te te perjashtoj...".....dhe pas ca ditesh , ja u qetesua edhe Elisa !!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vëzhguesi

        Mos na hap barkun me ato KPD-të e famshme ku grupazhet gjuanin njëri-tjetrin në publik me fyerje, më keq sesa kundërshtarëve politikë. Prej atyre sherreve erdhi edhe humbja e pushtetit nga PS në vitin 2005. Dhe pse dyshon ti që nuk thuhet mendimi në mbledhjet e përmuajshme që bë Rama midis qeverisë dhe grupit parlamentar?

        Përgjigjjuni
      3. S
        Spiropali do i bashkohet kacit zi

        Mamica hengri qyl me pa aftesine e saj dhe kujtoi se me nje servilizem ndaj Skenderbeut,kujtoi se do hante gjithe jeten e do rrezonte nga kali me romuzet e saj. Na u be dhe trime"me perjashto"po harroi milionat qe e akuzon saliu dhe rrogen milionshe qe mer e mbush cantat te conadi i komuned

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Ik ore legen servil

          Përgjigjjuni
          1. B
            Blanco

            Sa qenke lodh o Hamdi. Futi një puthje këpucëve të Edi Ramës, që ta çosh misionin deri në fund.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Respekte zoti Jupe!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Supozim

                Z.Hamdi! Nuk jam brenda PS! Por neper kafe... ( institucion - thoshe znj.Kim). Prandaj mendoj se po perpiqesh ta fshehesh perpjekjen e Spiropalit sikur eshte vetem. Ne fakt Jo mendoj! Ka dike mbrapa perdes qe I duhet ti tregoj monedhen ER dhe nga ana tjeter te siguroj mbrojtje edhe pse ne pension. Nuk ishte rastesi qe znj. Siropalu para 2 e ca u caktua Drejtuese Politike e Fierit e pastaj Ministre e jashtme. Mendoje vete pse dhe kush! Rama mesa duket u kuptoj doren dhe lojen e Ustait mbrapa perdes. Perplasja nuk ka te beje se Spiropali do e shkaterroj ER apo ndaj PS. Jo! Edhe dje ajo beri presion. Dhe ky do te vazhdoj derisa Spiropali te arrihet ne kompromis per emerimin e saj Ambasadore ne USA! Sepse aty I duhet ustajt te saj.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nari

                  Respekt per nje pene te madhe si Hamdi Jupe,i cili me penen e tij i ka dhene aq shume PS,sidomos ne vitet e veshtira 1992-1997 te sundimit dhe represionit te Berishes Nje analize e plote dhe perfekte te ciles nuk ke c'fare i shton gje !

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje qytetar

                    Analizë e saktë.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sarkazma

                      Tall byrhen ti me ne shqiptaret!aAskushi Spiroskenderbeu beri karjereSapo u konvertua ne Spirohamzai shkoi ne te ….!?

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hallexhiu

                        Hamdiut i qenka regjur llapa ne pleqeri. Gjynah! Kujdes vrimen ku fut llapen, Hamdi, se do te qelbesh.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elisa

                          Kolltuku i gjate te prish, po jo Edi Ramen oo Hamdi.

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kufoma te pa varrosura

                            Jo fatkeqesia, por tragjedia e ketij vendi, eshte, qe wc-et e propagandes komuniste, si mender Hamdija, vazhdojne te gjenerojne helm ne kete shoqeri, sponsorizuar, nga blloku koleka i surrelit, duke e rikthyer kete vend, ne ste erresire, nga e cila donte te shkeputesh.Keta qenef ambulante, shperndare gjithandej, kane arritur, te burgosin, personalitete historik te demokracise se vertete shqiptare si Veliaj dhe duan te izolojne si dikur, llojin e nje personaliteti te vecante dhe te plotesuar me guxim, edukate, arsim dhe intelekt te spikatur.Bretkoca e mocalit, qe kerkon te vrase drenushen e malit.

                            Përgjigjjuni
                            1. Çika mal

                              E çuditëshme se shumë komentues që në faktë janë në të drejtën e tyre bëjnë komente pa e njohur situatën .Edhe unë që po shkruaj nuk e kam kuptuar as deri tani, se ku gabojë Spiropali ,që në një ditë të bukur pranëvere gdhihet deputete e thjeshtë pra u shkarkua nga detyra e MPJ .Dikush do të thotë po more po kjo është e drejtë e KM që të heq dhe të vëndos anëtarët e qeverisë me të cilët do të punojë . Mirë !!?? Por këta ministra kanë një status sepse janë propozuar e miratuar në Parlament dhe pastaj janë dekretuar nga Presidenti i Republikës . vetëm kaq të analizosh ,duhet të dalë një pyetje e thjeshtë që kërkon përgjigje .Çfarë gabimesh ka bërë kjo ministre e një ministrie e dyta për nga rëndësia ? Asgjë nuk thuhet për opinionin .Asgjë për mediat . Përse kjo heshtje varri .? Vetëm se i thuhet pusho mbylle gojën nëse nuk do të përfundosh më keq.A nuk bien pak si rëndë gabimet e Spiropalit në qoftë se ajo ka shkelur statusin e Ministres së Jashtëme ???. Ku konkretisht kjo zonjë ka gabuar në zbatimin dhe ruajtjen e nordit në politikën e Qeverisë dhe Shtetit Shqipëtar për diplomacinë shqipëtare??? A duhet ti thot Rama një koncetrat të shkurtër të gabimeve të Spiropalit që nuk duhet të falen dhe nuk mund të vazhdojë në detyrën e Ministres ?Jo jo asgjë vetëm iu morën çelsat e zyrës dhe judorëzuan tjetërit . Por kjo zonjë sikur ka një të drejtë sqarimi për këtë shkarkim ( mundet dhe ta ket bërë Rama ) mirëpo asnjë informacion Përse , përse eeeee një qëndrim mos përfillës për popullin që të ka votuar o Z Rama ????!!! Me sa dim ne që jemi votues dhe pjesë e opinionit kjo zonjë ka punur dhe është vlerësuar përsa kohë ajo ka mbajtur detyra të rëndësishme .Kuptohet që Spiropali diku është qorrolisur dhe ka shkelë në dërrasë të kalbur dhe duhet të jap llogari . Mirëpo populli jonë ka një shprehje që thotë "":Kali nuk shitet me një të qorrolitur""Tani të vij tek artikulli i Jupes . Ky z Jupe shkruan mirë kuptueshëm problemor dhe i shtron në mënyrë parimore pa e përjashtuar edhe anësinë politike dhe për këtë mirë bën sepse ka deputuar në radhët e PS. Por një pyetje po ja bëj në mënyrë dashamirëse. More ish deputet i nderuar që vjen nga radhët e mediave dini gjë konkretisht ku ka gabuar kjo zonjë??? Të paktën të jeni i bindur në ato që shkruani se kjo e ka kapërzyer pragun e gabimeve të lejueshme për një kuadro të lartë .Dhe pastaj keni të drejtën e pa diskutueshme ti futesh analizës në se ajo pra Spiropali duhej apo jo të dallëdiste në fjalën e saj duke shumëzuar me zero gjithë historikun e saj dhe të forcës politike që e ka në gjirin e saj .Dhe që në raport me çka dhënë për PS edhe ka përfituar ofiqe të larta qoftë dhe pa ndonjë meritë të dallueshme në raport me shoqet e saj që po militojnë në PS . A duhet të flasë kjo zonjë për demokracinë e brëndëshme të PS ?? Po dhe është e vonuar .sepse ka shumë e shumë mangësi.Por rruga mënyra dhe qasja në këto probleme duhej të ishte më e ekujlibëruar më e moderuar dhe më bindëse .Se populli thotë që :""nuk pritet lisi me një të rënë të spatës""Në rastin konkret Spiropali ka prerë degën ku ka hypur vetë dhe kjo nuk është një taktikë e drejtë për ti thënë gjërat troç por dhe me argumente bindëse .Jo për frikë por për parimësi ,intelekt dhe bindje politike të cilave ju ka shërbyer dhe ka përfituar .Sigurisht gabimet e Jetës së brendëshme të ksaj partie duhet të thuhen me zë të lart por jo me të bërtitur apo me të qarë me ojiiii

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Socialisti

                                Gjynah qe harxhini leter e boje me kete idioten.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fshatari

                                  Ose, ose, ose, vajtaj e Rames ne Spanje me Socialistet ( nenkupto komunistet) Evropiane i qetesoj keta te fundit per ta terhequr Spiropalin nga kundervenia si mjet presioni ndaj Rames. Ndersa te gjithe bejne hamendje perse te mos behet hamendje mbi bazen qe ne politiken Shqiptare ka dy drejtues. 1. Te huajt sipas qellimeve te tyre dhe 2. Kriminelet e droges.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Macukulli

                                    Si gjithmone ti je me i miri Mr Jupe , te pershendes per kete shkrim te mrekullueshem te goditur si gjithmone , njerez te karakterit dhe dinjitetit , profesionalizmit i duhen ketij vendi , lexova ca komente deshperuese molotoviste qe nuk ja vlen te jene pjese e ketij populli te raskapitur , dije qe ty nuk te lexojme dot se na mungon arsimimi , por duhet te shkruash sepse jo shume te kam lexuar pas viteve 2010 te fakenderojme shume dhe eshte fat dhe privilegj te kexojme ato cfar ti shkruan , jam pjese e atyre njerzeve qe te njohin nga afer se te kam patur komshi ne Diber nje gazetar i vertete pse jo ma i miri nga ato qe zevendesove dhe te zevendesuan .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nikoll Kamshi

                                      "Liri ka më bollek, në zabele."Sa bukur,sa domëthëse.Kështu, "liri" ka në gjithë botën!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje